Psikologjia dhe evolimi i saj drejt profesionit si Psikolog Online

Psikologjia është studimi shkencor i mëndjes dhe sjelljes. Objekti studimor themelor i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti.

Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë. Kështu si shkencë, psikologjia ka qëllime dhe metoda shkencore të përbashkëta me shkenca të tjera si p.sh., me biologjinë, kiminë, sociologjinë dhe antropologjinë.

"Nuk ka asgjë me elastike se mendja e njeriut. Ashtu si avulli i burgosur, sa më shumë kjo është shtypur aq më shumë ajo ngrihet për t'i rezistuar presionit. Sa më shumë ne jemi të detyruar për të bërë, aq më shumë ne jemi në gjëndje për të përmbushur. "                                                                                                                                                                    
(T. Edwards)

Një Psikolog online është një profesionist, me një formin të përshtatshëm dhe eksperiencë në dhënien e suportit ndaj personave në distancë! Objektivi i psikologut online është ai i rritjes së mirëqënies së personave dhe shoqërisë, duke ofruar një kulturë psikologjie shpesh herë mjaft të lidhur me kurimin e patologjive të rënda ose jo, ashtu siç edhe duhet të jetë, apo dhe të formave më pak të lehta të mos ndjerit mirë.

35% e pacientëve që shkojnë tek mjeku i familjes, në të vërtetë kanë nevojë për një mbështetje psikologjike e cila nëse ofrohet në kohë ,mund ti shërbejë mjaft individit dhe shoqërisë. Të gjithë ekspertët e studios sonë janë psikologë rregullisht të regjistruar në studio profesionale dhe ushtrojnë profesionin e psikologut prej të paktën 16 vitesh.

Profesionistët e Studio Psikologjie kanë maturuar një eksperiencë shumëvjeçare në orientimin e qytetarëve drejt strukturave publike dhe jopublike, në mënyre të tillë që të mos humbin kohë dhe para në biseda të kota apo kërkime informacionesh.

StudioPsikologjie ju ofron këto shërbime të gjithë atyre që kanë shqetësime të ndryshme dhe kanë nevojë për konsultë psikologjike pranë stafit tonë të psikologëve.

                                                   

"Mendimi është era, njohuria vela, dhe njerëzimi anije."                                                                                                                      (Hare)

            

Zëri i intelektit është i butë, por nuk do të pushojë derisa të fitoj një seancë dëgjimore.
(Sigmund Freud)

Çfarë Ofrojmë?

StudioPsikologjie.al ofron një sërë shërbimesh për tu ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të saj për të gjitha llojet e shqetësimeve që mund të hasin. Konsulta psikologjike si psikolog online për të gjitha problemet që  mund të hasni në jetën tuaj të përditshme. Skuadra jonë e psikologëve ofron konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphoni juaj ju mund të prenotoni një konsultë online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Rreth nesh

Seancat e terapisë në çift në Tiranë

Terapi për Çifte në Tiranë: Këshillim dhe psikoterapi për marrëdhëniet emocionale

Si funksionon terapia e çiftit dhe ku mund të drejtoheni? Cili është qëllimi dhe si fillohet një këshillim për …

Kërkoni Mbështetje Profesionale Me Psikolog ne Tirane

Si Ndikon periudha e verës në Shëndetin Mendor?

“Vera, dhe jeta është e lehtë,” një refren ky i degjuar shpesh në kënge të ndryshme, por kjo nuk është e vërtetë …

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Rëndësia e një Psikologu: Përballja me Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja Në një botë gjithnjë e më të zënë …