Artikuj

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për të trajtuar depresionin dhe ankthin

Unë jam në depresion? 10 Zilet e alarmit që nuk duhen nënvlerësuar

Sipas të dhënave të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sot 350 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni, dhe një në 20 kanë raportuar se kanë pasur të paktën një episod depresiv në të kaluarën. Përqindja e personave që vuajnë nga depresioni është rritur në vitet e fundit, dhe arsyet për këtë janë komplekse dhe sigurisht nuk i atribuohen një faktori të vetëm.
Kini parasysh se depresioni në përgjithësi nuk është i papritur. Në shumicën e rasteve ai është i paraprirë nga ditë ose javë gjatë së cilës personi përjeton simptomat psikologjike, emocionale dhe fizike të cilave shpesh nuk i jepet rëndësi. Ndërkohë, këtu janë disa këmbana alarmi që mund të sinjalizojnë rrezikun e të qënit në fazën fillestare (ose fazën e krijuar tashmë) të një episodi depresiv.

1•Lodhja dhe mungesa e energjisë: të gjithë ne nga koha në kohë ndjehemi të lodhur dhe më pak të “karikuar”. Kjo nuk është domosdoshmërisht një simptomë e depresionit, por në qoftë se ajo është e shoqëruar nga një rënie humori dhe mungesa e motivimit dhe interesit, atëherë ky është ndoshta një sinjal për t’u mos nënvlerësuar;
2•Problemet e gjumit: nëse për disa netë ju nuk mund të flini (ndoshta për shkak të një stres të veçantë në jetën tuaj) ndoshta nuk është një simptomë e depresionit. Por nëse pagjumësia nuk duket e lidhur me një ngjarje të veçantë që e shkakton këtë, dhe në qoftë se ju zakonisht keni një gjumë të rregullt, kjo është një zile paralajmëruese. Ndonjëherë problemet e gjumit mund të lindin nga hypersomnia,ose duke fjetur shumë. Nëse do të flini më shumë se tetë orë, dhe ndoshta gjithashtu keni një humor të veçantë të rënë apo të trishtuar, këtë duhet ta konsideroni seriozisht se çfarë po ndodh me ju;
3•Ndryshime oreksi: nëse gjëndja e rënë ose humbja e interesit në depresion janë të shoqëruara nga humbja e oreksit ose, anasjelltas, në një rritje disproporcionale në nevojën për ushqim, kjo është simptomë depresive;
4•Dhimbje fizike: ndonjëherë depresioni mund të manifestohet me dhimbje fizike dhe dhimbje të lokalizuara (si dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje barku) që mezi  largohen. Mjeku juaj do të vlerësojë se çfarë është ajo;Nëse analizat dalin në rregull atëherë kemi të bëjmë me simptoma depresive;
5•Ngjyrat ndryshojnë: duket e çuditshme, por ndonjëherë ata që vuajnë nga depresioni ankohen për një ndryshim në perceptimin subjektiv të ngjyrave. Ju duken, më pak të gjalla. Ndodh që ata të cilët shërohen nga depresioni i rishohin ngjyrat siç ishin më parë;
6•Burn out: Termi burn out i referohet një përgjigjeje patologjike për stresin në punë. Shpesh burn out mund të fshehi një episod depresiv. Në qoftë se kjo nuk është një gjendje e përkohshme, por që vazhdon për disa kohë brënda ambientit të punës,ne jemi përball një episodi të depresionit. Për njerëzit është më e lehtë për të thënë “Unë jam i stresuar në punë”, në vend që të thonë “Unë jam në depresion”;
7•Probleme të përqendrimit: depresioni shpesh prek disa funksione njohëse, duke na bërë më pak reaktive dhe më pak të përqendruar. Nëse vëreni një ndryshim në fokus apo përqendrim në krahasim me të kaluarën, dhe në qoftë se në të njëjtën kohë ndjeheni më të mërzitur dhe të pamotivuar, ju jeni duke përjetuar simptoma depresive;
8•Tërheqja sociale është një simptomë tipike. Depresioni zakonisht çon në tërheqje nga jeta shoqërore, pasi që personi nuk gjen motivimin dhe kënaqësinë e të qënit me të tjerët. Izolimi social, megjithatë, nuk bën asgjë, përveç se nxit problemin. Ne e dimë se jeta sociale është një tampon i fuqishëm kundër shqetësimit psikologjik dhe problemeve emocionale. Këshilla është që të bëni gjithçka të mundshme për të shmangur izolimin nga të tjerët;
9•Trishtim i pashpjegueshëm: një nga elementet të cilat e dallojnë trishtim normale nga depresioni është mungesa e një shkaku. Trishtimi është i lidhur me një motiv dhe na duket më i menaxhueshëm, duke qënë në vetvete një emocion konstruktivë. Depresioni, në të kundërtën, duket gjithnjë e më i pakontrollueshëm dhe “autonom” dhe na shoqëron gjatë ditëve pa asnjë arsye të dukshme. Intensiteti dhe kohëzgjatja janë dy elemente të tjerë që e dallojnë trishtim normale nga një episod depresiv;
10•Dështim ose bosh: ndryshe nga trishtimi, depresioni është i shoqëruar me ndjenjat e dështimit ose një ndjenjë të thellë të boshllëkut.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për të trajtuar depresionin dhe ankthin

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …

te jetosh pa stres

Si do ishte jeta ime nëse nuk do duhej të jetoja çdo ditë me stresin kronik?

Stresi kronik është një nga sfidat më të mëdha që shumica prej nesh përballen në përditshmërinë moderne. Është …