Category: Therapy

manipulimi psikologjik

Si ta kuptojmë manipulimin psikologjik dhe si mund ta ushtrojmë pa e kuptuar?

Në përditshmërinë tonë, shpesh përballemi me sjellje që na bëjnë të ndjehemi në siklet, të pavlerë apo në faj, pa e kuptuar qartë se çfarë po ndodh. Në shumë raste, këto janë shenja të manipulimit psikologjik, një formë e sofistikuar kontrolli emocional që mund të ndodhë në marrëdhënie personale, profesionale apo edhe familjare.

Çfarë është manipulimi psikologjik?

Manipulimi psikologjik është një formë ndikimi që synon të kontrollojë ose të ndikojë ndjeshmërisht një individ, shpesh pa dijeninë ose miratimin e tij. Ndryshe nga bindja e hapur, manipulimi shpesh ndodh në mënyrë të fshehtë, duke përdorur frikën, fajin apo pasigurinë për të arritur qëllimin.

Shenjat që tregojnë se mund të jeni nën manipulim

Nëse keni përjetuar ndonjë nga ndjesitë më poshtë, mund të jeni subjekt i një manipulimi emocional:

  • Jetoni me frikën e refuzimit dhe ndiheni të pasigurt për vlerën tuaj në raportin me tjetrin.
  • Keni ndjesinë se çdo gabim është faji juaj, edhe në situata që nuk keni asnjë kontroll.
  • Ndiheni të detyruar të kërkoni leje për veprime të thjeshta, edhe kur s’janë të justifikuara.
  • Keni një ndjenjë të përhershme të qenit në borxh emocional, sikur nuk bëni kurrë mjaftueshëm.
  • Detyroheni të shtyni planet tuaja personale, për të shmangur konflikte ose për të “qetësuar” tjetrin.
  • Filloni të besoni se nuk jeni të aftë, edhe për gjëra që dikur i kryenit me besim të plotë.
  • Partneri ose personi përballë ju bën xheloz në mënyrë të qëllimshme, për të testuar reagimin tuaj.
  • Pas çdo vendimi, përballeni me shantazh emocional, që ju bën të ndiheni mosmirënjohës.
  • Ndjeni ankth fizik ose emocional në prani të këtij personi.
  • Kërkohen kontrolle të pajustifikuara, si verifikimi i telefonit, email-it apo rrjeteve sociale.
  • Detyroheni të përfshiheni në gjykime ose thashetheme, për të “qenë në një mendje” me personin manipulues.
  • Filloni të parashikoni dhe shmangni kërkesat, nga frika e reagimit të mundshëm të tij/saj.

Manipulimi i pavetëdijshëm- kur jemi ne vetë manipuluesit

Një nga të vërtetat më të hidhura është se, ndonjëherë, mund të manipulojmë të tjerët pa e kuptuar. Kjo ndodh kur veprojmë bazuar në frikëra tona, pasiguri të brendshme ose skema të trashëguara nga përvojat e mëparshme.

Disa mënyra të zakonshme për këtë janë:

  • Përdorimi i fajit për të marrë një përgjigje të dëshiruar.
  • Tregimi i “vetëflijimit” si mjet për të fituar aprovimin ose mbështetjen.
  • Heshtja ose tërheqja emocionale për të ndëshkuar.
  • Presioni për të zgjedhur “anën tonë” në konfliktet me të tretë.
  • Projektimi i pritshmërive tona në të tjerët, pa ia komunikuar hapur.

Kur realiteti zëvendësohet me fantazinë

Shpeshherë, manipulimi nuk fillon me qëllim të keq. Idealizimi, si proces psikologjik, është një mënyrë përmes së cilës ne “shtrembërojmë” realitetin në funksion të dëshirave tona. E bëjmë këtë duke projektuar tek tjetri tipare që i duam, jo domosdoshmërisht që ekzistojnë.

Ky “shtrëmbërim” mund të ndodhë:

  • Në marrëdhënie romantike, ku e shohim partnerin jo siç është, por siç dëshirojmë të jetë.
  • Në marrëdhënie shoqërore, kur idealizojmë një mik apo mikeshë për të plotësuar boshllëqet tona emocionale.
  • Në mjedisin e punës, kur u japim shefave apo kolegëve pushtet emocional mbi vlerësimin tonë personal.

Për të dalë nga kjo kurth, duhet të bëjmë një pyetje themelore: A i shohim njerëzit për atë që janë, apo për atë që kemi nevojë që të jenë?

Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur veten?

  • Vëzhgoni ndjenjat tuaja: nëse ndiheni në ankth, nën presion ose të pavlerësuar në mënyrë të përsëritur, këto janë sinjale për t’u marrë seriozisht.
  • Vendosni kufij të qartë: komunikoni qartë nevojat dhe ndjesitë tuaja pa frikë nga refuzimi.
  • Mësoni të thoni “jo” pa ndjesi faji.
  • Konsultohuni me një profesionist të shëndetit mendor, për të kuptuar më mirë modelet tuaja të sjelljes dhe për të ndërtuar mekanizma mbrojtës.

Psikoterapia- rruga drejt vetëdijes dhe çlirimit emocional

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, ne ndihmojmë pacientët të kuptojnë më mirë veten dhe marrëdhëniet që ndërtojnë. Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndihen “të thyer”, por për këdo që dëshiron të jetojë më vetëdijshëm, më i/e lirë dhe në harmoni me veten.

Trajtime si:

  • Menaxhimi i ankthit
  • Përpunimi i traumave emocionale
  • Ndërtimi i vetëbesimit dhe vendosja e kufijve
  • Zbulimi i modeleve të manipulimit dhe shmangia e tyre

janë pjesë e përditshme e punës sonë me pacientët.

Jepini përparësi shëndetit tuaj mendor!

Mos lejoni që manipulimi – i ushtruar apo i përjetuar – të përcaktojë cilësinë e jetës suaj. Vetëdija është hapi i parë drejt shërimit dhe fuqizimit personal.

Na kontaktoni sot për një seancë psikologjike pranë Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë. Shëndeti juaj mendor meriton vëmendje dhe kujdes profesional.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog per marrdhenie toksike

Çiftet Toksike

Miti që duhet të rrëzohet

Në Studio Psikologjike në Tiranë, shpesh hasim në çifte që vijnë me përshkrimin e një “marrëdhënieje toksike“. Megjithatë, e vërteta është më komplekse sesa sa duket në sipërfaqe. Ajo që shumica e njerëzve e quajnë “toksicitet” në marrëdhënie, në të vërtetë është manifestimi i dhimbjes latente të individëve që nuk është adresuar më parë.

Shoqëria moderne ka krijuar një koncept të gabuar për çiftet toksike, duke besuar se problemet e marrëdhënies lindin nga bashkëveprimi i partnerëve. Kjo perspektivë e gabuar na çon të besojmë se:

  • Partneri/partnerja jonë është shkaku i vuajtjes sonë
  • Kontrolli dhe varësia emocionale janë rezultat i dashurisë së tepërt
  • Xhelozinë dhe pasigurinë i shkakton sjellja e partnerit

Vuajtja ekziston para marrëdhënies

-Dhimbja emocionale që përjetojmë në një marrëdhënie nuk krijohet nga partneri ynë. Ajo është një dhimbje e mëparshme, e pashëruar, që aktivizohet në kontekstin e një marrëdhënieje intime. Kjo do të thotë se:

  • Pakënaqësia egzistonte para se të takoheshim me partnerin
  • Depresioni dhe ankthi ishin të pranishëm më parë
  • Xhelozinë rrjedh nga mungesa e vlerësimit të vetës

-Varësia emocionale që shfaqet në marrëdhënie nuk është tregues i dashurisë së madhe, por i pasigurisë së brendshme që ka egzistuar gjithmonë. Në Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha, ne kuptojmë se:

  • Ndjenja e braktisjes vjen nga traumat e fëmijërisë
  • Nevoja për kontroll rrjedh nga frika e panjohur
  • Sjellja posesive është mekanizëm mbrojtës i zhvilluar më parë

Shenjat e dhimbjes Latente

-Në nivel individual

Dhimbja latente manifestohet në forma të ndryshme:

Emocionale:

  • Ankth i vazhdueshëm
  • Depresion i pashpjeguar
  • Ndjenja e zbrazëtisë së brendshme
  • Frika nga braktisja

Comportamentale:

  • Sjellje kontrolluese
  • Kerkim i vazhdueshëm për vërtetim
  • Evitimi i konflikteve ose agresiviteti
  • Varësia nga të tjerët

-Në kontekstin e marrëdhënies

Kur dhimbja latente aktivizohet në një marrëdhënie, shfaqen:

  • Xhelozia e tepruar
  • Nevoja për të qenë gjithmonë të bashkuar
  • Frika nga humbja e partnerit
  • Interpretimi negativ i çdo veprimi

Roli i psikoterapisë në shërim

Doktoreshe Sonila Hoxha ofron një qasje terapeutike që fokusohet në:

-vetëndergjegjësimi

Hapi i 1 është të kuptosh se dhimbja që përjeton nuk është shkaktuar nga partneri, por është një dhimbje e vjetër që kërkon shërim. Kjo përfshin:

  • Identifikimin e modeleve të sjelljes
  • Kuptimin e origjinës së dhimbjes
  • Pranimin e përgjegjësisë personale

-puna me veten

Shërimi i vërtetë fillon me punën e brendshme:

  • Zhvillimi i vetëdijësimit emocional
  • Rindërtimi i vetëvlerësimit
  • Përpunimi i traumave të kaluara
  • Mësimi i teknikave të menaxhimit të stresit

-rindërtimi i marrëdhënies

Pasi individi të ketë filluar punën me veten, marrëdhënia mund të:

  • Bazohej në respekt të ndërsjellë
  • Promovoj pavarësinë emocionale
  • Krijoj një hapësirë të shëndetshme
  • Mbështet rritjen e të dy partnerëve

-rëndësia e kujdesit për veten

Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha thekson se kujdesi për veten nuk është egoizëm, por domosdoshmëri:

Fizike:

  • Ushqyerja e duhur
  • Ushtrimet e rregullta
  • Gjumi i mjaftueshëm
  • Kontrollet mjekësore

Emocionale:

  • Pranimi i emocioneve
  • Shprehja e shëndetshme e ndjenjave
  • Vendosja e kufijve
  • Praktika e faljes së vetes

Sociale:

  • Ndërtimi i marrëdhënieve mbështetëse
  • Komunikimi i hapur
  • Kërkimi i ndihmës kur nevojitet
  • Përfshirja në aktivitete të kuptimshme

Shërimi i vërtetë nuk vjen nga ndryshimi i partnerit ose i rrethanave të jashtme, por nga puna e brendshme dhe kujdesi për vetenStudio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha ofron një hapësirë të sigurt ku individi mund të:

  • Eksploroj dhimbjen e tij latente
  • Mësoj strategji të reja përballimi
  • Ndërtoj marrëdhënie më të shëndetshme
  • Gjejë paqen dhe kënaqësinë e brendshme

Kujto: Nuk ka çifte toksike, ka vetëm individë që kanë nevojë për shërim dhe rritje personaleFillo me veten – kjo është çelësi i një jete më të srëndetshme dhe më të plotë.

Për konsultim dhe trajtim profesional të ankthitdepresionitçrregullimeve emocionale, dhe problemeve të marrëdhënieve, kontaktoni Studio Psikologjike e Doktoreshe Sonila Hoxha në Tiranë. Specializohet në psikoterapinë individuale dhe menaxhimin e emocioneve për të gjitha moshat.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

terapi ne cift psikologe tirane

A ekziston marrëdhënia perfekte?

A është një marrëdhënie pa probleme marrëdhënia e duhur?

Nëse je ndalur ndonjëherë dhe je pyetur: “A ka kuptim të qëndroj në këtë marrëdhënie kur ka kaq shumë probleme?”, nuk je i vetëm. Shumë njerëz jetojnë me idenë se marrëdhënia ideale duhet të jetë e qetë, pa grindje, pa vështirësi – një lloj përralle moderne. Por kjo është një pritshmëri jo realiste dhe shpesh herë e dëmshme.

E vërteta pas idilit të dashurisë “Perfekte”

Jetojmë në një kohë kur rrjetet sociale, filmat romantikë dhe media na “shesin” versionin perfekt të dashurisë: partnerë që kuptohen pa fjalë, që nuk zihen kurrë dhe që kalojnë gjithmonë momente magjike. Por realiteti është ndryshe. Çdo marrëdhënie, sado e shëndetshme dhe e dashur të jetë, kalon faza të ndryshme: nga momentet e thjeshta e të qeta, deri te ato të tensionuara dhe sfiduese.

“Qëllimi nuk është të gjesh një partner që nuk ka kurrë probleme, por të ndërtosh një lidhje ku problemet përballohen në mënyrë të shëndetshme.”

Çfarë përbën një “Marrëdhënie të Shëndetshme”?

Nëse je duke reflektuar mbi marrëdhënien tënde dhe dëshiron të kuptosh nëse ajo është e shëndetshme, sugjerojmë të shikoni këto elementë kyç:

Komunikimi Autentik
Të shprehësh mendimet dhe emocionet e tua pa frikë nga gjykimi është një shtyllë e fortë e një lidhjeje të mirë. Nëse nuk mund të jesh vetvetja me partnerin, atëherë është e vështirë të ndërtosh një intimitet të vërtetë.

Menaxhimi Konstruktiv i Konfliktit
Konfliktet janë të pashmangshme. Çështja nuk është të shmangësh grindjet, por si i menaxhon ato. Përballja e hapur, pa akuza dhe pa ndëshkime, është një mundësi për të njohur më mirë njëri-tjetrin. Përplasjet nuk janë luftë, janë një mënyrë për të rritur mirëkuptimin.

Respekti Reciprok
Dashuria e vërtetë nuk kërkon të ndryshosh tjetrin. Në një marrëdhënie të shëndetshme, secili partner inkurajohet të zhvillohet, të ndjekë ëndrrat dhe të nxjerrë në pah potencialin më të mirë. Ky respekt për individualitetin është baza e një lidhjeje të qëndrueshme.

Mbështetje në Kohë të Vështira
Kur vijnë momentet e vështira – humbje, ankth, probleme pune apo familjare – një partner i mirë është aty, jo për të të gjykuar, por për të të mbështetur. Nëse e ndjen që partneri yt është krahu yt i djathtë edhe kur jeta bëhet e ashpër, atëherë keni ndërtuar një bazë solide.

Marrëdhënia perfekte nuk ekziston, por…

Është thelbësore të kuptosh se marrëdhënia perfekte është një mit. Nuk ka lidhje ku gjithçka shkon vaj përherë. Por ka marrëdhënie ku të dy partnerët ndihen mirë me njëri-tjetrin, ku sfidat përballohen me dashuri dhe respekt. Për këtë arsye, psikoterapia ofron një ndihmë të madhe për ata që ndihen të ngecur, të lodhur ose të paqartë në lidhjet e tyre.

Terapia në Çift: një investim në marrëdhënien tuaj

Shumë çifte mendojnë se terapia është vetëm “zgjidhja e fundit” kur gjithçka ka shkuar keq. Por e vërteta është krejt ndryshe. Terapia në çift nuk është vetëm për ata që janë pranë ndarjes – është për këdo që dëshiron të forcojë komunikimin, të kuptojë më mirë partnerin dhe të ndërtojë ura më të forta mirëkuptimi.

Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, terapia në çift ofron një hapësirë të sigurt, pa gjykim, ku të dy partnerët mund të shprehin shqetësimet, dëshirat dhe pritshmëritë e tyre.

Si ndihmon terapia në çift?
❤️ Të mësoni teknika të komunikimit efektiv, që të dëgjoni vërtet njëri-tjetrin.
❤️ Të kuptoni modelet negative të sjelljes që përsëriten dhe të mësoni si t’i thyeni ato.
❤️ Të rimerrni afërsinë emocionale dhe intimitetin që mund të jenë zbehur me kohën.
❤️ Të menaxhoni më mirë konfliktet, duke mos lejuar që të shndërrohen në plagë të thella.

Çdo çift ka potencialin të rritet dhe të shërohet, por ndonjëherë nevojitet ndihma e një profesionisti që shikon situatën nga jashtë, me sy objektivë dhe me mjete të provuara.

Terapia në çift nuk është një shenjë dobësie – është një shenjë force dhe pjekurie. Është dëshmia që marrëdhënia juaj është e rëndësishme dhe që jeni të gatshëm të punoni për të, së bashku.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane online

Si të menaxhojmë kritikat dhe vetëvlerësimin

Perfeksionizmi është shpesh i lidhur me vetëvlerësimin e ulët, ankthin dhe stresin, pasi individët perfeksionistë i marrin kritikët dhe gjykimet e të tjerëve shumë personalisht. Kjo prirje i bën ata të mos jenë në gjendje të dallojnë se kush po u bën kritika dhe nëse ato janë të arsyeshme apo jo, duke i përjetuar me një ndikim të thellë emocional.

Si ndikon perfeksionizmi tek shëndeti mendor?

Perfeksionizmi shpesh krijon presion të brendshëm të vazhdueshëm, duke ndikuar në ndjenjat e vetëvlerësimit dhe vetësigurisë. Kjo mund të rezultojë në:

  • Ankth dhe stres kronik – Frika e vazhdueshme nga gabimet dhe dështimi mund të krijojë një nivel të lartë të ankthit.
  • Depresion – Dështimi për të arritur standardet e vendosura mund të sjellë ndjenja të pashpresërisë dhe dëshpërimit.
  • Vetëkritikë e ashpër – Të qenit i pamëshirshëm me veten mund të ndikojë negativisht në imazhin personal.
  • Izolim shoqëror – Perfeksionistët shpesh shmangin situatat ku mund të ndihen të gjykuar, duke kufizuar ndërveprimet e tyre shoqërore.

Si të dallojmë kritikat konstruktive nga ato shkatërruese?

Një nga hapat kryesorë për të menaxhuar efektet negative të perfeksionizmit është të mësojmë të dallojmë kritikët konstruktive nga ato shkatërruese:

  • Kritika konstruktive vjen nga persona që duan të ndihmojnë dhe ka për qëllim përmirësimin.
  • Kritika shkatërruese shpesh bazohet në frustrime personale dhe nuk ka si synim zhvillimin tuaj.
  • Pyesni veten: A është kjo kritikë e bazuar në fakte? A ka për qëllim të më ndihmojë të përmirësohem apo është thjesht sulm personal?

Si të zhvillojmë një perspektivë më objektive?

Për të ulur ndikimin negativ të kritikave, mund të përdorni strategjitë e mëposhtme:

  1. Mirëpritni Kritikat Konstruktive – Përpiquni të shihni kritikat si mënyrë për të rritur dhe zhvilluar.
  2. Vendosni Kufij me Kritikat Shkatërruese – Nëse dikush ju sulmon pa bazë, mos e lejoni që mendimi i tij të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj.
  3. Pranoni Që Gabimet Janë Pjesë e Procesit të Të Mësuarit – Askush nuk është perfekt dhe dështimet janë pjesë normale e jetës.
  4. Puno me Një Psikolog – Konsultimi me një specialist mund të ndihmojë në ndërtimin e mekanizmave më të shëndetshëm përballë kritikave dhe stresit.

Shëndeti mendor meriton vëmendje dhe kujdes, ashtu si shëndeti fizik. Për të menaxhuar ankthin, stresin dhe pasojat e perfeksionizmit, është e rëndësishme të trajtojmë vetëvlerësimin tonë dhe të pranojmë që nuk kemi nevojë të jemi të përsosur për të qenë të vlefshëm. Kërkimi i ndihmës profesionale nëpërmes psikoterapisë është një hap i mençur për të zhvilluar një mentalitet më të shëndetshëm.

Nëse ndiheni të mbingarkuar nga stresi, ankthi apo perfeksionizmi, është koha të flisni me një psikolog dhe të filloni rrugëtimin tuaj drejt një jete më të balancuar.

Drejtoju Psikologut!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Shërohuni para se të keni fëmijë, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë ta bëjnë!

Shëndeti psikologjik i foshnjave fillon shumë përpara ngjizjes. Gjithashtu, lind shumë kohë përpara se të mendoni ti keni ato. E gjithë kjo ka të bëjë me lidhjen e krijuar me prindërit tanë, pra me stilin e lidhjes.  Sot, le të shqyrtojmë të gjitha këto çështje në më shumë detaje.

Të bëhesh mirë përpara se të lindësh fëmijë është thelbësore në kërkimin e mirëqënies së tyre të plotë. Në këtë kuptim, mësimi më i mirë që mund të japim është të kujdesemi për veten, të mbrohemi nga të këqijat dhe të jemi të respektueshëm për tempullin tonë dhe atë të të tjerëve, por nuk është aq e thjeshtë sa duket në shikim të parë.
Shumica prej nesh dëshirojnë më të mirën për fëmijët tanë, por dëshira për të nuk mjafton. Thurja është e nevojshme për të ndërtuar një shportë dhe, shumë herë, ne nuk e kuptojmë mungesën e thurjes ose, e njëjta gjë, nuk jemi të vetëdijshëm për stilin tonë të lidhjes dhe se si do t’ua kalojmë atë të vegjëlve tanë.

Është shkatërruese të shohësh njerëz të thyer që nga fëmijëria për shkak të stilit të lidhjes prindërore ose çështjeve të tjera shëndetësore.
Me këtë në mëndje, mund të themi me vendosmëri se shëndeti psikologjik i njerëzve fillon shumë përpara ngjizjes. Thënë kështu, ne nuk mund të mbyllim sytë. Le të thellojmë temën.

psikolog tirane

Read more

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, ose ndoshta thjesht ndiheni shumë të trishtuar dhe nuk mund të gjeni një shpjegim të mundshëm për atë që po ju ndodh. Imagjinoni që kjo gjendje shpirtërore që ju përshkon befas merr formën e një qeni të vogël të zi që ju afrohet këmbëve, shikimet tuaja të trishtuara takohen dhe që atëherë qeni i vogël i zi nuk do t’ju lërë më vetëm: do të jeni vetëm ju të dy, i zhytur në një trishtimi të thellë. Qeni i zi do të ndjekë hapat tuaj tashme të ngadaltë dhe të lodhur dhe, duke i ndjekur ato, do t’i bëjë ata edhe më të ngadalshëm dhe më të lodhur. Me çdo hap kafsha do të bëhet më e madhe, derisa nuk mund të shihni asgjë përveç atij qeni të zi pranë jush, tani një bishë e frikshme me përmasa gjigande. Si mund ta lë atë qen të shkojë?

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe të shtypen ; duhet të shihen si sinjale paralajmëruese e psikikës sonë që tregojnë se diçka në jetën tonë nuk është duke shkuar në mënyrë të drejtë. Vetëm duke i mirëpritur ato dhe duke i kuptuar mund ti ndalojmë që të na mundojnë.

Depresioni është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme dhe paaftësuese dhe, jo çuditërisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar që brenda pak vitesh ai do të jetë shkaku i dytë i paaftësisë për shkak të sëmundjes, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Shumë njerëz që vuajnë nga ajo (dhe familjet e tyre) shpesh kanë frikë të flasin për vështirësitë e tyre dhe nuk dinë se ku të drejtohen për ndihmë.

KERKONI NDIHME…largoni qenin e zi nga jeta juaj!

 

 

Kerkoni ndihmë profesionale… Duhet te mesoni te mos keni frikë nga “qeni i zi”, duhet te mesoni se në vend që të ikni nga problemet, më mirë t’i përqafoni ato.

Këshillimi me #psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh. Profesionistet e Studio Psikologjie ofrojne konsulta ne zyre ose online për depresion, stres, divorc, probleme personale, probleme me fëmijët një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift.

Jemi ketu per t’iu ndihmuar te largoni “qenin e zi” qe prej kohesh ju mundon.

Përveç shërbimit online skype, Studio Psikologjie ju pret nepermjet, viber, whatsApp me video call, por ju presim edhe në studio në Tiranë.

Mail: info@studiopsikologjie.al
Tel: +355692642618

Përse të Zgjidhni Psikoterapinë në Tiranë?

Të shoh Ndryshe…Kam filluar Psikoterapinë

Si të ringrihesh pas një periudhe të vështirë Roli i Psikologut dhe Psikoterapisë Të gjithë kalojmë nëpër periudha …

probleme me karakterin kontakto psikolog

Karakteri i Njeriut është Fati i tij

Karakteri Ynë Faktor vendimtar për cilësinë e jetës dhe të ardhmen tonë Në jetën e përditshme, shpesh ndalemi dhe …

kerko takim me psikolog per tu ndier me mire

Kush Dëshiron Të Shohë Ylberin, Duhet Të Mësojë Ta Dojë Shiun

Nuk je “I Pafatë” dhe nuk je “I Dështuar” Etiketat sociale dhe ndikimin e tyre në shëndetin mendor Që në fëmijëri, …