Category: Artikuj

Konsulta në studio ose online me psikologe në Tiranë

10 arsye të mira për të shkuar tek Psikologu

Ka nga ata që ndihen keq dhe nuk e bëjnë këtë sepse frenohen nga bindjet e zakonshme.
Ka disa arsye, dhe gjithashtu më shumë se dhjetë, që njerëzit përdorin për të justifikuar rezistencën e tyre për të shkuar tek psikologu, nxitur nga besimet e rremë, të paragjykimeve, fantazitë dhe dyshimet.

Rezultati? Kush ka nevojë për ndihmë, nuk e kërkon, ose presin vite para se ti drejtohen një specialisti kur tashmë jetojnë me problemet e tyre të cilat e kanë çuar atë në lodhje dhe ka kompromentuar dukshëm fusha të ndryshme të jetës së tyre.
Këtu është një përmbledhje për të demaskuar mendimet e rëndomta dhe për të modifikuar besimet e gabuara për të zgjedhur lirisht nëse ne duhet të konsultohemi me një psikolog

Besimet e gabuara nëse ne duhet të konsultohemi me një psikolog

1. Psikologu kuron të çmendurit

Besimi i gabuar se psikologu ka të bëjë vetëm me format e psikopatologjisë. Kjo është e bazuar pjesërisht në konfuzionin mes psikiatrit dhe psikologut, dhe pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive për fushën e ndërhyrjes psikologjike duke filluar nga promovimi i shëndetit, në shkollë, ambjentet publike, media apo kompanitë e ndryshme.

2. Kushton shumë
Ti drejtohesh një profesionisti ka një çmim, qoftë ai të jetë dentisti, kardiologu ose një psikologu! Kostoja ekonomike nga e cila ne duam të shpëtojmë rezulton direkt në aspektin e kostos për qetësinë tonë dhe mirëqenien, edhe pse ato janë të vështira për t’u matur.

3. Duhen vite terapie
Kohëzgjatja e ndërhyrjes psikologjike nuk mund të përcaktohet a priori, nganjëherë mund të jetë e mjaftueshme edhe disa takime. Çdo gjë varet nga arsyeja që duam të bejmë konsultën, dhe vetëm një pjesë e atyre që shkojnë tek psikologu kanë nevojë për një ndërhyrje psikoterapeutike që vazhdonë në kohë dhe që vendoset ekskluzivisht nga psikoterapisti.

4. Çfarë do të thonë të tjerët në qoftë se e dinë se shkojmë tek një psikolog?
Është e rëndësishme të dini se ekziston një kod i etikës që disiplinon profesionin, sipas të cilit psikologu ka për detyrë të mbrojë privatësinë e klientëve të tij. Nëse ju nuk doni që njerëzit ta dinë se ju shkoni tek psikologu mjaftonë vetëm të mos jau thoni njerëzve të tjerë. Kjo, sigurisht, vlen edhe për çdo shërbim tjetër shëndetësor.

5. Unë nuk kam nevojë për ndihmë. Si gjithmonë arrij t’ja dal vetë
Shpesh akti i të kërkuarit ndihmë konsiderohet një akt dobësie, por ajo është e pashmangshme që herët a vonë në jetë ndodh që të na duhet ndihma e një tjetri. Konsultimi me një psikolog kur ju jetoni një gjendje të keqe ose keni një problem është më tepër një akt guximi dhe përgjegjësie ndaj vetes.

6. Mjafton të marrë ilaçe
Terapia me ilaçe nuk mund të konsiderohet si një alternativë. Në disa raste është e nevojshme që ajo të integrohet në një trajtim psikologjik për të lejuar përpunimin e përvojave në vend që të shmanget e folura për problemet.

7. Nëse unë shkoj tek një psikolog do të dalë i ndryshuar
Kur ju jetoni një shqetësim është për shkak se diçka në jetën tuaj nuk është ashtu siç duhet të jetë. Konsultimi me një psikolog bëhet që ju të ndiheni më mirë i cili kërkon që të kryeni një proces ndryshimi, transformimi nuk është vetëm i pashmangshëm, por i nevojshëm për të rifituar mirëqënien tuaj .
8. Çfarë garancie kam unë se do të jemë më mirë?
Psikologu  jep garancinë e formimit të tij dhe angazhimin e tij për t’ju ndihmuar, në qoftë se ju vendosni të shkoni tek psikologu ju do të mësoni ta pranoni jetën pa garanci.

9. Duke ditur teknikat mund ta bëjë vetë
Efektiviteti i një ndërhyrjeje psikologjike nuk mund të reduktohet vetëm për të përdorur teknika të veçanta përdorimi i të cilave gjithmonë ndodh brenda një marrëdhënie ndërmjet psikologut që është i gatshëm për ta dhënë dhe personit që ka kërkuar ndihmë dhe që është i gatshëm për ta marrë atë.

10.Rrobat e pista lahen në shtëpi
Thënia e vjetër popullore në këtë rast nuk ju ndihmon, sepse problemet është më mirë të diskutohen me dikë tjetër përveç vetes sepse sjell një këndvështrim tjetër dhe ka aftësinë për të sugjeruar strategji dhe alternativa të ndryshme nga ato që ne i përdorim zakonisht.

Ka situata të panumërta në jetë që mund t’ju shtyjnë për të kërkuar një konsultë me psikologun … në qoftë se këto dhjetë arsye nuk janë të mjaftueshme për t’ju ndaluar do të thotë që ju jeni të gatshëm për tu konsultuar me psikologun dhe për të përmirësuar jetën dhe veten tuaj.

Konsulta në studio ose online me psikologe në Tiranë

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Test Personaliteti

Zgjidhni një nga figurat që ju tërheq , dhe zbuloni se cila është zgjedhja juaj dhe çfarë thotë për personalitetin tuaj.

Test Personaliteti

1. Kontrollues

I qetë, serioz, e fiton suksesin me ndërgjegje dhe siguri. Praktik,, realistë dhe të përgjegjshëm, vendosni me logjikë se çfarë duhet të bëni dhe  punoni në atë drejtim në mënyrë të vazhdueshme I doni përkujdesjet e vogla Keni kënaqësi t’i keni të gjitha gjërat në rregull dhe të organizuarara  si: punën shtëpinë, traditat tuaja për vlerat e jetës dhe besnikërinë.

2. Mbrojtës

I qetë, miqësor, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Të përkushtuar dhe të qëndrueshëm në përmbushjen detyrimeve tuaja. Të plotë, të përpiktë, të saktë, besnik,të vëmendshëm dhe sidomos nuk harroni njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Shqetësoheni për ndjenjat e të tjerëve. Përpiqeni për të krijuar një ambjent të rregullt dhe harmonik si në punë dhe në shtëpi.

3. Këshilltar

Doni të kuptoni se çfarë i motivon njerëzit dhe jeni të mprehtë rreth të tjerëve. Jeni të përgjegjshëm për vlerat tuaja të forta. Zhvilloni një vizion të qartë për mënyrën se si ti shërbeni sa më mirë të mirat e përbashkëta. Jeni organizues dhe vendimtarë në zbatimin e vizionit tuaj.

4. Organizator

Keni mëndje origjinale dhe një forcë të madhe për zbatimin e ideve dhe qëllimeve tuaja. Jeni të shpejtë  dhe zhvilloni një rreze të gjatë shpjeguese të perspektivave. Kur kryeni ose organizoni një punë zhvilloni mendimin skeptik dhe të pavarur. Keni standarte të larta të kompetencës dhe performancës si për vete dhe për të tjerët.

5. Artizan

Tolerantë dhe fleksibël, vëzhgues deri sa një problem shfaqet, dhe më pas veproni shpejt për të gjetur zgjidhje të realizueshme. Analizoni gjërat  dhe të  dhënat për të  zgjidhur probleme praktike. Interesoheni për shkakun dhe efektet, organizoni faktet duke përdorur parimet logjike dhe efikasitetin e vlerësimit.

6. Kompozitor

Të qetë miqësore të ndjeshëm dhe të butë. Gëzoni momentin  dhe  atë çfarë ndodh rreth jush. Dëshironi që të keni hapësirën tuaj dhe punoni brënda  kuadrit tuaj kohor. Jeni besnikë dhe të angazhuar për vlerat tuaja dhe për njerëzit që janë të rëndësishme për ju, nuk i pëlqeni mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Nuk sforconi mendimet tuaja për vlerat e të tjerëve.

7.Shërues

Idealistë dhe besnik ndaj vlerave tuaja dhe të njerëzëve që janë të rëndësishëm për ju.Dëshironi një jetë që është në harmoni me ju dhe vlerat tuaja Jeni kurioz, të shpejtë për të parë mundësitë dhe jeni katalizator në zbatimin e ideve. Kërkoni të kuptoni njerëzit dhe ti ndihmoni ata të përmbushin potencialin e tyre. Jeni të adaptueshëm dhe fleksibël.

8. Arkitekt

Kërkoni për të zhvilluar shpjegime logjike për çdo gjë që ju intereson juve. Jeni teorikë dhe abstraktë. Ju interesojnë  më shumë idetë se sa ndërveprimi social. Jeni të qetë, të përmbajtur fleksibël dhe të adaptueshëm dhe keni aftësi të pazakontë që të përqëndroheninë thellësi për të zgjidhur problemet që janë në fushën tuaj të interesit. Jeni skeptik  dhe ndonjëherë kritik por gjithmonë analitikë.

9. Nxitës

Fleksibël dhe tolerantë, ju jeni pragmatikë dhe të fokusuar në rezultate të menjëhershme. Teoritë dhe shpjegimet konceptuale ju mërzisin. Ju doni të veproni energjikisht në zgjidhjen e çfarëdo problemi. Ju  përqëndroheni në këtu dhe tani, jeni spontanë dhe gëzoni çdo moment që mund të jeni aktiv edhe me të tjerët. I gëzoheni komfortit material dhe stilit të jetës së bukur. Mësoni më të mirën nëpërmjet praktikës.

10. Interpretues

Ruani gjithmonë distancat, jeni miqësorë dhe jeni shumë  të dashuruar me jetën, njerëzit dhe komoditetet materiale. Gëzoni duke punuar me të tjerët për t’i bërë gjërat të ndodhin, jeni realist dhe në punën tuaj dhe e bëni ambjentin zbavitës. Jeni fleksibël dhe spontanë. Përshtateni lehtësisht me njerëz të rinj dhe ambiente të reja. Mësoni më mirë duke u përpjekur për një aftësi të re, me njerëz të tjerë se sa vetëm.

11. Kampion

Jeni njerëz të ngrohtë, entuziast, keni imagjinatë dhe e shihni jetën plotë me mundësi. Keni aftësi të bëni lidhjet mes ngjarjeve dhe informacionit shumë shpejt. Keni besim të vazhdoni në bazë të modeleve që shihni. Doni shumë afirmimin nga të tjerët dhe jeni të gatshëm të jepni edhe ju vlerësimin dhe mbështetjen për ta. Jeni spontanë, fleksibël, improvizues dhe konkret në vazhdimësi.

12. Shpikës

Jeni të shpejtë, vigjilent, stimulues, të zgjuar dhe të hapur. Jeni të shkathët në zgjidhjen e problemeve sfiduese. Të aftë në gjenerimin e mundësive konceptuale dhe pastaj analizave
sidomos atyre strategjike. Jeni të mirë në leximin e e njerëzve të tjerë .Mërziteni nga rutina, rrallë do të bëni të njëjtën gjë në të njëjtën mënyrë dhe kaloni nga  një Interes i ri në tjetrin.

13. Përgjegjës

Jeni praktikë dhe realistë të vërtetë, vendimtarë dhe lëvizni shpejt për të zbatuar vendimet tuaja. Organizoni projektet dhe njerëzit që duhen marrë si dhe gjërat që duhen bërë. Fokusoheni në marrjen e rezultateve në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur, kujdeseni për detajet e rutinës . Keni një set të qartë të standardeve logjike dhe  automatikisht ndiqni ato dhe doni dhe mundoheni me të gjitha forcat tuaja që edhe të tjerët të vënë në zbatim  planet tuaja.

14. Ekonomat

Jeni zemër ngrohtë, të ndërgjegjshëm dhe bashkëpunues Doni harmoninë në mjedisin tuaj të punës, dhe punoni me vendosmëri për ta krijuar atë. Si për të punuar me të tjerët si dhe për të përfunduar detyrën e saktë dhe në kohë dhe me përpikmëri edhe në detaje për çështje edhe të vogla. Vini re atë që të tjerët kanë nevojë duke i jetuar ata dita ditës dhe përpiqeni për ta siguruar atë. DëSHIRONI që t’ju vlerësojnë për atë çfarë ju jeni dhe  çfarë
ju kontribuoni.

15. Mësues

Jeni të ngrohtë, empatikë, përgjegjës dhe  shumë të përshtatur me emocionet, nevojat dhe motivet e të tjerëve. Jeni të aftë të gjeni potenciale te të gjithë. Dëshironi të ndihmoni të tjerët të përmbushin potencialin e tyre. të veproni si katalizatorë për individët dhe rritjen në grup. Jeni të përgjegjshëm si për lavdërime dhe kritika- Lehtësisht i shoqërueshëm me të tjerët në një grup dhe ofroni frymëzim udhëheqës.

16. Lider

Jeni i sinqertë, vendimtar në marrjen e udhëheqjes së vërtetë. Arrini shpejt të shihni të palogjikshmen dhe joefikasitetin e procedurave dhe politikave,si dhe zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve të plotë për të zgjidhur  në mënyrë organizative problemet e ndryshme. Gëzoni në planifikimin afatgjatë dhe qëllimet që i vendosni vetes tuaj. Zakonisht jeni të informua mirë, dhe të lexuar mirë, ju pëlqen të zgjeroni njohuritë tuaja por edhe të të tjerëve. Jeni të fortë në paraqitjen e ideve tuaja por edhe të të tjerëve.

Ju jeni:Test Personaliteti

Zgjidhni pikturën që ju tërheq më shumë, merrni parasysh ngjyrën dhe formën e saj, dhe shihni se cila është zgjedhja juaj dhe çfarë thotë për personalitetin tuaj.

Ju jeni: Test Personaliteti

1- Ju jeni:

Meditues
Sensitiv
Reflektues
Ju kontrolloni shpesh dhe mirë si veten dhe mjedisin. Urreni cektësinë e njerëzve, sa më mirë preferoni të mos flasin sesa të bëjnë biseda të padobishme. Por marrëdhëniet tuaja me miqtë tuaj janë shumë intensive, dhe kjo ju jep qetësinë e brendshme dhe harmoninë që ju nevojitet për t’u ndjerë mirë. Megjithatë nuk është problem për ju që të rrini vetëm për periudha të zgjatura kohe, pa u mërzitur.

2- Ju jeni:

I pavarur
Jokonvencional
I pakapshëm
Ti kërkon një jetë të lirë dhe të palidhur për veten tënde, që të lejon ty ta vendosësh vetë rrugën tënde. Ti ke dell artistik në punën dhe aktivitetin e kohes së lirë. Dëshira jote e madhe për liri nganjëherë të bën të kryesh tamam të kundërtën e asaj që pritet nga ty. Jeta jote është jashtëzakonisht vetjake (individualiste). Ti nuk mundesh kurrë të imitosh verbërisht se çfarë është në modë, përkundrazi, ti kërkon të jetosh sipas ideve dhe bindjeve të tua, edhe pse do të thotë të notosh kundër rrymës.

3- Ju jeni:

Dinamik
Aktiv
Extrovert (njeri që shkon mirë me të tjerët)
Ti je i gatshëm të pranosh rreziqe të mundshme dhe të përbetohesh në shkëmbim të një pune interesante dhe të ndryshueshme. Rutina, në të kundërt ka një tendencë të një veprimi paralizues  mbi ju. Çfarë ju pëlqen më shumë është që të mund të luani një rol kryesor në ndodhitë. Duke vepruar kështu, theksohet shumë inisiativa juaj.

4- Ju jeni:

Me këmbë në tokë
I mirëekulibruar
Harmonik
Ti e vlerëson stilin natural dhe dashurinë të cilat nuk janë shumë të koklavitura. Njerëzit të admirojnë sepse ti i ke këmbët të ngulura thellë në tokë dhe ata mund të mbështeten tek ty. Ti i jep atyre që ke afër siguri dhe hapesirë. Njerëzit të mendojnë si të ngrohtë dhe njerëzor. Ti përbuz cdo gjë bajate dhe pa kripë. Tenton të jesh skeptik ndaj shkrepjeve të modës së kohës. Për ty, veshja duhet të jetë praktike dhe elegante me modesti, pa lajle e lule.

5- Ju jeni:

Profesional
Pragmatik
I vetësigurtë
Ti angazhohesh me jetën tënde, dhe nuk i zë shumë besë fatit por më shumë veprimeve të tua. Ti i zgjidh problemet e tua në një mënyrë profesionale dhe të pakoklavitur. Ke një vëzhgim real të gjërave në jetën tënde të përditshme dhe merresh me to pa u tundur. Të kanë dhënë goxha përgjegjësi në punë sepse njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ty.Fuqia e theksuar e vullnetit tënd reflekton siguri në vetvete si edhe tek të tjerët. Nuk je kurrë plotësisht i kënaqur deri sa ta kesh realizuar idenë tënde.

6- Ju jeni:

Paqësor
Diskret
Jo-agresiv
Ti je njeri që i merr gjërat lehtë dhe megjithatë je diskret. Bëni miq shumë shpejt, sadoqë që i gëzohesh pavarësisë dhe jetës private. Dëshiron ti largohesh gjithçkaje dhe të jesh vetëm nganjëherë dhe të thellohesh mbi kuptimin e jetës dhe ti gëzohesh vetes tënde. Të nevojitet hapesirë, kështu që arratisesh në vende të fshehta dhe përrallore, por ti nuk je vetmitar. Je në paqe me veten tënde dhe botën, dhe ti e vlerëson jetën dhe çdo gjë që kjo botë të ofron

7-Ju jeni:

Moskokëçarës
Lozonjar
Gazmor
Ti dashuron jetën e lirë dhe spontane. Dhe i gëzohesh asaj në tërësi, në përputhje me moton :” Ti jeton vetëm njëherë”. Je shumë kurioz dhe i hapur për çdo gjë të re; ja del mirë me ndryshimet. Asgjë nuk është më e keqe për ty kur ti ndihesh i ndrydhur. Ti përpiqesh ta përjetosh ambjentin tënd sikur të jetë i ndryshueshëm dhe gjithmonë i prerë për supriza.

8-Ju jeni:

Romantik
Ëndërrimtar
Emocional
Jeni një person tepër i ndjeshëm. Ti refuzon ti shohësh gjërat vetëm nga një pikë e arsyes dhe esëll. Çfarë të thonë ndjenjat është tepër e rëndësishme për ty. Në fakt, ti e ndjen që është shumë e rëndësishme që njeriu të ketë ëndrra në jetë gjithashtu. I refuzon njerzit që përbuzin romanticizmin dhe i janë drejtuar vetëm arsyes. Refuzon çdo gjë që mund të të kufizoj varietetin e pasur të gjëndjes tënde shpirtërore dhe emocionale.

9-Ju jeni:

Analizues
I Besueshëm
I sigurt në vetvete
Ndjeshmëria e momentit përfaqëson atë që është e një cilësie të lartë dhe jetëgjatë. Në mënyrë të vazhdueshme të pëlqen ta rrethosh veten tënde me “xhevahirë” të vegjël, të cilat ti i zbulon kudo ku nuk shihen nga të tjerët. Megjithatë, kultura luan një rol të vençantë në jetën tënde. Ke gjetur stilin tënd personal i cili është elegant dhe eksluziv, i lirë nga shkrepjet e modës. Idealja për ty, në të cilën ke bazuar jetën tënde, është një kënaqësi e kulturuar. Ti vlerëson nivelin kulturor të njerëzve që të rrethojnë.

 konsulta online me psikologe

Lidhja në Distancë

Je i (e) hapur ndaj mundësisë për dashuri në distancë ?!
Tre janë faktorët që të funksionojë :

 “Besim, dashuri dhe respekt për njëri tjetrin!”

Askush s’mund të argumentojë se lidhja në distancë është e lehtë. Janë fluturimet e gjata ose udhëtimet me veturë, fundjavat e rrufeshme bashkë dhe periudhat e vetmisë ndërmjet. Plus, LD-të mund të jenë hutuese. Megjithatë, shumë çifte kanë lidhje të kënaqshme dhe bile përfundojnë bashkë.

Lëviz ose humb!

Lidhja në distancë përfundimisht duhet të përfundojë, ose me ndarje ose me një lëvizje dhe një ndërrim në status. Nëse filloni të bisedoni për atë se cili nga ju do të shpërngulet, mundohuni të vendoseni në pozitën e njëri-tjetrit përsëri. Shpjegojani personit tjetër pse mendoni se ai (ajo) duhet të jetë ai që nuk do të shpërngulet. Kur i keni të gjithë faktorët në tavolinë, renditini. Personi që shpërngulet mund të sugjerojë një periudhë provo – të themi, “Jam i gatshëm (e gatshme) të shpërngulem aty ku je ti, por nuk jam i sigurt (e sigurt) se dua të jem atje përgjithmonë. Pse nuk e provojmë për një vit?”. Pajtohuni që pas një viti, ai që është shpërngulur ka fuqi të vendos për hapin tjetër.

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar? Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, ose ndoshta thjesht ndiheni shumë të trishtuar dhe nuk mund të gjeni një shpjegim të mundshëm për atë që po ju ndodh. Si mund ta lë këtë gjendje të kalojë?

Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh. Profesionistet e Studio Psikologjie ofrojne konsulta ne zyre ose online për depresion, stres, divorc, probleme personale, probleme me fëmijët një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift.

Jemi ketu per t’iu ndihmuar

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Portreti juaj psikologjik

Zbuloni Portretin tuaj psikologjik përmes artit: shikoni disa piktura të famshme dhe zgjidh cila nga këto piktura tëheq vëmendjen tuaj

Portreti juaj psikologjik

1 |Piktura nga Van Gogh
Portreti juaj psikologjik | Vëzhgues
Ju kurrë nuk ndaleni, nëse do të ishte e mundur, do të bënit njëqind gjëra në të njëjtën kohë. Por veçoria juaj më e madhe është vëzhgimi: asgjë nuk ju shpëton! Doni të zbuloni,doni të kuptoni, doni të mësoni … ..dhe koha nganjëherë duket të mos jetë shumë e butë për ju:kalon shumë shpejt për shijet tuaja. Veçoria juaj si vëzhgues të mirë ju bën një përzgjedhës të njerëzve të cilët mund të rrethoni veten. Arrini të përshtateni në ambjente mjaft të ndryshme.

2 |Piktura nga Modigliani
Protreti juaj psikologjik | Vlerësues
Arrini të vlerësoni, më shumë se të gjithë, gjërat e mira të botës dhe aspironi për një mënyrë jetese të karakterizuar nga cilësia.Jeni duke kërkuar për këtë mënyrë të jetës dhe pranoni ndryshimet dhe hapat që ju ndajnë nga arritja e këtij qëllimi: ju jeni ambicioz, por edhe të gatshëm për kompromis për të arritur ekuilibrin e zonës tuaj. Nga çdo gjë që ndodh ju merrni përvojë dhe njohuri. Ju jeni shumë diplomatik dhe inseroheni mirë në çdo kontekst: kjo lloj veçantie e juaja bën që të keni marrëdhënie pozitive dhe të qëndrueshme me njerëzit.

3 | Piktura nga Munch
Portreti juaj psikologjik | I Shqetësuar
Ti ke lindur për të komunikuar, për të shprehur atë që ndjeni në thellësitë e shpirtit. Ju do të jeni të lumtur vetëm kur të keni gjetur rrugën e tuaj personale të shprehjes dhe krijimit. Ju jetoni me një pjesë rebele dhe urrejtje për çdo gjë që është konformizmi. Aspironi të jeni më të durueshëm për të shijuar më mirë jetën tuaj të përditshme dhe marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

4 | Piktura nga De Chirico
Portreti juaj psikologjik | Dashuria
Dashuroni jetën,dashuroni kafshët, fëmijët, sendet tuaj …… .edhe pantoflat tuaja të vjetra. Pra i juaji është një himn për dashuri. Besoni shumë në vlerat e familjes: nëse ju do të mundnit,do të adobtonit të gjithë fëmijët pa familje dhe të gjithë kafshët e abandonuara.Jeni të vëmendshëm ndaj dëshirave të të tjerëve dhe dashuroni ta bëni jetën e tyre më të këndshme. Dini të dëgjoni dhe ata rreth jush e dinë se tek ju gjejnë ju stabilitet dhe vlerat thelbësore. Ju jeni në gjendje për të krijuar një atmosferë të qetë rreth jush.

5 | Piktura nga Claude Monet
Portreti juaj psikologjik | Eksplorues
Ju jeni në sintoni me botën ku jetoni dhe dini të vlerësoni gjithçka që jeta mund të ofrojë.
Të gjitha çfarë paraqisni sot, i ka rrënjët në të kaluarën: për këtë arsye e jetoni jetën në mënyrë dinamike, evolutive dhe vazhdimisht në lëvizje. Pëlqeni takimet me njerëz të rinj dhe bisedat e gjata. Ju jeni të hapur për botën, por mbeteni të ankoruara në idealet tuaja të vjetra: edhe pse merrni njohuri të reja nuk lini në harresë ato të vjetrat.

6 |Piktura nga Pikaso
Portreti juaj psikologjik | Me Iniciativë
Ju keni një ndjenjë të fortë të realitetit dhe të përballjes me jetën në një mënyrë konkrete dhe pragmatike. Kush të rri afër nuk ka rrezik të humbi: ju jeni një busull e vërtetë për shoqëruesit tuaj si nga një pikë psikologjike , dhe nga një pikë materiale . Racionaliteti juaj ju çon për të përballuar problemet me sukses.

Çfarë tregon fytyra për personalitetin tuaj

studio psikologjie1. BALLI
I rrumbullakosur: nese balli juaj eshte i rrumbullakosur d.m.th se ju jeni artist, krijues, emocional, por jo gjithmone logjikues.

Çfarë tregon fytyra për personalitetin tuajI pjerret: ju jeni profesional dhe i prirur drejt rezultateve pozitive. Nuk iu pelqen te flisni per jeten tuaj personale

 I sheshte: si i Brad Pitt, tregon se parapelqeni te mendoheni para se te hyni ne veprim.

2. VETULLA

E trashe: tregon se keni vetebesim dhe nje qajse logjike per jeten

E holle:  vetulla e holle shpesh tregon mungese konfidencialiteti

E rrumbullakosur me hark: njerezit me vetulla te tilla mund te udhehiqen nga ndjenjat dhe shpesh janë sensitive.

3. SYTE

Syte e medhenj: te bukur njerezit te cilet i kane syte te tille jane me teper ekstroverte. Ata shprehen shume kollaj dhe mendojne se edhe te tjeret jane ashtu.

Syte e vegjel: Njerezit me syte e vegjel jane me te rezervuar dhe me te gezuar. Mund te jete e veshtire per ti bere te habiten.

Syte Afer njeri tjetrit: Zakonisht jane te afte te perballen me cdo situate dhe te afte ti kthejne gjerat ne favor te tyre

Syte e distancuar: jane njerez tolerante dhe me vizion largpames.

4. HUNDA

E dukshme: Sa me e dukshme te jete hunda juaj aq me shume ju kujdeseni per cilesine e punes dhe detajet e vogla

E vogel: ne pergjithesi njerezit me hunden e vogel priren te mendojne se ata punojne shume, por jo ne pune te renda. Jane mjaft eficiente por jo perfeksioniste, zakonisht jane te turpshem dhe te ndrojtur.

E gjere: keta jane njerez emocionale dhe bujare. jane gjithmone te gatshem te mbeshtesin familjen dhe miqte.

5. GOJA

Nje goje e madhe me buze te plota: tregon se lidhjet ne cift jane shume te rendesishme per ju.

Buze te vogla: keta njerez jane mjaft te vendosur dhe jane shume te afte ne marrjen e vendimeve. Adhurojne hapesiren e tyre dhe privacine.

Buza e poshtme me e madhe: tregon se jane persona te prirur drejt kerkimit te kenaqesive, jane plot me jete dhe adhurojne ta shijojne ate.

6. MJEKRA

E ndare nga nje vije ne dy pjese: tregon fat dhe bollek ne pleqeri.

Me prirje per poshte: dominues dhe u pelqen te marrin pergjegjesi. Mund te jene persona me humor te ndryshueshem,

E dukshme si tipar: zakonisht jane kokeforte dhe te pavarur. marrin vendime te mencura.

E vogel: tregon pergjithesisht mungese vetebesimi dhe vullneti, priren te dorezohen lehte.

Me grope: njerezit te cilet kane nje grope te vogel ne mjekrren e tyre jane gjithmone te gatshem te ndihmojne te tjeret dhe u pelqen te jene ne qendeer te vemendjes.

7. DHEMBET

Hapesire midis dhembeve te pare: tregon nevojen per tu fokusuar ne jete, jane njerez qe ndermarrin rreziqe ne menyre impulsive.

Dhembet e pare te medhenj: shpesh kokeforte dhe te paduruar

Te pjerret per nga brenda: te shpejte ne kapjen e mundesive, kembengules

Pini çokollatë të nxehtë: ndihmon në parandalimin e sëmundjes Alzheimer

Duket se dy gota çokollatë në ditë është e mirë për kujtesën dhe për të parandaluar sëmundjet e trurit. Këtu është arsyeja pse.

Një kërkim i Fakultetit të Mjekësisë të Harvardit ka treguar se marrja e çokollatës të nxehtë mund të ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve degjenerative të trurit si Alzheimer. Dy gota në ditë përmirëson kujtesën nga pothuajse një e treta e një plaku. Kjo është për shkak se çokollata rrit qarkullimin e gjakut dhe nxit rritjen e fluksit të gjakut në tru. Ky përmirësim mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e sëmundjeve si Alzheimer. Studimi tregon se teoria u botua në revistën  Neurology dhe u përfshinë 60 vetë me një moshë mesatare prej 73 Vjeç.

Eksperimenti

Çdo vullnetar piu dy gota me çokollatë të nxehtë në ditë për një muaj rresht dhe nuk konsumuan lloje të tjera çokollate gjatë studimit. Më pas mjekët kanë matur kujtesën e tyre dhe kapacitetin e tyre mendorë, duke respektuar ndryshimet e rrjedhës së gjakut përmes ultrazërit. Para eksperimentit pothuajse një e treta e pjesëmarrësve kishte një rrjedhë të pamjaftueshëm të gjakut në tru që mbërriti pas marrjes ditore të çokollatës, kjo rrjedhë është përmirësuar me 8,3%. Ky eksperiment gjithashtu tregoi se vetëm çokollata e errët,e përbërë nga 60-70% kakao, ka efektet e vecanta të dobishme.

 

 

Test Personaliteti

Shikoni fotot me pemë dhe zgjidhni atë që është menjëherë më tërheqëse për ju, mos u mendoni shumë gjatë për atë, vetëm  zgjidhni, dhe shihni se cila është zgjedhja juaj dhe çfarë thotë për personalitetin tuaj.

Test Personaliteti

1 . Jeni një person bujar dhe me norma. Ju gjithmonë punoni në vetë-përmirësim , jeni shumë ambicioze dhe keni standarde shumë të larta . Njerëzit mund të mendojnë se komunikimi me ju, është i vështirë , dhe kjo gjë nuk është e lehtë për ju. Ju punoni shumë dhe është e vështirë , per ju te jeni më pak egoist.Ju punoni për shkak se  doni të përmirësoni botën. Keni një kapacitet të madh për të dashur njerëzit deri sa ata ju lëndojnë. Por edhe pasi ata e bëjnë  këtë, ju mbani dashuri.Shumë pak njerëz mund t’ju vlerësojnë për gjithçka që ju bëni  dhe  meritoni .

2 . Ju jeni një argëtim , person i ndershëm. Jeni shumë të përgjegjshëm dhe që  kujdeseni për të tjerët . Besoni në  punën e ndershme dhe  pranoni shumë përgjegjësi lidhur me punën . Ju keni një personalitet shumë të mirë dhe njerëzit e kane te lehte t’ju besojnë  . Jeni të ndritshëm , të mprehtë dhe të shpejtë në të menduar . Ju gjithmonë keni një histori interesante për të treguar.

3. Jeni një person i zgjuar dhe i zhytur në mendime . Ju jeni një mendimtar i madh. Mendimet dhe idetë tuaja janë nga më të rëndësishmet . Ju pëlqen të mendoni vetem për teoritë  dhe pikëpamjet tuaja. Ju jeni një tip introvert . Ju rrini me ata që ju pëlqen të mendojnë dhe të mësojnë . Keni shpenzuar shumë kohë , duke menduar për moralin ,dhe jeni duke u përpjekur për të bërë atë që është e drejtë , edhe në qoftë se shumica e shoqërisë nuk pajtohet me ju.

4 . Ju jeni njeri mëndjehollë dhe filozofik. Jeni një unike , e shpirtit të llojit tuaj . Tjetër si ty dhe të ngjashëm me ty nuk ka. Ju jeni intuitive dhe pak i çuditshëm .  Jeni keqkuptuar shpesh , dhe kjo ju dhemb . Ju duhet hapësirë personale . Kreativiteti juaj duhet të zhvillohet , dhe kjo kërkon respekt nga të tjerët . Ju jeni një person i cili në mënyrë të qartë  sheh anët e lehta dhe të errëta të jetës . Ju jeni shumë emocional.

5 . Ju jeni i vetë-sigurt dhe i pavarur. Parimi udhëheqës për ju në jetë është “Unë do ta bëj në mënyrën time .” Ju jeni shumë të pavarur dhe  dini se si të qëndroni të fortë  si për vete dhe për njerëzit që doni . Ti e di saktësisht se çfarë  do dhe nuk ke frikë të ndjekësh ëndrrat e tua. E vetmja gjë që ju kërkoni nga njerëzit është ndershmëria . Ju jeni aq të fortë sa për të pranuar të vërtetën.

6 . Ju jeni të butë dhe të ndjeshëm. Njerëzit lidhen me ju shumë mirë . Ju keni shumë miq, që i doni duke i ndihmuar ata. Ju  keni  atmosferë të ngrohtë dhe të ndritshme që i bën njerëzit të ndjehen mirë kur ata janë rreth jush . Çdo ditë , ju mendoni se çfarë mund të bëni për të përmirësuar veten , dëshironi që të jeni interesant dhe unike , më shumë se kushdo tjetër në botë , ju keni nevojë për dashuri , jeni edhe të gatshëm për të dashur edhe ata që nuk ju dua më.

7 . Ju jeni të lumtur dhe gjakftohtë. Jeni një person shumë i ndjeshëm dhe i kuptueshëm , jeni një dëgjues i madh që di se si të jetë jo- gjykues . Ju besoni se të gjithë kanë udhëtimin e tyre në jetë . Ju jeni të hapur për njerëzit dhe ngjarjet e reja .Jeni shumë rezistente ndaj stresit dhe rrallë shqetësoheni . Normalisht , ju jeni shumë të relaksuar . Ju gjithmonë arrini të keni një kohë të mirë dhe kurrë nuk e humbni rrugën tuaj.

8 . Ju jeni simpatik dhe energjik. Jeni një person i cili e di menyrën për ti bërë njerëzit të qeshin . Ju jetoni në një gjendje  harmonie me universin . Ju jeni spontane dhe entuziast . Ju kurrë nuk thoni jo për një aventurë. Shpesh , per ju mendojne që je një njeri i habitshëm dhe madje tronditës, por kjo është vetëm se ju jeni energjik.Ju gjithmonë mbeteni të vërtetë me veten , keni shumë interesa dhe nëse diçka provon  interes për ju , nuk do të rrini deri sa të fitoni një njohuri të thellë të kësaj gjëje.

9 . Ju jeni optimist dhe me fat . Ti beson se jeta është një dhuratë dhe përpiqeni për të arritur sa më shumë të jetë e mundur dhe e vë këtë dhuratë për përdorimin sa më të mirë të mundshëm ,jeni shumë krenarë për arritjet tuaja . Ju jeni të gatshëm të rrini afër me njerëzit për të cilët brengoseni gjatë vështirësive  të tyre. Ju keni një qasje shumë të shëndetshme për jetën. Gota është ( të paktën ) gjysëm e mbushur për ju . Ju përdorni mundësinë për të falur ,për të mësuar , dhe për tu  rritur për shkak se ju besoni se jeta është shumë e shkurtër për të bërë ndryshe.

Konsulta online me psikologe

Kriza ekonomike: femrat e mbajnë më mirë

Kërkimet tregojnë se me krizën ekonomike, rreziqet për ekuilibrin mendor janë shumë më të mëdha për meshkujt ndersa te femrat,  rrit autostimen për veten e tyre. Prej kohësh ekspertët dhe organizatat shoqërore na paralajmërojnë për rrezikun e shëndetit mendor të shkaktuar nga kriza ekonomike. Por deri pak ditë më parë asnjë kërkim nuk kishte demonstruar në mënyrë të qartë , të dhënat dhe fakte ,se çfarë janë këto rreziqe.

Një studim nga kërkuesit spanjolle të publikuar në European Journal of Public Health  tregon një rritje të çrregullimeve mendore në mesin e meshkujve (nga 15% në 2006 në 17% në vitin 2012 ) , në kontrast me gjetjet në grupin e grave , e cila ndryshoj nga 25 % në 2006 në 23% në vitin 2012 . Aspekti interesant i këtij kërkimi është i lidhur me faktin se ky fenomen nuk është homogjene tek meshkujt , por është i lidhur me moshën dhe kushtet – ekonomike .

Bazuar në sa më sipër, duket se meshkujt  ( psikologjikisht ) janë më keq ata në grupmoshën 35-54, kryesisht kryetarët e familjeve, të cilët kryejnë punë  manuale. Ankthi psikologjik është matur nëpërmjet administrimit të një pyetësori të përdorur në projektin evropian Sophie ( Vlerësimi i Ndikimit të Politikave Strukturore për Shëndetësin pabarazinë dhe përcaktuesit e tyre sociale , dhe nxitjen e ndryshimit ) , i cili mati praninë  e simptoma të depresionit dhe ankthit dhe panë se rritja e depresionit ishte e madhe veçanërisht në prani të papunësisë / ose të përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Në të kundërt, femrat duket se tregojnë një përmirësim nga ana psikologjike, pavarësisht krizës ekonomike. Sipas kërkuesve, ky efekt (pak) pozitiv duhet të lidhet me rolin e ri të kryetarit të familjes që partneri i një njeriu të papunë duhet të përballet: edhe pse e vështirë, me këtë rol të ri më aktiv brenda familjes mund të ketë efekte pozitive në vetë-respekt të gruas.

Të dhëna sigurisht të padiskutueshme, ndoshta pak të paparashikueshme. Ne presim me padurim  një studim të zgjidhjeve më konkrete, për të dal sa më shpejt të jetë e mundur nga ky dënim.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

kontakto psikologe tirane

Je njeri, është normale

Në një botë gjithnjë e më kërkuese, ku pritshmëritë e jashtme shpesh nuk përputhen me gjendjen tonë të brendshme, …

psikologe tirane

Nuk shërohemi duke u bashkuar

Përpara se dy të jenë të lumtur, është e rëndësishme të jemi fillimisht mirë me veten Shumë shpesh, në praktikën …

psikologe me fame tirane

Problemet e “Të bëhesh i rritur” dhe kriza e çerekshekullit të jetës

Çfarë ndodh pas moshës 20-vjeçare? Teorikisht, ke mbaruar universitetin, ke hyrë në tregun e punës dhe je gati për …