Artikuj

psikologe tirane

Gjërat më pak të dobishme për ti thënë dikujt që ndihet keq

… dhe 5 mënyra që me të vërtetë të jeni aty për dikë që ka nevojë për ju.

Merrni parasysh skenarët e meposhtëm:

-Një fëmijë kthehet në shtëpi duke qarë sepse është grindur me shoqen e ngushtë-por kur pyesni se çfarë ka ndodhur refuzon të diskutoj rreth saj.
-Një student kolegji është i mërzitur për shkak se do largohet nga shtëpia për herë të parë por edhe pse ai mundohet të sillet ashpër,mund të kuptohet që ai po vuan.
-Një femër e re po kalon një kohë të vështirë si pasojë e prishjes së fejesës së saj por në thellësi ajo akoma përkujdeset për atë.
-Një atleti i është ndaluar nga doktori i tij pjesëmarrja në një garë të rëndësishme për shkak të ndonjë  lëndimi të rrezikshëm.
-Një e ve është akoma e lënduar nga vdekja e bashkëshortit  të  saj, e shokut të saj të ngushtë për dekada të tëra.

Aq sa të ndryshme  janë këto situata ato kanë një gjë të rëndësishme të përbashkët-dikush për të cilin ne kujdesemi është duke përjetuar një shqetësim emocional dhe nuk ka shumë gjëra që ne mund të bëjmë për ta ndihmuar.
Sigurisht,vetëm duke thënë  “Qetësohu” nuk ka për të rregulluar situatën.
Ne të gjithë kemi qëndruar pranë dikujt që ka kaluar kohë të vështira. Si një  ekseriencë e zakonshme që është,ajo nuk ka të bëjë me përpjekjen për ta bërë sa më të lehtë për dikë që të ndjehet rehat.
Eksperienca më e dhimbshme përveç vuajtjes sonë është që të shohim dikë që duam të përballet me vështirësi. Jeta gjithmonë vështirësohet dhe njerëzit mund të mërziten për një milion arsye ,ndjenjat e tyre negative mund të kalojnë nga shqetësimi dhe mërzia në pikëllim; instiktivisht ne tentojmë t’i  qetësojmë dhe t’i  bëjmë të ndjehen më mirë dhe në këtë mënyrë mërzia e tyre nuk kalon në thyerje zemre,keqardhje për veten,ankth,hakmarrje ose depresion. Për të shprehur mbështjetjen tonë,ne tentojmë  të  përdorim disa shprehje klishe si:”I/E shkreti/a ti”,”Nuk është faji yt”,”Mos u shqetëso për atë gjë”,”E kuptoj se si ndjehesh”.
Shpesh,ne jemi të pasigurtë së çfarë është e drejtë për të thënë apo për të bërë dhe për shkak të kësaj,shumë nga ne ndjehen në siklet pranë dikujt që ka shqetësime emocionale të thella ose të papritura. Kur përpjekjet tona të gabuara për të gjallëruar personin në problem nuk bëjnë ndonjë diferencë,ajo mund të na lërë të fustruar dhe të mposhtur nga pafuqia jonë për të ndihmuar. Por ç’është më e keqja,keqardhja për dikë dhe tentativa për ta gëzuar,ndonjëherë e bën atë person të mërzitet më tepër,të zemërohet ose të acarohet me ne. Nuk është ajo çfarë bëjmë por mënyra sesi e bëjmë ajo që bën diferencën.

Ka katër sjellje të dallueshme tek njerëzit që mundohen të lumturojnë dikë.

Dy të parat-ngushëllimi dhe inkurajimi; dhe duke ndihmuar për të zgjidhur çështjet –janë më të përafërta se dy të tjerat-për të minimizuar problemin;duke refuzuar ta pranojmë  këtë çështje dhe duke ofruar shpërqëndrim.
Në qoftë se koha jonë ka përfunduar ose ne kemi zgjedhur taktikën e gabuar,rezultati  i perpjekjes tonë për të ndihmuar mund të jetë e kundërta polare e qëllimit tonë;personi që ne jemi duke u përpjekur të qetësojmë mund ti perceptojë fjalët dhe sjelljen tonë si të pandjeshme,sipërfaqësore ose të pasinqertë. Nuk është nevoja të thuhet që zgjedhja e taktikës së duhur mund të jetë një sfidë e vërtetë,veçanërisht kur koha nuk është në anën tonë. Për më tepër,të dhëna të shumta  duhet të merren në konsideratë kur ne vendosim të ndihmojmë dikë.

•Sa mirë e njohim në të vërtet personin ose se sa mirë e kuptojmë problemin e tij.
•Sa të lidhur jemi me ndjenjat që ata po përjetojnë.
•Karakteri dhe disponimi i personit.
•Aftësia  personit për ti kaluar vetë vështirësitë.
•Ashpërsia e shqetësimit të tyre emocional.
•Rrethanat e veçanta të problemit dhe
•Nevoja potenciale për ndihmë dhe mbështetje profesionale.

Kur tentojmë të qetësojmë dikë që po kalon kohë të vështira,një faktor i rëndësishëm për tu marrë parasysh është vetëvlerësimi i atij që vuan. “personat që janë me një vetëvlerësim të ulët janë më pak të hapur se personat me vetëvleresim të lartë,për të kornizuar  eksperiencat e tyre pozitive por janë dhe po aq të hapur për të quajtur të vlefshme ndjenjat e tyre negative”. Personat me vetëvlerësim të ulët ishin më negative për përpjekjet e të tjerëve në rifrazimin pozitiv,aq sa kjo u ka lënë një ndjesi negative për veten ofruesve,ndërveprimit të tyre me ata që vuajnë dhe marrëdhënies së tyre.
Mënyra më e mirë për të ndihmuar vuajtësit me vetëvlerësim të ulët është të ndjesh keqardhje për ta dhe ti inkurajoni.Me personat me vetëvlerësim të lartë qetësimi dhe inkurajimi mund të jetë një strategji më efektive.

Është e rëndësishme të kuptohet që të kuptuarit e njerëzve të tjerë nuk ndodh brënda natës: kërkon eksperiencë dhe gadishmëri për të mësuar dhe praktikuar përvojat e reja. Ajo çfarë është me të vërtet esenciale është të kuptosh që ka disa probleme që mund të jenë shumë të mëdha për ne ,disa njerëz mund të duan ndihmën tonë dhe ne nuk do mundemi ti ndihmojmë dot në  çdo kohë e thënë në këtë mënyrë,ka disa gjëra që ne të gjithë mund ti bëjmë për ata që po kalojnë momente të vështira, pavarësisht nga shkaku i problemit ose lidhja jonë me këtë person.

Si mund të ndihmosh?

1•Ji prezent.Ndonjëherë fjalët nuk kanë rëndësi.ndonjëherë nuk ke çfarë të bësh  por qëndro përkrahë atij personi. Bëjuni një telefonatë.,kërkojuni të dilni,qëndroni në kontakt-por mos u bëni mbytës. Jini aktiv dhe i gjindshëm  në çdo kohë që ata kanë nevojë për ju. Për ju mund të mos duket diçka e madhe por për personin që po mundoheni të ndihmonin ajo ka vlerë sa e gjithë bota.
2•Degjo.Për disa njerëz është shumë e vështirë të hapen dhe të tregojnë ndjenjat e tyre më të thella;pa përmendur disa tema që mund të jetë e pamundur për të folur.Jini të duaruar dhe inkurajojini këta njerëz të shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre në një vend ku ata mund të ndjehen shumë rehat.. dhe kur ata të jenë gati për të folur-vetëm degjoni.Mos i ndërprisni.Mos i gjykoni.Lërini ata të çlirohen nga ndjenjat negative që kanë mbajtur përbrenda.Ndonjëherë, çlirimi i ndjenjave negative është hapi i parë drejt shërimit.
3•Mos impono mendimin tënd.Ju do të keni një opinion,pa dyshim. Por mendohuni dy herë para se ju ta ndani atë me personin që po mundoheni të ndihmoni. Kur nuk ke diçka të bukur për të thënë më mirë hesht. Më mirë lëre personin tjetër të arrijë vetë në një zgjidhje të problemit që  ka . ju mund të ndihmoni duke bërë pyetje të tipit:”Cfar kuptimi ka kjo per ty?”,”çfarë do të doje të bëje më pas?”,ose thjesht duke thënë ”Si mund të të ndihmoj?”
4•Mos këmbngul në këshillën tënde. Së pari,ju duhet të jeni i sigurtë që keni të  gjithë informacionin e duhur për të dhënë një këshillë;edhe nëse ju besoni që keni pasur të njëjtën eksperiencë më përpara,asnjeri nuk ka ecur me këpucët e tjetrit. Pastaj nëse ju do të këmbngulni që  një person të bëjë sipas mënyrës tuaj atëherë ai do të ofendohet,nuk do jetë rehat në shoqërinë tuaj,kështu që jeni  i  kujdesshëm se çfarë thoni. Ju  ndoshta mendoni vetëm për të mirën e tij,mund të mendoni që keni të drejtë por me njerëzit e lëkundur emocionalisht kërkohet një nivel i caktuar delikatese dhe vetëkontrolli
5•Qëndroni pozitiv. Mos lejoni që keqardhja për veten  apo pikëllimi i personit të ndikoje tek ju. Kur jeni duke u munduar të ndihmoni dikë me emocione negative akute ,është e rëndësishme të tregoni ndjeshmëri por gjithashtu të qëndroni të fortë dhe të qëndroni në kornizat e pozitivitetit. Ata mund të kenë nevojë për ju si një shtyllë mbështetëse ose burim force.;përdorni të folurin pozitiv me veten dhe të ruani atë forcë për të siguruar atë që ata kanë më tepër nevojë.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky …