Artikuj

psikolog online per ankth dhe depresiom

Gjëra Të Frikshme Në Jetën Reale

Si ndikon paaftësia për të rregulluar emocionet tek shëndeti mendor

Në jetën e përditshme të të rriturve ekzistojnë sfida të brendshme që shpesh shihen si të vogla, të zakonshme ose të parëndësishme, por që në të vërtetë ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale dhe mendore. Frikërat më të mëdha nuk lidhen gjithmonë me ngjarje ekstreme apo situata të rrezikshme, por me përjetime të brendshme që secili individ mund t’i ketë në heshtje. Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë, shpesh hasen pacientë që përjetojnë pikërisht këto vështirësi, pa e kuptuar se ato janë shenja të qarta të nevojës për mbështetje psikologjike dhe rregullim emocional.

Disa nga frikërat emocionale më të zakonshme përfshijnë ndjesinë e pasigurisë për të ardhmen, mungesën e një sistemi të shëndetshëm mbështetës, heqjen dorë nga nevojat personale për të kënaqur të tjerët, nevojën për t’u pranuar përmes performancës dhe jo autenticitetit, si dhe bërjen e gjërave vetëm për lavdërim dhe jo nga vullneti. Në sipërfaqe, këto duken si dilema personale, por në aspektin psikologjik ato lidhen ngushtë me vështirësinë për të rregulluar emocionet.

Si shfaqet paaftësia për të rregulluar emocionet

Shumë të rritur rriten pa i mësuar se si të menaxhojnë ndjenjat e tyre. Si pasojë, në moshën e rritur shfaqen sjellje që shpesh keqkuptohen si karakter, temperamente të forta apo “pjesë e personalitetit”, por në realitet janë mekanizma mbrojtës të formuar nga eksperiencat e së shkuarës.

Disa shenja të vështirësisë për rregullimin emocional janë:

  • Të mos ndihesh i dëgjuar dhe i kuptuar
  • Të lexosh situatat gabim dhe t’i interpretohsh ato si kërcënuese
  • Zemërim i drejtuar gabim, shpesh ndaj personave të afërt
  • Paaftësia për të shprehur ndjenjat në mënyrë të qartë
  • Perceptimi se rrethanat janë gjithmonë të padrejta

Këto reagime zakonisht janë të lidhura me plagë të hershme emocionale, mungesë të një modeli të shëndetshëm komunikimi gjatë rritjes dhe pamundësinë për të njohur, pranuar dhe menaxhuar emocionet.

Pse të rriturit reagojnë me zemërim

Zemërimi është një nga emocionet kryesore dhe natyrore njerëzore, por shpesh keqkuptohet. Për shumë të rritur, zemërimi është maska që mbulon emocione më të thella si lëndimi, frika, zhgënjimi apo refuzimi. Kur individi nuk ka mësuar të përpunojë këto emocione, ato shfaqen në mënyrë të menjëhershme dhe shpërthyese.

Në realitet, burimi kryesor i zemërimit tek të rriturit është frika për të mos u parë, dëgjuar apo vlerësuar. Mungesa e aftësisë për të arritur qetësi të brendshme dhe balancë emocionale çon në reagime impulsive, prishje marrëdhëniesh dhe akumulim ndjenjash negative.

Nëse ndodheni pranë një personi që po përjeton zemërim intensiv, është e rëndësishme të kuptohet se reagimi i tyre nuk është personal. Disa mënyra të shëndetshme për t’u qasur janë:

  • Mos e merrni personalisht, pasi nuk lidhet me vlerën tuaj
  • Jepini kohë individit të qetësohet përpara se të nisni një bisedë
  • Shprehni me qetësi se si ju bëri të ndiheni mënyra e tyre e reagimit

Këto hapa mund të parandalojnë përshkallëzimin e situatës dhe krijojnë hapësirë për komunikim të shëndetshëm.

Nëse e gjeni veten shpesh duke humbur kontrollin emocional, duke menduar se nuk jeni të mjaftueshëm, ose duke u sakrifikuar vazhdimisht për të tjerët, është e rëndësishme të kuptoni se emocionet tuaja kërkojnë vëmendje. Njohja e ndjenjave nuk është dobësi, por pjekuri psikologjike.

Të ndjesh, të kuptosh dhe të menaxhosh emocionet është një proces i vazhdueshëm dhe i thellë. Puna me veten kërkon kohë, reflektim dhe shpesh edhe udhëzimin e një profesionisti.

Nëse këto modele sjelljeje janë të shpeshta dhe kronike, rekomandohet të kontaktoni një psikolog për konsultë profesionale. Mbështetja psikologjike ofron mjetet e duhura për të vendosur kufij të shëndetshëm, për të ndërtuar vetëbesim dhe për të krijuar marrëdhënie të balancuara.

Roli i Psikoterapisë në rregullimin emocional

Psikoterapia është një ndërhyrje e sigurt, profesionale dhe e strukturuar që u vjen në ndihmë të rriturve për të trajtuar sfidat emocionale dhe psikologjike. Psikoterapia nuk është vetëm për raste ekstreme, por për çdokënd që dëshiron të rritet, të zhvillohet dhe të trajtojë bllokimet e së shkuarës.

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, pacientët marrin mbështetje të personalizuar për çështje të ndryshme si:

  • Stresi dhe ankthi
  • Depresioni
  • Ataket e panikut
  • Çrregullimet emocionale
  • Probleme në marrëdhëniet në çift
  • Çështje personale dhe familjare
  • Vetëvlerësimi dhe imazhi ndaj vetes
  • Sfidat e karrierës

Psikoterapia u jep pacientëve mjetet e duhura për të kuptuar veten, për të transformuar modelet e sjelljes dhe për të krijuar ndryshime të qëndrueshme në jetë.

Pse Të Kërkosh Ndihmë Është Shenjë Force, Jo Dobësie

Shumë njerëz hezitojnë të kërkojnë ndihmë, sepse mendojnë se duhet t’i zgjidhin situatat vetë. Megjithatë, realiteti është se të gjithë kalojmë periudha të vështira dhe jo gjithmonë kemi aftësitë e nevojshme për t’i përballuar vetëm. Psikologu ofron një perspektivë profesionale, të paanshme dhe strategjike, që mund të bëjë ndryshim të madh në cilësinë e jetës.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane kontakto

Mbështetni Gjithmonë Veten Në Momente Të Vështira

Pse është thelbësore për shëndetin mendor

Në jetën e çdo individi ka momente sfiduese që kërkojnë përballje, reflektim dhe aftësinë për të qëndruar pranë vetes. Shpesh, mënyra se si reagojmë ndaj vështirësive të sotme vjen si pasojë e përvojave të hershme emocionale, veçanërisht atyre të zhvilluara në marrëdhënien me prindërit. Në Studio Psikologjike në Tiranë, vëmendja ndaj origjinës së plagëve emocionale dhe forcimi i vetëmbështetjes janë dy prej themeleve kryesore të punës terapeutike.

Një rast i ndodhur së fundmi gjatë seancave psikoterapeutike ilustron qartë ndikimin e fëmijërisë në jetën e një të rrituri. Një paciente rreth të dyzetave ndau me terapisten këtë përjetim: “Mamaja ime më shikon ende me atë pamje gjykuese edhe sot që jam mbi 40 vjeç. Për këtë arsye, ose e shmang, ose bëj gjithçka që ajo të jetë e kënaqur, vetëm që të mos e ndjej më atë presion mbi vete.” Kjo frazë nuk përfaqëson thjesht një mendim momental, por një mënyrë të të jetuarit që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj.

Kjo sjellje nuk është e rastësishme. Ajo është një strategji e brendshme, e formuar në fëmijëri, për t’u mbrojtur nga një figurë prindërore gjykuese, e rreptë apo emocionalisht e dhunshme. Për një fëmijë, pranimi i nënës është jetik. Ndaj shmangia e konfliktit dhe përpjekja për të qenë një “fëmijë i mirë” bëhet një mënyrë mbijetese.

Mirëpo, pyetja që duhet bërë është: a funksionon ende kjo strategji në moshë të rritur? Apo, pavarësisht se dikur ishte e vlefshme, sot po e dëmton identitetin dhe vetëvlerësimin?

Kur strategjitë e dikurshme të mbijetesës kthehen në pengesë

Në psikoterapi, një element shumë i rëndësishëm është të kuptuarit se sjelljet e zhvilluara në fëmijëri shpesh vazhdojnë edhe në moshë të rritur, edhe pse nuk janë më të dobishme. Shmangia e gjykimit të nënës dikur e mbrojti atë fëmijë të vogël nga dhimbja emocionale, por sot, e rritura vazhdon të sillet si në atë kohë, duke braktisur veten për të shmangur konfliktin.

Gjatë terapisë, terapistja i tha pacientes: “Ajo ishte një fëmijë shumë i mirë, është edhe sot. Por a jemi të sigurt se, duke vazhduar të jetë ende ai fëmijë i bindur që shmang gjykimin, nuk po braktis fëmijën që ishte dikur dhe që ende ka nevojë për mbrojtje?”

Kjo pyetje hap një reflektim të thellë. Kur vazhdojmë të përsërisim të njëjtat modele sjelljeje për të shmangur kritikën, dhunën emocionale apo mospranimin nga prindi, ne pa vetëdije po vazhdojmë të jetojmë sipas rregullave të tyre, duke mos u lejuar të ndërtojmë identitetin tonë autentik.

Pra, lind natyrshëm pyetja: a po shmangim vërtet dhimbjen, apo po shmangim të vërtetën tonë?

A duhet të vazhdojmë t’i shmangim gjykimet e prindërve?

Shumë të rritur, edhe pas moshës 30, 40 apo 50 vjeç, vazhdojnë të kërkojnë miratimin e prindërve, sikur nga ai miratim varet vlera e tyre personale. Në fakt, kjo nevoje ka rrënjë psikologjike dhe emocionale. Fëmija brenda tyre ende beson se pa miratimin e nënës ose babait, nuk ka vlerë.

Por, çfarë ndodh kur i shmangim prindërit, dhe jo nevojën emocionale të brendshme?

Shmangia nuk zgjidh plagën. Shmangia shtyn dhimbjen, forcon frikën dhe e mban individin të bllokuar në një rol të vjetër psikologjik. Ajo mbijetuese që dikur ishte një vajzë e vogël e frikësuar, sot është një e rritur që ka të drejtë të kujdeset për veten, të vendosë kufij të shëndetshëm dhe të mos braktisë më nevojat e saj emocionale.

Rëndësia e vetëmbështetjes në shëndetin mendor

Mbështetja e vetes në momente të vështira nuk është vetëm një koncept i bukur motivues. Është një aftësi psikologjike thelbësore që zhvillohet dhe forcohet me ndërgjegjësim dhe punë të brendshme. Vetëmbështetja do të thotë:

  • Të dëgjosh emocionet e tua
  • Të mos minimizosh përvojat e tua
  • Të validosh ndjenjat e tua pa gjykim
  • Të mos kërkosh miratim të jashtëm për të pasur vlerë
  • Të vendosësh kufij të shëndetshëm, veçanërisht me prindërit

Shëndeti mendor, siç theksohet në Studio Psikologjike është një investim thelbësor për cilësinë e jetës. Përjetimi i ankthit, panikut, depresionit, vështirësive emocionale, menduarit e tepërt, rishfaqja e traumave të hershme dhe shtrembërimet njohëse janë gjendje që jo vetëm kuptohen, por trajtohen me efektivitet përmes psikoterapisë.

Psikoterapia si proces shërues

Kërkimi i ndihmës psikologjike nuk është shenjë dobësie. Është akt pjekurie dhe dashurie ndaj vetes. Psikoterapia i ndihmon pacientët të:

  • kuptojnë origjinën e modeleve të tyre emocionale dhe sjellore
  • identifikojnë plagët e pashëruara të fëmijërisë
  • çlirohen nga fajet e pamerituara
  • ndërtojnë vetëbesimin dhe vetëvlerësimin
  • krijojnë marrëdhënie më të shëndetshme me veten dhe të tjerët

Në momentet e shqetësimit të brendshëm, figura e psikologut bëhet udhërrëfyesi që ndihmon individin të rikthejë ekuilibrin, qartësinë dhe forcën e brendshme.

Psikoterapia është për të gjithë, sepse askush nuk është i imunizuar ndaj sfidave të jetës. Askush nuk lind me manualin e menaxhimit të emocioneve dhe traumave. Dhe pikërisht për këtë ekzistojnë profesionistët e shëndetit mendor.

Koha të flasësh me veten dhe me një profesionist

Nuk është gjithmonë e lehtë të përballesh me të vërtetat e brendshme. Por shmangia e tyre nuk i zhduk. Përkundrazi, i thellon. Koha për të folur me një psikolog është kur:

  • ndjen se po i shmang situatat për të mos u gjykuar
  • nuk arrin të vendosësh kufij me prindërit
  • ndjen ankth, pasiguri, faj apo frikë pa arsye të dukshme
  • ke vështirësi të përballesh me emocionet

Ndryshimi fillon kur zgjedh të mos e braktisësh veten.

Nëse po përjeton sfida emocionale dhe mendore, nëse po njeh veten në historinë e mësipërme, atëherë është momenti të kërkosh mbështetje profesionale. Në Studio Psikologjike të Dr. Sonila Hoxha ofrjmë një hapësirë të sigurt, konfidenciale dhe mbështetëse për procesin tënd shërues.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

kerkoj psikologe tirane

Kini Kujdes Nga Shqetësimi Empatik

Në një botë ku informacioni, lajmet dhe historitë e dhimbshme shpërndahen me një ritëm të frikshëm, shumë njerëz ndihen të mbingarkuar emocionalisht. Ndjeshmëria, që është një cilësi e çmuar njerëzore, mund të bëhet burim shqetësimi kur shndërrohet në një ngarkesë që na lodh mendërisht dhe fizikisht. Kjo gjendje njihet si shqetësim empatik, një fenomen që prek shumë njerëz, veçanërisht ata që kujdesen apo punojnë me të tjerët në mënyrë të vazhdueshme — si psikologët, mjekët, mësuesit, kujdestarët apo edhe individët që janë shumë të ndjeshëm ndaj vuajtjeve përreth tyre.

Çfarë është shqetësimi empatik?

Shqetësimi empatik shpesh ngatërrohet me “lodhjen nga dhëmbshuria”. Megjithatë, sipas neuroshkencëtarëve (Klimecki & Singer, 2012), ky term nuk është i saktë. Dhëmbshuria në vetvete nuk shkakton lodhje — përkundrazi, ajo nxit një gjendje të ngrohtë dhe motivuese për të ndihmuar. Ajo që në të vërtetë na rraskapit është ndjeshmëria e thellë ndaj dhimbjes së tjetrit, kur e përthithim vuajtjen e tij sikur të ishte e jona dhe ndihemi të pafuqishëm për të bërë diçka për ta lehtësuar.

Kjo ndjesi e pafuqisë është thelbi i shqetësimit empatik. Ajo lind kur truri ynë aktivizon të njëjtat zona që reagojnë ndaj dhimbjes personale, duke krijuar një barrë emocionale të ngjashme me stresin apo ankthin. Në vend që të ndihmojmë në mënyrë të qëndrueshme, përfundojmë të ndihemi të lodhur, të mbyllur emocionalisht ose të tërhequr nga të tjerët.

Çfarë ndodh në trurin tonë?

Sipas studimeve neurologjike (Singer & Klimecki, 2014), ndjenjat e ndjeshmërisë dhe dhëmbshurisë aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit.

  • Ndjeshmëria, kur e ndjejmë dhimbjen e tjetrit sikur të ishte e jona, stimulon qendrat e trurit të lidhura me dhimbjen dhe stresin.
  • Dhëmbshuria, përkundrazi, aktivizon zonat që lidhen me emocionet pozitive, mirësinë dhe motivimin për të ndihmuar.

Kjo do të thotë se nuk është ndjeshmëria ajo që na lodh, por mungesa e një distance emocionale të shëndetshme. Kur identifikohemi plotësisht me vuajtjen e tjetrit, trupi dhe mendja jonë reagojnë sikur të ishim ne vetë në krizë, duke shkaktuar simptoma të stresit kronik.

Shenjat paralajmëruese të shqetësimit empatik

Njohja e simptomave të hershme është thelbësore për të mbrojtur shëndetin mendor dhe emocional. Disa nga shenjat më të zakonshme përfshijnë:

  1. Vetëfajësim i tepruar – ndjenja se mund të kishit bërë diçka për të parandaluar vuajtjen e dikujt tjetër.
  2. Ripërjetim emocional i situatave të vështira – mendime të përsëritura apo ndjesi që lidhen me përvojat e dhimbshme të të tjerëve.
  3. Simptoma fizike – dhimbje koke, tension në trup, lodhje e pashpjegueshme apo shqetësime gastrointestinale.
  4. Ndjesi e mbingarkesës – ndjenja se gjithçka është “shumë”, dëshira për t’u tërhequr nga mediat sociale, puna apo ndërveprimet shoqërore.
  5. Frikë ose shmangie – shmangia e situatave apo personave që ju kujtojnë përvojat e dhimbshme të të tjerëve.

Nëse disa prej këtyre shenjave janë të pranishme, është momenti për të ndalur dhe për të reflektuar mbi mënyrën si po e përthithni dhimbjen e botës përreth jush.

Si të kujdeseni për veten përballë shqetësimit empatik

Kujdesi për veten nuk është egoizëm — është një domosdoshmëri për këdo që kujdeset për të tjerët. Nëse ndiheni të lodhur emocionalisht, mbani mend se nuk mund të ofroni ndihmë të qëndrueshme nëse nuk jeni mirë vetë. Ja disa mënyra të provuara për të reduktuar shqetësimin empatik:

1. Krijoni kufij emocionalë të shëndetshëm

Mësoni të dalloni midis ndjenjës së dhimbjes për dikë dhe përthithjes së asaj dhimbjeje. Lejoni veten të jeni i pranishëm, por pa humbur vetëdijen tuaj individuale. Është e shëndetshme të keni distancë emocionale pa humbur dhembshurinë.

2. Kufizoni ekspozimin ndaj informacionit të dhimbshëm

Në kohën e mediave sociale, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lajmeve të trazuara mund të përkeqësojë shqetësimin empatik. Vendosni kufij të qartë për përdorimin e rrjeteve sociale, informohuni me masë dhe shmangni përmbajtjet që nxisin frikë ose trishtim të tepruar.

3. Krijoni rituale kujdesi ndaj vetes

Aktivitetet fizike si ecja, yoga apo meditimi ndihmojnë trupin të çlirojë tensionin dhe mendjen të qetësohet. Gjithashtu, një rutinë gjumi e rregullt, ushqimi i shëndetshëm dhe kohë për relaksim ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale.

4. Kërkoni mbështetje profesionale

Psikoterapia është një nga mënyrat më efektive për të menaxhuar shqetësimin empatik. Në një ambient të sigurt dhe profesional, pacientët mund të eksplorojnë ndjenjat e tyre, të kuptojnë kufijtë emocionalë dhe të mësojnë teknika për rikthimin e ekuilibrit psikologjik.

5. Ushtroni dhëmbshurinë e ndërgjegjshme

Praktikoni një formë të dhëmbshurisë që vjen nga qetësia dhe jo nga tensioni. Fokusohuni tek dëshira për të ndihmuar, jo tek barra e vuajtjes. Kjo lloj dhëmbshurie e ndërgjegjshme lidhet me ndjenja pozitive dhe energji të qëndrueshme.

Roli i psikologut në parandalimin e shqetësimit empatik

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë, ofrohet një qasje profesionale për menaxhimin e shqetësimit empatik përmes psikoterapisë individuale dhe metodave të ndërgjegjshme të kujdesit emocional. Psikoterapia ndihmon pacientët të kuptojnë mekanizmat e brendshëm që i bëjnë të përthithin dhimbjen e të tjerëve dhe t’i zëvendësojnë me forma më të shëndetshme të dhëmbshurisë.

Krijimi i një hapësire të sigurt për shprehjen e emocioneve, zhvillimi i vetëdijes emocionale dhe ndërtimi i kufijve të shëndetshëm janë hapa kyç drejt një mirëqenieje më të qëndrueshme.

Shqetësimi empatik është një kujtesë e fuqishme se si ndjeshmëria, një dhuratë e bukur njerëzore, mund të kthehet në një barrë nëse nuk e menaxhojmë me kujdes. Kujdesi për veten është pjesë e dhëmbshurisë — jo një largim prej saj. Duke kultivuar një raport të shëndetshëm me emocionet tona, ne jo vetëm që mbrojmë veten, por bëhemi edhe më të aftë për të ndihmuar të tjerët me dashuri dhe qetësi.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikoterapi me psikolog online tirane

Kam Frikë Nga Ndryshimi, Kam Frikë Të Qëndroj Njësoj

Në çdo etapë të jetës sonë, përballemi me ndryshime. Disa janë të dëshiruara – një punë e re, një marrëdhënie e shëndetshme, një vendim për t’u përmirësuar. Të tjera na ndodhin papritur – humbje, ndarje, sëmundje, zhgënjime. Edhe kur ndryshimi sjell diçka të mirë, ai shpesh shoqërohet me pasiguri dhe frikë. Kjo frikë është më e zakonshme sesa mendojmë.

Në Studio Psikologjike shumë pacientë ndajnë të njëjtin ndjesi: “Kam frikë të ndryshoj, por kam edhe frikë të qëndroj njësoj.” Kjo ndjenjë e brendshme është një përplasje mes dëshirës për përmirësim dhe frikës nga e panjohura. Psikoterapia ndihmon që ky konflikt të kuptohet dhe të menaxhohet me vetëdije.

Frika nga ndryshimi – pse ndodh?

Frika nga ndryshimi është pjesë e natyrës njerëzore. Truri ynë kërkon siguri, stabilitet dhe parashikueshmëri. Ndryshimi shpesh perceptohet si kërcënim ndaj këtij ekuilibri. Për shembull, një pacient që mendon të largohet nga një marrëdhënie që nuk i bën mirë, përjeton pasiguri të forta: “Po sikur të mos gjej diçka më të mirë?” ose “A do t’i përballoj pasojat?”.

Këto mendime nxisin ankth, stres dhe shpesh na paralizojnë. Megjithatë, psikoterapia e sheh frikën si një dritare drejt vetëkuptimit, jo si pengesë. Nëpërmjet punës terapeutike, pacienti mëson të dëgjojë frikën e tij, ta kuptojë prejardhjen dhe ta transformojë në forcë për të ecur përpara.

Në jetën emocionale, ne shpesh gjendemi mes dy ekstremeve: qëndrimit në vend nga frika dhe dëshirës për t’u transformuar. Kjo përplasje ndonjëherë krijon një ndjesi boshllëku ose apatie. Në psikoterapi, ky moment quhet “fazë e tranzicionit” – një periudhë ku e vjetra nuk funksionon më, por e reja ende nuk është formësuar.

Doktoresha Sonila Hoxha, me përvojë shumëvjeçare në fushën e psikologjisë klinike, e përshkruan këtë si një proces të domosdoshëm rritjeje. Në vend që ta luftojmë ndryshimin, mësojmë të vallëzojmë me të. Ashtu si vallëzimi kërkon hap, ritëm dhe praninë e partnerit, edhe jeta kërkon fleksibilitet dhe vetëdije për momentin.

Rënia është eksperiencë, të luftosh është karakter, të mos dorëzohesh është jetë

Çdo njeri përjeton rënie – qoftë emocionale, profesionale apo personale. Rënia nuk është fundi, por pjesë e procesit. Ajo na mëson durimin, pranimin dhe aftësinë për të filluar nga e para. Pikërisht këtu hyn roli i psikoterapisë.

Në Studio Psikologjike procesi terapeutik shihet si një rrugëtim i përbashkët midis psikologut dhe pacientit. Psikoterapia ndihmon individin të përballet me vështirësitë e jetës, të kuptojë emocionet dhe të rigjejë ekuilibrin e brendshëm. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për depresionankthatak panikustresprobleme personale apo në çift – qëllimi është i njëjtë: të ndihmojë pacientin të njohë veten dhe të gjejë mënyrën e vet për të vazhduar.

Psikoterapia – zgjidhja për kohët moderne

Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ku presionet shoqërore dhe profesionale janë të mëdha, psikoterapia nuk është më luks, por nevojë. Ajo ofron një hapësirë të sigurt ku pacienti mund të flasë lirshëm, pa gjykim, për gjithçka që e shqetëson.

Në këtë hapësirë, fjalët bëhen ura lidhëse mes emocioneve dhe vetëdijes. Një konsultë me psikologun mund të jetë hapi i parë drejt qetësisë dhe kuptimit të vetvetes. Trajtimi psikoterapeutik ndihmon në:

  • Përballimin e stresit dhe ankthit;
  • Menaxhimin e atakëve të panikut;
  • Rritjen e vetëbesimit dhe vetërespektit;
  • Përmirësimin e marrëdhënieve familjare dhe në çift;
  • Përballimin e periudhave të vështira si humbje apo ndarje;
  • Qartësimin e qëllimeve personale dhe profesionale.

Nëse ndihesh i mbingarkuar, i lodhur emocionalisht ose ke frikë nga ndryshimi, të kërkosh ndihmë nuk është dobësi – është guxim.

Këshillimi psikologjik – një hap drejt vetëkujdesit

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, konsultat ofrohen si në ambient fizik në Tiranë, ashtu edhe online, për të qenë sa më pranë çdo personi që ka nevojë për mbështetje. Qëllimi është që askush të mos ndihet vetëm në përballjen me shqetësimet e tij.

Psikologu nuk të jep receta të gatshme, por të ndihmon të ndërtosh kuptimin tënd për situatën, të gjesh rrugën që funksionon për ty. Ky proces përfshin trajnimin e mendjes për të reaguar ndryshe ndaj stresit dhe vështirësive. Me kohë dhe durim, pacienti mëson të menaxhojë emocionet, të vendosë kufij të shëndetshëm dhe të ndërtojë një jetë më të qëndrueshme.

Është koha për të folur

Shumë njerëz presin gjatë para se të kërkojnë ndihmë. Ata mendojnë se “do kalojë vetë”, ose kanë frikë nga paragjykimet. Por heshtja e gjatë shpesh e thellon shqetësimin. Psikoterapia është një proces i sigurt, konfidencial dhe i ndërtuar mbi respektin për individin.

Nëse ndihesh i bllokuar mes frikës për të ndryshuar dhe frikës për të qëndruar njësoj, mos e shty më. Të flasësh është fillimi i shërimit.

Në Studio Psikologjike çdo pacient trajtohet me kujdes dhe profesionalizëm, në një ambient që frymëzon qetësi, mirëkuptim dhe reflektim. Sepse psikoterapia është për të gjithë – për të rinjtë që kërkojnë drejtim, për prindërit që përballen me sfida, për çiftet që kërkojnë komunikim më të mirë, dhe për çdo individ që dëshiron të njohë më thellë veten.

Jeta është një vallëzim i vazhdueshëm mes rënieve dhe ngritjeve, mes frikës dhe guximit. Të luftosh është karakter, të mos dorëzohesh është jetë. Ndryshimi nuk është armik, por mësuesi më i mirë që mund të kemi. Me ndihmën e duhur psikologjike, çdo njeri mund të mësojë ritmin e vet të këtij vallëzimi dhe të drejtojë jetën në mënyrën që meriton.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

PSIKOLOGE PER ADOLESHENTE

Rifillimi Pas Stresit

Psikoterapia Ndihmon Mendjen të Gjejë Qetësinë

Në jetën e përditshme, shumë njerëz ndihen të mbingarkuar, të lodhur mendërisht dhe emocionalisht. Ndërsa përpiqen të përballojnë kërkesat e jetës, shpesh ndodhin momente kur mëndja duket sikur nuk mban më. Në këto çaste, vëmendja dhe kujdesi ndaj vetes bëhen thelbësore. Siç shprehet filozofi Alain de Botton, “ajo që ne e quajmë stres nuk është një fenomen i pashpjegueshëm, por kërkesë e mëndjes sonë që të mos mbingarkohet.”

Në Studio Psikologjike theksi vihet pikërisht në këtë parim: të kuptuarit e sinjaleve që trupi dhe mëndja japin, për të ndërtuar mënyra të reja përballimi dhe për të rikthyer ekuilibrin e brendshëm. Vetëm kur i japim fund diçkaje që na dëmton, mund të fillojmë me të vërtetë të rifillojmë.

Si e Mbingarkojmë Mëndjen pa e Kuptuar

Shumë prej nesh e lodhin mëndjen në mënyrë të pavetëdijshme. Kjo ndodh kur mendimet dhe shqetësimet marrin formën e një dialogu të brendshëm të pafund, që krijon stres, ankth dhe tension emocional. Disa shembuj të situatave të zakonshme përfshijnë:

  • Parashikimi i skenarëve të pafund të së ardhmes, për të ndërtuar alibi dhe për të shmangur zhgënjimin: “Po sikur të mos shkojë mirë?”
  • Vendosja e detyrimit mbi dëshirën: kur “duhet bërë” zëvendëson “do të doja të bëja”, duke e kthyer veprimin në barrë.
  • Krahasimet e padrejta: “Të tjerëve gjithmonë ju shkon mirë, ndërsa mua jo.”
  • Frika nga gjykimi: “Të gjithë më shikojnë dhe më gjykojnë.”
  • Dorëzimi para pamundësisë: “Situata ime nuk mund të ndryshojë kurrë.”

Në realitet, çdo mendim i tillë është një ngarkesë e panevojshme për mëndjen. Duke identifikuar dhe shmangur qoftë edhe një prej këtyre modeleve, individi arrin të lehtësojë procesin e të menduarit, të rikuperojë energjinë funksionale dhe të ndjejë qartësi mendore.

Pse Mendimet Negativë Marrin Kontrollin

Mendimet negative janë pjesë normale e përvojës njerëzore. Ato shfaqen si mekanizma paralajmërues, që mëndja përdor për të tërhequr vëmendjen tonë. Problemi lind kur këto mendime bëhen të përsëritura, obsesive dhe krijojnë ndjesinë e ankthit të vazhdueshëm.

Sa më shumë të përpiqemi t’i largojmë me forcë, aq më shumë ato rikthehen. Ky është paradoksi i mendimeve negative: kur nuk i pranojmë, ato fuqizohen. Në Studio Psikologjike qasja terapeutike fokusohet në menaxhimin shkencor të mendimeve — jo në eliminimin e tyre, por në krijimin e një raporti më të shëndetshëm me to.

Psikoterapia ofron mjete praktike për t’i kuptuar këto mendime, për t’i analizuar burimet e tyre dhe për të ndërtuar strategji të reja përballimi. Nuk bëhet fjalë për magji, por për shkencë, për një proces të qartë psikoterapeutik që synon ristrukturimin e mënyrës së të menduarit dhe përmirësimin e mirëqenies emocionale.

Roli i Psikoterapisë në Rikthimin e Qetësisë

Në momentet e shqetësimit, ankthit apo trishtimit, ndërhyrja profesionale e psikologut ka një efekt konkret dhe të matshëm. Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, çdo pacient trajtohet në mënyrë individuale, duke u ndërtuar një plan pune terapeutik sipas nevojave dhe qëllimeve të tij.

Psikoterapia ndihmon në:

  • Reduktimin e stresit kronik dhe ankthit, përmes teknikave të ndërgjegjësimit dhe vetëvëzhgimit.
  • Menaxhimin e atakeve të panikut, duke mësuar të kuptohen sinjalet trupore dhe emocionet përpara shpërthimit të ankthit.
  • Përballimin e depresionit, nëpërmjet metodave që rikthejnë motivimin dhe vlerësimin personal.
  • Rritjen e vetërespektit dhe vetëbesimit, duke zhvilluar një marrëdhënie më të shëndetshme me veten.
  • Përmirësimin e marrëdhënieve në çift dhe në familje, duke zbuluar mënyra të reja komunikimi dhe mirëkuptimi.
  • Zhvillimin personal dhe profesional, për ata që kërkojnë të ndihen më të qetë, më të fokusuar dhe më të aftë në vendimmarrje.

Psikoterapia nuk është vetëm një proces kurative, por edhe parandalues. Ajo i ofron individit aftësinë për të kuptuar më thellë veten dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri emocionale ndaj sfidave të jetës.

Në kohën moderne, barrierat e distancës nuk janë më pengesë për të marrë ndihmën që nevojitet. Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha ofron konsulta si në prani fizike në Tiranë, ashtu edhe online, për t’u përshtatur me ritmin dhe nevojat e çdo pacienti.

Konsulta me psikologun është një mundësi për të folur lirshëm, pa gjykim, për atë që ndjeni dhe mendoni. Shumë njerëz e përjetojnë këtë hap si një çlirim emocional dhe një pikënisje për ndryshim. Psikoterapia nuk është vetëm ndihmë për momentet e vështira — është një proces zhvillimi që ndikon pozitivisht në të gjitha fushat e jetës.

Nëse ndiheni të lodhur mendërisht, në ankth, ose përballeni me një situatë që duket e paqartë, kërkimi i ndihmës nuk është shenjë dobësie, por akt i guximshëm i kujdesit ndaj vetes. Psikologu është aty për të ndihmuar që të kuptoni më mirë emocionet tuaja, të qartësoni mendimet dhe të ndërtoni hapa të sigurt drejt ndryshimit.

Koha për të Folur dhe për të Rifilluar

Rruga drejt qetësisë mendore fillon me një hap të vetëm — vendimin për të folur.
Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, besimi, mirëkuptimi dhe profesionalizmi janë themeli mbi të cilin ndërtohet çdo marrëdhënie terapeutike. Çdo seancë është një hap më afër vetëdijes, qetësisë dhe rikthimit të kontrollit mbi jetën.

Mendja mund të trajnohet, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit. Ajo ka nevojë për pushim, mirëmbajtje dhe kujdes. Dhe vetëm kur mësojmë t’i japim fund ngarkesave të panevojshme, mund të rifillojmë me të vërtetë.

Nëse ndiheni të mbingarkuar, mos prisni që gjithçka të kalojë vetvetiu. Kërkoni ndihmën e duhur.
Në fund të fundit, çdo rifillim fillon me një vendim: të kujdesesh për veten.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe ankthi tirane

Maskat që Mbajmë

 Çfarë fshehim pas vetëbesimit, buzëqeshjes apo qetësisë

Shumica e njerëzve mendojnë se e njohin mirë veten. Por shpesh ajo që tregojmë jashtë nuk përputhet me realitetin tonë të brendshëm. Maska që vendosim përpara botës nuk është gjithmonë mashtrim; ajo është një mënyrë mbrojtjeje që mendja jonë zgjedh për të na mbajtur të sigurt pas përvojave të dhimbshme, zhgënjimeve apo traumave.

Në praktikën klinike, psikologët shpesh vërejnë se këto “maska” nuk janë thjesht sjellje sipërfaqësore, por mekanizma të thellë emocionalë që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si ndjejmë, mendojmë dhe veprojmë.

Nëse ndihesh i bllokuar emocionalisht, i pavendosur, apo sikur ke humbur kontaktin me veten e vërtetë, është e mundur që një nga maskat më poshtë të të përfaqësojë. Njohja e saj është hapi i parë drejt çlirimit të brendshëm dhe shërimit të vërtetë.

  • Maskë e bardhë e çarë – Silleni si të fort, por thellë-thellë ndiheni ende të thyer. Kjo është arsyeja pse vetëbesimi juaj vazhdon të bjerë.
  • Maskë e zezë – Mbani zemërim dhe pakënaqësi. Nëse keni qënë në marrëdhënie toksike, kjo shpesh do të thotë që dhimbja ende ju kontrollon.
  • Maskë e artë – Buzëqeshni, punoni, jetoni… por brënda duket e rreme. Shumë të mbijetuar të abuzimit narcisist ndihen pikërisht kështu – është lidhja e traumës që flet.
  • Maskë rozë – Doni dashuri, por keni frikë të besoni përsëri. Frika se mos lëndoheni ju mban të bllokuar.
  • Maskë argjendi – Nuk ndjeni asgjë – as gëzim, as trishtim. Kjo është mpirje, një shenjë se mëndja juaj po ju mbron nga traumat e së kaluarës.
  • Maskë shumëngjyrëshe – Ke filluar të shërohesh, por të qëndrosh i lirë kërkon punë të brëndshme të përditshme.

Nëse ndonjë nga këto ju duket si vetja – do të thotë se ka më shumë shërim për të bërë sesa mendonit dhe pakënaqësi. Nëse keni qënë në marrëdhënie toksike, kjo shpesh do të thotë që dhimbja ende ju kontrollon.

Kur është koha të kërkosh ndihmë profesionale

Nëse ndonjë nga këto përshkrime të duket e njohur, ndoshta është momenti për të reflektuar më thellë.
Të gjitha këto gjendje – nga ankthi, paniku, mendimet e tepërta, shtrembërimet njohëse, deri te frika nga lidhjet – janë çështje që mund të trajtohen dhe shërohen me psikoterapi.

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë, pacientët marrin mbështetje profesionale për të kuptuar veten, për të menaxhuar emocionet dhe për të rikthyer ekuilibrin mendor. Terapia është një hap i guximshëm drejt vetëdijes dhe lirisë emocionale.

Shëndeti mendor meriton po aq kujdes sa ai fizik. Të kërkosh ndihmë nuk do të thotë dobësi – përkundrazi, është akti më i fortë që mund të bësh për veten tënde.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe me e mire ne tirane

Gjashtë Hapa Drejt Mirëqenies Mendore

Si ta forcosh veten çdo ditë

Në një botë që lëviz me ritme të shpejta, ku presionet e përditshme shpesh na lodhin mendërisht dhe emocionalisht, kujdesi për mirëqenien tonë nuk është më luks, por domosdoshmëri. Shpesh përpiqemi të përballojmë gjithçka vetëm, duke harruar se jemi qenie njerëzore që kemi nevojë për ndalim, reflektim dhe rigjenerim.
Në Studio Psikologjike besojmë se mirëqenia ndërtohet mbi bazat e ekuilibrit të brendshëm, pranisë në të tashmen dhe zhvillimit të vazhdueshëm personal.

Më poshtë do të gjeni gjashtë hapa të thjeshtë, por thelbësorë, për të kultivuar një jetë më të shëndetshme mendërisht dhe emocionalisht.

1. Qëndro me natyrën

Kontakti me natyrën është një nga mënyrat më efektive për të qetësuar mendjen dhe për të rivendosur ekuilibrin e brendshëm. Kur ndodhemi në mjedise natyrore – qoftë në një park, në male apo pranë detit – mendimet e tepërta fillojnë të qetësohen, ndërsa frymëmarrja bëhet më e thellë dhe më e ndërgjegjshme.

Natyra na rikthen në të tashmen. Zhurma e qytetit, stresi i punës dhe ritmi i shpejtë i jetës shpesh na mbajnë të shkëputur nga vetja. Duke kaluar kohë me natyrën, ne ndërpresim dialogun e brendshëm të lodhshëm dhe i japim hapësirë qetësisë dhe pranisë. Një shëtitje e qetë në ajër të pastër mund të bëhet terapi e vërtetë për trupin dhe mendjen.

2. Jepi hapësirë kënaqësisë

Kënaqësia është një burim i fuqishëm energjie pozitive. Shpesh e neglizhojmë atë, duke menduar se duhet të “meritojmë” momente gëzimi vetëm pas një pune të lodhshme apo arritjeje të caktuar. Por e vërteta është se kënaqësia është pjesë e mirëqenies së përditshme dhe jo një shpërblim i rrallë.

Bëj më shumë nga ajo që të pëlqen. Lexo, pikturo, dëgjo muzikë, vallëzo, gatuaj apo thjesht qëndro me njerëz që të frymëzojnë. Kur ushqen pasionet e tua, rrit aftësinë për të përjetuar lumturi dhe ul ndjeshëm ndjenjat e stresit apo ankthit.

 terapinë psikologjike, shpesh shihet se rikthimi tek kënaqësitë e vogla të përditshme është një hap i rëndësishëm drejt rigjetjes së ekuilibrit emocional.

3. Ndihmo të tjerët

Ndihma ndaj të tjerëve ka një efekt të dyfishtë: përfiton ai që ndihmohet, por edhe ti që jep ndihmën. Ndjesia e kontributit dhe përfshirjes në mirëqenien e dikujt tjetër përforcon ndjenjën e vlerës dhe kompetencës personale.

Kur ndihmon, aktivizohen ndjesi pozitive, rritet empatia dhe forcohet lidhja njerëzore. Në psikologji, ky proces shpesh quhet “cikli i mirësisë” – një reagim pozitiv që ushqen vetëvlerësimin dhe redukton ndjenjat e vetmisë.

Në Studio Psikologjike ne inkurajojmë pacientët të kërkojnë mënyra të vogla për të kontribuar: qoftë një fjalë e mirë, një dëgjim aktiv apo një ndihmë konkrete. Këto gjeste të vogla krijojnë ndryshime të mëdha në ndjesinë e brendshme të qëllimit dhe lidhjes me jetën.

4. Çliro emocionet

Të gjitha emocionet janë legjitime. Trishtimi, zemërimi, frika apo gëzimi janë pjesë e përvojës njerëzore. Problemi lind kur përpiqemi t’i shtypim ose t’i shmangim ato. Në realitet, çdo emocion kërkon të dëgjohet, jo të mohohet.

Terapia psikologjike ndihmon në procesin e njohjes, pranimit dhe çlirimit të emocioneve. Kur lejojmë emocionet të shprehen në mënyrë të sigurt, shmangim bllokimet e brendshme që shpesh çojnë në ankth apo depresion.

Mëso të qëndrosh me emocionet e tua pa i gjykuar. Lejo veten t’i përjetosh dhe t’i lësh të kalojnë si valë që vijnë dhe shkojnë. Ky proces ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje më të shëndetshme me vetveten.

Puno mbi përmirësimin tënd të vazhdueshëm

Zhvillimi personal nuk përfundon kurrë. Ai është një proces i përhershëm i rritjes mendore, emocionale dhe shpirtërore. Çdo ditë është një mundësi për të mësuar diçka të re, për të reflektuar mbi përvojat dhe për të zgjeruar mënyrën se si e shohim jetën.

Në kontekstin e psikoterapisë, përmirësimi i vazhdueshëm lidhet ngushtë me ndërtimin e aftësive të reja përballuese. Kur njeriu mëson si të menaxhojë stresin, të përballet me ankthin ose të përmirësojë komunikimin me të tjerët, ai bëhet më i përgatitur për sfidat e ardhshme.

Në Studio Psikologjike fokusi është te zhvillimi i qëndrueshëm i pacientit – përmes teknikave të psikoterapisë bashkëkohore, mbështetjes emocionale dhe ushtrimeve praktike që forcojnë vetëdijen dhe reziliencën.

Vepro më shumë, mendo më pak

Një nga pengesat më të zakonshme në jetën moderne është “mbimendimi” – një proces i pafund analizash që na paralizon. Mendja fillon të krijojë skenarë të shumtë, të dyshojë, të vonojë vendimet dhe të ulë motivimin për veprim.

Në psikologji, kjo gjendje njihet si “overthinking” dhe shpesh shoqërohet me ankth dhe pasiguri. Zgjidhja është të lëvizësh nga mendimi drejt veprimit. Kur vepron, merr përvojë; kur qëndron në vend, humbet besim.

Veprimi është mjeti më i fuqishëm për të ndërtuar siguri dhe për të vlerësuar efektet reale të vendimeve të tua. Mos prit që gjithçka të jetë perfekte për të filluar – perfeksioni nuk ekziston, ndërsa ndryshimi ndodh vetëm nëpërmjet veprimit.

Udhëtimi drejt vetëdijes dhe mirëqenies

Mirëqenia nuk është një destinacion i vetëm, por një udhëtim i përditshëm. Çdo hap, sado i vogël, është një fitore ndaj lodhjes mendore dhe emocionale. Duke qëndruar në kontakt me natyrën, duke ndjekur kënaqësinë, duke ndihmuar të tjerët, duke çliruar emocionet, përmirësuar veten dhe duke vepruar më shumë, krijon themelet e një jete më të plotë.

Nëse ndjen se po përballesh me një periudhë të vështirë, me ankth, stres, depresion apo vështirësi në marrëdhënie, mos e përballo vetëm. Kërkimi i ndihmës është një akt force, jo dobësie.
Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë ofron këshillim dhe psikoterapi profesionale, si në zyrë ashtu edhe online, për të ndihmuar pacientët të rifitojnë ekuilibrin dhe besimin në veten e tyre.

Sepse kujdesi për mendjen është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për trupin.
Është koha për të folur. Është koha për të vepruar.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe per cifte

Komunikimi në Marrëdhënie

Pse heshtja shpesh dëmton më shumë se mungesa e tërheqjes

Në shumë marrëdhënie, kur ndjehet një ftohje emocionale, partnerët shpesh mendojnë se dëshira është venitur, se pasioni ka humbur, apo se koha ka bërë të vetën. Por në realitet, ajo që shpesh shuan lidhjen nuk është mungesa e tërheqjes, por mungesa e komunikimit të hapur dhe të sinqertë.
Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, ne e shohim çdo ditë se si heshtja, frika për të folur dhe moskuptimi emocional ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve dhe mirëqenien mendore të individëve.

Kur komunikimi ndalon, afërsia humbet

Në fillimet e një marrëdhënieje, gjithçka duket e lehtë: ka dëshirë, kureshtje, pyetje, interes dhe afrimitet. Me kalimin e kohës, shumë çifte fillojnë të shmangin bisedat e vështira — ato që prekin ndjenjat e frikës, pasigurisë apo pakënaqësisë.
Kur këto tema nuk adresohen, në vend të qartësisë lind distanca. Trupi dhe mendja ndjejnë tension, fjalët mbeten brenda dhe afërsia fizike dhe emocionale fillon të zbehet.

Dëshira nuk shuhet sepse nuk ka më ndjenja, por sepse hapësira për të folur dhe për t’u dëgjuar është mbushur me heshtje. Dëshira ka nevojë për të vërtetën, për fjalë që lidhin, për kuriozitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Heshtja nuk është paqe – është ngarkesë emocionale

Në dukje, heshtja mund të duket si mënyra më e lehtë për të shmangur konfliktin, por në fakt ajo është një mënyrë për ta shtyrë problemin. Me kalimin e kohës, ndjenjat e papërpunuara shndërrohen në ankth, pasiguri, zemërim të shtypur apo madje edhe në simptomat e depresionit.

Në praktikën tonë psikoterapeutike, shpesh takojmë pacientë që vijnë jo sepse dashuria ka mbaruar, por sepse nuk dinë më si të komunikojnë. Ata ndjejnë lodhje emocionale, mungesë afërsie dhe pasiguri se si të afrohen përsëri me partnerin e tyre. Në këto raste, psikoterapia bëhet një udhërrëfyes i vlefshëm për të rikthyer lidhjen me veten dhe me tjetrin.

Pse komunikimi është çelësi i marrëdhënieve të shëndetshme

Të dish të komunikosh nuk është vetëm të flasësh — është të kuptosh, të dëgjosh, të pranosh dhe të shprehësh.
Në marrëdhënie, komunikimi efektiv përfshin disa elementë thelbësorë:

  1. Sinqeriteti emocional: Të ndash atë që ndjen pa frikë se do të gjykohesh.
  2. Empatia: Të dëgjosh me qëllimin për të kuptuar, jo për t’u mbrojtur.
  3. Pranimi: Të lejosh që partneri yt të ketë përvoja dhe ndjenja të ndryshme nga të tuat.
  4. Kureshtja: Të mos ndalosh së pyeturi dhe së njohuri njëri-tjetrin.
  5. Kufijtë e shëndetshëm: Të respektosh hapësirat personale dhe nevojat individuale.

Kur këta elementë mungojnë, marrëdhënia fillon të bjerë në një cikël heshtjeje, keqkuptimi dhe distancimi.

Kur trupi reagon ndaj heshtjes

Shpesh, trupi është i pari që “flet”, edhe kur ne nuk themi asgjë. Një ndjenjë e vazhdueshme tensioni, një mbyllje emocionale, një distancë fizike e pashpjegueshme – të gjitha janë shenja se diçka brenda nesh kërkon të dëgjohet.
Në këto momente, trupi nuk ndihet më i lirë për t’u afruar, sepse mungon siguria emocionale. Ndaj, ndërtimi i një komunikimi të hapur është mënyra për ta rikthyer këtë ndjesi sigurie.

Psikoterapia si proces reflektimi dhe rritjeje

Në Studio Psikologjike ne besojmë se çdo individ dhe çdo çift ka aftësinë për të rikthyer ekuilibrin, nëse merr kohën për të reflektuar dhe për të folur.
Psikoterapia është një proces që ndihmon pacientët të kuptojnë çfarë po ndodh brenda tyre, të njohin emocionet, frikërat dhe nevojat e pashprehura. Ajo ndihmon për të zbuluar mënyra të reja komunikimi, për të ndërtuar besim, dhe për të rikthyer lidhjen emocionale.

Kjo vlen jo vetëm për marrëdhëniet në çift, por edhe për marrëdhëniet me familjen, me fëmijët, me kolegët apo me vetveten.
Nëpërmjet psikoterapisë, pacienti mëson të kuptojë veten, të ndalojë ciklin e mendimeve të tepërta dhe të zhvillojë aftësi më të mira për të përballuar stresin, ankthin apo shqetësimet emocionale.

Të kërkosh ndihmë është një akt force, jo dobësie

Shumë njerëz e shtyjnë kërkimin e ndihmës psikologjike sepse ndihen të pasigurt, të turpëruar ose mendojnë se “do kalojë vetë”.
Por të kujdesesh për shëndetin tënd mendor nuk është luks — është nevojë. Të kërkosh ndihmë profesionale është një shenjë pjekurie emocionale dhe guximi.

Në situata të tilla, figura e psikologut luan një rol thelbësor: ajo ndihmon për të parë më qartë, për të kuptuar rrënjët e vështirësive dhe për të ndërtuar strategji efektive për përmirësim.
Qoftë për ankth, depresion, stres, atake paniku, probleme të marrëdhënies, vetëvlerësim të ulët, apo periudha të vështira të jetës — psikoterapia është një rrugë e sigurt drejt shërimit dhe zhvillimit personal.

Është koha të flasësh, jo të heshtësh

Nëse ndihesh i distancuar nga partneri, i lodhur emocionalisht apo i mbingarkuar nga mendimet, mos prit që koha ta zgjidhë vetë situatën.
Koha nuk e konsumon një marrëdhënie — heshtja e mbush me gjëra të pathëna.
Zgjidh të flasësh. Zgjidh të reflektosh. Zgjidh të kujdesesh për shëndetin tënd mendor.

Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha, ofrohen konsulta psikologjike dhe psikoterapi individuale e në çift, si në formatin live, ashtu edhe online, për të lehtësuar aksesin dhe për të ndihmuar çdo person që kërkon mbështetje profesionale.
Sepse të gjithë kalojmë periudha të vështira, por askush nuk duhet t’i përballojë vetëm.

Komunikimi, themeli i shëndetit emocional

Të mësosh të flasësh për atë që ndien është një nga dhuratat më të mëdha që mund t’i bësh vetes dhe marrëdhënieve të tua.
Nëse ndjen se diçka po të vështirëson, mos e lër të rritet në heshtje. Psikoterapia është hapësira ku mund të rikthesh qartësinë, ekuilibrin dhe qetësinë e brendshme.

Në fund të ditës, nuk është mungesa e tërheqjes që shuan një lidhje, por mungesa e fjalëve që lidhin.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog tirane per cifte

Shëro Veten, Jo të Tjerë

Si të Çlirohesh nga Marrëdhëniet Toksike dhe të Rikthesh Ekuilibrin Emocional

Në jetën e përditshme, shumë njerëz përfundojnë në marrëdhënie që i lodhin, i rraskapitin emocionalisht dhe i lënë të zbrazët. Shpesh, këto janë marrëdhënie toksike — të cilat, pavarësisht se i dëmtojnë, janë të vështira për t’u shkëputur. Ne përpiqemi t’i ndryshojmë, t’i “rregullojmë” ose t’i shërojmë njerëzit që na lëndojnë, duke harruar se detyra jonë e vërtetë nuk është të shërojmë të tjerët, por të shërojmë veten nga pjesët që na kanë lidhur me ta.

Pse lidhemi me njerëz toksikë?

Njerëzit toksik nuk janë gjithmonë të lehtë për t’u dalluar në fillim. Shpesh, lidhjet me ta lindin nga boshllëqe emocionale, modele të vjetra marrëdhëniesh ose mungesë e vetëvlerësimit. Mund të jetë ndjesia e njohjes që tërheq – diçka në mënyrën se si na trajtojnë, që rezonon me plagët e vjetra të fëmijërisë apo me përvoja të pashëruara.

Në thelb, ne tërhiqemi nga ajo që na duket e njohur, jo domosdoshmërisht nga ajo që është e shëndetshme. Prandaj, kur përpiqemi të ndryshojmë dikë tjetër, shpesh po kërkojmë të shërojmë veten përmes tjetrit – diçka që rrallë funksionon.

Shërimi fillon kur ndalon së shpëtuari të tjerët

Një nga hapat më të vështirë në procesin e shërimit është pranimi se nuk është detyra jonë të shpëtojmë ata që nuk duan të shpëtohen. Njerëzit ndryshojnë vetëm kur vetë dëshirojnë të ndryshojnë. Ndërkohë, ne duhet të pyesim veten:
Çfarë po më mëson kjo marrëdhënie për mua?
Çfarë pjesë e imja ndihet e detyruar të qëndrojë aty ku ndjej dhimbje?
Si mund të kujdesem më mirë për veten time?

Kur ndalojmë së luftuari për të tjerët dhe fillojmë të përqendrohemi në shërimin e plagëve tona emocionale, fillon transformimi i vërtetë. Shërimi personal nuk është egoizëm, është akt dashurie ndaj vetes.

Kujdesu për plagët e tua të padukshme

Në punën terapeutike, shumë njerëz zbulojnë se plagët e tyre më të thella janë shpesh emocionale, jo fizike. Ato shfaqen në forma të ndryshme: ankth, pasiguri, vetëdyshim, apo modele të përsëritura marrëdhëniesh të dëmshme.

Në Studio Psikologjike procesi i psikoterapisë ndihmon individët të kuptojnë këto plagë, t’i emërtojnë, dhe më pas t’i shërojnë. Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndihen “keq”, por për çdo person që dëshiron të jetojë më vetëdijshëm, me ekuilibër emocional dhe mendje të qetë.

Shpesh njerëzit ndihen fajtorë për ndjenjat e tyre ose mendojnë se duhet t’i përballojnë të gjitha vetëm. Por psikoterapia nuk është shenjë dobësie — është një mënyrë e mençur për të ndihmuar veten. Me ndihmën e një psikologu, mund të mësojmë të përballemi me:

  • Ankthin dhe sulmet e panikut
  • Depresionin dhe lodhjen emocionale
  • Stresin kronik dhe shqetësimet e përditshme
  • Vështirësitë në marrëdhënie apo çift
  • Probleme të vetëvlerësimit dhe pasigurisë
  • Mendimet e tepërta, analizat e pafundme dhe lodhjen mendore

Në çdo rast, psikoterapia nuk jep zgjidhje të menjëhershme, por ofron hapësirë për reflektim, kuptim dhe rritje personale. Ajo është një proces gradual që ndihmon mendjen dhe zemrën të rigjejnë qetësinë.

Kujdesi për shëndetin mendor është prioritet, jo luks

Në një shoqëri që shpesh injoron ndjenjat dhe stresin emocional, kujdesi për shëndetin mendor duhet të jetë përparësi. Ashtu si kujdesemi për trupin tonë, duhet të kujdesemi edhe për mendjen.

Doktoresha Sonila Hoxha thekson se shëndeti mendor meriton vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm. Ndjenjat e ankthit, frikës apo lodhjes emocionale nuk duhet të injorohen – ato janë sinjale që trupi dhe mendja po kërkojnë pushim, vëmendje dhe përkujdesje.

Është koha për të folur

Në shumë raste, njerëzit mbajnë brenda ndjenja të forta, që me kalimin e kohës bëhen barrë e rëndë. Të folurit me një profesionist ndihmon të përpunohen këto emocione, të kuptohen rrënjët e tyre dhe të gjenden strategji konkrete për t’u përballur me to.

Këshillimi me një psikolog në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha ofron një mënyrë efektive për të gjetur qetësi dhe drejtim në situata si:

  • Probleme personale apo familjare
  • Vështirësi në marrëdhënie në çift
  • Probleme me fëmijët apo adoleshentët
  • Kriza në karrierë ose vendimmarrje të rëndësishme
  • Përjetimi i humbjeve apo periudhave të vështira emocionale

Të kërkosh ndihmë është akt guximi dhe vetëdijeje, jo dobësi.

Konsulta live & online – përkujdesje e qasshme për të gjithë

Në një botë gjithnjë e më të shpejtë, Studio Psikologjike ofron konsulta psikologjike si live, ashtu edhe online, duke bërë të mundur që kushdo, pavarësisht vendndodhjes apo orarit, të ketë akses në mbështetje profesionale.

Psikoterapia online është po aq efektive sa ajo tradicionale dhe ofron rehati, fleksibilitet dhe konfidencialitet të plotë. Qëllimi është që çdo person të ketë mundësi të trajnojë mendjen dhe të drejtojë jetën e vet me qetësi, vetëbesim dhe ekuilibër.

Shërimi është një proces – dhe vlen çdo hap

Rruga drejt shërimit nuk është gjithmonë e drejtë apo e lehtë. Ka ditë kur mund të duket sikur nuk ka përparim, por çdo hap i vogël është një fitore. Të njohësh plagët e tua, të pranosh ndjenjat dhe të punosh mbi to është mënyra më e sigurt për t’u çliruar nga ajo që të ka lidhur me dhimbjen.

Në fund, shërimi i vërtetë është një akt dashurie ndaj vetes. Dhe Studio Psikologjike është aty për të ndihmuar çdo person që dëshiron të bëjë këtë hap drejt një jete më të qetë dhe të ekuilibruar.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe per dhimbjen e vazhdueshme

Balancimi Emocional dhe Rrugëtimi i Vetëpërmirësimit

Si të Kujdesesh për Mendjen dhe Shpirtin Tënd

Në jetën e përditshme, çdo individ kalon nëpër periudha të ndryshme emocionale. Ka ditë kur ndihemi plot energji, entuziazëm dhe dëshirë për të ecur përpara, por ka edhe ditë kur ndiejmë lodhje, mërzi apo pasiguri. Në këto momente, është thelbësore të kujtojmë se çdo përjetim, qoftë pozitiv apo negativ, është pjesë e procesit tonë njerëzor. Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë, fokusi kryesor është të ndihmohet çdo individ që të kuptojë dhe të balancojë këto gjendje emocionale, duke gjetur ekuilibrin e brendshëm që çon drejt mirëqenies mendore dhe emocionale.

Rrugëtimi i jetës – një përzierje e përvojave

Çdo etapë e jetës sonë është unike. Ajo përfshin ëndrratangazhimetringritjet, por edhe zhgënjimetrëniet dhe gabimet. Këto nuk janë shenja dobësie, por dëshmi e faktit që jemi njerëzorë dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Shpeshherë, përpjekja për të arritur qëllime të reja sjell entuziazëm dhe motivim, ndërsa dështimet mund të shoqërohen me ndjesi melankolie apo pasigurie. Ky kontrast emocional është pjesë e natyrshme e procesit të rritjes.

Në këtë periudhë, shumë njerëz ndiejnë se po përjetojnë gjendje të kundërta emocionale njëkohësisht: entuziazëm për fillime të reja, por edhe ankth për të panjohurënqëllime të mira dhe plane të menduara, por edhe nervozizëm apo mërzi nga rutina. Këto ndjenja bashkëjetojnë dhe ndikojnë në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë.

Si të balancosh emocionet e kundërta?

Balancimi emocional kërkon vetëdije, kujdes ndaj vetes dhe përkushtim për mirëqenie. Rekomandojnë disa hapa të thjeshtë, por efektivë, për të ruajtur këtë ekuilibër:

  1. Vendos Prioritete të Qarta
    Mos lejo që çdo detyrë apo shqetësim të marrë të njëjtin vlerësim emocional. Mëso të dallosh çfarë është vërtet e rëndësishme dhe çfarë mund të presë. Krijimi i një rendi prioritetesh ndihmon në reduktimin e stresit dhe në përqendrimin tek gjërat që kanë vërtet kuptim për ty.
  2. Zgjidh Angazhime të Këndshme
    Përveç detyrimeve të përditshme, është e rëndësishme të përfshish në rutinën tënde aktivitete që të sjellin kënaqësi dhe qetësi. Leximi, muzika, ecja në natyrë apo kalimi i kohës me njerëzit e dashur mund të jenë mënyra të thjeshta për të rigjetur balancën emocionale.
  3. Fshi dhe Zëvendëso Mendimet Negativë
    Mendja jonë shpesh mbushet me mendime vetëkritike apo shqetësime të vazhdueshme. Mëso të dallosh këto mendime dhe t’i zëvendësosh me ato që janë më ndihmuese dhe të vërteta. Kjo është një teknikë thelbësore në psikoterapi dhe ndihmon në uljen e ankthit.
  4. Kujdesu për Jetën Private
    Marrëdhëniet e shëndetshme janë bazë për mirëqenie. Komunikimi i hapur dhe respekti i ndërsjellë ndihmojnë në krijimin e një ambienti emocionalisht të sigurt. Nëse marrëdhëniet bëhen burim stresi, është e rëndësishme të reflektosh mbi kufijtë personalë dhe të kërkosh mbështetje kur nevojitet.
  5. Rifillo Aktivitetin Fizik dhe Kujdesu për Gjumin
    Trupi dhe mendja janë të ndërlidhura ngushtë. Ushtrimet fizike ndihmojnë në çlirimin e hormoneve të mirëqenies dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit. Gjumi i mjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin mendor.

Rëndësia e Psikoterapisë në përballimin e vështirësive

Shpesh, kur përballemi me periudha të vështira, mendojmë se duhet t’i përballojmë vetëm. Megjithatë, të kërkosh ndihmën e një profesionisti nuk është shenjë dobësie, por e pjekurisë dhe kujdesit ndaj vetes. Siç thekson Doktoresha Sonila Hoxhapsikoterapia është zgjidhje dhe është për të gjithë – sepse askush nuk është i pamposhtur apo i përsosur.

Në situata të shqetësimit, figura e psikologut ofron një ndihmë konkrete dhe efektive. Përmes këshillimit psikologjik, individi mund të përballet më lehtë me probleme të tilla si:

  • Stresi dhe lodhja emocionale
  • Depresioni dhe ndjenjat e zbrazëtisë
  • Ankthi dhe ataket e panikut
  • Vështirësitë në marrëdhëniet në çift apo familje
  • Çështjet e karrierës dhe vetëbesimit
  • Problemet me fëmijët apo adoleshentët

Psikoterapia ofron hapësirë të sigurt dhe pa gjykim, ku mund të shprehësh lirshëm ndjenjat dhe mendimet e tua, duke gjetur mënyra të reja për t’u përballur me sfidat.

Në zemër të Tiranës, Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha është ndërtuar mbi një filozofi që vë në qendër njeriun si tërësi – me ndjenjat, përvojat dhe aspiratat e tij. Këtu, çdo konsultë zhvillohet me profesionalizëm, empati dhe diskrecion të plotë.

Studio ofron konsulta psikologjike live dhe online, duke e bërë mbështetjen e specializuar të aksesueshme për këdo, pavarësisht vendndodhjes. Qasja terapeutike përshtatet sipas nevojave të çdo individi, duke kombinuar metoda bashkëkohore të psikoterapisë me strategji praktike për menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Është koha për të folur

Në një shoqëri që shpesh kërkon nga ne të jemi të fortë dhe të pandalshëm, të pranojmë nevojën për ndihmë është akt guximi. Trajnoje mendjen tënde, drejto jetën tënde dhe mos lejo që vështirësitë e përkohshme të përcaktojnë rrugën tënde. Psikoterapia nuk është vetëm për momentet e errëta; ajo është një mundësi për zhvillim personalvetëdije dhe transformim të brendshëm.

Nëse ndihesh i mbingarkuar, i paqartë apo i lodhur nga përpjekjet për t’u përballur vetëm, Studio Psikologjike është vendi i duhur për të rifilluar me qetësi dhe për t’u ringritur me forcë.

Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog per cifte

9 shenjat e partnerit emocionalisht të padisponueshëm

Si ndikojnë në marrëdhënie dhe kur duhet kërkuar ndihmë psikologjike? Në shumë marrëdhënie romantike, një nga …

psikolog ne tirane

Psikoterapia

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik. Megjithatë, shumë njerëz vazhdojnë të përballen …

Mësoni si të riformuloni vetë-bisedën negative në mendime më pozitive dhe të përmirësoni vetëvlerësimin, vetëbesimin dhe mirëqenien emocionale.

RIFORMULONI BISEDAT NEGATIVE ME VETEN

 Si të ndryshoni mënyrën si flisni me veten dhe të përmirësoni mirëqenien psikologjike Mënyra se si flasim me veten …