Artikuj

Kontakto psikologen online Tirane

Vuajtja emocionale. Strategjia mbrojtëse e iriqit

Dhimbja i ndryshon njerëzit. Askush nuk do të jetë kurrë i njëjtë pas vdekjes së një personi të dashur, një ndarje ,një tradhëtie etj. Plagët mund të shërohen, por shenjat do të kujtohen gjithmonë çfarë ishte dhe çfarë nuk do të jetë. Tentimi për të penguar injoruar dhimbjen, shërben vetëm për ta lëvizur atë diku tjetër, sepse kur vuajtja bëhet e padurueshme, mëndja bën mbrojtje gjithnjë e më të ngurtë dhe jofunksionale : si mohimin, projeksionin, identifikimi projektiv janë vetëm disa nga shumë “etiketat” e dobishme klinike për të klasifikuar asgjë më shumë se mënyrat e mbijetesës ndaj dhimbjes psikologjike, kur kjo e tejkalon pragun subjektiv të durimit.

Mohimi i dhimbjes nuk shërben…

Ndonjëherë, kur dhimbja emocionale nuk tregohet, dhe nuk takohet me një “marrëdhënie frenimi” e aftë që të shërbejë si katalizator ndaj kapacitetit shkatërrues, merr posedimin e një pjese prej nesh, një pjesë që bërtet në pritje për t’u dëgjuar si: stomaku kur refuzon ushqimin, koka kur ajo blllokohet nga dhimbja , lëkura kur mbulohet me skuqje që përjashtojnë një origjinë organike. Vuajtjeve që nuk i japim zë, përpiqen të dalin në sipërfaqe nëpërmjet ankthit, pagjumësi, përvojës depresive, panikut.
Mohimi i dhimbjes nuk shërben që ajo të fshihet;vetëm se e bën atë më të fortë për shkak se e lejon të gërmoj shpirtin, për t’ju lënë pa frymë gjatë ditës dhe për të pushtuar ëndrrat tuaja gjatë natës. Ata që kanë frikë të përballen me dhimbjen rrezikojnë të bëhen të burgosur dhe e gjejnë veten duke interpretuar realitetin përmes interpretimeve subjektive të mbushur me mosbesim dhe pesimizëm. Ngrirja e dhimbjes emocionale ka efektin e një droge: ajo ju bën të ndjeheni të paprekshëm vetëm në dukje, ka një sukses të përkohshëm dhe ju bën të varur nga të gjithë faktorët e shpërqendrimit që ju shkëpusin nga vetja.
Edhe jeta e përditshme ka të ngjarë të vuaj goditje : të gjitha ato që më parë i përkisnin rutinës, papritmas bëhen të lodhshme, çfarë ju jepte kënaqësi dhe sadisfaksion, të bëhet pa shije; shpesh është e domosdoshme për ti dhënë vetes dhe nevojave tuaja emocionale një hapësirë të përshtatshme për të shprehur veten para se të ktheheni për t’u marrë në mënyrë funksionale dhe efektive me detyrat e përditshme: emocionet negative dhe ndjenja e detyrës, në fakt, janë si dy të njohur kontradiktor të gatshëm për të hyrë dhe për të deklaruar luftë të hapur kur presionet e jashtme si (detyrat e përditshme, dërgesat e punës, menaxhimin e shtëpisë dhe fëmijëve, etj) nuk lejojnë më një bashkëjetesë paqësore.

Të Mbyllesh si iriqi nga frika

Kur dëshira për të hequr dorë nga çdo gjë merr kontrollin, të menduarit tërheq vëmendjen për atë që mungon, dhe na fton të ndalojmë për të filluar kërkimin. Mungesat, boshllëqet, ajo që nuk është thënë, dashuria e pashpërblyer, përqafim i pa marrë,komforti i pritur, dëshira të paplotësuara janë ato që peshojnë më shumë në shpinën tuaj që secili prej nesh mbart mbi supet e tij kur kalon rrugën e jetës; kur pesha e barrës është aq e vështirë për tu mbajtur vetëm, është e këshillueshme për të ndaluar dhe të kërkoni ndihmën e dikujt që t’ju heqë nga lodhja e gjatë për të ndjerë përsëri dëshirën për të filluar.Në qoftë se ju zgjidhni të mbylleni si iriqi, jo vetëm që rrezikoni të mbeteni të shtypur nën peshën e padurueshme të shqetësimit tuaj psikologjik, por mbi të gjitha duke mos marrë ndihmë nga ata që ju rrethojnë, veçanërisht në qoftë se jeni treguar të pakapshëm dhe shmangeni nga frika se kërkesës tuaj për ndihmë nuk do keni një dorë të zgjatur për t’ju ndihmuar; me një qëndrim të tillë, rrezikoni të largoni edhe ata që, pavarësisht ngurrimit tuaj për të marrë ndihmë, u përpoqën duke sfiduar gjëmbat tuaj, pa frikën e shpimit.
Kur vuajtja është shumë e madhe për t’u trajtuar nga ju vetë, është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë: të tregosh dhimbjen jo vetëm që nuk na bënë më të dobët, por shpesh na forcon; ndarja e dhimbjes nuk na bënë më të pambrojtur, por ajo na jep një sens të ri të butësisë; dorëzimi tek një tjetër nuk përbën një humbje, por hap derën për një mundësi.

Vuajtja mendore: “zgjedhje e komoditet” apo “alternativa e fundit”?

Askush nuk zgjedh të ndihet keq, apo të lidhet me zinxhir në një burg të padurimit dhe frustrimit: arsyet e thella për shqetësimin psikologjik (ose një çrregullim të plotë në lulëzim) janë gjithnjë e më të shumta, dhe shumë komplekse. Duke e çuar personin në një gjëndje shqetësuese të paqëndrueshme,ku secili zgjedh për tu mbrojtur sa më mirë që mundet. Duke u bërë të vetëdijshëm për këtë,ndihmonë për të parë vuajtjen psikologjike me respektin që duhet, në vend se duke gjykuar atë si të ishte një zgjedhje e komoditet.Shpesh, ata që duken të ngrirë, të pakujdesshëm, të padepërtueshëm, ose thjesht të çuditshëm janë njerëz të cilët në të kaluarën kanë kërkuar me insistim që emocionet e tyre të dëgjoheshin,të pranoheshin dhe të deshifroheshin. Duke parë kërkesën e tyre të bier në harresë dhe nevojat e tyre të mbeten të pakënaqura, kanë mësuar për të mbyllur derën,duke parë se e lënë hapur lehtëson vetëm hyrjen e një heshtjeje shurdhuese.Kur një sjellje duket e pakuptimtë dhe e pamundur, ka shumë të ngjarë që nënvizon një logjike të pakundërshtueshme në dritën e fakteve që e kanë përcaktuar atë. Shpesh është e mjaftueshme për të ndryshuar perspektivën për të kuptuar thelbin, gjetjen e interpretimit të duhur dhe për të marrë hapat e duhur për të dalë nga kjo gjëndje.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Rëndësia e një Psikologu: Përballja me Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja Në një botë gjithnjë e më të zënë …

Studio Psikologjie në Tiranë është këtu për të ndihmuar në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe shëndetit tuaj mendor

Vetëvlerësimi dhe shëndeti mendor

Çfarë është vetëvlerësimi? Vetëvlerësimi është mënyra se si mendojmë për veten dhe vlera që i japim vetes. …

mendimet obsesive psikolog tirane

Mendimet obsesive

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) karakterizohet nga një model mendimesh dhe frikash të padëshiruara të njohura si …