Artikuj

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për trajtimin e ankthit dhe depresionit-

9 Mënyra të fuqishme psikologjike për të qetësuar mëndjen tuaj në Ankth.

Si të ndalojmë të menduarit e tepërt të gjërave dhe të ecim përpara ?

Ankthi- një nga problemet më të shpeshta që ne hasim tek njerëzit çdo ditë. E gjithë kjo nuk është diçka negative,por ne akoma nuk dimë të ndalojmë. Edhe pse ne jemi shumë familjarë me të,asnjëherë nuk dimë si ta parandalojmë ankthin pa na konsumuar totalisht.
Mendimet e shqetësuara mund t’ju pengojnë dhe t’ua bëjnë më të vështirë marrjen e vendimeve dhe të gjeni zgjidhje për çfarëdo problemi që ju shqetëson . Ankthi mund t’ju çojë drejt të menduarit të tepërt të gjërave e cila ju bën më të shqetësuar,gjë e cila ju drejton drejt të menduarit të tepërt të gjërave…dhe kështu në vazhdim.Por si mund të dalim nga ky rreth vicioz? Thjesht të treguarit e mendimeve negative nuk funksionon sepse do të rifillojnë përsëri  dhe ndonjëherë me më shumë intensitet.Por ka shumë teknika efektive që ju mund ti huazoni nga Reduktimi i stresit dhe terapive të njohjes së sjelljeve.

Më poshtë do gjeni 10 strategji që do ju ndihmojnë të ecni përpara

1 • Distancimi njohës :Mundohuni të shihni mendimet tuaja ankthioze si supozime dhe jo si fakte. Mëndja juaj po mundohet t’ju mbrojë duke parashikuar se çfarë mund te ndodhë. Vetëm fakti që ajo mund të ndodhë nuk do të thotë që ajo do ndodhi. Në fakt ju duhet të shihni fakte objektive. Sa propabilitet ka që rezultati të jetë negativ? Në të vërtet a mund të ndodhë diçka e mire? Çfarë mendoni se ka më shumë gjasa të ndodhë,bazuar në eksperiencat e kaluara dhe nga informacionet e tjera që ju keni në lidhje me situatën?
2 • Shpërndarja njohëse: Mjaft u bëtë njësh me mendimet tuaja! Imagjinojini mendimet tuaja si të dhëna kalimtare sesa si objektiv të vërtetë për  situaten. Ju mund të zgjidhni  nëse do ti besoni këto mendime në vend qe ti pranoni ato në mënyrë të pakritikueshme. Disa nga mendimet tuaja mund të jenë vetëm reagime të kushtëzuara që janë automatike ose të krijuara nga një mëndje e orientuar për të mbijetuar. Mëndjet tona janë të ndjeshme nga kërcenimet dhe rreziku sepse kjo i mbajti  gjallë paraardhësit tanë në botën e egër.
3 • Mbikëqyrja : Praktikoni mbikëqyrjen e mendimeve tuaja,në vend që të reagoni automakisht ndaj tyre. Shihni mendimet tuaja si një re fluturuese. Shihni se cila ju tërheq dhe cila ju bën t’ja mbathni.  A ka një mënyrë që ju ta çlironi veten dhe thjesht të vëzhgoni  mendimet tuaja,në vend që të reagoni
4 • Duke u përqëndruar në eksperiencat e drejtpërdrejta : Mëndja juaj krijon histori rreth atij që jeni, sigurisë tuaj dhe aftësisë tuaj për të dashur. Por jo të gjitha historitë janë të vërteta . Ndonjëherë mëndjet tona janë të anuara nga eksperiencat negative të së kaluarës. Cila është eksperienca juaj në këto momente? A është diçka  që po ndodh momentalisht apo diçka që mund të ndodhë? E shihni që nuk janë e njëjta gjë edhe pse mëndja juaj i trajton si të njëjta.
5 • Etiketimi: Etiketoni llojin e mendimit që keni në vend që ti kushtoni rëndësi përmbajtjes. Shikoni mendimet tuaja kur shihni një gjykim(p.sh sa e mirë apo e keqe është situata ) etiketojeni atë si “gjykim,gjykim”. Nëse ju vini re një shqetësim (p.sh sikur ju jeni duke dështuar apo duke pësuar një humbje) etiketojeni atë si “shqetësim”.  Nëse ju jeni duke kritikuar veten etiketojeni si “kritikë”. Kjo ju çon larg nga përmbajtja e drejtpërdrejt dhe kuptimet e mendimeve tuaja dhe ju jep më shumë vetëdije për proçeset që kalojnë në mëndjen tuaj. Dëshironi që ta kaloni kohën tuaj duke gjykuar dhe shqetësuar?
A ka mënyra më pak gjykuese dhe shqetësuese për ta parë situatën?
6 • Të qëndruarit në të tashmen :
A është mëndja juaj duke risjellë të shkuarën? Vetëm sepse diçka negative ka ndodhur në të shkuarën nuk do të thotë që ajo duhet të ndodhë edhe sot. Pyesni veten tuaj nëse rrethanet apo njohuritë tuaja dhe  aftësitë përballuese kanë ndryshuar që nga hera fundit? Si një i rritur ju keni më shumë zgjedhje me kë të shoqeroheni dhe më shumë aftësi për të identifikuar,parandaluar ose për te lënë një situate të keqe  se sa kur keni qënë një fëmijë apo adoleshent.
7 • Pikëpamja e zgjeruar :
A jeni duke u fokusuar shumë në një aspekt kërcenues të situatës sesa në të gjithë situatën? Ankthi e bën mëndjen tonë të kontraktohet dhe të fokusohet në kërcënimin e menjëhershëm pa marrë parasysh kontekstin e gjërë. A është  kjo situate me të vërtet aq e rëndësishme sa ankthi juaj thotë se është? Do të shqetësoheni përsëri për këtë problem mbas 5 apo 10 vjetësh? Nëse jo, atëherë është koha për tu qetësuar.
8 • Ngrihu dhe shko :
Të shqetësohesh dhe të merresh shpesh e shpesh me të njëjtin problem pa pasur një zgjidhje nuk do tju ndihmojë ju të zgjidhni problemin. Mund t’ju bëj më pak të pëlqyeshëm për të reaguar duke ushqyer asnkthin tuaj. Kur mëndja juaj ka ngecur në një lak,ju mund ta ndërprisni atë, të çoheni dhe të lëvizni përreth duke bërë një detyrë  ose veprim tjetër. Kur ju të uleni përsëri do të keni një perspektiv tjetër.
9 • Vendosni nëse një mendim është i dobishëm për ju :
Edhe nëse një mendim është  i vërtet nuk do të thotë që ështëi dobishëm që të përqëndroheni tek ai gjithë kohën. Nëse 1 në 10 njerëz  fitonë  vëndin e punës dhe ju do vazhdoni të mendoni rreth këtyre shanseve, ju do të shkurajoheshit dhe nuk do të merrnit më mundimin që të dërgonit aplikimet tuaja. Ky është një shëmbull i një mendimi që eshtë i vërtetë por jo i dobishëm. Përqëndrojeni vëmëndjen tuaj në atë që është e dobishme dhe lëre pjesën tjetër të mbetet pas!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë per trajtimin e ankthit dhe depresionit

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Rëndësia e një Psikologu: Përballja me Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja Në një botë gjithnjë e më të zënë …

Studio Psikologjie në Tiranë është këtu për të ndihmuar në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe shëndetit tuaj mendor

Vetëvlerësimi dhe shëndeti mendor

Çfarë është vetëvlerësimi? Vetëvlerësimi është mënyra se si mendojmë për veten dhe vlera që i japim vetes. …

mendimet obsesive psikolog tirane

Mendimet obsesive

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) karakterizohet nga një model mendimesh dhe frikash të padëshiruara të njohura si …