Category: Artikuj

psikologe ne tirane

Përqafimi, më i fuqishëm se puthja

Sipas studimeve të fundit nga psikologë të njohur, akti më erotik mes dy trupave nuk është puthja, por përqafimi. A e mbani mend përqafimin e zjarrtë dhe plot pasion që Michelle Obama i dha bashkëshortit të saj natën e fitores? Apo përqafimin e famshëm të Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman në filmin klasik “Casablanca”? Përqafimi është një akt që mbart energji të fuqishme, edhe pa praninë e një puthjeje, mes dy njerëzve që kanë një lidhje të thellë emocionale.

Një përqafim është një shprehje e jashtëzakonshme e dashurisë mes dy qenieve që tërhiqen në mënyrë të parezistueshme. Nëse keni menduar se puthja është forma më e fortë e intimitetit dhe pasionit, keni qenë në gabim. Mënyra më intensive për t’i thënë partnerit “më merr”, “mos më lër kurrë”, “mos më harro”, është përqafimi, jo puthja. Kjo nuk është një thënie poetike, por rezultati i një studimi shkencor nga një psikolog amerikan, i cili ka analizuar psikologjinë e pasionit, duke u fokusuar te rëndësia e përqafimit.

Ky studim vë në pah se përqafimi është mënyra më e fuqishme për të transmetuar ndjenjat tona ndaj partnerit. Përmes tij, ne arrijmë të shprehim nevojën dhe dëshirën për partnerin, duke hequr mbrojtjet tona emocionale dhe duke iu dorëzuar plotësisht aktit të dashurisë. “Gjuha e përqafimit është jashtëzakonisht e pasur dhe shumë e fuqishme”, thotë psikologu në studimin e tij. Ndërsa puthja në publik mund të shkaktojë polemika, ajo nuk e mbart aftësinë më të madhe për të komunikuar dëshirën dhe ndjenjën e dashurisë.

Për më tepër, studimi tregon se përqafimi i tejkalon edhe marrëdhëniet intime për sa i përket intensitetit dhe tërësisë së pasionit që përcjell. Përmes përqafimit ne kuptojmë më mirë se sa përkushtues është partneri dhe se sa reciproke është marrëdhënia. Marrëdhëniet intime mund të përfshijnë ndjenja dhe instinkte kalimtare, ndërsa përqafimi përfaqëson një ndjenjë më të pastër dashurie. “Seksi është instinkt, ndërsa përqafimi është erotizëm,” përfundon studimi. Përqafimi ofron një mënyrë më të pasur për të shprehur emocionet tona më të thella sesa një puthje apo një aventurë e shkurtër.

Për të kuptuar fuqinë e përqafimit, mjafton të shikojmë disa nga përqafimet më të famshme të historisë. Për shembull, përqafimi i Michelle dhe Barack Obama-s, ku ai mbyll sytë në ekstazë, ndërsa ajo buzëqesh me dhëmbët e dukshëm, duke e shtrënguar fort. Ose përqafimi i Roman Polanskit dhe Sharon Tate, ku ata, megjithëse të zhveshur, tregojnë një pasion të thellë përmes përqafimit të tyre intensiv.

Por përqafimi nuk është vetëm një akt spontan, është një art që kërkon përsosje, veçanërisht për çiftet që përballen me vështirësi. Psikologu rekomandon përqafimin në formën e germës “A”, ku çiftet qëndrojnë shpatull më shpatull, duke lënë një hapësirë të vogël mes tyre. Ky gjest u jep mundësinë çifteve të shohin nëse ende ndjejnë dashuri për njëri-tjetrin dhe nëse marrëdhënia ka të ardhme.

Nevoja për të përqafuar dikë është më e fortë dhe më urgjente sesa ajo për ta puthur. Kur kemi nevojë për ngushëllim ose për të ngritur moralin, nuk është puthja që kërkojmë, por përqafimi, ku ndjejmë siguri dhe mbështetje.

Në nivel biologjik, përqafimi nxit çlirimin e oksitocinës, hormonit që na bën të ndjehemi të mbrojtur dhe të sigurt. Te gratë, ky hormon gjithashtu rrit ndjenjat e afeksionit, një aspekt kyç edhe për çiftet në marrëdhënie romantike apo për marrëdhënie të tjera shoqërore dhe familjare. Përqafimi mbetet akti më i plotë për të shprehur dashurinë dhe intimitetin mes dy njerëzve.

Inteligjenca emotive

Inteligjenca emotive

Inteligjenca emotive : perbehet nga shume aftesi shume te rendesishme qe lidhen me shendetin mendor dhe mireqenien psiko-sociale.
Permes ketij testi mund te masni sasine tuaj emotive permes “dhuntive” tuaja emotive, duke reflektuar mbi kapacitetin e te venit te emocioneve ne sherbim te ekuilibrit psikologjik dhe te kapaciteteve racionale dhe relacionale (mardhënësore)

Inteligjenca emotive 1. Kur te ndodh te grindesh me dikë:
a. tenton t’i japesh shume hapesire emocioneve brenda teje, por nuk e quan te rendesishme t’i shfaqesh perjashta (qan pa reaguar, rrin ne heshtje etj)
b. I ndjen emocionet e tuaja negative, por me nje intensitet qe te lejon te kuptosh se cfare po ndjen, pse po e ndjen dhe si t’ia besh te qarte te tjereve se cfare po ndjen.
c. Perpiqesh t’ia mohosh vetes dhe te tjereve ndjenjat tuaja negative (si psh zemerimin) sepse mendon se po i le hapesire nuk do mund ta kontrollosh.
d. Kujtohesh per ndjenjat tuaja vetem kur e tashme te humbur kontrollin dhe ke reaguar menjehere (psh ndjehesh e semure ose po manifeston nje sjellje te cuditshme)

Inteligjenca emotive 2. Kur degjon nje lajm alarmant qe mund te te perkase ose te te perfshije direkt:
a. Nga jashte dukesh sikur nuk te ka shqetesuar fare, por per brenda po vlon
b. I ndjen emocionet tuaja te demshme dhe mendon per mundesite e mundshme per ta zgjidhur kete problem, duke mos deklaruar haptazi “ gjendjen tende te rende”
c. Mbetesh i paralizuar nga frika e asaj qe ndjen e bllokohesh ne gjithcka.
d. Mendon se eshte shume lehte qe situata te te perfshije direkt, ndaj fillon te mbledhesh ne mendje prova fakte, qofte te rreme per te bindur te tjeret.

Inteligjenca emotive 3. Kur deshton ose humbet dicka qe aq shume doje :
a. Mendon se kjo ndodhi sepse nuk kishe ti dicka konkrete ne dore, por tashme asgje nuk kthehet prapa, dhe ti as qe mendon te riprovosh.
b. Merr persiper ti cdo pergjegjesi per sa ka ndodhur, por mendon se asgje nuk riparohet tashme, dhe i heq vetes “shansin e dyte”.
c. mendon se mund te behet me mire, por nuk di nga t’ia nisesh.
d. angazhohesh, stervit trurin, vendos pika planesh, qe te provosh edhe nje here ku nuk do te kete mundesi per deshtim.

Inteligjenca emotive 4. Kur i ndodh dicka e keqe nje person qe e doni:
a. menjehere e vini re, i shprehni keqardhjen dhe behesh degjuese e mire e problemeve te tij.
b. E kuptoni se ai ka probleme vetem kur ai jua shpreh.
c. E kupton menjehere, por perfshihesh aq shume emocionalisht sa e ndjen veten te paafte per te bere dicka per ta ndihmuar.
d. Perpiqesh t’ia besh te qarte se ti i je prane per cfare te kete nevoje, por kete e ben sipas menyres tende dhe jo sic mund te ndihej rehat ai.

Inteligjenca emotive 5. Kur dikush kundershton ate qe ti thua:
a. ben sikur ia degjon repliken, duke ritheksuar edhe njehere ate qe doje te thoje edhe me pare, derisa kundeshtari te bjere ne dyshim per repliken e tij.

Kafe per memorien, por pa ekzagjeruar !

Kafe per memorien,  por pa ekzagjeruar !studio psikologjie

Kafja permireson kujtesen afatshkurter. Kafeina eshte ne gjendje te fuqizoje kujtesen afatshkurter. Kjo eshte ajo cka shpjegohet ne nje studim te publikuar ne Nature Neuroscience nga nje grup kerkuesish amerikane te Universitetit Johns Hopkins ne Baltimore, sipas te cilit, ne vecanti efektet verehen ne vetem 200 mg kafeine tek persona qe zakonisht nuk e perdorin substancen. Read more

Déjà vu ,çfarë është deja vu

Déjà vu ,çfarë është deja vustudio psikologjie

Nje term qe tashme ka hyre ne gjuhen e perditshme e ka fituar atribute origjinale ne cdo gjuhe, per nga thjeshtesia e praktikaliteti. Deja Vu (Dezha-Vy) vjen nga frengjishtja, i tille perdoret dhe ne anglisht qe si ekuivalent me te afert ka “already seen” .Shqip, dicka a nje dukuri te cilen e kemi hasur me pare. Read more

Entuziazmi

Entuziazmi , çfarë është entuziazmistudio psikologjie

Entuziazmi: pasioni i papermbajtur per nje aktivitet te caktuar. I domosdoshem per suksesin sepse ne realitetin e perditshem fitorja me humbjen ndahen vetem nga nje vije e holle zotesie, diference kjo qe fitohet vetem nga ata qe e duan shume nje aktivitet.

Entuziazmi per tu zhvilluar  nevojitet fillimisht te studiosh teknika per permiresimin e aktivitetit, pastaj ti aplikosh ato ne praktike.

Praktikimi i teknikave te reja krijon besimin tek keto teknika, dhe ky besim te emocionon, dhe krijohet entuziazmi ,entuziazmon dhe te bind qe mund te besh gjera te jashtezakonshme me to. Ky mendim te ben jashte mase te lidhur emocionalisht dhe menderisht me nje aktivitet praktik.

Thjesht kujtoni rastet kur keni avancuar shume ne nje hobin tuaj cfaredo, a nuk ju ka emocionuar fakti qe jeni me te mire se te tjeret ne ate gje? Po mendimi qe mund te beheni akoma me te mire nese mesoni teknika te reja?

Stresi 8 gjërat që duhet të dini mbi stresin

Stresi 8 gjërat që duhet të dini mbi stresinstudio psikologjie

1. Ekzistojnë dy tipe stresi; stresi i mirë dhe stresi i keq. Stresi i mirë është stresi që provojmë para ndonjë ngjarje të rëndësishme i cili na stimulon që të përpiqemi për një performancë më të mirë. Stresi i keq është dalja jashtë kontrollit e emocioneve i cili na bën të kemi një performancë të ulët. Read more

studio psikologjie depresioni

Depresioni, si te kuptoni qe vuani nga nje gjendje depresive?

studio psikologjie

Pese shenja per te kuptuar se vuani nga depresioni. Duke qene se nuk eshte nje semundje virale por psikologjike, depresioni nuk eshte gjithmone i dukshem. Shume persona e nenvleresojne si problem, por ne fakt duhet kerkuar ndihme. Per te kuptuar nese po kalon nje periudhe mjaft te forte depresioni, ka 5 shenja qe nuk mund te mos i analizosh, Duhet luftuar per te dale nga tuneli.

Te ndodh shpesh, pervec periudhes menstruale, te qash papritur, pa nje shkak te vertete?
Kjo eshte shenja e pare se ciles i duhet kushtuar shume rendesi. Sipas nje studimi te Universitetit te Kalifornise, te qash pa nje motiv primar eshte nje nga simptomat me te perhapura te depresionit dhe godet me shume femrat. Nder simptomat e para te depresionit ne fakt jane edhe irritimi dhe shqetesimi. Nje person me depresion mund te duket shume I forte ne syte e te tjereve. Ne te vertete ama po perballet me nje ankth te brendshem dhe po perpiqet te zhduke gjithe inatin qe ka perbrenda.. Kur nje person vuan nga depresioni priret ti duket sikur po gabon dhe merr persiper cdo lloj faji. Gota ne rastin e tij eshte gjithmone gjysem bosh.

Fjala magjike: reago!

Askush nuk eshte perfekt, dhe duhet te mesojme te pranojme veten sic jemi. Shume persona ne depresion jetojne nje gjendje te madhe pasiviteti. Mungesa e energjise nuk duhet nenvleresuar kurre.

Nëse po përjetoni stres kronik, depresion, atak paniku ose ndjeni nevojën për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor, kontaktoni Doktoreshë Sonila Hoxha, psikologe e specializuar pranë Studio Psikologjie. Me përvojën dhe përkushtimin e saj, ajo mund t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë dhe balancën në jetën tuaj. Për një jetë më të qetë dhe të plotë, bëni hapin e parë sot!

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

kerko ndihme te mos jesh me peng i mendimeve te tua

Kafazi i Mendimeve

Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe presioni psikologjik rritet çdo ditë, shumë njerëz …

kur eshte momenti te flas me nje psikolog

Të Ndjesh Frikë Nuk Do të Thotë të Jesh në Rrezik

Në përditshmërinë tonë, frika është një emocion që shfaqet shpesh dhe ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë …

keshillim me psikologun

Roli i Lobit Frontal në Shëndetin Mendor dhe Si Ndikon në Jetën Tonë

Në funksionimin kompleks të trurit të njeriut, lobi frontal zë një rol thelbësor në organizimin e sjelljes, mendimit …