Artikuj

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

9 Gabime Të Zakonshme Që Njerëzit Bëjnë Në Një Bisedë

GABIMI #1: BIEM NË NJË MENTALITET LUFTARAK.
Bisedat e vështira bëhen toksike sepse ne shpesh bëjmë një gabim kyç: ne biem në një mentalitet luftarak. Kjo e lejon bisedën që të bëhet një lojë me një fitues dhe një humbës. Por realiteti është që kur e lejojmë bisedën të marrë këtë rrjedhë– veçanërisht në zyrë – të gjithë bëjnë figurë të keqe dhe të gjithë humbin. Armiku i vërtetë nuk është bashkëbiseduesi, por vetë mentaliteti luftarak. Dhe ju mund ta mposhtni atë me strategji dhe aftësi.
GABIMI #2: PËRPIQEMI TA THJESHTOJMË PROBLEMIN.
Nëse subjekti i argumentit tuaj do ishte i drejtpërdrejtë, ka shanse që ju nuk do debatonit për të. Për faktin se është e frikshme përpjekja për të trajtuar disa çështje përnjëherë, ne mund të përpiqemi t’i trajtojmë këto probleme si një problem më pak kompleks. Por ekzistenca e një bishe të tillë është shpesh një iluzion. Për të shmangur thjeshtëzimin, kujtoi vetes se nëse problemi nuk është i komplikuar, atëherë nuk do ishte aq e vështirë për të folur për të.
GABIMI #3: NUK JAPIM RESPEKT TË MJAFTUESHËM NË BISEDË.
Çelësi për të shmangur thjeshtëzimin është respektimi i problemit që po përpiqesh të zgjidhësh. Për të shmangur mentalitetin luftarak, ju duhet të shkoni më tej– duhet të respektoni bashkëbiseduesin dhe vetveten. Të sigurohesh që të përgjigjesh në një mënyrë që më vonë të jesh krenar, do të të parandalojë nga dalja jashtë binarëve nëse bashkëbiseduesi është duke u treguar haptazi armiqësor.
GABIMI #4: NE SHPËRTHEJMË – OSE MBYLLEMI NË VETVETE.
Frika, zemërimi, sikleti, vetëmbrojtja – apo ndjenja të tjera mund të na përshkojnë gjatë një bisede të cilën do të donim ta evitonim. Disa prej nesh reagojnë duke u konfrontuar me agresivitet me bashkëbiseduesin; disa të tjerë, duke shpejtuar të qetësojnë bisedën. Ne mund edhe të ndryshojmë qëndrim ndërmjet dy poleve kundërproduktive. Në vend të kësaj, vendosuni në mes: thoni se çfarë dëshironi vërtetë. Emocionet e forta nuk do zhduken, por me praktikë, do mësoni të përqendroheni në rezultatin që doni.
GABIMI #5: NE REAGOJMË NDAJ DREDHIVE QË NA PENGOJNË.
Gënjeshtrat, kërcënimet, kundërshtitë, të qarët, sarkazma, të bërtiturat, heshtja, akuzat, të sharat: bisedat e ashpra mund të paraqesin një arsenal të dredhive penguese. (Edhe pse ju po përpiqeni të lëvizni përtej mentalitetit luftarak, kjo nuk do të thotë se bashkëbiseduesi yt po bën të njëjtën gjë.) Por megjithatë, ju keni një gamë të gjërë përgjigjesh të mundshme, duke filluar nga pasivet deri te agresivet. Dhe përsëri, gjëja më e mirë është të pozicionohesh në mes: çarmatose dredhinë duke iu drejtuar asaj. Për shembull, nëse bashkëbiseduesi nuk po të përgjigjet më, ju thjeshtë mund ti thoni, “Nuk di si ta interpretoj heshtjen tënde.”
GABIMI #6: NE BIEM NË “GRACKË”
Gjithëkush ka një pikë të dobët. Dhe kur dikush gjen tonën – me një shigjetë të hedhur, qoftë pa dashje, ose duke shpresuar të na lëdojë – e bën situatën të vështirë për të qëndruar jashtë mentalitetit luftarak. Ndoshta e jotja është e lidhur me punën – ndjen se departamenti yt nuk merr respektin që meriton. Ose mbase është më personale se kaq. Por çfarëdo që të jetë, merr kohën që të duhet për të mësuar se çfarë ju prek. Të dini pikën e dobët do t’ju ndihmojë të kontrolloheni kur njerëzit ju ngacmojnë tek ajo gjë.
GABIMI #7: NE PRAKTIKOHEMI
Nëse jemi të sigurt që një bisedë do jetë e ashpër, është instiktive të praktikohemi për atë që do themi. Por një bisedë e vështirë nuk është një performancë, me një aktor dhe audiencë. Sapo të nisni diskutimin, bashkëbiseduesi mund të reagojë në shumë mënyra – dhe pasja e një “skripti” në mendje do të pengojë aftësitë tuaja për të dëgjuar me efektivitet dhe për të reaguar siç duhet. Në vend të kësaj, përgatitu duke pyetur veten: 1. Cili është problemi? 2. Cili është problemi sipas bashkëbiseduesit tim? 3. Çfarë rezultati dua të nxjerr? 4. Cila është marrëdhënia e punës që dua të kem me bashkëbiseduesin tim?Nëse është e mundur ju mund edhe të pyesni personin tjetër të bëjë të njëjtën gjë përpara takimit.
GABIMI #8: NE HEMENDËSOJMË PËR SYNIMET E BASHKËBISEDUESIT TONË
Optimistët kanë tendencën të supozojnë se çdo mosmarrëveshje është një keqkuptim mes dy njerëzve me qëllime të mira; pesimistët mund të ndjejnë që opinionet e ndryshme janë në fakt sulme dashakeqe. Në mjegullën e një bisede të vështirë, ne priremi të harrojmë që nuk kemi akses tek synimet e askujt, por vetëm te tonat. Mbani mend që ju dhe bashkëbiseduesi juaj jeni duke u përballur me këtë ambiguitet. Nëse ngecni diku, një frazë e dobishme për të mbajtur mend është, “Ndërsa flasim, kam përshtypjen se nuk po e kuptoj plotësisht këndvështrimin tuaj të problemit”. Duke pranuar atë që nuk di, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për ta sjellë përsëri bisedën aty ku duhet.
GABIMI #9: NE HARROJMË SYNIMIN
Çelësi në çdo bisedë të vështirë është gjithmonë të mos harrosh synimin. Parandaloje këtë gjë duke u futur në biseda me një përfundim të qartë dhe realist; me njohurinë se si ti do që të jenë marrëdhëniet e punës me bashkëbiseduesin tënd; dhe pasi je menduar rreth pengesave që mund të dalin në këtë drejtim. (Mbani mend, “të fitosh” nuk është një rezultat realist, duke qënë se bashkëbiseduesi mund të ketë pak gjasa ta pranojë rezultatin e “humbjes”.

Kur kapemi pa mëndje, ka shumë gjasa që t’i kthehemi zakoneve të vjetra dhe jo efektive si mentaliteti luftarak. Nëse nuk je ti ai që e fillon bisedën e ashpër, ose nëse papritur shfaqet një problem, përmbaju këtyre bazave: mbani përmbajtjen tuaj të qartë, mbani ton neutral, flisni butë. Kur të shpërthejnë mosmarrëveshjet, do të jeni të aftë të lundroni drejt një rezultati produktiv – dhe të dilni me reputacion të paprekur.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Rëndësia e një Psikologu: Përballja me Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja Në një botë gjithnjë e më të zënë …

Studio Psikologjie në Tiranë është këtu për të ndihmuar në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe shëndetit tuaj mendor

Vetëvlerësimi dhe shëndeti mendor

Çfarë është vetëvlerësimi? Vetëvlerësimi është mënyra se si mendojmë për veten dhe vlera që i japim vetes. …

mendimet obsesive psikolog tirane

Mendimet obsesive

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) karakterizohet nga një model mendimesh dhe frikash të padëshiruara të njohura si …