Artikuj

Çfarë  është zgjidhja e tentuar?

Çfarë kanë të përbashkët të gjitha situatat problematike që ende nuk kanë gjetur zgjidhje?

Konfliktet, Vështirësitë në Marrëdhënie, Ankthi, Paniku, Fobitë, Çrregullimet e të ngrënit, Çrregullimi Obsesiv Kompluziv, Çrregullimi i stresit post-traumatik etj.

 

 

 

 

 

 

 


Ajo që bashkon mirëmbajtjen e këtyre situatave është koncepti i një zgjidhjeje të tentuar.
Sipas definicionit, një zgjidhje, nëse quhet e tentuar, është sepse nuk funksionoi. Megjithatë, ne priremi për homeostazë, pra për të ekuilibruar.

Çfarë do të thotë?

Se nëse në të kaluarën kemi përjetuar një situatë problematike dhe kjo është zgjidhur duke adoptuar një lloj sjelljeje, në të ardhmen ndoshta do të adoptojmë të njëjtin lloj sjelljeje edhe për situata të ndryshme problematike, ose ndoshta edhe të njëjta por në kontekste të ndryshme, kur ajo zgjidhje nuk i përmbahet atij konteksti. Dhe pikërisht në këtë moment zgjidhja bëhet e tunduar.

Por çfarë bëjnë njerëzit zakonisht, siç thoshte O. Wilde, me qëllimet më të mira?

Në vend që të ndërpresin zgjidhjen e tentuar, ata vazhdojnë ta zbatojnë atë, në mënyrë të përsëritur dhe të planifikuar. Duke marrë çfarë? Mbajtjen e problemit dhe shpeshherë edhe përkeqësimin e problemit.

Si strukturohet një Zgjidhje e Tentuar

E dini historinë e gomarit?

Ai gomari që çdo mëngjes i çonte drutë nga një magazinë në tjetrën, duke kaluar nëpër një pyll. Një natë furtune të befasishme pemët ranë në pyll.
Të nesërmen gomari filloi të merrte rrugën e tij si çdo ditë. Gjatë rrugës ai gjeti një pemë të rënë  në mes që i bllokonte rrugën dhe mendimi i tij i parë ishte: “Nuk duhej të ishte këtu! Dhe çfarë bëri ai? Filloi ta godiste me kokë. Dhe jepi një goditje me kokë,  dy e tre, derisa gomari ngordhi. Në vend që ta kapërcente pengesën, ai u hodh kundër saj.

Ky është koncepti i zgjidhjes së tentuar, domethënë kur diçka nuk funksionon dhe ne vazhdojmë ta zbatojmë në praktikë. Dhe si mund të anashkalohet problemi i zgjidhjes së tentuar?
Patjetër, duke ndaluar për ta vënë në praktikë dhe ky është hapi i parë.
Hapi i dytë puna me veten mbi skemat mendore që na çojnë në këto zgjidhje të tentuara.
E treta është gjetja e strategjive alternative të zgjidhjes.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Jeni në kërkim të një psikologe Tiranë?

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …

te jetosh pa stres

Si do ishte jeta ime nëse nuk do duhej të jetoja çdo ditë me stresin kronik?

Stresi kronik është një nga sfidat më të mëdha që shumica prej nesh përballen në përditshmërinë moderne. Është …