Artikuj

Ju jeni:Test Personaliteti

Zgjidhni pikturën që ju tërheq më shumë, merrni parasysh ngjyrën dhe formën e saj, dhe shihni se cila është zgjedhja juaj dhe çfarë thotë për personalitetin tuaj.

Ju jeni: Test Personaliteti

1- Ju jeni:

Meditues
Sensitiv
Reflektues
Ju kontrolloni shpesh dhe mirë si veten dhe mjedisin. Urreni cektësinë e njerëzve, sa më mirë preferoni të mos flasin sesa të bëjnë biseda të padobishme. Por marrëdhëniet tuaja me miqtë tuaj janë shumë intensive, dhe kjo ju jep qetësinë e brendshme dhe harmoninë që ju nevojitet për t’u ndjerë mirë. Megjithatë nuk është problem për ju që të rrini vetëm për periudha të zgjatura kohe, pa u mërzitur.

2- Ju jeni:

I pavarur
Jokonvencional
I pakapshëm
Ti kërkon një jetë të lirë dhe të palidhur për veten tënde, që të lejon ty ta vendosësh vetë rrugën tënde. Ti ke dell artistik në punën dhe aktivitetin e kohes së lirë. Dëshira jote e madhe për liri nganjëherë të bën të kryesh tamam të kundërtën e asaj që pritet nga ty. Jeta jote është jashtëzakonisht vetjake (individualiste). Ti nuk mundesh kurrë të imitosh verbërisht se çfarë është në modë, përkundrazi, ti kërkon të jetosh sipas ideve dhe bindjeve të tua, edhe pse do të thotë të notosh kundër rrymës.

3- Ju jeni:

Dinamik
Aktiv
Extrovert (njeri që shkon mirë me të tjerët)
Ti je i gatshëm të pranosh rreziqe të mundshme dhe të përbetohesh në shkëmbim të një pune interesante dhe të ndryshueshme. Rutina, në të kundërt ka një tendencë të një veprimi paralizues  mbi ju. Çfarë ju pëlqen më shumë është që të mund të luani një rol kryesor në ndodhitë. Duke vepruar kështu, theksohet shumë inisiativa juaj.

4- Ju jeni:

Me këmbë në tokë
I mirëekulibruar
Harmonik
Ti e vlerëson stilin natural dhe dashurinë të cilat nuk janë shumë të koklavitura. Njerëzit të admirojnë sepse ti i ke këmbët të ngulura thellë në tokë dhe ata mund të mbështeten tek ty. Ti i jep atyre që ke afër siguri dhe hapesirë. Njerëzit të mendojnë si të ngrohtë dhe njerëzor. Ti përbuz cdo gjë bajate dhe pa kripë. Tenton të jesh skeptik ndaj shkrepjeve të modës së kohës. Për ty, veshja duhet të jetë praktike dhe elegante me modesti, pa lajle e lule.

5- Ju jeni:

Profesional
Pragmatik
I vetësigurtë
Ti angazhohesh me jetën tënde, dhe nuk i zë shumë besë fatit por më shumë veprimeve të tua. Ti i zgjidh problemet e tua në një mënyrë profesionale dhe të pakoklavitur. Ke një vëzhgim real të gjërave në jetën tënde të përditshme dhe merresh me to pa u tundur. Të kanë dhënë goxha përgjegjësi në punë sepse njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ty.Fuqia e theksuar e vullnetit tënd reflekton siguri në vetvete si edhe tek të tjerët. Nuk je kurrë plotësisht i kënaqur deri sa ta kesh realizuar idenë tënde.

6- Ju jeni:

Paqësor
Diskret
Jo-agresiv
Ti je njeri që i merr gjërat lehtë dhe megjithatë je diskret. Bëni miq shumë shpejt, sadoqë që i gëzohesh pavarësisë dhe jetës private. Dëshiron ti largohesh gjithçkaje dhe të jesh vetëm nganjëherë dhe të thellohesh mbi kuptimin e jetës dhe ti gëzohesh vetes tënde. Të nevojitet hapesirë, kështu që arratisesh në vende të fshehta dhe përrallore, por ti nuk je vetmitar. Je në paqe me veten tënde dhe botën, dhe ti e vlerëson jetën dhe çdo gjë që kjo botë të ofron

7-Ju jeni:

Moskokëçarës
Lozonjar
Gazmor
Ti dashuron jetën e lirë dhe spontane. Dhe i gëzohesh asaj në tërësi, në përputhje me moton :” Ti jeton vetëm njëherë”. Je shumë kurioz dhe i hapur për çdo gjë të re; ja del mirë me ndryshimet. Asgjë nuk është më e keqe për ty kur ti ndihesh i ndrydhur. Ti përpiqesh ta përjetosh ambjentin tënd sikur të jetë i ndryshueshëm dhe gjithmonë i prerë për supriza.

8-Ju jeni:

Romantik
Ëndërrimtar
Emocional
Jeni një person tepër i ndjeshëm. Ti refuzon ti shohësh gjërat vetëm nga një pikë e arsyes dhe esëll. Çfarë të thonë ndjenjat është tepër e rëndësishme për ty. Në fakt, ti e ndjen që është shumë e rëndësishme që njeriu të ketë ëndrra në jetë gjithashtu. I refuzon njerzit që përbuzin romanticizmin dhe i janë drejtuar vetëm arsyes. Refuzon çdo gjë që mund të të kufizoj varietetin e pasur të gjëndjes tënde shpirtërore dhe emocionale.

9-Ju jeni:

Analizues
I Besueshëm
I sigurt në vetvete
Ndjeshmëria e momentit përfaqëson atë që është e një cilësie të lartë dhe jetëgjatë. Në mënyrë të vazhdueshme të pëlqen ta rrethosh veten tënde me “xhevahirë” të vegjël, të cilat ti i zbulon kudo ku nuk shihen nga të tjerët. Megjithatë, kultura luan një rol të vençantë në jetën tënde. Ke gjetur stilin tënd personal i cili është elegant dhe eksluziv, i lirë nga shkrepjet e modës. Idealja për ty, në të cilën ke bazuar jetën tënde, është një kënaqësi e kulturuar. Ti vlerëson nivelin kulturor të njerëzve që të rrethojnë.

Seancat e terapisë në çift në Tiranë

Terapi për Çifte në Tiranë: Këshillim dhe psikoterapi për marrëdhëniet emocionale

Si funksionon terapia e çiftit dhe ku mund të drejtoheni? Cili është qëllimi dhe si fillohet një këshillim për …

Kërkoni Mbështetje Profesionale Me Psikolog ne Tirane

Si Ndikon periudha e verës në Shëndetin Mendor?

“Vera, dhe jeta është e lehtë,” një refren ky i degjuar shpesh në kënge të ndryshme, por kjo nuk është e vërtetë …

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Rëndësia e një Psikologu: Përballja me Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja Në një botë gjithnjë e më të zënë …