Artikuj

psikolog ne tirane

Si mund të ndihmohet adoleshenti në krizë?

Depresion, anoreksi, bulimi, dhunë, seksualitet… Periudhë tepër e brishtë, adoleshenca është e vështirë të jetohet. Disa simptoma që tregojnë një gjendje të keqe të brendshme nuk duhen lënë pas dore.

Të rritesh nuk është e lehtë. Përse një brishtësi e tillë? Së pari, sepse kjo moshë është e pafuqishme. Kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur kërkon një shpenzim të madh energjie, burim tensionesh fizike e psikologjike. Brenda disa vitesh, pesha e tyre dyfishohet, muskujt dhe skeletet forcohen, shtati i tyre rritet nga 30 në 40 cm. Ky transformim vepron në psikikën e tyre. Ai u imponohet, nuk është diçka e zgjedhur. Është krejt normale që ky ndryshim t’i fus në ankth. Nganjëherë ato kanë përshtypjen se jetojnë në trupin e ndonjë të huaji.

Ja se cilat janë disa shqetësime të adoleshencës:

Shija e rrezikut, moshë që ka guxim për gjithçka
* 15% e 12-19 vjeçarëve pohojnë se kanë bërë diçka të rrezikshme nga inati ose kënaqësia. Në fakt, aksidentet janë shkaku i parë i vdekjes së të rinjve.
* I riu që kërkon të testojë mundësitë e tij dhe të shoh se deri ku i shkojnë fuqitë, është një krizë klasike adoleshente. Ai që luan shpesh me jetën e tij dhe kërkon sistematikisht të kalojë limitet është mirë të çohet tek mjeku.

Dismorfofobia
* Disa adoleshentëve u bëhet fiksim një pjesë e trupit të tyre: ijët, hunda, shpatullat…aq sa matufosen fare.
* Sara, 16 vjeçe dëshmon se ka faqe të mëdha. “Aty më rri mendja ditë e natë. S’do të lë gjë pa bërë derisa t’i zvogëloj”. Ky përçmim për një pjesë të trupit mund të çojë deri në sakatim.
* Flitet për dismorfobi, tmerri i pamjes së jashtme. Kujdes, ambienti familjar luan një rol të rëndësishëm: mos u tallni me pamjen e një adoleshenti!

Anoreksi dhe bulimi
* Dy fytyra të të njëjtës sëmundje që lidhet me adoleshencën.
* Nëse adoleshenti anoreksik humbet menjëherë 20%-30% të peshës së vet, vuan nga një bulimi në sasitë e të ushqyerit.

Lufta të hapura dhe situatë konflikti

Në situatë konflikti duhet një negociues: vëlla, motër, dajë, gjysh, mik. Nëse adoleshenti gjendet vetëm përballë gjithë familjes, atëherë ai është në rrezik. Mundësia e tij e vetme për t’u shprehur, mbetet dhuna kundër të tjerëve ose kundër vetvetes.

Mërzitja, sëmundja e rinisë
* Çfarë bën adoleshenti gjatë gjithë ditës? Mërzitet. Adoleshenti sillet vërdallë pa ditur se çfarë të bëjë. Mërzitja gllabëron funksionimin e trurit dhe pengon shpërthimin e mendimeve.
* Për t’u mërzitur më mirë adoleshenti izolohet në vetvete: nuk thotë asgjë në tavolinë, kalon si hije, mban mistere… Por kur këto fillojnë e teprohen, ndërhyrja e psikologut është tepër e nevojshme.

Mbipesha
* Një adoleshenti ndër tre të moshës 15 vjeçare është i shëndoshë. Nuk dinë se si të vishen për të fshehur defektet.
* Për shembull: ajo do të donte të ishte e padukshme, por shokët janë të pamëshirshëm: në sport ajo i bën të gjithë të qeshin. Kjo do të thotë se ajo ha ëmbëlsira dhe sheqerna.
* Specialistët bien dakord: një adoleshent duhet të dobësohet. Kjo për estetikën, shëndetin kardiovaskular… E gjithë familja duhet ta ndihmojë të dobësohet sepse kjo gjendje mund ta çajë në depresion.

Gjëja më e ankthshme? Shpërthimi i një seksualiteti.
* Modifikimi i karaktereve seksuale provokohet dhe hipotalamusi (mbiprodhim hormonesh seksuale rreth moshës 10 vjeçare). Tek vajzat shenjat e para shfaqet rreth moshës 11 e 12 vjeç. Tek djemtë, shenja e parë është zhvillimi i testikujve rreth moshës 11 vjeçare.
* Në fakt, kjo periudhë karakterizohet nga një emër “humbja”. Humbja e trupit të fëmijërisë: zbulon se është e pamundur të kthehet mbrapsht.

Probleme lëkure
* 15 vjeç dhe puçrrat shfaqen. Adoleshenti ka frikë se mos shikohet, studiohet dhe tallet.
* Që në shenjat e para të infeksionit të lëkurës duhet konsultuar dermatologu. Vetëm ky mund japi këshilla higjienike.

Droga, gjë që duhet t ‘ju alarmojë
Si mund të kuptohet? Ndryshon sjellja karshi prindërve, nuk dëfrehet më si dikur, shpesh lë kurset, kërkon më shumë para xhepi.
Është nervoz në mënyrë të parakohshme, agresiv në të folur. Qan dhe qesh pa arsye. Mbyllet në dhomën e tij dhe tregohet indiferent ndaj atyre që e rrethojnë. Bëhet përherë e më i pistë. Sytë e tij janë të kuq, qepallat përpëliten. Shpesh trupi është i mbuluar nga bluja dhe ka shenja në krahë e këmbë.

Dhuna, si të kanalizohet
* Shumë faktorë mund të shpjegojnë këtë lloj sjelljeje. Tek djemtë sekrecioni i hormone zhvillon për keq agresivitetin. Më pas adoleshenti kalon një periudhë tensioni dhe dhune të brendshme
* Adoleshentit të cilit i mungojnë fjalët për t’u shprehur i zëvendëson ato me agresivitetin.
* Nuk bëhet fjalë që të falet kjo dhunë, por të kuptohet. Nëse kjo përsëritet shpesh, mund të bëhet fjalë për depresion ose çrregullim personaliteti.

Vetëvrasja, shkaku i dytë i vdekjeve tek të rinjtë
* Vetëvrasja është komplikimi më dramatik i depresionit. Mënyra e përdorur është shpesh një mënyrë e dhunshme: armë zjarri, varje …
* Për fat të keq, shpesh duhet pritur ky ekstremitet që prindërit të kuptojnë vuajtjen e tyre.

Psikolog per adoleshentë: Njohuri të specializuara

Njohja e nevojave themelore psikologjike të fëmijëve dhe adoleshentëve është e një rëndësie të veçantë për specialitetin e psikologjisë klinike të fëmijëve dhe adoleshentëve. Gjithashtu, është thelbësore të kuptohet se si familja dhe kontekstet e tjera shoqërore ndikojnë në rregullimin socio-emocional, proceset zhvillimore, çrregullimet mendore dhe të sjelljes, përshtatjen e sjelljes dhe gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Problemet që trajtohen ne Studio Psikologjie

Specialiteti i psikologjisë të fëmijëve dhe adoleshentëve përfshin studimin, vlerësimin dhe trajtimin e një sërë problemesh të ndërlidhura biologjike, psikologjike dhe sociale që përjetohen nga fëmijët dhe adoleshentët. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në:

    • Trajtimi i çështjeve psikologjike, njohëse, emocionale, zhvillimore dhe të sjelljes.
    • Cenueshmëria biologjike.
    • Problemet e sjelljes, psikologjike, mendore, emocionale, zhvillimore dhe familjare.
    • Mungesat njohëse.
    • Trauma dhe humbja.
    • Problemet e lidhura me shëndetin.
    • Stresi dhe përballimi i ndryshimeve zhvillimore.
    • Problemet në kontekstin shoqëror.

Kontaktoni sot për të diskutuar se si mund t’i ofrojmë fëmijës tuaj mbështetjen dhe kujdesin profesional që i nevojitet për të përparuar në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

Psikologët mendojnë se lumturia është e lindur, pra gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo “është e shkruar në gjenet tona”.

Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”. Sipas tij “te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin, entuziazmin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnë njeriun të lumtur dhe entuziast. Por kujdes! Kjo nuk është edhe aq e vërtetë!

Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:

– Punëso mendjen!
Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive.

– Mendo me optimizëm
Të gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi dhe entuziazmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi dhe  entuziazmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.

– Qesh!
Është fizkultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.

– Fantazo!
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin.

– Shpërfill mendimet negative!
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni.

– Zgjidh shoqërinë!
Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë. Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.

– Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mundshme që mund t`ju ndodhë, rikthimi në normalitet vjen për gjashtë muaj apo një vit.

– Bëj atë që të pëlqen!
Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe ju sjellin entuziazmin dhe relaksimin.
Po si?
– Pushoni para se të lodheni
– Qetësohuni edhe në punë

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog tirane

Si ta mposhtësh lodhjen

Të lodhur dhe në pamundësi për të marrë veten? Nuk është gjithmonë faji i stresit. Ja disa këshilla që fillojnë me veshjet, ushqimin dhe lëvizjen.Tashmë mund të dorëzohemi: gjumi nuk na shqitet, fundjava nuk arrin ta mposhtë lodhjen, rëndesa mendore dhe fizike nuk na lehtësohet, çfarëdolloj autoterapie të përpiqemi të bëjmë. Shkenca na siguron: ky është stres. Ose sipas hipotezës edhe më shqetësuese, bëhet fjalë për lodhje kronike, një nga sindromat më të përhapura në Perëndim, por së cilës ende nuk i dihen shkaqet, ndërsa mjekët nuk janë ende të sigurt për kurat.

Dhe ndërkohë që mjekimi pritet të gjendet, e vetmja gjë me të cilën në Perëndim po përballohet ky shqetësim, janë seancat e meditimit apo të jogës, përpara se të mendohet për të blerë qetësues nëpër farmaci. E megjithatë, diçka edhe mund të bëhet per te mposhtur lodhjen: të rikuperojmë rezervën energjetike që kemi mbledhur në pjesën e djathtë të trurit, në zonën që përgjigjet për emocionet, e cila lihet në vend të dytë për shkak të inteligjencës racionale. Dhe pikërisht në këtë zonë, të mbetur disi në hije, gjendet përgjigjja instiktive ndaj vështirësive. Ta plotësosh këtë zonë, do të thotë të zbulosh më shumë burime, pra me pak fjalë, të ndjehesh më mirë. Po si mund të arrihet kjo? Për mjekët psikologë, kjo është diçka që mund të bëhet. Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh që mund të duken fare të rëndomta, por që janë mjaft të efektshme, që arrijnë të fusin në punë pikërisht atë zonë të trurit që u përgjigjet emocioneve. Ja disa prej këtyre mënyrave.

Hapni sytë

Tringëllin zilja e orës: jeni nga ata që …. edhe pesë minuta? Atëherë sipas mjekëve, le t’i përdorim këto minuta për të hyrë në kontakt me ditën e re, duke marrë frymë dalëngadalë: kështu perceptojmë trupin, riaktivizojmë energjinë dhe mund të përfitojmë ritmin e përditshëm psikofizik. Duhet ta dimë që kurdo që ta kemi programuar zilen e orës, zgjimi i trupit fillon diku rreth orës katër të mëngjesit, atëherë kur GH, hormoni i rritjes i prodhuar nga truri, fillon të shpërhapet nëpër trup, duke i stimuluar gjëndrat mbiveshkore të prodhojnë kortizonin, (hormoni i zgjimit). Presioni rritet dhe na vë në lëvizje. Pastaj vjen ngritja, kalohet nga shtrati për në tualet, nga dollapi në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin (edhe pse ndoshta jo me këtë rend veprimesh), praktika të përditshme që i bëjmë në mënyrë automatike. Por në fakt ky është edhe momenti ideal i të ndjerit mirë me vetveten, momenti që ndikon ndoshta më shumë në vazhdimin e ditës. Veçanërisht momenti kur jemi vetëm në banjë. Këto janë minuta të çmueshme: nëse do t’ia vëmë veshin efektit mirëbërës që ka tek ne çdo gjest sado i vogël që i kushtohet kujdesit mëngjesor, atëherë do të kuptojmë se pikërisht këtu është vendi i duhur për të “peshkuar” energjinë e nevojshme per te mposhtur lodhjen.

Ç’ngjyrë të pëlqen?

Edhe zgjedhja e veshjes nuk është dhe aq rastësore, ka gjithmonë të bëjë me humorin tonë të momentit. Veshja është lëkura jonë e dytë. Prandaj është gabim i madh që të bësh gati që një natë përpara veshjen e së nesërmes, është më mirë ta kuptosh në mëngjes atë që të bën të ndihesh mirë. Dhe këtu ngjyra ka rëndësi të dorës së parë, sepse është pikërisht ajo që shpreh ndryshueshmëritë që syri i percepton për t’ia transmetuar pjesës së djathtë të trurit.

Karburanti

Eshtë mjaft i përhapur mendimi se kafeja është benzina që i jep ritmin e duhur ditës. Por mjekët nuk ndajnë të njëjtin mendim. Sepse kafeina, ashtu si dhe teina, janë përbërës që rrisin tensionin arterial, por nuk e vënë në veprim pompën e zemrës në atë mënyrë që mendohej. Nuk ekziston ndonjë mëngjes që të mund të quhej ideali, por në vend të kafesë një efekt tonik më të mirë mund ta jepte kripa, e cila me klorin dhe sodën rregullojnë osmozën e gjakut qese me patatina. Por nuk duhet të harrojmë edhe një tjetër gjë të rëndësishme: energjia ushqehet nga ndryshimet. Nëse çdo mëngjes marrim të njëjtën meny, nuk është çudi që ajo të mos vazhdojë të ketë të njëjtin efekt. Një ndryshim i herëpashershëm do të ishte i këshillueshëm.

Bota e jashtme

Një tjetër metodë që vlen edhe për rrugën shtëpi – punë – shtëpi: Ndryshimi i herëpashershëm i rrugës stimulon shikimin dhe dëgjimin, dy nga motorët e energjisë që nuk duhen lënë kurrë të shkarkohen. Por zakonisht kemi edhe një tjetër ves: ndërsa ecim rrugës për në punë mendojmë për gjërat që na presin në zyrë… Mjekët na këshillojnë që këtë nuk duhet ta bëjmë kurrë, sepse duke menduar për detyrat që na presin, rrezikojmë të arrijmë të lodhur. Prandaj është mirë që ta heqim mendjen duke dëgjuar muzikë në kasetofonin e makinës apo edhe me kufje në vesh kur jemi në këmbë. Ose duke ecur, mund të çlodhemi duke parë rreth e rrotull dhe mposhtim lodhjen.

Ndiqni pikun

Të dëgjosh instiktin, do të thotë të merresh me zbulimin e nevojave më të thella. Edhe në zyrë. Kështu mund të zbulojmë që në harkun e një dite ekziston një pik i energjisë maksimale. Ka nga ata njerëz që ndihen në maksimumin e formës që herët në mëngjes, të tjerë akoma në orët e vona të pasdites, dikush tjetër natën. Duke zbuluar pikërisht këtë pikë kur energjia jonë është në maksimum, mund të programojmë që punët më të koklavitura, takimet më të rëndësishme, provat apo sfidat t’i bëjmë pikërisht në këtë kohë. Dhe një tjetër sekret: Nëse në një farë pike, ndërsa je i përqendruar në punë, fillon të ndjesh mërzi, është e nevojshme ta ndërpresësh për disa minuta, të marrësh frymë dhe ta spostosh vëmendjen drejt diçkaje tjetër. Ndoshta edhe tek muri përballë.

Nga dashuria tek ëndrrat

Një botim mjaft serioz si British Medical Journal ka zbuluar se 53 për qind e meshkujve dhe 58 për qind e femrave evropiane, nuk bëjnë seks pikërisht për faj të stresit. Por edhe për shkak të dembelizmit. E megjithatë, të bërit dashuri shpie në maksimumin e karikimit të energjisë dhe ndihmon te  mposhtesh lodhjen.

Na kontaktoni

Kontaktoni Studio Psikologjie tani për një konsultë fillestare dhe për të zbuluar se si mund t’ju ndihmojmë të ndiheni më mirë.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu Tiranë, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

psikolog ne tirane

Si të ketë sukses një lidhje?

Shfrytëzojeni fuqinë e emocioneve. Çiftet të cilat mundohen dhe punojnë në zgjidhjen e problemeve i kanë lidhjet më të suksesshme.Nëse zgjidhja e problemeve mund të jetë e vështirë, kjo është më mirë sesa lidhja, puna apo shoqëria të hidhet e tëra.

1. Kur të jeni në probleme serioze, provoni ta mposhtni zemërimin. Nuk mund të mendoni në mënyrë logjike me gjithë atë zemërim. Nëse nuk mund të përmbaheni, më  mire do të ishte ta shtyni bisedën, derisa të qetësoheni.

2. Nuk është puna aty se kush ka apo kush nuk ka të drejtë. Nëse tentoni ta fajësoni partnerin tuaj, apo ta vërtetoni se ai nuk ka të drejtë, nuk ka bisedë dhe nuk do të arrini asnje  përparim ne lidhje. Që të dy  keni përgjegjësinë që marrëdhënien ta ktheni në drejtimin e duhur.

3. Shikoni te ardhmen dhe bisedoni rreth asaj se çfarë është mirë për të dy. Mos pranoni asgjë më shumë se barazinë dhe se bëni gjënë e duhur per kete lidhje, si për ju, po ashtu edhe për partnerin tuaj.

4. Jini të qetë dhe nëse me kujdes i tregoni ndjenjat e tuaja, pa marrë parasysh se kush ka gabuar, do t’ia falni dhe në të ardhmen do të mësoni nga gabimet tuaja.

5. Kuptoni se nuk po kuptoheni për diçka. Nëse ndaheni nga partneri, nuk e keni zgjidhur problemin. Që kjo lidhje të ketë sukses, duhet të llogarisni në përkrahjen e njëri tjetrit.

6. Për temat e rëndësishme gjithmonë bisedoni të vetëm. Nëse keni fëmijë, nuk do të dëshironit që ata ta “grumbullojnë” energjinë negative, mbasi kjo mund të sjellë pasiguri tek ata. Mbani mend se mund t’ju dëgjojnë nëpërmjet dyerve të mbyllura, prandaj toni duhet të jetë sa më i ulët.

7. Para se të sillni vendim se si ta zgjidhni problemin, shikoni të gjitha opsionet e mundshme. Kjo kërkon sjelljen e ideve të reja dhe mund të përbashkët për t’u gjetur një zgjidhje sa më e mirë. Nëse këtë e bëni në mënyrën më të mirë, jeni në rrugë të mirë ta zgjidhni problemin.

8. Mos nxitoni me përfundime. Ndoshta nuk do të jeni të aftë që në momentin e duhur t’i gjeni përgjigjet e duhura, pra më mirë do të ishte të flini para se të vendosni në cilin drejtim do të shkoni apo cfare drejtimi do te marre kjo lidhje.

9. Besoni në atë se do të gjeni zgjidhje, e cila do t’ju përshtatet të dyve. Nëse situatës i përballeni  me optimizëm, shumë më lehtë do ta gjeni zgjidhjen.

10. Mendoni sa fitoni me vendimin tuajdhe sa e rëndësishme është kjo lidhje për ju. Besoni se gjithçka do të shkojë mirë dhe se do të qetësoheni!

Nëse po përjetoni sfida në marrëdhënien tuaj dhe ndjeni nevojën për të përmirësuar komunikimin, mirëkuptimin dhe lidhjen emocionale me partnerin, mos prisni më gjatë. Terapia për çifte mund të jetë çelësi për të rikthyer harmoninë dhe intimitetin që kërkoni. Kontaktoni sot Studio Psikologjike dhe rezervoni një seancë për të zbuluar se si mund të forconi marrëdhënien tuaj. Investoni në të ardhmen e lidhjes suaj!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu Tiranë, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Lotet ,qan lehtë? Ja si t’i fshehësh lotët

 Lotet, qan lehtë? Ja si t’i fshehësh lotëtstudio psikologjie

Nuk kemi ndër mend të të këshillojmë që të mos qani më. Në fund të fundit është e dobishme përderisa e lejon stresin të shkarkohet. Veçse në disa raste nuk është mirë që të tjerët të shohin se janë dukë të rrjedhur lot nga sytë. Prandaj… Read more

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat ?

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat ?studio psikologjie

Foshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.

Gazeta gjermane Die Welt i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës “Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit” në klinikën e universitetit Wurzburg, dhe ekipit të saj.

Read more

Situate e errët ,këshilla të dobishme

Situate e errët ,këshilla të dobishmestudio psikologjie

Ndodh që shpesh të ndodhemi përpara ndonjë situate të cilën nuk dim të dalim prej saj. Shqetësohemi ,pikëllohemi ,vuajmë brenda nesh qajme … E keqja e shumë prej nesh është që ,mbyllemi në vetvehte në atë burgun tonë shpirtëror dhe në atë situate nuk e duam askënd pranë. Read more

E qeshura , ja 10 arsye pse duhet te qeshim

E qeshura , ja 10 arsye pse duhet te qeshimstudio psikologjie

Te qeshim eshte menyra me e mire per te ndihmuar trupin tone te funksionoje sa me mire. Eshte nje shprehje e fytyres qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane te buzeqeshjes permiresojme shendetin, rrisim bukurine dhe eleminojme stresin. Read more

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Një numër i konsiderueshëm njerëzish përjetojnë shqetësime të lidhura me ankthin, sidomos në periudhën e hershme të jetës adulte, e cila korrespondon shpesh me moshën rreth 20 vjeç. Megjithatë, këto shqetësime prekin edhe moshat e tjera. Gjatë momenteve kur individët përjetojnë ankth dhe frikë, nëse këto përjetime janë të intensitetit të lartë, ato mund të shoqërohen me një sërë simptomash fizike dhe psikologjike, si:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Ndjesi të ftohti ose të nxehti
  • Rrahje të shpejta ose të rënda të zemrës
  • Mpirje ose ndjesi mornicash
  • Ndjenjë mbytjeje
  • Ndjesi jo reale ose të çuditshme
  • Djersitje e tepërt
  • Marrje mendsh, të fikët
  • Dridhje
  • Frikë nga vdekja
  • Të përziera ose shqetësime të tjera fiziologjike
  • Frikë nga humbja e kontrollit ose çmendja
  • Dhimbje kraharori ose ndjesi parehatie

Nëse këto simptoma janë të pranishme, kemi të bëjmë me një çrregullim të qartë të ankthit. Në veçanti, këto janë shenja të një çrregullimi të panikut, i cili në shumë raste shoqërohet me agorafobi ose ndonjë fobi specifike, si për shembull fobia sociale.

Më poshtë janë disa fragmente nga individë që shfaqin simptomat e mësipërme:

Citim 1
“Frika më e madhe në jetë për mua është vdekja. Para një muaji isha duke udhëtuar me autobus dhe po mendoja për vdekjen dhe jetën pa mua. Pas disa minutash përjetova rrahje të shpejta të zemrës dhe përfundova në urgjencë. Që nga ajo kohë, më është përsëritur disa herë dhe kam shkuar shpesh në urgjencë. Ende kam frikë se mund të vdes. Sa herë që trembem nga diçka, kontrolloj zemrën dhe kokën nga frika se mund të kem ndonjë hemorragji cerebrale. Zemra ime ka dalë shumë mirë në testime, por frika mbetet. Psikiatri dhe neurologu më kanë thënë që është nga stresi dhe se do kalojë, por unë ende kam frikë. Më kanë thënë se nuk mund të vdes nga stresi. Si mund ta tejkaloj? Kërkoj ndihmë të menjëhershme. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Citim 2
“Unë jam 20 vjeç, por ky mendim më ka ndjekur gjatë gjithë jetës, sidomos në situata të mbyllura ose kur nuk kishte energji elektrike. Nuk e mendoja shpesh, por sa herë e mendoja, frikësohesha se mund të lija ndonjë pasojë në sistemin nervor. Sot, në moshën 20 vjeç, kjo mendim më shkaktoi një episod takikardie (rrahje shumë të shpejta të zemrës), por për kardiologun nuk ka probleme. Që nga ajo ditë, mbaj mendjen herë te pulsi e herë te dhimbja e kokës. Kërkoj mendimin e dikujt që ka kaluar stresin në shkallën që po e kaloj unë dhe të më tregojë se si e ka tejkaluar.”

Citim 3
“Nuk kam parë kurrë njerëz të vdekur, madje para se të sëmuresha, shikoja filma horror pa problem dhe nuk më bënte përshtypje as të shihja dikë duke vrarë kafshë. Por tani nuk mund ta konceptoj botën pa mua dhe mendoj se unë jam qendra e gjithçkaje. Kur të vdes unë, çfarë do ndodhë? Kjo pyetje më ka sëmurur. Tani jam fiksuar pas çdo dhimbje që ndiej dhe trembem shumë shpejt (gjë që më parë nuk ndodhte).”

Në këto raste kemi të bëjmë me një çrregullim paniku, pasi përjetohet një ose më shumë episode paniku të papritura dhe periodike. Karakteristikë është shqetësimi i vazhdueshëm mbi përjetimin e sulmeve të tjera, pasojat e tyre, si dhe simptoma si rrahje të shpejta të zemrës, frikë nga vdekja, humbja e kontrollit etj.

Ankthi shfaqet shpesh në situata ku largimi nga vendi është i vështirë, i sikletshëm ose i pamundur, ose kur ndihma nuk është e lehtë për t’u arritur gjatë një sulmi paniku të papritur. Kjo sugjeron që çrregullimi i panikut shpesh shoqërohet me agorafobi. Frikërat tipike agorafobike përfshijnë: të qenit vetëm larg shtëpisë, në vende të errëta, në turma, në radhë, në ura apo në udhëtime me autobus, tren ose makinë.

Trajtimi i këtyre rasteve nga një psikolog bëhet kryesisht nëpërmjet psikoterapisë kognitive dhe të sjelljes, e cila është ndër më efikaset për këtë lloj çrregullimi. Shumë shpesh, si hap fillestar, pacienti plotëson një pyetësor ose i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste. Një pjesë e rëndësishme e terapisë janë detyrat e shtëpisë, të cilat rekomandohen nga terapisti.

Vetëmonitorimi është thelbësor në këtë proces. Kjo praktikë ndihmon individin të vëzhgojë problemin e tij në mënyrë të vetëdijshme dhe objektive. Vetëmonitorimi përfshin mbajtjen e shënimeve mbi çdo episod shqetësues, duke përfshirë kohëzgjatjen, shpeshtësinë, si dhe nivelin e frikës në një shkallë nga 0 deri në 8. Për çdo episod ankthi apo frike, është e nevojshme të regjistrohen simptomat e përjetuara dhe çdo faktor që shoqëron episodin.

Kontakto Psikologe në Tiranë

Nëse po përjetoni ankth, stres apo frikë që po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, mos prisni më gjatë! Studio Psikologjike është këtu për t’ju ndihmuar të gjeni qetësinë dhe balancën që meritoni. Kontaktoni sot për një seancë konsultimi dhe hidhni hapin e parë drejt mirëqenies mendore. Rezervo tani dhe fillo rrugëtimin drejt një jete më të qetë dhe të kontrolluar!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …