Artikuj

Psikolog që punon me çifte

Këshilla për të qëndruar e dashuruar në martesë

Statistikat: Sipas studimeve të kryera 50% e martesave të para shkojnë drejt ndarje, 67% e të dytave dhe 73% e të tretave. Ne nuk e kuptojmë se një dashuri e gjatë dhe e qëndrueshme kërkon përkushtim. Ashtu siç ujisim lulet, ushqejmë kafshët shtëpiake ose fëmijët tanë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për martesën që të mund të jetë e qëndrueshme.Poshtë janë 4 hapa që duhen ndjekur.

Ja si te qendrosh e dashuruar pergjithmone ne martese!

1.Komunikoni! Një komunikim i mirë është një nga faktorët kuç për të mbajtur gjallë dashurinë. Lidhjet dështojnë sepse çiftet nuk flasin për problemet që kanë. Studimet tregojnë se çiftet që nuk rrinë tërë kohën duke fajësuar njëri tjetrin kanë nivel më të lartë divorcesh. Një shembull i mirë është të fokusohesh te vetja jote, jo te partneri. Përdore fjalën “Unë” për të zvogëluar ankesat; për shembull, thoni “Ndihem në siklet kur më flet në atë mënyrë” në vend të “ti më bën të ndihem budalla.”

2.Kujdesuni për dashurinë. Ka 5 gjuhë të dashurisë, jo vetem ne martesë. Këto janë mënyra nga të cilat ju kuptoni që partneri ju do. Zbuloni se cila është gjuha kryesore e dashurisë për dhe tregojani atij në mënyrë që dhe ai ta përdori më shpesh. Zakonisht partnerët tregojnë dashuri ndaj njëri tjetrit në të njëjtën mënyrë siç do donin ta merrnin atë.

3. Përqëndrohuni në pjësën më të mirë të partnerit/pertneres tuaj. Lidhjet zgjasin kur partnerët shikojnë më të mirën te njëri tjetri.

Provoni këtë eksperiment: për një javë, bëni të pamundërën që të neglizhoni problemet që ka partneri juaj. Nuk është e lehtë; të gjitha kërkojnë një partner perfekt, por ai është po aq njerëzor sa edhe ti je. Në fund të javës, vini re ndryshimet 

4. Bëni më shumë seks. Gjëja e interesante për seksin është se: sa më shumë bëni, aq më shumë e doni. Fatkeqësisht ndodh edhe e kundërta ne martesë shumicen e rasteve; mund të lihet fare mbas dore. Një detyrë shtëpie e këshillueshme është që për një javë të bëhet çdo ditë seks. Të bësh seks të bën më të lumtur.

Psikolog që punon me çifte

psikoterapinë e çifteve është e mundur të mësoni të jeni bashkë pa lënduar njëri-tjetrin. Psikologu që punon me çifte, pra, nuk do të ketë për detyrë të “vendosë” për fatin e familjes, por të ndihmojë partnerët të gjejnë harmoninë, një dialog, t’i shpjegojnë nevojat e tyre më të thella njëri-tjetrit dhe vetes.

Gjetja e afërsisë së duhur në marrëdhënie për të qëndruar afër pa u lënduar është punë e vështirë. Në fakt, kërkon komunikim, vëmendje dhe harmoni ndaj vetes dhe të tjerëve. Gjithashtu duhet të përditësohet sipas nevojave të jetës në çift dhe të çdo individi. Është e rëndësishme të legjitimohen nevojat e vetes dhe të tjerëve, si emocionale ashtu edhe të përbashkëta, si dhe hapësirat individuale për veten. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet dhe efektet e simbiozës dhe vetmisë, si dhe aftësinë për të kuptuar se kur po i afrohemi këtyre kushteve.

Disa mund të përdorin zgjedhje ekstreme, duke zgjedhur një jetë të vetmuar nga frika e vuajtjes ose për një marrëdhënie simbiotike nga frika e vetmisë. Megjithatë, dilema shpreh se si këto kushte ende gjenerojnë vuajtje.

marrëdhëniet në çift mund të jetë e vështirë të gjesh këtë distancë të duhur. Në fakt, mund të ndodhë që të ndiheni të humbur në mungesë të tjetrit dhe në faj nëse kërkoni hapësirën tuaj. Ndonjëherë këto probleme degjenerojnë dhe ekziston rreziku për të arritur një krizë marrëdhëniesh të karakterizuar nga xhelozia, zotërimi ose distancat e mëdha. Në këto raste është e dobishme të fillohet një proces mbështetjeje psikologjike dhe psikoterapie për të negociuar afërsinë e duhur mes çiftit.

Shumë afër e lëndojmë veten dhe shumë larg ndjejmë të ftohtin. Ne duhet, nëpërmjet njohjes dhe pranimit, të jemi në gjendje të pranojmë papërsosmëritë tona dhe të të tjerëve, në mënyrë që të gjejmë një mënyrë për të qenë së bashku.

Objektivi i terapisë në çift është të rivendosë harmoninë mes dy partnerëve, jo duke u rikthyer në një moment para krizës, por duke kërkuar një ekuilibër të ri falë një mënyre të re për të njohur njëri-tjetrin dhe duke pranuar dobësitë e partnerit.

Ashtu si në çifte, edhe në familje ndonjëherë është shumë e vështirë të kuptosh njëri-tjetrin dhe të jemi bashkë në harmoni. Në disa familje ka shumë dashuri, por shumë vështirësi në të kuptuarit dhe komunikimin.

Kontakto Studio e psikoterapisë në çift

Nëse keni nevojë për mbështetje psikologjike për të rivendosur harmoninë në marrëdhëniet tuaja martesore apo romantike, psikoterapia dhe veçanërisht psikoterapia në çift mund të jenë mjeti i duhur për ju. Më kontaktoni për më shumë informacion dhe për të caktuar seancën tuaj të parë në studion time të psikologjisë.

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog ne tirane

Ëndrrat dhe Ëndërrimi

Gjithcka qe duhet te dini mbi endrrat dhe enderrimin

Ëndrrat dhe enderrimi jane nder format me te lashta shpirterore te njeriut. Po ashtu ,edhe interesimi per njohjen dhe shpjegimin e tyre eshte mjaft i lashte. Gjurmimet e para te endrrave tregojne se keto u konsideruan sekretet e shpirtit, ketyre u eshte dhene shpesh nje kuptim magjik.

Disa nga mendimtaret e vjeter ëndrrat i kane trajtuar si forma te shfaqjes me te erret te jetes shpirterore.Gjate kohes se gjumit njeriu perjeton lidhje perftyrimesh dhe idesh nder me te pabesushmet.Perjetimet e ketilla shpesh jane te lidhura me funksioninim e trurit per ti perpunuar llojet e ndryshme te aktivitetit ditor te njeriut. Mirepo, shpeshhere enderrohet jashte kufijeve te aktivitetit ditor te njeriut.

Psikofiziologjia konsideron se ëndrrat jane rezultat i proceseve fiziologjike te lidhura ne radhe te pare me panderprerjen e funksinonimit te sistemit nervor edhe me gjendje e njeriut qe fle.

Disa enderrojne se kane bashkebiseduar me shoket e tyre te vdekur,disa te tjere se luajne me kafshe,madje edhe me kafshe te rrezikshme,te tjeret shohin ëndrra me permbajtje seksuale etj.

Disa hulumtime tregojne se FEMRAT me teper enderrojne aktivitete me njerez dhe per njerez ne vendngjarje te ndryshme. Kurse MESHKUJT enderrojne me teper situata te reja dhe perjetime aktivitetesh me teper me individet e gjinise se njejte.

Endrrat harrohen shpejt, me perjashtim te disa prej atyre enderrave, qe sapo i ka pare njeriu para zgjimit te tij nga gjumi. Ne Psikologji jane te njohura dy zberthime teorike per ëndrrat, per shkaqet  dhe per funksionet e tyre. Keto jane pikepamja teorike e Zigmund Frojdit dhe ajo e Mek Karlit. Sipas Frojdit ëndrrat jane shfaqje specifike e nje permbajtjeje psikike te fshehte. Permbajtja e tille ka te beje me deshira, me ngacmime, me synime etj.,te shtypura, te ndrydhura dhe te nxjerra jashte vetedijes se njeriut. E me kete ka bere qe Enderrimi apo Bota e Endrrave te paraqitet si shfaqje specifike e permbajtjeve te fshehta psikike, qe shpesh lidhen me deshirat dhe me aktivitetin e parealizueshme te njeriut.

 

Baza psikologjike e pranimit te vepres, ID, Ego, Super Ego

Teoria psiko-analitike, ego

Teoria psiko-analitike të cilën e ka mbështetur  Frojdi (Sigmund Freud) kurse më vonë e kanë zhvilluar edhe pas ardhësit e tij, mbështetet në konceptin struktural të ekzistimit të tri elementeve të personalitetit të cilat janë:

• Id (atë)
• Ego (unë)
• Super-Ego (“Super Uni”)

Këto së drejti janë karakteristikat apo shenjat për proceset e caktuara brenda personalitetit.
Id është komponent i lindur i personalitetit dhe “depo” e tërë energjisë psikike  të cilën e disponon njeriu, pra id është selia e tërë asaj që është kafsherore, iracionale dhe e pa organizuar brenda njeriut e cila nuk i njeh ligjet dhe kufizimet, por synon kënaqjen e menjëhershme të instinkteve pa marrë parasyshë çmimin. Kur vjen deri tek realizimi, atëherë në personalitetin e tillë zvoglohet tensioni dhe vjen shtensionimi dhe çlirimi.

Ego është selia e funksioneve intelektuale dhe e intelektit dhe kjo funksionon krejtësisht sipas parimit të realitetit. Ego funksionon në të treja
nivelet e vetëdijes (pa vetëdije, në nënvetedije dhe me vetëdije) dhe është në konflikt permanent me id e cila vazhdimisht rrokulliset (sulmon). Instikti seksual shtyhet deri sa nuk e gjenë partnerin përkatës dhe rrethanat për kryerjen e tij. Personaliteti normal ego ia arrin që të gjejë kompromisin midis rregullave jetësore të mjedisit, impulsit të id dhe ndalimit të cilin e dikton super – ego. Ego është organ ekzekutiv i personalitetit, kordinator kryersor i personalitetit.  Super ego është pjesë e personalitetit e cila zhvillohet më vonë nën
ndikimin e mjedisit social me të cilin jeton individi. Super ego është përfaqësues i brendshëm i shoqërisë apo “ndërgjegja e njeriut” e ngulitur në personalitetin e tij dhe e zhvilluar nën ndikimin e shpërblimeve dhe dënimeve, varësisht prej sjelljeve. Ndërgjegja pra e ka funksionin ndëshkues në rast të mos përshtatjes së veprimeve apo sjelljeve, duke  zgjuar kështu ndjenjën e fajsisë dhe të vetë akuzimit, kurse aspekti tjetër konstruktivë – super ego rrjedh nga aktivitetet e dëshiruara shoqërore: zelli, produktiviteti, suksesi, etj. Super ego nuk synon realitetin, por idealin, prandaj për këtë arsye është në konflikt permanent me idin, egon dhe me ralitetin. Prandaj nuk është mirë që cili do nga këto elemente të personalitetit të dominojë. Pra duhet të ekzistojë baraz pesha e tyre.

Motivi i pranimit të veprës penale nga ana e fajtorit ka lidhje të ngushtë me mekanizmat e prekur të strukturës psikike të personalitetit.

Personi është në gjendje të tendosjes psikike latente dhe të frikës permanente nga zbulimi e cila është e pranishme gjithmonë dhe  me rastin e arrestimit edhe më tepër e forte. Pasiguria rreth egzistimit të provave dhe pa parashikushmëria e tyre, zvoglone gjasat e fajtorit që të shkarkohet në pikëpamje psikologjike kurse frika nga pranimi dhe denimi bëhet gjithnjë e më e madhe. Gënjeshtra si mekanizëm mbrojtës i personalitetit dhe sy mprehtesia deri në një masë të caktuar edhe me tejë e pengojnë fajtorin që te thotë të vërteten. Pra, gjatë tërë kohës shtrohet pyetja: ta pranoj apo mos tapranoj. Në rrjedhën e përshkruar të ngjarjes, në një moment gjendja kulminon dhe fajtori i veprës e mposht rezistencën e brendshme – ballafaqohet me rrezikun real, e pranon veprën dhe konflikti brenda personalitetit të tij zgjidhet. Pas kësaj vjenë një lehtësim psikologjikë i cili në të shumtën  rasteve përcillet me shenjat e një relaksimi fizik. Sipas konceptit psiko-analitik, T. Reik (1925) përfundon se përmbajtjet e mbrapsura synojnë të shpërthejnë në sipërfaqe por ato i pengojnë mekanizmat e mbrapsjes.
Shembull: Në Lubjanë, vrasësi më 1979 me vetë dëshirë e ka pranuar vrasjen të cilën e ka kryer në stacionin hekurudhor 9 vite më parë.

Mekanizmat e prekur psikologjik pra ndikojnë që nganjëherë fajtoret e krimeve të rënda te pranojnë krimin edhe në çastin e shtrirjes për vdekje.

psikolog ne tirane

Pseudodemenca dhe reaksioni i burgimit

Pseudodemenca

Midis mekanizmave mbrojtës të cilët  dallohen sidomos te disa persona gjatë ekspertizës psikologjike të pseudodemencisë, është dukuri relativisht e shpeshtë. Ajo ka të bëjë me atë që i marruri në pyetje luan rolin e të paaftit dhe të dëmtuarit mental, pergjegjësisht të personit te i cili ka ndodhur rrënimi i aftësive mendore.

Siç dihet demencia përfshin dukuritë e dëmtimeve organike të kushtëzuara nga ndonjë sëmundje primare, qoftë me rrënimin e funksioneve që kanë të bëjnë me pleqërinë. Pseudodemencinë si manifestim psikotik, e cila karakterizon vetëdijen e zvogëluar, e ka përshkruar qysh në vitin 1906 Vernike. Personi pseudodement, me buzeqeshje të “ndritshme“ në fytyrë, jep përgjigje vetëm përafërsisht të sakta, në pyetje shumë të zakonshme dhe në detyra shumë të thjeshta, siç janë p.sh, mbledhja e numrave njëshifrorë, “nuk dinë” si quhet, ose “nuk din disa të dhëna të rëndësishme nga biografia e  vet”, kryen veprime të kundërta me ato që i jepen, etj.

Reagimet e burgimit përfshijnë një spektër relativisht të gjerë të reagimeve ndaj situatave të pakëndshme jetësore, të cilat krijohen me rastin e privimit nga liria. Kjo rrethanë vetvetiu është shumë provokative për paraqitjen e një vargu të tërë të dukurive psikologjike, prej të cilave numri më i madh i tyre nuk ka rëndësi patologjike. Fjala është për rrethanën, e cila sipas të gjitha ekzaminimeve është shumë stresogjene, prandaj edhe është normale që individi i shëndoshë të reagojë ndaj saj me mekanizmat mbrojtës të cilët i ka në dispozicion, të cilët janë dominues në kuadër të tërësisë së strukturës së personalitetit. Këta mekanizma sipas rregullit kombinohen dhe zbatohen, varësisht nga rrethanat të cilat më pak, ose më shumë e qëllojnë personalitetin e të pandehurit. Reagimi i burgimit mund të shfaqet përmes pamjes neurotike klinike, mirëpo, bosht i saj është prapë situacional. Në rastin e psikozave të burgimit, vjen deri te gjendja e pengesave dhe konfuzionit, nganjëherë me halucinacione dhe bindje paranoike. Zbatimi i terapisë medikamentale zakonisht i eliminon me sukses këto simptoma, kurse nëse kësaj i bashkohet edhe qëndrimi qëllim i mirë i ekziminuesit, mund të pritet edhe shërim i shpejtë. Problemi paraqitet vetëm kur te ata persona, të cilët janë në gjendje të tillë kalimtare instrumentalizohen në kuptim të përpjekjeve për realizim të ndonjë përfitimi sekondar.

Psikolog ne Tirane

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-test psikologjik

Teste psikologjik 5 pyetje

Test psikologjik

1. Mendoje veten ne nje shkretetire, ecen ashtu i lodhur, i rraskapitur, kur papritmas keni para vetes nje mur. Ca do beni?

-do mundoheni ta kerceni murin e te vazhdoni tutje?
-do shikoni se si ta evitoni anashashkaloni murin?
-do dorezoheni,nuk mundeni me!?

2. Po ecni neper shkretetire dhe para vetes papritmas keni nje pale shkalle.

Prej cfar materiali ndertues jane shkallet?

3. Papritmas e gjeni veten ne nje dhome plotesisht te kuqe,me mure 100% te kuqe , e gjitha e kuqe.

Cfare ndjesie fitoni ne kete moment?

4.Papritmas e gjeni veten ne nje dhomen te gjelbert 100% te gjelbert.

Cfare ndjesie fitoni?

5.Jeni vetem ne mal,nate ,erresir,dhe duke ecur mes drunjeve keni ndjesin se dikush po ju ndjek.

Cfare do beni?
-do ndaloni dhe te shikoni se kush eshte?
-do ja fusni vrapit pa kthyer koken pas?

Pergjigjet !

1.mendoje veten ne nje shkretetire, ecen ecen ashtu i lodhur i rraskapitur, kur papritmas keni para vetes nje mur. Cfare do beni?

-krahasohet me perballjen e personit me problemet qe ai person hase ne jete.
Pra personi qe tenton ta kaloi eshte tip qe i del perball problemeve dhe eshte luftarak,personat qe e evitojne ate,jane persona qe bejn kompromise ne jete,dhe ata qe nuk mund te ecin me,jane persona qe dorzohen ne krizen e pare te jetes.

2. po ecni neper shkretetire dhe para vetes papritmas keni nje pale shkalle.
Prej cfare materiali ndertues jane shkallet?

-shkallet kane te bejne me karakterin e personit ne fjale.
Sa me materiale te forte i mendon shkallet, aq e/i forte eshte karakteri.

3. Papritmas e gjeni veten ne nje dhome plotesisht te kuqe, me mure 100% te kuqe , e gjitha e kuqe.
Cfare ndjesie fitoni ne kete moment?

-kjo ka te beje me marredhenien me seksin qe ka personi qe jep pergjigjen .

4. Papritmas e gjeni veten ne nje dhomen e gjelbert 100% te gjelbert.
Cfare ndjesie fitoni?

-kjo shpjegon marredhenien tuaj me femijerin,sa me shume ndjesi qetesie qe fiton nga kjo dhome,aq femijeri me te qete ka perjetuar personi.

5. Jeni vetem ne mal, nate, erresir,dhe duke ecur mes drunjeve keni ndjesin se dikush po ju ndjek.
Ca do beni?

kjo pergjegjje ka te beje me marrdhenien tuaj me vdekjen si mund te perballet personi,sa shume rrezikon ne jete!

Pse tërheq gjithmonë njeriun e gabuar?

Pse tërheq gjithmonë njeriun e gabuar?

Pse tërheq gjithmonë njeriun e gabuar ne dashuri? A e bëni ndonjëherë këtë pyetje?

Ju e shikoni, ju i buzëqeshni, ju do të shkëmbeni shikimet dhe snaps … dashuri me shikim të parë. Por si ka mundësi një dashuri me shikim të parë, në të cilën dy njerëz janë të tërhequr në mënyrë të pandërgjegjshme ?

Tërheqje, e ashtuquajtura dashuri në shikim të parë, nuk ndodh rastësisht! Besoni apo jo, ne jemi tashmë të predispozuar për atë lloj personi për shkak të një lidhje të pandërgjegjshme në përvojën tonë të fëmijërisë .

Por çfarë është ajo? Secili prej nesh ka një jetë pa ndjenja paralele që fillon që në lindje dhe shpesh është e manifestuar në jetën e vërtetë që ndikon në zgjedhjet tona.

Duke filluar nga vitin i tretë i jetës, gjurmët tona të të pandërgjegjshmes janë të përcaktuara nga përvoja e fëmijërisë, mbi të cilat është krijuar dhe strukturuar e ndërgjegjshmja te çdo person, gjë e cila do të jetë modulator për të gjitha marrëdhëniet dhe dashuritë që do të krijohen në rrjedhën e jetës.

Kush na pëlqen, atëherë, ai që i përshtatet në mënyrë të përkryer me përvojat tona ( trauma , rrethanat , situatat , negative apo pozitive ). Me fjalë të tjera, ne jemi të tërhequr nga ata që hyjnë në rezonancë me fëmijën që ka gjurmuar qytetin tonë të pandërgjegjshmen tonë. Ky kusht, pra është i shtyrë nga marrëdhënia e parë e dashurisë – traumatike ose jo – të jetës tonë, një me nënën tonë apo babain.

Një të dashur në jetën e të rriturve, atëherë do të jetë gjithmonë i krahasueshëm me prindin tuaj, megjithatë në realitet, kjo mbivendosje nuk përputhet me babain ose nënën e tuaj të vërtetë, por imazhet që kemi krijuar ne janë ndjenjat ( përsëri për shkak të një përvojë të fëmijërisë ).

Si është e mundur që shkakton këtë proçes ? Si mund të ndikojë një përjetim fëmijërie për zgjedhjen e një partneri ?

Përgjigjja është e thjeshtë , ne shpresojmë , në të vërtetë , që ai person do të na ndihmojë për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të mbushur boshllëqet që prindërit tanë kanë krijuar tek ne .

A keni dëgjuar ndonjëherë për “Kompleksi Edipit”?

Në rrjedhën e zhvillimit psikoseksual të fëmijës, prindi i seksit të kundërt është objekti i parë i dashuris dhe si rezultat fëmija për të marrë vëmendjen e tij do të duhet të identifikohen me prindin e të njëjtit seks. Nëse marrëdhënia me prindin nuk ka qenë mjaft e kënaqshme për fëmijën, atëherë kur të rritet, do të kërkoj një partnerë si zëvendësues simbolik për të përfaqësuar atë.
(Për më shumë për “kompleksin e Edipit” shihni ne arkivën tonë ku e gjeni të shpjeguar)

Në këtë pikë … cili është partneri juaj ideal ?

Ne e kuptojmë, se jemi gjithmonë në kërkim të një personi i cili mishëron nënën apo babain ideal, në një përpjekje të pandërgjegjshme për të kënaqur këtë nevojë në fëmijërin e tyre të dashurisë së munguar e të frustruar , dhe kjo ndodh shumë shpesh , ju do të shikoni për një partner që paraqet karakteristikat negative të shoqërisë mëmë , me qëllim të ndryshuar atë pa ndjenja kështu që mund të rijetojë të kaluarën. duke u përpjekur për të shëruar disa nga plagët që ka pasur në një fëmijëri traumatike .
Pa ndjenja, me pak fjalë, kërkimet për të tërë rikrijuar situata të fëmijërisë në përpjekje për të zgjidhur problemet.

Për shkak të këtyre proceseve të pavetëdijshme mendore ne do të gjejmë, për shembull, gruaja që ka vuajtur nga mungesa e të atit ( fizikisht ose emocionalisht të largët ), një qëndrim për të cilin tek partnerët do të kërkojnë një zëvendësues të babait, përcaktimin në zgjedhjen e tyre të meshkujve që zotërojnë dhe karakteristikat autoritare që të përcjellë siguri dhe fuqi. Ju do të bini në dashuri me burra pak të përgjegjshm dhe të vështirë më shumë se sa të pranishëm, pikërisht si prind të vërtetë, gjithmonë me dëshirën e pandërgjegjshme për të ndryshuar dhe për të mbushur trauma të fëmijërisë si mungesa e babait.

Për të qenë në gjendje për të gjetur partnerin ideal dhe pë të mos u tërhequr nga njeriu i gabuar, do të ishte e nevojshme që të fshini disa situata traumatike të përjetuara gjatë fëmijërisë, në këtë mënyrë ju do të mësoni të jetoni marrëdhëniet e çiftit në një mënyrë natyrore, të shëndetshme dhe të lirë të pa kondicionuar.

Psikologu mund të ndihmojë në kapërcimin e traumave të kaluara

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet me psikolog ne Tirane dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Hormoni i dashurisë të lë me të vërtet me gojë hapur

Oksitocina, hormoni i dashurise

Oksitocina, i quajtur ‘”hormoni i dashurisë” për rolin themelore në dinamikën e dëshirës dhe besnikërisë, do të ishte gjithashtu përgjegjës për stresin dhe frikën. Nga njëra anë dëshira , e cila është një apel për tërheqje , frika e të tjera , që shpesh sjell me vete reflektimin e arratisjes .

Dy emocionet që janë pothuajse të kundërta polare , thonë hulumtuesit në Universitetin Northwestern në Chicago , mund të përgjigjen me të njëjtën hormon: oksitocina. Studimi është publikuar në Nature Neuroscience , e cila i jep funksioneve të hormoneve krejtësisht të papritura . Përcaktuar si ” hormoni i dashurisë “, sepse , sipas disa studimeve favorizojnë pasionin , me dashuri të qëndrueshme dhe demonstrimin e dashurisë , oksitocina ka një rol të rëndësishëm edhe në emocionet e ankthit dhe stresit . Përgjigjet në frikë , shpesh do të kalojnë nëpër muret ndarës lateral , një rajon i trurit që është shtëpia e shumë receptorëve të oksitocinës . Jelena Raduloviç , kordinatore kërkimore dhe profesoreshë në Feinberg Shkolla Northwestern University e Mjekësisë në çrregullim bipolar , shpjegoi se ” të kuptuarit e rolit të dyfishtë të oksitocinës në situata që rezultojnë ankthioze , në të ardhmen ne do të kryejmë trajtime që do të rrisin nivelin e mirëqenies tek individët dhe sjelljet duke ulur reagimet negative. ” Sipas studiuesve përvoja sociale negative e vuajtur një herë ripërsëritet, e cila aktivizon oksitocinën për gjashtë orë ERK ( sinjal extracelular rregullues i kinazës )” , një molekulë e cila intensifikon frikën dhe ankthin për të ardhmen .

Për çfarë shërben , pra , hormoni i dashurise oksitocina?

Për Dashurinë , dashuria lidhja nënë – fëmijë , besimi tek njerëzit, humor të mirë , lehtëson lindjen e fëmijës dhe të ushqyerit me qumësht gjiri , forcimin e kujtimeve të fëmijërisë dhe , anasjelltas , ankthin, frikën , stresin , është pothuajse sikur ky hormon do që ne të mbajmë mend , në qoftë se nuk është e bardhë , është e zezë .

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos prisni të përballeni vetëm me sfidat tuaja. Na kontaktoni sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe për të filluar udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Ne jemi këtu për ju, në çdo hap të rrugës!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Si reagon trupi yne ndaj emocioneve (INFOGRAFIKA)

Dashuria na ben te dridhen gjunjte dhe zemerimi na ben te “kruajme” duart. Nuk behet fjale perpsikologjia e emocioneve shprehje te urta por per reagime fizike reale qe na bashkojne te gjitheve.

Nese te shohim dicka te shemtuar na “hap barkun”, nese nje fjale e keqe na “ngre gjakun ne maje te kokes”, nese personi qe dashuroni ju ben t’iu dridhen gjunjte, nuk po perdorni thjesht nje menyre te shprehuri por po shpjegoni saktesisht reagimin e trupit tuaj. Ne kete rast nuk eshte nje gjuhe letrare qe e thote por studimi i bere ne Universitetin Turku ne Finlande; studim i cili vezhgoi 700 vullnetare ne leximin dhe shikimin e nje filmi me qellim vezhgimin e ndejnjave te caktuara dhe per te pare me pas se ne cilat zona trupore vihej re ky ndryshim i ndjenjave.

Duke analizuar rezultatet e ndryshme kerkuesit me pas formuluan inografiken e meposhtme:

E VERDHA tregon nje rritje te akivitetit, BOJEQIELLI nje ulje dhe E ZEZA nje stabilitet te tij. E KUQJA dhe BLUJA jane vlera te ndermjetme qe i afrohen perkatesisht se verdhes dhe bojeqiellit.

Kontaktoni StudioPsikologjie.al per informacione te detajuara!

 

psikologjia stile sjelljesh

Stile sjelljesh dhe komunikimesh

Stile sjelljesh te ndryshme dhe personalitetet qe i shoqerojne

Ne psikologji ashtu si ne kontekstin me te perbashket, individi dallohet nga nje tjeter ne baze te sjelljes dhe komunikimit te tij. Sjelljen mund ta perkufizojme si menyren e te vepruarit dhe te reaguarit te nje subjekti i gjendur ne relacione me nje”tjeter”. Individi e kushtezon sjelljen ne base te personalitetit te tij. Ky i fundit do te formonte dhe tre tipe personash:

I pari eshte personi POHUES (The assertiveness)

Sjellja e tij relacionale i drejtohet vetes se vete dhe te tjereve; ne respektimin dhe vlersimin e vlerave te veta dhe te vlerave te te tjerve. Ky person realizohet duke perkrahur dhe ndihmuar rritjen reciproke.

Si sillet nje person Pohues?

Nuk kushtezohet nga te tjeret.
Eshte i vemendshem dhe i kujdeshem me veten dhe me te tjeret.
Perdor metoda motivuese dhe shperblyese.
Objektivi: suksesi personal

Cilat jane rezultatet e ketij personi(pohues)

Beson ne vetvete, dhe tek tjetri.
Jep zgjidhje autonome(te pavarur)
Krijon dinjitet ne vetvete.
Eshte i kujdeshem ne konsideracionin e tjetrit
Arrine te eliminoj emocione dhe kognicione te cilat shfaqin pasiguri dhe ansia.

I dyti eshte personi AGRESIVE

Sjellja e ketij personi i drejtohet ekspluzivisht vetes se vet, per te arritur(permbushur) kenaqesine e nevojave personale pa limit. Mund te perdor cdo mjet apo forme qofte shkaterrimi, dhune, shfrytezimi etj, te cilat do ta ndihmonin ne vendosjen e hegjemonis se tij dominuese.

Si sillet nje person Agresive?

Perdore menyra shkaterruese.
Eshte i kujdesshem vetem per veten
Kerkon gjithmon te jete mbi te tjeret dhe ti shfrytezoj ata.
Objektivi: fuqi personale e sociale

Cilat jane rezultatet e ketij personi(agresive)

Krijon ndjenjen e fajsise dhe si rrjedhim ate te mbrojtjes personale.
Perulje dhe zhvlersimin e tjetrit.
Modifikimin e dinjitetit te tjetrit, etj.

I treti eshte personi PASIV

Sjellja e ketij personi eshte e kushtezuar nga faktore, te cilet kerkojn te arrijne nje piksynim personal. Keto piksynime apo forma projekesh deshiruese dhe te nevojshme, ne shumicen e rasteve nuk mund te marrin forme. Ato mund te realizohen vetem atehere kur rezultojn me pozitive per te tjeret sesa per veten.

Si sillet nje person Pasiv?

Eshte i kujdeshem vetem per te tjeret.
Eshte i kushtezuar dhe i influencuar nga te tjeret.
Ky person peson, eshte gjithmon i nenshtruar.
Shfaq nje nivel ansie sociale teper te larte.
Nuk kundershton.
Objektivat: mirqenia e te tjerve dhe shmangia e konflikteve.

Cilat jane rezultatet e ketij personi (pasiv)

Modifikimi i dinjitetit te tij personal.
Ansia, sensi i fajit, frustrimi, shmangia.
Dhunimi di botes se tij te brendshme.
Formimi i nje personaliteti i cili nuk eshte vetvendoses ose i nje personaliteti mazokist, (ketu nuk i referohem interpretimit te botes se tij seksuale)

Kontakto StudioPsikologjie.al per te zbuluar stile sjelljesh te tuat dhe si ndikojne ato ne personalitetin tend.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 6000 lekë të reja/ 60€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 6000 lekë të reja/60€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

C’eshte emocioni ? Cilat jane karakteristikat e tij?

Emocioni

Keto jane pak nga shume pyetjet te cilave kerkojme t’ju japim  shpjegim, atehere kur  ndihet e nevojshme te kuptohet nje sjellje e dhene apo ne ato momente kur reflektimet tona  perceptojne keto mekanizma , dhe  jo vetem po kerkojne tu sjellin emocioneve, inteligjencen.

Fjala emocion vjen nga latinishtja (emovere) qe do te thote shqetesoj ose largoj. Prej shume vjetesh psikologet jane perpjekur per ta perkufizuar emocionin si nje dukuri shkencore, duke arritur edhe shpesh here te krijojne teorit e tyre lidhur me kete fenomen.
Me 1980 R.PLUTCHIK ristudioi 28 perkufizime te emozionit, te cilat ishin formuluar brenda 100 vjeteve te fundit, dhe arriti  te formulonte teorine e tij, ku pershkroi emocionin si nje reagim trupor te modeluar.

W.JAMES (1884) argumentoi se emocioni eshte ndjenja e ndryshimeve trupore qe ndodhin si reagim ndaj ngjarjeve eksituese te mjedisit.

psikologjia, emocioni, cfare eshte

S.FREUD (1915) i perkufizoi emozionet si shkarkime fiziologjike te cilat shfaqen ne formen e ndjenjava.

J.WATSON (1924) duke patur edhe influencim bihevjorist meqense i perkiste kesaj shkolle, J.W. i  perkufizoi emozionet si modele te reagimi te trasheguara, te cilat kane te bejne me sistemet e organeve te brendeshme.

C.IZARD (1972) do te perfshinte ne konceptin e emozionit,aspektet neurofiziologjike, dhe fenomenologjike.

Ne vitin 1988 FRIJDA jo large nga raliteti yne publikoi disa ligje lidhur me emocionin. Ne kete menyre ai vertetoi apo tregoi nature universale te pervojave tona emozionale.

 

Ligji i kushtezimit te emocionit nga situata shpall se ne situata te ndryshme shfaqen emocione te ndryshme.

Emocioni, cfare eshte?

Ligji i shqetesimit shpall se emozionet shfaqen si pergjigje ndaj ngjarjeve qe jane te rendesishme per qellimet dhe motivet e nje individi.

Ligji i realitetit te ndryshem shpall se emozionet shkarkohen nga ngjarje te cilat individi i percepton si reale.

Ligji i pershtatjes shpjegon se kenaqesia e vazhdueshme bene qe ndjenja pozitive te humbase.

Ligji i ndryshimit shpall se emozionet rrjedhin ne pergjigje te ndryshimeve te pritura nga individi ne kushte te deshiruara apo jo.

Ndersa T.F.PETTIJOHN e perkufizon emocinin si nje pergjigje ndaj nje ngacmuesi i cili shkakton eksitim fiziologjik, ndjenje subjektive, interpretim kognitiv dhe sjellje te dukshme

D.GOLEMAN ne 1995 arriti te formuloi dhe te permbledh per here te pare ne nje studim madheshtor jeten emozionale, ne librin e tij “Inteligjenca emotiva”.Ai do ta perkufizoj emocionin si nje ndjenje dhe si mendim, gjendjeve psikologjike e biologjike qe e vecojne. Nga ky studim ai kupton se ne fakt  nuk eksistojne fjale te cilat mund te sinjifikojne cdo ndryshim emozional.

Nje tjeter psikologe ashtu si FRIJDA do te vertetonte universalitetin e emocioneve duke ndjekur metoda te tjera kerkimesh. P.EKMAN arriti te permblidhte kater emocione( frika, trishtimi, gezimi, inati ose zemerimi) si te perbashketa per te gjithe njerzit ne bote. Kete ai e vertetoi me ane te fotografive te cilat tregonin me precizion mimiken e fytyres te shume personave nga te gjitha anet e botes.

Edhe pse sot , debati mbi kalsifikimet e emocioneve eshte akoma i hapur, EKMAN, FRIJDA mbeten si kerkuesit me realist dhe me te besueshem ne ndertimin dhe zhvillimin e teoris universale te shprehjes se emozioneve.

Universalitetin e shprehjes ne mimik te emozionit mendohet qe ta kete kuptuar edhe DARWIN, i cili e mendoi si nje prove e faktit qe forcat evlutive kishin frenuar keto senjale ne sistemin tone nervor qendror.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …