Tag: konsulta me nje psikolog online

psikologjia -intuita

Intuita mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura

Tashmë me shekuj shkencëtarët tentojnë të kuptojnë pse njerëzit zgjedhin një rrugë nga një tjetër dhe si në mes numrit të madh të zgjedhjeve bëjnë atë për të cilën konsiderojnë që është më e mira.

Marrja e vendimeve është pjesë e pashmangshme e jetës njerëzore dhe është ndër më misteriozet. Gjatë një hulumtimi, profesor Marius Usher nga Universiteti në Tel Aviv ka zbuluar që intuita është armë jashtëzakonisht e fuqishme dhe precize. Kur është dashur të bëjnë zgjedhjen në mes dy opsioneve duke u mbështetur vetëm në instinkt, vullnetarët kanë bërë zgjedhjen e duhur në madje 90 % të rasteve.

Madje edhe në nivelin intuitiv një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të marrjes së vendimit është integrimi i vlerave ose marrja parasysh e të gjithë faktorëve pozitiv dhe negativ të çdo opsioni për t’u krijuar pamja komplete.

“Hulumtimi ka treguar që njerëzit kanë aftësi të jashtëzakonshme për t’i vlerësuar intuitivisht opsionet, çka çon deri te përfundimi që truri ka sistemin i cili specializohet për vlerësimin e vlerës”, ka thënë Usher.

Eksperimenti është përbërë nga ndryshimi i shpejtë i numrave në pjesën e majtë dhe të djathtë të monitorit. Numrat kanë paraqitur fitimet në tregun e aksioneve. Vullnetarët është dashur të zgjedhin grupin me përfitimin më të madh. Pasi që numrat kanë ndryshuar shumë shpejt, vullnetarët nuk kanë pasur kohë për të mbajtur mend shumën e parave të fituara por është dashur të mbështeten te instinkti gjatë vendimit.

Vullnetarët kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme të llogaritjes instinktive dhe saktësia e tyre është rritur proporcionalisht me informatat që  kanë marrë.

Kur u janë treguar vetëm gjashtë çifte numrash, saktësia e tyre e zgjedhjes së shumës më të madhe të parave ka përbërë 65%, ndërsa kur u janë treguar 24 çifte numrash, saktësia ka qenë 90%.

Kontaktoni një psikolog

Nëse jeni duke u përballur me vështirësi në jetën tuaj, nuk jeni vetëm. Kontaktoni një psikolog për të marrë mbështetjen që ju nevojitet. Nuk ka asnjë arsye për të luftuar vetëm kur është dikush gati për t’ju ndihmuar.

Me këshillimin psikologjik, ju mund të trajtoni çështje të tilla si ankthi, depresioni, stresi, problemet e marrëdhënieve dhe shumë më tepër. Psikoterapia është një rrugë drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale, dhe mund t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje efektive për problemet tuaja.

Mos prisni më për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor. Kontaktoni një psikolog pranë studios sonë sot për të filluar udhëtimin tuaj drejt një jete më të ekuilibruar dhe më të plotë.

Zgjidhni mirëqenien tuaj, zgjidhni konsulencën psikologjike!

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Recetë per nje pastrim emocional

Sic eshte nje diete, po aq e rendesishme eshte dhe pastrimi emocional, lejon trupin te rigjenerohet. Po aq e rëndësishme sa dizintoksimi  fizik, një pastrim  emocional do të liroj mendjen tuaj dhe trupin në mënyra që ju nuk mund ta imagjinoni para se ta beni ate. Nuk është gjithmonë e lehtë, por unë kurrë nuk kam takuar ndonjë që e ka ndjekur protokollin dhe eshte penduar per kete.

Psikologe në TiranëPërtej përfitimeve të menjëhershme personale, spastrimi emocional mund të parandaloje  fillimin e sëmundjeve, pasi ka lidhje shkencore midis ankthit kronik emocional apo stresit dhe sëmundjeve te mëdha të sotme.
Një studim i Harvardit mbi 1,305 burra me një moshë mesatare prej 62 vjeç zbuloi se burrat nervoze kishin tre herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjet e zemrës se sa ato më te qetë. Sipas hulumtuesit në Jonsson  Cancer Center UCLA, stresi vepron si një lloj plehu që në mënyrë të konsiderueshme përshpejton përhapjen dhe përparimin e kancerit të gjirit . Qelizat imune, të cilat zakonisht jane per të mbrojtur trupin ndaj sëmundjeve, janë duke u riprogramuar biologjikisht përmes stresit në qeliza që në fakt ndihmojnë kancerin të rritet. Në një rishikim të literaturës shkencore mbi marrëdhëniet në mes stresit dhe sëmundjes, psikologu i Universitetit Carnegie Mellon Sheldon Cohen ka gjetur se stresi është një faktor kontribues në sëmundjet e njeriut, dhe në veçanti depresionin, sëmundje kardiovaskulare dhe HIV / AIDS.
Nuk ka dyshim për këtë, stresi  kronik emocional kontribuon në sëmundje fatale. Mos e lejo!
Sic eshte nje diete po aq e rendesishme eshte dhe pastrimi emocional  lejon trupin te rigjenerohet, largon ngarkesen toksike dhe redukton stresin. Mos e lini shendetin tuaj ne dore te fatit. Ndiqni receta qe ju ndihmojne.  Eshte gjeja e duhur per tu bere.

Recete per nje pastrim emocional

  • Largo Zemerimin  zemerimi

Identifikoni njerëzit me të cilët ju jeni të zemëruar. Pasi ta keni bere kete eshte e nevojshme qe ju te shkruani ne leter  shprehjet tuaja te matura per kete ceshtje. Pasi të jeni të qartë në pozicionin tuaj tëpjekur  për çështjen, përpara rruga do të jetë me e lehte.

  • Largoni ndjenjen e fajit

Identifiko njerëzit që keni bërë padrejtësi dhe për të cilin ju duhet të kërkoni falje. Identifikoni në mënyrë specifike atë që keni bërë ose se si ju keni vepruar keq ndaj çdo personi dhe, nëse ka mundesi kthimi. Bëni plane për të vepruar me njohuritë tuaja.

  • Pastro kujtimet negative qe ju mbajne peng

Shkruani një listë të kujtimeve  negative që ende shqetësojne. Pasi të keni listën tuaj,  shqyrtoni  çdo moment  plotësisht dhe me një distancë. Pyesni veten se çfarë ka për të mësuar nga çdo kujtim. Shenoni  mendimet tuaja.

  • Largoni  autokritiken

Vini re fjalët specifike që ju përdorni për të kritikuar veten. Merrni një letër dhe laps dhe shkruaj fjalet autokritike ne fillim. Pastaj, shkruani të gjitha frazat vijnë në mendje që ju përdorni për të mundur veten. Mos e censuroni veten. Shqyrto cdo fraze. Behu kurioz per origien e saj. Pastaj qartesoni veten duke degjuar nje ne menyre passive nje tingull te ambjentit tuaj te zakonshem. Pasi ju jeni të vendosur dhe të qartë, hidheni letren.

  • Zhvillimi i burimeve

Ne fund fusni veten ne nje kujtim pozitiv duke rikujtuar cfare keni pare, degjuar dhe ndjere. Imagjinoni shumë, shumë më tepër nga këto kujtime pozitive duke i shpërndarë në të ardhmen tuaj. Duke i dhënë fund me një shënim pozitiv dhe që hedh pozitivitet në të ardhmen tuaj, ju do të përgatisni  terrenin për gjëra të mira që do të vijnë. Pritjet pozitive dhe optimizëm janë të lidhura me shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Morali i tregimit

Merrni përgjegjësi për shëndetin tuaj emocional. Mos lejoni që stresi të diktojë gjendjen tuaj. Kur kjo ndodh ne mendjen dhe trupin tuaj, bëhet një habitat në të cilën sëmundja është më shumë gjasa për të lulëzojë. Ky është një fakt i provuar. Nëse ju nuk mund të përfundoni pastrimin emocional, merrni  ndihmë dhe mbështetje në këtë proces. Kjo është e rëndësishme.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi. Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Konsulta me nje psikolog online

Grupi i gjakut tregon karakterin tuaj

Në disa vende të botës, si për shembull në Japoni, grupi i gjakut pasqyron karakterin e njerëzve. Madje, të dhënat për grupin e gjakut mund t’i gjeni te çdokush në profilet e rrjeteve sociale dhe kështu me radhë.

Lexoni se si ndikon grupi juaj i gjakut, sipas kulturës japoneze:

Grupi A

Personat me këtë grup gjaku janë të vyeshëm, seriozë, të ndjeshëm, të durueshëm dhe të përmbajtur. Ata janë partnerë të shkëlqyeshëm dhe e duan shoqërinë e tyre prej të cilëve presin përkrahje çdoherë kur përjetojnë ndonjë periudhë të stresuar në punë. Janë prindër të mirë të cilët me padurim e presin të kthehen në shtëpi nga puna për tu relaksuar me familjen e tyre. Ana negative e tyre është se ata shpeshherë merren me imtësira dhe janë të tensionuar.

Grupi B

Janë të mbushur me pasion, kreativë dhe të fortë emocionalisht. Sipas japonezëve, duhet të qëndroni sa më larg këtyre personave pasi  ata janë shumë vetjakë dhe të papërgjegjshëm.

Grupi AB

Janë të përmbledhur, racionalë, të shoqërueshëm dhe shumë të përshtatshëm në çdo situatë. Me këta persona është shumë e lehtë të krijoni një lidhje dashurie, por këta persona asnjëherë nuk do t’ju duan aq sa ju i doni ata. Ata thjeshtë nuk duan ta humbasin mendjen në emër të dashurisë. Por, janë partneri të mirë dhe dinë të argëtohen në mënyrë të përkryer. Por, keni kujdes sepse ndonjëherë ata dinë të jenë mjaft kritikë, prandaj jini të gatshëm për një sasi të konsiderueshme cinizmi në qoftë se nuk janë në humor të mirë.

Grupi 0

Të këndshëm, simpatikë, të shoqërueshëm dhe optimistë. Ata janë të ngrohtë dhe në qoftë se i takoni në rrugë do t’ua shtrëngojnë dorën fortë. Personat me këtë grup gjaku dinë të bëjnë veprime romantike në mënyrë spontane. Njëkohësisht, ata janë xhelozë dhe arrogantë kur hidhërohen.

Takim me psikologe online

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi. Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Si të ndërtohet besimi në një lidhje?

Si të ndërtohet besimi në një lidhje?

Shtylla kryesore që e mban një lidhje romantike, besimi. Po të mos keni besim te njëri-tjetri, herët ose vonë, lidhja juaj do të mbarojë.

Disa pika kyce:

Flisni për të ardhmen!

Nëse vërtet dëshironi që partneri t’ju besojë plotësisht, ju duhet të flisni për të ardhmen tuaj me të. Gjithnjë kur flisni për planet e së ardhmes, sigurohuni që ta përfshini edhe atë, per jeten, per formimin e familjes etj. Madje sugjeroni diçka dhe kërkoni ndihmë apo këshilla nga partneri për ato plane. Nëse e sheh se ju vërtet mendoni ta keni një lidhje afatgjatë, partneri do t’ju besojë edhe më shumë, per jeten, per familjen, per lidhjen e çiftit etj.

Bëhuni person i përgjegjshëm!

Nëse partneri juaj e di se mund të mbështetet te ju për çfarëdo që ka nevojë ai, kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Gjërat e vogla të cilat ai jua kërkon mund të jenë më të rëndësishmet dhe nëse ju nuk i kryeni ato porosi, mund të lini një përshtypje si person i papërgjegjshëm dhe i papërshtatshëm për një jetë të përbashkët.

Bëhuni i sinqertë!

Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar një besim të ndërsjelltë në një lidhje. Ju duhet të keni   mirëkuptim  dhe besim  ndërmjet njëri -tjetrit dhe t’i besoni njëri-tjetrit vërtet, por kjo nuk mund të arrihet nëse ju nuk  dëshmoni sinqeritetin tuaj më parë. Shprehni edhe kritikat, nëse i keni në mendje, nëse nuk pajtoheni për diçka duhet të flisni për këtë.

Pranojini ndryshimet!

Është koha që ju t’i pranoni ndryshimet ndërmjet jush dhe të mos lejoni që ato t’ju ndajnë. Ju duhet të jeni në gjendje ta pranoni partnerin tuaj plotësisht, në mënyrë që ai të ketë besim te ju dhe të hapet lirshëm, pa u frikësuar nëse ju do të mendoni pozitivisht apo jo.

Psikologe per probleme ne cift

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive. Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Ju nevojitet një psikolog në Tiranë per femijë?

Ndikimi i figurës se babait ne zhvillimin social tek fëmijët

Përkujdesja e babait lidhet ngushtë me jetën sociale të pasur, me pjekurinë dhe sjelljen e fëmijës. Këto tipare tashmë duken qartë sapo fëmija ka arritur moshën 3 vjeç. Nga studimet e bëra është piketuar se fëmijët e baballarëve të përkushtuar janë më të shoqërueshëm, dhe janë pikërisht këta fëmijë, që  kanë më tepër vëmendje në shoqërinë e tyre.

Kjo ndodh sepse këta fëmijë kanë më pak ndjenja negative, krijojnë më pak zënka, tregohen më tolerantë dhe janë më të ndjeshëm dhe të kuptueshëm. Kjo marrëdhënie shoqërore bëhet akoma më e rëndësishme në periudhën e adoleshencës, sepse marrëdhëniet shoqërore janë tepër të mira kur marrëdhëniet baba-fëmijë kanë qenë të ndjeshme. Në rast të kundërt, kur fëmijët kanë qenë pre e agresionit dhe e sjelljeve të papërshtatshme atërore, rezulton të jetë më pak i dëshiruar në rrethin e tij shoqëror.

Afrimiteti i babait ndikon në vendimet racionale, në zgjedhjet etike dhe në pjekurinë e sjelljeve të moralshme. Vihet re se fëmijët që kanë një baba aktiv janë më pak gënjeshtarë, depresivë dhe hiperaktivë. Në rast të kundërt, këta fëmijë nuk pendohen për gabimet e bëra, nuk e pranojnë fajin dhe nuk u binden rregullave. Baballarët që nuk pozicionohen mirë në rolin e tyre, kanë fëmijë që u zhvillohet instinktivisht vesi i kopjimit dhe gënjeshtrës, pandjeshmëria ndaj gabimeve të bëra dhe humbja e kontrollit në raste irritimi.

Ju nevojitet një psikolog në Tiranë per femijë?

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog ne tirane

Si mund të ndikojnë komplimentet në trurin e njeriut

Komplimentet janë një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Ato mund të ndikojnë në mënyrën se si ne e perceptojmë veten dhe të tjerët, madje edhe mënyrën se si funksionon truri ynë. Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë se si komplimentet ndikojnë në trurin e njeriut dhe rolin kryesor që luajnë ato në zhvillimin e marrëdhënieve dhe mirëqenies psikologjike.

Fjalët e bukura dhe lëvdatat stimulojnë trurin. Ai i përjeton si shpërblim kështu që njerëzit e komplimentuar mundohen edhe më shumë. Rritet edhe vetëbesimi dhe puna bëhet edhe më e mirë.
Lëvdatat janë të mirëseardhura edhe në dashuri, punë edhe në mes miqve, pohojnë shkencëtarët e Institutit shkencor nacional japonez. Ata kanë dëshmuar se si truri fjalët e bukura dhe lëvdatat i sheh si shpërblim shoqëror dhe reagon në mënyrë të ngjashme sikur të kishim marrë dhuratë me të holla, shkruan “Daily Mail”.

Ata kanë vëzhguar grupin prej 47 të anketuarve të cilët kanë kryer detyra në kompjuter dhe kanë zbuluar që ata të cilët kanë marrë komplimente për punën kryer, detyrat e ardhshme i kanë kryer edhe më mirë dhe me motivim më të madh. Ata të cilët nuk kanë marrë komplimente për punë e tyre detyrat i kanë kryer në nivel të njëjtë si më herët.

Kjo vërteton piramidën e nevojave të psikologut të famshëm Abraham Maslow. Sipas saj, vetëbesimi që bazohet në shpërblimet dhe avancimet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë njerëzit. Ai është faktori kyç në jetë, ndërsa arrihet përmes punës, hobit ose çfarëdolloj veprimi tjetër. Punën tonë të mirë e njohim edhe vetë ne, por e njeh në radhë të parë mjedisi i cili me lëvdatat e veta ngrit vetëbesimin tonë, ka thënë Maslow.
Njerëzit të cilët nuk kanë vetëbesim ndihen më të paaftë dhe për këtë arsye nuk kanë as motiv për punë, ndërsa komplimentet janë ilaçi i duhur për vetëbesim të ulët, kanë shpjeguar shkencëtarët japonezë.

Efekti i komplimenteve në tru

Kur marrim një kompliment, truri ynë reagon në mënyra të habitshme. Fushat e lidhura me shpërblimin dhe kënaqësinë, të tilla si bërthama accumbens, bëhen aktive. Ky proces çliron neurotransmetues si dopamina, që na bën të ndihemi mirë dhe na motivon të përsërisim sjellje pozitive.

Si të përdorni komplimentet në mënyrë efektive

Jini specifik: Komplimentet më efektive janë ato që janë specifike dhe të vërteta. Në vend që të thoni “Ti je mirë”, provo të thuash “Ke bërë një punë të mrekullueshme duke përballuar atë situatë të ndërlikuar”.
Jini konsistent: Përfshini vazhdimisht komplimente në komunikimin tuaj të përditshëm. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi pozitiv dhe motivues.
Jini autentikë: Komplimentet duhet të jenë të sinqerta dhe autentike për të pasur një ndikim të rëndësishëm. Shmangni komplimente vetëm për lehtësi.

Si përfundim, komplimentet nuk janë vetëm fjalë boshe, por ato kanë një ndikim të rëndësishëm në trurin tonë dhe mirëqenien emocionale. Duke përdorur komplimentet në mënyrë efektive, ne mund të përmirësojmë marrëdhëniet tona, të rrisim vetëbesimin dhe të ushqejmë një mjedis të rritjes dhe mirëqenies mendore.

Konsulta psikologjike, psikoterapi dhe këshillim

Këshillimi me #psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh. Profesionistet e Studio Psikologjie ofrojne konsulta ne zyre ose online për depresion, stres, divorc, probleme personale, probleme me fëmijët një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift.

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Pse tërheq gjithmonë njeriun e gabuar?

Pse tërheq gjithmonë njeriun e gabuar?

Pse tërheq gjithmonë njeriun e gabuar ne dashuri? A e bëni ndonjëherë këtë pyetje?

Ju e shikoni, ju i buzëqeshni, ju do të shkëmbeni shikimet dhe snaps … dashuri me shikim të parë. Por si ka mundësi një dashuri me shikim të parë, në të cilën dy njerëz janë të tërhequr në mënyrë të pandërgjegjshme ?

Tërheqje, e ashtuquajtura dashuri në shikim të parë, nuk ndodh rastësisht! Besoni apo jo, ne jemi tashmë të predispozuar për atë lloj personi për shkak të një lidhje të pandërgjegjshme në përvojën tonë të fëmijërisë .

Por çfarë është ajo? Secili prej nesh ka një jetë pa ndjenja paralele që fillon që në lindje dhe shpesh është e manifestuar në jetën e vërtetë që ndikon në zgjedhjet tona.

Duke filluar nga vitin i tretë i jetës, gjurmët tona të të pandërgjegjshmes janë të përcaktuara nga përvoja e fëmijërisë, mbi të cilat është krijuar dhe strukturuar e ndërgjegjshmja te çdo person, gjë e cila do të jetë modulator për të gjitha marrëdhëniet dhe dashuritë që do të krijohen në rrjedhën e jetës.

Kush na pëlqen, atëherë, ai që i përshtatet në mënyrë të përkryer me përvojat tona ( trauma , rrethanat , situatat , negative apo pozitive ). Me fjalë të tjera, ne jemi të tërhequr nga ata që hyjnë në rezonancë me fëmijën që ka gjurmuar qytetin tonë të pandërgjegjshmen tonë. Ky kusht, pra është i shtyrë nga marrëdhënia e parë e dashurisë – traumatike ose jo – të jetës tonë, një me nënën tonë apo babain.

Një të dashur në jetën e të rriturve, atëherë do të jetë gjithmonë i krahasueshëm me prindin tuaj, megjithatë në realitet, kjo mbivendosje nuk përputhet me babain ose nënën e tuaj të vërtetë, por imazhet që kemi krijuar ne janë ndjenjat ( përsëri për shkak të një përvojë të fëmijërisë ).

Si është e mundur që shkakton këtë proçes ? Si mund të ndikojë një përjetim fëmijërie për zgjedhjen e një partneri ?

Përgjigjja është e thjeshtë , ne shpresojmë , në të vërtetë , që ai person do të na ndihmojë për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të mbushur boshllëqet që prindërit tanë kanë krijuar tek ne .

A keni dëgjuar ndonjëherë për “Kompleksi Edipit”?

Në rrjedhën e zhvillimit psikoseksual të fëmijës, prindi i seksit të kundërt është objekti i parë i dashuris dhe si rezultat fëmija për të marrë vëmendjen e tij do të duhet të identifikohen me prindin e të njëjtit seks. Nëse marrëdhënia me prindin nuk ka qenë mjaft e kënaqshme për fëmijën, atëherë kur të rritet, do të kërkoj një partnerë si zëvendësues simbolik për të përfaqësuar atë.
(Për më shumë për “kompleksin e Edipit” shihni ne arkivën tonë ku e gjeni të shpjeguar)

Në këtë pikë … cili është partneri juaj ideal ?

Ne e kuptojmë, se jemi gjithmonë në kërkim të një personi i cili mishëron nënën apo babain ideal, në një përpjekje të pandërgjegjshme për të kënaqur këtë nevojë në fëmijërin e tyre të dashurisë së munguar e të frustruar , dhe kjo ndodh shumë shpesh , ju do të shikoni për një partner që paraqet karakteristikat negative të shoqërisë mëmë , me qëllim të ndryshuar atë pa ndjenja kështu që mund të rijetojë të kaluarën. duke u përpjekur për të shëruar disa nga plagët që ka pasur në një fëmijëri traumatike .
Pa ndjenja, me pak fjalë, kërkimet për të tërë rikrijuar situata të fëmijërisë në përpjekje për të zgjidhur problemet.

Për shkak të këtyre proceseve të pavetëdijshme mendore ne do të gjejmë, për shembull, gruaja që ka vuajtur nga mungesa e të atit ( fizikisht ose emocionalisht të largët ), një qëndrim për të cilin tek partnerët do të kërkojnë një zëvendësues të babait, përcaktimin në zgjedhjen e tyre të meshkujve që zotërojnë dhe karakteristikat autoritare që të përcjellë siguri dhe fuqi. Ju do të bini në dashuri me burra pak të përgjegjshm dhe të vështirë më shumë se sa të pranishëm, pikërisht si prind të vërtetë, gjithmonë me dëshirën e pandërgjegjshme për të ndryshuar dhe për të mbushur trauma të fëmijërisë si mungesa e babait.

Për të qenë në gjendje për të gjetur partnerin ideal dhe pë të mos u tërhequr nga njeriu i gabuar, do të ishte e nevojshme që të fshini disa situata traumatike të përjetuara gjatë fëmijërisë, në këtë mënyrë ju do të mësoni të jetoni marrëdhëniet e çiftit në një mënyrë natyrore, të shëndetshme dhe të lirë të pa kondicionuar.

Psikologu mund të ndihmojë në kapërcimin e traumave të kaluara

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet me psikolog ne Tirane dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Hormoni i dashurisë të lë me të vërtet me gojë hapur

Oksitocina, hormoni i dashurise

Oksitocina, i quajtur ‘”hormoni i dashurisë” për rolin themelore në dinamikën e dëshirës dhe besnikërisë, do të ishte gjithashtu përgjegjës për stresin dhe frikën. Nga njëra anë dëshira , e cila është një apel për tërheqje , frika e të tjera , që shpesh sjell me vete reflektimin e arratisjes .

Dy emocionet që janë pothuajse të kundërta polare , thonë hulumtuesit në Universitetin Northwestern në Chicago , mund të përgjigjen me të njëjtën hormon: oksitocina. Studimi është publikuar në Nature Neuroscience , e cila i jep funksioneve të hormoneve krejtësisht të papritura . Përcaktuar si ” hormoni i dashurisë “, sepse , sipas disa studimeve favorizojnë pasionin , me dashuri të qëndrueshme dhe demonstrimin e dashurisë , oksitocina ka një rol të rëndësishëm edhe në emocionet e ankthit dhe stresit . Përgjigjet në frikë , shpesh do të kalojnë nëpër muret ndarës lateral , një rajon i trurit që është shtëpia e shumë receptorëve të oksitocinës . Jelena Raduloviç , kordinatore kërkimore dhe profesoreshë në Feinberg Shkolla Northwestern University e Mjekësisë në çrregullim bipolar , shpjegoi se ” të kuptuarit e rolit të dyfishtë të oksitocinës në situata që rezultojnë ankthioze , në të ardhmen ne do të kryejmë trajtime që do të rrisin nivelin e mirëqenies tek individët dhe sjelljet duke ulur reagimet negative. ” Sipas studiuesve përvoja sociale negative e vuajtur një herë ripërsëritet, e cila aktivizon oksitocinën për gjashtë orë ERK ( sinjal extracelular rregullues i kinazës )” , një molekulë e cila intensifikon frikën dhe ankthin për të ardhmen .

Për çfarë shërben , pra , hormoni i dashurise oksitocina?

Për Dashurinë , dashuria lidhja nënë – fëmijë , besimi tek njerëzit, humor të mirë , lehtëson lindjen e fëmijës dhe të ushqyerit me qumësht gjiri , forcimin e kujtimeve të fëmijërisë dhe , anasjelltas , ankthin, frikën , stresin , është pothuajse sikur ky hormon do që ne të mbajmë mend , në qoftë se nuk është e bardhë , është e zezë .

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos prisni të përballeni vetëm me sfidat tuaja. Na kontaktoni sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe për të filluar udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Ne jemi këtu për ju, në çdo hap të rrugës!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia stile sjelljesh

Stile sjelljesh dhe komunikimesh

Stile sjelljesh te ndryshme dhe personalitetet qe i shoqerojne

Ne psikologji ashtu si ne kontekstin me te perbashket, individi dallohet nga nje tjeter ne baze te sjelljes dhe komunikimit te tij. Sjelljen mund ta perkufizojme si menyren e te vepruarit dhe te reaguarit te nje subjekti i gjendur ne relacione me nje”tjeter”. Individi e kushtezon sjelljen ne base te personalitetit te tij. Ky i fundit do te formonte dhe tre tipe personash:

I pari eshte personi POHUES (The assertiveness)

Sjellja e tij relacionale i drejtohet vetes se vete dhe te tjereve; ne respektimin dhe vlersimin e vlerave te veta dhe te vlerave te te tjerve. Ky person realizohet duke perkrahur dhe ndihmuar rritjen reciproke.

Si sillet nje person Pohues?

Nuk kushtezohet nga te tjeret.
Eshte i vemendshem dhe i kujdeshem me veten dhe me te tjeret.
Perdor metoda motivuese dhe shperblyese.
Objektivi: suksesi personal

Cilat jane rezultatet e ketij personi(pohues)

Beson ne vetvete, dhe tek tjetri.
Jep zgjidhje autonome(te pavarur)
Krijon dinjitet ne vetvete.
Eshte i kujdeshem ne konsideracionin e tjetrit
Arrine te eliminoj emocione dhe kognicione te cilat shfaqin pasiguri dhe ansia.

I dyti eshte personi AGRESIVE

Sjellja e ketij personi i drejtohet ekspluzivisht vetes se vet, per te arritur(permbushur) kenaqesine e nevojave personale pa limit. Mund te perdor cdo mjet apo forme qofte shkaterrimi, dhune, shfrytezimi etj, te cilat do ta ndihmonin ne vendosjen e hegjemonis se tij dominuese.

Si sillet nje person Agresive?

Perdore menyra shkaterruese.
Eshte i kujdesshem vetem per veten
Kerkon gjithmon te jete mbi te tjeret dhe ti shfrytezoj ata.
Objektivi: fuqi personale e sociale

Cilat jane rezultatet e ketij personi(agresive)

Krijon ndjenjen e fajsise dhe si rrjedhim ate te mbrojtjes personale.
Perulje dhe zhvlersimin e tjetrit.
Modifikimin e dinjitetit te tjetrit, etj.

I treti eshte personi PASIV

Sjellja e ketij personi eshte e kushtezuar nga faktore, te cilet kerkojn te arrijne nje piksynim personal. Keto piksynime apo forma projekesh deshiruese dhe te nevojshme, ne shumicen e rasteve nuk mund te marrin forme. Ato mund te realizohen vetem atehere kur rezultojn me pozitive per te tjeret sesa per veten.

Si sillet nje person Pasiv?

Eshte i kujdeshem vetem per te tjeret.
Eshte i kushtezuar dhe i influencuar nga te tjeret.
Ky person peson, eshte gjithmon i nenshtruar.
Shfaq nje nivel ansie sociale teper te larte.
Nuk kundershton.
Objektivat: mirqenia e te tjerve dhe shmangia e konflikteve.

Cilat jane rezultatet e ketij personi (pasiv)

Modifikimi i dinjitetit te tij personal.
Ansia, sensi i fajit, frustrimi, shmangia.
Dhunimi di botes se tij te brendshme.
Formimi i nje personaliteti i cili nuk eshte vetvendoses ose i nje personaliteti mazokist, (ketu nuk i referohem interpretimit te botes se tij seksuale)

Kontakto StudioPsikologjie.al per te zbuluar stile sjelljesh te tuat dhe si ndikojne ato ne personalitetin tend.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 6000 lekë të reja/ 60€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 6000 lekë të reja/60€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologu të specializuar në terapinë për çifte

Dashuria si të dashurosh pa e lënduar veten

Kur vuajmë për dashuri nuk është faji i ndjenjave, por i iluzioneve dhe bindjeve të krijuara. Ja si të çliroheni dhe ta jetoni të lumtur dashurinë

Vuajtja nuk ka lidhje me dashurinë!

Dashuria nuk vdes kurrë, por mund të vritet! Po është e vërtetë, por a ia vlen të vuajmë për dashuri? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhen matur intensiteti i ndjenjave, duhen parë qëndrimet, fjalët, mendimet, që na dënojnë me vuajtje pa qenë e nevojshme.

Në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga “detyrimi tipik përsëritës” që na nxit të bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë në të kaluarën me partnerin. Por ç’duhet bërë? Hapi i parë është që të shikoni mirë në thellësi veten dhe tjetrin.

Sjelljet e gabuara na largojnë nga partneri 
Si t’ia bëjmë që të dimë se mënyra jonë e të dashuruarit është e shëndetshme dhe nxitëse e humorit të mirë, ose që përgatit terrenin e trishtimit dhe zhgënjimit? Mjafton të shikoni me kujdes sesi silleni dhe çfarë qëllimesh keni për të qenë çift. Ka shumë mënyra për të parë një marrëdhënie me mendje të hapur, të çliruar nga rreziqet dhe konfliktet e zakonshme, edhe pse ka shumë sjellje që mund të na mbajnë larg një marrëdhënieje paqësore me partnerin.

Përsëritja 
Duke përshtatur modele sjelljeje të provuara më parë, do t’ju pengojnë të zbuloni me partnerin anët e reja te vetja dhe të përdorni mënyra ende të paeksploruara. Lumturinë mund ta arrini vetëm duke i lënë pas mëritë dhe duke mos bërë më të njëjtat gabime, mos dyshoni, mos krijoni konflikte. Nëse nuk hiqni dorë nga këto sjelle do ta konsumoni menjëherë një lidhje të re të saponisur.

Këshilla
Lëreni mënjanë repertorin e dashurisë dhe përvishuni punës: refrenit “i njëjti plazh, i njëjti det” i ka ikur koha. Tani është koha të zgjidhni diçka të re.

Planifikoni të ardhmen 
Kjo është ëndrra e të gjithë të dashuruarve, madje jo e përkohshme, por e përhershme. Por nga dëshira e deri në realizim hapi është i vogël. Tendenca për të fiksuar dhe konsoliduar lidhjen në një formë më të “strukturuar”, siç është fejesa, bashkëjetesa, ose martesa nga frika se mos e humbasësh tjetrin, mund të çojë në projektimin sistematik të së ardhmes. Rreziku? Që pritshmëritë dhe qëllimet e ardhshme mund ta zbehin dashurinë e partnerit karshi jush. Këshilla që u jepet në këto raste është që të jetoni të sotmen, të kujdeseni për gjërat që keni në dorë dhe ato që ndieni në ato momente. Kështu mund të shijoni gjërat e bukura që po kaloni, pa e vrarë mendjen se çdo të sjellë e ardhmja.

Simbioza 
“Unë dhe ti që bëhemi një qenie e vetme, e ndarë nga pjesa tjetër e botës”. Kjo është një tentativë fiziologjike që zakonisht është e pranishme gjatë fazës së parë të dashurisë, por nëse nuk ekziston atëherë lidhja mund të jetë e dobët. Për të krijuar një çift nevojiten gjithmonë dy persona, pastaj nëse është vetëm njëri më aktiv se tjetri, këtij të fundit i duhet të mësojë të ecë me ritmin e tjetrit, për të mos e lënë pasionin të shuhet. Nëse lidhja e një çifti është e shëndetshme, nuk ka pse t’i trembet përballjes me botën e jashtme, që është kurioze, zhbiriluese dhe përdor stimuj të ndryshëm për t’i vënë në provë partnerët me xhelozinë, që është molla e sherrit mes dy të dashuruarve dhe dashuria zbehet.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Nëse ndjeni se marrëdhënia juaj po kalon vështirësi ose dëshironi të përmirësoni komunikimin dhe kuptimin reciprok, mbështetja e një psikologu të specializuar në terapinë për çifte mund të bëjë dallimin. Me një qasje të ndjeshme dhe të bazuar në dëshmi, ofroj një ambient të sigurt dhe pa gjykim ku mund të eksploroni mendimet, ndjenjat dhe qëllimet tuaja si çift. Përmes një punë bashkëpunuese, mund të zhvillojmë strategji efektive për të adresuar konfliktet, për të përforcuar lidhjen emocionale dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të kënaqshme dhe më të kuptimplotë. Mos shtyni më tej mirëqenien tuaj emocionale dhe marrëdhënien tuaj. Rezervoni tani një seance këshillimi për çifte dhe filloni rrugën tuaj drejt një marrëdhënie më të lumtur dhe më të domosdoshme.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …