Tag: Këshillimi Psikologjik

Trajto depresionin me psikolog

12 Llojet e dhimbjeve që lidhen me gjëndjen emocionale

Sa ndikojnë emocionet tek dhimbjet kronike. “Studimet kanë treguar se dhimbja kronike nuk shkaktohet vetëm nga dëmtimi fizik, por edhe nga stresi dhe gjëndja emocionale .” Gjithashtu ,dhimbja fizike funksionon si paralajmërues, e cila i tregon personit që ka ende punë per të bërë në aspektin emocional dhe të 12 llojet e dhimbjeve emocionale.

Atëherë, çfarë tregon dhimbja kronike në lidhje me gjëndjen emocionale të tij ose të saj ? Ti hedhim një vështrim !

•Koka
Dhimbja e kokës dhe migrena mund të shfaqen nga stresi i jetës së përditshme. Nëse një person ka dhimbje kronike koke, ai duhet ti kushtojnë pak kohë vetes së tij. Jo vetëm një herë, por përditë. Lehtësimi i trupit nga stresi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.
•Qafa
Në kundërshtim me besimin popullor, dhimbja e qafës  nuk nënkupton që një person stërlodhet nga puna apo fëmijët e tij. Dhimbja e qafës nënkupton nevojën për të falur dikë. Mund të jetë falja e një  personi tjetër apo edhe e vetvetes. Është e rëndësishme që të mendosh për gjërat që një person pëlqen rreth vetes së tij dhe rreth të tjerëve, në mënyrë që të luftosh këtë dhimbje.
•Supet
Dhimbja e shpatullave është një shenjë që personi po mban një barrë të rëndë mbi shpatulla. Në thelb, ai po mban gjithçka mbi shpatulla. Mundohuni të mendoni mënyrat për të zgjidhur këtë problem emocional ose ndajeni këtë barrë me miqtë e besuar ose familjen.
•Pjesa e sipërme e shpinës
Mungesa e mbështetjes emocionale mund të shfaqet me dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës. Ndoshta individi nuk ndihet i vlerësuar ose është duke përmbajtur ndjenjat e dashurisë. Nëse një person është në një lidhje, ndoshta duhet të bëjë një diskutim rreth ndjenjave. Nëse është single (vetëm) ndoshta është koha për të gjetur dikë.
•Pjesa e poshtme e shpinës
Dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës mund të nënkuptojë që dikush ka shqetësime financiare. Përpiqu që të ulesh dhe të fokusohesh në menaxhimin më të mirë të të ardhurave ose punësoni një ekonomist. Mund edhe të jetë koha për të kërkuar një rritje të merituar të pagës.
•Bërrylat
Dhimbja e krahëve dhe bërrylave mund të nënkuptojë mungësë të fleksibiletit. Ndoshta personi po i reziston ndryshimeve natyrore që po ndodhin në jetën e tij/saj. Përpiqunë t’i lëvizni gjërat dhe të ecni me rrjedhën. Nëse përpiqeni të luftoni ndryshimet, do të keni vetëm probleme.
•Duart
Mungesa e miqve ose afrimiteti mund të shkaktojë dhimbje të duarve. Mundohuni të bëni miq të rinj ose të dilni për drekë me kolegët e punës. Shpenzoni pak kohë aktive duke njohur njerëz të rinj.
•Ijet
Frika nga lëvizja, ndryshimi dhe nga pritja për të marrë një vendim të madh mund të shkaktojë dhimbjen në ije. Bëni ndryshimet që ju duhen, dhe nëse është e nevojshme lëvizni. Gjithashtu bëni një zgjedhje dhe qëndrojini asaj!
•Gjunjët
Dhimbja e gjunjëve mund të nënkuptojë që personi ka një mendim shumë të lartë për vetveten. Shpenzoni pak kohë duke bërë vullnetarizëm dhe mos harroni se të gjithë njerëzit janë të vdekshëm. Askush nuk është i lirë nga difektet.
•Pulpat
Tensioni emocional, stresi, apo xhelozia mund të jetë shkaku i dhimbjes së pulpave të këmbës. Kjo mund të jetë koha për të larguar çdo faktorë të stresit të madh që personi ka në jetën e tij ose të largojë xhelozinë.
•Kyçet
Dhimbja e kyçeve të këmbës mund të nënkuptojë nevojën për më shumë kënaqësi në jetën e tij ose të saj! Merrni pak kohë për të përkëdhelur veten dhe të rindizni dashurinë në jetën tuaj. Kënaquni pak.
•Këmbët
Depresioni mund të çojë në dhembjen e këmbëve. Depresioni është i vështirë për tu mundur, por ka disa gjëra me të cilat njeriu mund ta luftojë. Provoni një hobi të ri ose adoptoni një kafshë. Gjeni diçka që iu jep gëzim!

KERKONI NDIHME…largoni Depresionin nga jeta juaj

Kerkoni ndihmë profesionale… Duhet te mesoni te mos keni frikë nga Depresioni, duhet te mesoni se në vend që të ikni nga problemet, më mirë t’i përqafoni ato. Simptomat psikologjike dhe mentale si ankthi, depresioni, dëshpërimi  nuk janë dhimbje që të fshihen dhe të shtypen, duhet të shihen si sinjale paralajmëruese e psikikës sonë që tregojnë se diçka në jetën tonë nuk është duke shkuar në mënyrë të drejtë. Vetëm duke i mirëpritur ato dhe duke i kuptuar mund ti ndalojmë që të na mundojnë.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për të trajtuar depresionin dhe ankthin

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë 

7 modele të zakonshme të mendimit negativ (dhe si të përballemi me to)

Dihet që të menduarit negativisht krijon një realitet të bazuar në negativitet.
Por ajo që mund t’ju habisë është se ekziston një grup kryesor prej 7 modelesh të mendimeve negative që kontribuojnë në këtë realitet.

Modelet e mendimeve negative dhe jo të shëndosha mund të parandalojnë trurin tuaj që të mos shohë zgjidhjet, kur kemi të bëjmë me një problem. Modelet e mendimeve negative mund të pengojnë instiktin tonë të mbijetesës.
Lajmi i mirë është që këto modele mund të kapërcehen, dhe hapi i parë është njohja e tyre. Më poshtë paraqiten shtatë modele të zakonshme të mendimive negative dhe mënyrat e përballjes me to:

Si të përballemi me mendimin negativ?

1• MENDIMI GJITHÇKA-OSE-ASGJË 
Çdo model mendimi që bazohet në ekstrem, do të thotë problem. Deklarata të tilla si, “duhet të jetë e përkryer,” ose “nuk bëj dot asgjë të saktë,” shërbejnë vetëm për t’ju larguar nga kompromisi dhe suksesi. Sa më shumë t’i besojmë mendimeve Gjithçka ose Asgjë, aq më shumë i trishtuar bëhet realiteti ynë.
Zgjidhja
________

Njohja e deklaratave ekstreme dhe riformulimi i tyre në një deklaratë të bazuar në fakte. Për shembull, shprehja e zakonshme, “nuk bëj dot asgjë të saktë” mund të thuhet ndryshe “Nuk e kuptoj atë që po bëj dhe më duhet ndihmë që të mund të mësoj dhe ta bëj më mirë herën tjetër.”
2• NXJERRJA E PËRFUNDIMEVE TË MENJËHERSHME  
Të supozosh më të keqen pa pasur fakte, është një shembull klasik i të qënit në modelin e mendimit negativ. Këto supozime janë një shembull shumë i mirë se përse të ngresh pikëpyetje për mendimet e tua, është e rëndësishme për të ndërprerë këtë model. Në shumicën e rasteve, shqetësimet dhe frika juaj janë të pabaza, dhe përfundoni duke u shqetësuar për asgjë.
Zgjidhja
_________

Është e rëndësishme që të mos kaloni direkt në fund të tregimit dhe që të lejoni që tregimi të tregohet nga fillimi deri në fund. Kur qëndroni në të tashmen, situata bëhet gjithmonë më pak e tmerrshme.
3• ARSYETIMI EMOCIONAL  
Sipas mendjen tuaj, ndjenjat janë fakte dhe jo perceptime subjektive që ndryshojnë me kalimin e kohës. Për shembull, ndjenja e fajit mund të nënkuptojë se ju jeni një person tmerrësisht egoist, dhe të qënit i frikësuar nënkupton se jeni në rrezik të vërtetë. Ja përse është me rëndësi të kuptoni dhe punoni me ndjenjat tuaja.
Zgjidhja
_________

Është e nevojshme të pyesim mendimet tona për të përcaktuar nëse ato janë të vërteta apo të perceptuara.Pasi të kemi mbledhur faktet, atëherë mund të krijojmë një plan veprimi për t’u përballur me to duke përdorur si logjikën ashtu edhe ndjenjat, për të na udhëhequr.
4• DEKLARATAT me DUHET  
Ju ndiheni i zhgënjyer, fajtor, i irrituar apo i zemëruar kur gjërat nuk shkojnë në mënyrëN që ju kishit shpresuar apo pritur. Biseda me vetveten zakonisht përfshin fjalë të tilla si, duhet, jam i detyruar. Ajo gjithashtu kontribuon për të pasur pritshmëri jorealiste për veten tonë, ne kërkojmë shumë dhe mërzitemi kur dështojmë. “Duhet ta kisha bërë” … nuk ju çon askund.
Zgjidhja
_________

Provoni të shmangni përdorimin e fjalëve : “duhet,” “po sikur,” dhe “jam i detyruar.” Në vend të kësaj përqendrohuni në ndryshimin dhe përmirësimin e gjërave që mund të ndryshohen, dhe mësimin për të pranuar pjesën e mbetur.
5• PERSONALIZIMI  
Ne i personalizojmë gjërat kur fajësojmë veten për rezultate që janë jashtë kontrollit tonë. Ne bëjmë që mungesën e rezultateve rreth nesh ta personalizojmë në vend të veprimit që shkaktoi rezultatet.
Zgjidhja
_________
Ne duhet të përqëndrohemi tek veprimet dhe sjelljet dhe te ajo që mund të ndryshojmë, në vend që të përqendrohemi tek vetja, ose te ndonjë person tjetër për atë çështje.
6• VIKTIMIZIMI 
Kur ne viktimizohemi, ne fajësojmë të tjerët për gjërat e këqija që ndodhin në jetën tonë. Askush nuk bën dot gjë të saktë dhe nëse nuk do të ishte për ta, ne do të ishim më të suksesshëm, të pasur, të lumtur, në një marrëdhënie më të mirë etj. Është më e lehtë t’ia hedhësh fajin dikujt apo diçkaje tjetër se sa të pranosh përgjegjësitë e tua për këtë gjë.
Zgjidhja
_________

Ne mund të fillojmë të shikojmë rolin tonë në situatat sfiduese, dhe në këtë mënyrë mund të rrisim eksperiencën tonë.
7• FOKUSIMI NË TË ARDHMEN 
Ne jemi të fokusuar tek e ardhmja kur ndjejmë që gjithçka do të bëhet më mirë një ditë në të ardhmen, kur kushtet të jenë të përsosura. Ne bindim veten se do të jemi më të lumtur kur të jemi më të shëndetshme, më të dobët, më të pasur, në një punë që e duam, ose të kemi mbaruar shkollën. Mund të jetë çdo gjë që është një kusht për lumturinë tonë të ardhshme.
Zgjidhja
_________

Ndryshimi i fokusimit tonë në atë që mund të bëjmë sot për të qenë më të lumtur nesër.
Kur fillojmë të njohim dhe të ndryshojmë modelet tona të mendimeve negative, ne automatikisht po zgjedhim të kërkojmë gëzimin, të jemi optimist dhe të shkojmë përpara. Kur e bëjmë këtë gjë, truri jonë fillon të përshtatet dhe të ndërtojë mbi këto modele pozitive.
Gjetja e mënyrave për riformulimin e mendimeve tona nga perspektiva negative dhe e dëmshme në një influencë pozitive, do të na ndihmojë ne të sjellim leksionet e së kaluarës në të tashmen dhe do të na nxisin të jetojmë një jetë më të lumtur=të qetë.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Konsulta në studio ose online me psikologe në Tiranë

10 arsye të mira për të shkuar tek Psikologu

Ka nga ata që ndihen keq dhe nuk e bëjnë këtë sepse frenohen nga bindjet e zakonshme.
Ka disa arsye, dhe gjithashtu më shumë se dhjetë, që njerëzit përdorin për të justifikuar rezistencën e tyre për të shkuar tek psikologu, nxitur nga besimet e rremë, të paragjykimeve, fantazitë dhe dyshimet.

Rezultati? Kush ka nevojë për ndihmë, nuk e kërkon, ose presin vite para se ti drejtohen një specialisti kur tashmë jetojnë me problemet e tyre të cilat e kanë çuar atë në lodhje dhe ka kompromentuar dukshëm fusha të ndryshme të jetës së tyre.
Këtu është një përmbledhje për të demaskuar mendimet e rëndomta dhe për të modifikuar besimet e gabuara për të zgjedhur lirisht nëse ne duhet të konsultohemi me një psikolog

Besimet e gabuara nëse ne duhet të konsultohemi me një psikolog

1. Psikologu kuron të çmendurit

Besimi i gabuar se psikologu ka të bëjë vetëm me format e psikopatologjisë. Kjo është e bazuar pjesërisht në konfuzionin mes psikiatrit dhe psikologut, dhe pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive për fushën e ndërhyrjes psikologjike duke filluar nga promovimi i shëndetit, në shkollë, ambjentet publike, media apo kompanitë e ndryshme.

2. Kushton shumë
Ti drejtohesh një profesionisti ka një çmim, qoftë ai të jetë dentisti, kardiologu ose një psikologu! Kostoja ekonomike nga e cila ne duam të shpëtojmë rezulton direkt në aspektin e kostos për qetësinë tonë dhe mirëqenien, edhe pse ato janë të vështira për t’u matur.

3. Duhen vite terapie
Kohëzgjatja e ndërhyrjes psikologjike nuk mund të përcaktohet a priori, nganjëherë mund të jetë e mjaftueshme edhe disa takime. Çdo gjë varet nga arsyeja që duam të bejmë konsultën, dhe vetëm një pjesë e atyre që shkojnë tek psikologu kanë nevojë për një ndërhyrje psikoterapeutike që vazhdonë në kohë dhe që vendoset ekskluzivisht nga psikoterapisti.

4. Çfarë do të thonë të tjerët në qoftë se e dinë se shkojmë tek një psikolog?
Është e rëndësishme të dini se ekziston një kod i etikës që disiplinon profesionin, sipas të cilit psikologu ka për detyrë të mbrojë privatësinë e klientëve të tij. Nëse ju nuk doni që njerëzit ta dinë se ju shkoni tek psikologu mjaftonë vetëm të mos jau thoni njerëzve të tjerë. Kjo, sigurisht, vlen edhe për çdo shërbim tjetër shëndetësor.

5. Unë nuk kam nevojë për ndihmë. Si gjithmonë arrij t’ja dal vetë
Shpesh akti i të kërkuarit ndihmë konsiderohet një akt dobësie, por ajo është e pashmangshme që herët a vonë në jetë ndodh që të na duhet ndihma e një tjetri. Konsultimi me një psikolog kur ju jetoni një gjendje të keqe ose keni një problem është më tepër një akt guximi dhe përgjegjësie ndaj vetes.

6. Mjafton të marrë ilaçe
Terapia me ilaçe nuk mund të konsiderohet si një alternativë. Në disa raste është e nevojshme që ajo të integrohet në një trajtim psikologjik për të lejuar përpunimin e përvojave në vend që të shmanget e folura për problemet.

7. Nëse unë shkoj tek një psikolog do të dalë i ndryshuar
Kur ju jetoni një shqetësim është për shkak se diçka në jetën tuaj nuk është ashtu siç duhet të jetë. Konsultimi me një psikolog bëhet që ju të ndiheni më mirë i cili kërkon që të kryeni një proces ndryshimi, transformimi nuk është vetëm i pashmangshëm, por i nevojshëm për të rifituar mirëqënien tuaj .
8. Çfarë garancie kam unë se do të jemë më mirë?
Psikologu  jep garancinë e formimit të tij dhe angazhimin e tij për t’ju ndihmuar, në qoftë se ju vendosni të shkoni tek psikologu ju do të mësoni ta pranoni jetën pa garanci.

9. Duke ditur teknikat mund ta bëjë vetë
Efektiviteti i një ndërhyrjeje psikologjike nuk mund të reduktohet vetëm për të përdorur teknika të veçanta përdorimi i të cilave gjithmonë ndodh brenda një marrëdhënie ndërmjet psikologut që është i gatshëm për ta dhënë dhe personit që ka kërkuar ndihmë dhe që është i gatshëm për ta marrë atë.

10.Rrobat e pista lahen në shtëpi
Thënia e vjetër popullore në këtë rast nuk ju ndihmon, sepse problemet është më mirë të diskutohen me dikë tjetër përveç vetes sepse sjell një këndvështrim tjetër dhe ka aftësinë për të sugjeruar strategji dhe alternativa të ndryshme nga ato që ne i përdorim zakonisht.

Ka situata të panumërta në jetë që mund t’ju shtyjnë për të kërkuar një konsultë me psikologun … në qoftë se këto dhjetë arsye nuk janë të mjaftueshme për t’ju ndaluar do të thotë që ju jeni të gatshëm për tu konsultuar me psikologun dhe për të përmirësuar jetën dhe veten tuaj.

Konsulta në studio ose online me psikologe në Tiranë

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Ju jeni:Test Personaliteti

Zgjidhni pikturën që ju tërheq më shumë, merrni parasysh ngjyrën dhe formën e saj, dhe shihni se cila është zgjedhja juaj dhe çfarë thotë për personalitetin tuaj.

Ju jeni: Test Personaliteti

1- Ju jeni:

Meditues
Sensitiv
Reflektues
Ju kontrolloni shpesh dhe mirë si veten dhe mjedisin. Urreni cektësinë e njerëzve, sa më mirë preferoni të mos flasin sesa të bëjnë biseda të padobishme. Por marrëdhëniet tuaja me miqtë tuaj janë shumë intensive, dhe kjo ju jep qetësinë e brendshme dhe harmoninë që ju nevojitet për t’u ndjerë mirë. Megjithatë nuk është problem për ju që të rrini vetëm për periudha të zgjatura kohe, pa u mërzitur.

2- Ju jeni:

I pavarur
Jokonvencional
I pakapshëm
Ti kërkon një jetë të lirë dhe të palidhur për veten tënde, që të lejon ty ta vendosësh vetë rrugën tënde. Ti ke dell artistik në punën dhe aktivitetin e kohes së lirë. Dëshira jote e madhe për liri nganjëherë të bën të kryesh tamam të kundërtën e asaj që pritet nga ty. Jeta jote është jashtëzakonisht vetjake (individualiste). Ti nuk mundesh kurrë të imitosh verbërisht se çfarë është në modë, përkundrazi, ti kërkon të jetosh sipas ideve dhe bindjeve të tua, edhe pse do të thotë të notosh kundër rrymës.

3- Ju jeni:

Dinamik
Aktiv
Extrovert (njeri që shkon mirë me të tjerët)
Ti je i gatshëm të pranosh rreziqe të mundshme dhe të përbetohesh në shkëmbim të një pune interesante dhe të ndryshueshme. Rutina, në të kundërt ka një tendencë të një veprimi paralizues  mbi ju. Çfarë ju pëlqen më shumë është që të mund të luani një rol kryesor në ndodhitë. Duke vepruar kështu, theksohet shumë inisiativa juaj.

4- Ju jeni:

Me këmbë në tokë
I mirëekulibruar
Harmonik
Ti e vlerëson stilin natural dhe dashurinë të cilat nuk janë shumë të koklavitura. Njerëzit të admirojnë sepse ti i ke këmbët të ngulura thellë në tokë dhe ata mund të mbështeten tek ty. Ti i jep atyre që ke afër siguri dhe hapesirë. Njerëzit të mendojnë si të ngrohtë dhe njerëzor. Ti përbuz cdo gjë bajate dhe pa kripë. Tenton të jesh skeptik ndaj shkrepjeve të modës së kohës. Për ty, veshja duhet të jetë praktike dhe elegante me modesti, pa lajle e lule.

5- Ju jeni:

Profesional
Pragmatik
I vetësigurtë
Ti angazhohesh me jetën tënde, dhe nuk i zë shumë besë fatit por më shumë veprimeve të tua. Ti i zgjidh problemet e tua në një mënyrë profesionale dhe të pakoklavitur. Ke një vëzhgim real të gjërave në jetën tënde të përditshme dhe merresh me to pa u tundur. Të kanë dhënë goxha përgjegjësi në punë sepse njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ty.Fuqia e theksuar e vullnetit tënd reflekton siguri në vetvete si edhe tek të tjerët. Nuk je kurrë plotësisht i kënaqur deri sa ta kesh realizuar idenë tënde.

6- Ju jeni:

Paqësor
Diskret
Jo-agresiv
Ti je njeri që i merr gjërat lehtë dhe megjithatë je diskret. Bëni miq shumë shpejt, sadoqë që i gëzohesh pavarësisë dhe jetës private. Dëshiron ti largohesh gjithçkaje dhe të jesh vetëm nganjëherë dhe të thellohesh mbi kuptimin e jetës dhe ti gëzohesh vetes tënde. Të nevojitet hapesirë, kështu që arratisesh në vende të fshehta dhe përrallore, por ti nuk je vetmitar. Je në paqe me veten tënde dhe botën, dhe ti e vlerëson jetën dhe çdo gjë që kjo botë të ofron

7-Ju jeni:

Moskokëçarës
Lozonjar
Gazmor
Ti dashuron jetën e lirë dhe spontane. Dhe i gëzohesh asaj në tërësi, në përputhje me moton :” Ti jeton vetëm njëherë”. Je shumë kurioz dhe i hapur për çdo gjë të re; ja del mirë me ndryshimet. Asgjë nuk është më e keqe për ty kur ti ndihesh i ndrydhur. Ti përpiqesh ta përjetosh ambjentin tënd sikur të jetë i ndryshueshëm dhe gjithmonë i prerë për supriza.

8-Ju jeni:

Romantik
Ëndërrimtar
Emocional
Jeni një person tepër i ndjeshëm. Ti refuzon ti shohësh gjërat vetëm nga një pikë e arsyes dhe esëll. Çfarë të thonë ndjenjat është tepër e rëndësishme për ty. Në fakt, ti e ndjen që është shumë e rëndësishme që njeriu të ketë ëndrra në jetë gjithashtu. I refuzon njerzit që përbuzin romanticizmin dhe i janë drejtuar vetëm arsyes. Refuzon çdo gjë që mund të të kufizoj varietetin e pasur të gjëndjes tënde shpirtërore dhe emocionale.

9-Ju jeni:

Analizues
I Besueshëm
I sigurt në vetvete
Ndjeshmëria e momentit përfaqëson atë që është e një cilësie të lartë dhe jetëgjatë. Në mënyrë të vazhdueshme të pëlqen ta rrethosh veten tënde me “xhevahirë” të vegjël, të cilat ti i zbulon kudo ku nuk shihen nga të tjerët. Megjithatë, kultura luan një rol të vençantë në jetën tënde. Ke gjetur stilin tënd personal i cili është elegant dhe eksluziv, i lirë nga shkrepjet e modës. Idealja për ty, në të cilën ke bazuar jetën tënde, është një kënaqësi e kulturuar. Ti vlerëson nivelin kulturor të njerëzve që të rrethojnë.

Konsulta online me psikologe

Kriza ekonomike: femrat e mbajnë më mirë

Kërkimet tregojnë se me krizën ekonomike, rreziqet për ekuilibrin mendor janë shumë më të mëdha për meshkujt ndersa te femrat,  rrit autostimen për veten e tyre. Prej kohësh ekspertët dhe organizatat shoqërore na paralajmërojnë për rrezikun e shëndetit mendor të shkaktuar nga kriza ekonomike. Por deri pak ditë më parë asnjë kërkim nuk kishte demonstruar në mënyrë të qartë , të dhënat dhe fakte ,se çfarë janë këto rreziqe.

Një studim nga kërkuesit spanjolle të publikuar në European Journal of Public Health  tregon një rritje të çrregullimeve mendore në mesin e meshkujve (nga 15% në 2006 në 17% në vitin 2012 ) , në kontrast me gjetjet në grupin e grave , e cila ndryshoj nga 25 % në 2006 në 23% në vitin 2012 . Aspekti interesant i këtij kërkimi është i lidhur me faktin se ky fenomen nuk është homogjene tek meshkujt , por është i lidhur me moshën dhe kushtet – ekonomike .

Bazuar në sa më sipër, duket se meshkujt  ( psikologjikisht ) janë më keq ata në grupmoshën 35-54, kryesisht kryetarët e familjeve, të cilët kryejnë punë  manuale. Ankthi psikologjik është matur nëpërmjet administrimit të një pyetësori të përdorur në projektin evropian Sophie ( Vlerësimi i Ndikimit të Politikave Strukturore për Shëndetësin pabarazinë dhe përcaktuesit e tyre sociale , dhe nxitjen e ndryshimit ) , i cili mati praninë  e simptoma të depresionit dhe ankthit dhe panë se rritja e depresionit ishte e madhe veçanërisht në prani të papunësisë / ose të përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Në të kundërt, femrat duket se tregojnë një përmirësim nga ana psikologjike, pavarësisht krizës ekonomike. Sipas kërkuesve, ky efekt (pak) pozitiv duhet të lidhet me rolin e ri të kryetarit të familjes që partneri i një njeriu të papunë duhet të përballet: edhe pse e vështirë, me këtë rol të ri më aktiv brenda familjes mund të ketë efekte pozitive në vetë-respekt të gruas.

Të dhëna sigurisht të padiskutueshme, ndoshta pak të paparashikueshme. Ne presim me padurim  një studim të zgjidhjeve më konkrete, për të dal sa më shpejt të jetë e mundur nga ky dënim.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

psikolog per femije dhe adoleshente

Stresi në familje ‘godet’ sistemin imunitar të fëmijëve

Stresi i familjes ” godet ” sistemin imunitar të femijve. Një stres i larte ne familje  mund të ndikojë në sistemin imunitar të fëmijëve . Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Universiteti Jönköping, Suedi, dhe publikuar në “Journal of Immunology”. Shkencëtarët kanë gjetur se fëmijët nga familjet me nivele të larta të stresit kishin nivele më të larta të kortizolit , një shënues biologjike të stresit. Përveç kësaj, shkencëtarët theksojnë, situata te ngarkuara negativisht influenciojne në sistemin imunitar duke e bërë trupin më pak rezistente nga sulmi i agjenteve patogjene.

Studimi përfshiu familjet me fëmijë nën pesë vjeç të cilët kanë qenë pjesë e All Children in Southeast Sweden Study. Ekspertët kanë verifikuar direkt në terenin që fëmijët  jetonin në situata më komplekse , janë  më të prekur thellë nga ajo që ndodh në shtëpi. Një problem që rritet në qoftë  zgjat një kohë të gjatë .

Në fakt, trupi ynë mund të mbrojë veten nga stresi i çdo dite, kur ajo është me kohëzgjatje të shkurtër, ndërkohë kur është më i komplikuar dhe me kohezgjatje te madhe eshte e mundur qe te kete reaksione autoimune. Përveç kësaj, shkencëtarët theksojnë, stresi ndikon negativisht në sistemin imunitar duke e bërë trupin më pak rezistente kur është i sulmuar  nga agjentët patogjene.

Psikolog për adoleshentë dhe femijë

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi. Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Konsulta me psikolog online

Truri: mundësia që ta “mësojmë” të shohi më mirë

Një stërvitje pak në kompjuterin tuaj ose tabletë për 25 minuta në ditë, 4 ditë në javë për gjatë dy muajve, mund të “mësojnë” trurin për të parë më mirë. Për të thonë se një studim i disa lojtarëve bejsbolli që u bë nga një grup i studiuesve në Universitetin e Kalifornisë në Riverside.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Current Biology”, është “i pari që ka treguar se të “mësuarit” perceptimi “mund” të prodhojë përmirësime në vegimet tek individët të cilët kanë vizion normal. “Shtatë lojtarë kanë arritur mprehtësi vizuale ‘që korrespondon me leximin e një teksti në tre herë distanca në të cilën lexon një vëzhgues normal ,” tha Aaron Seitz, i cili udhëhoqi studimin. Atletët ishin të përfshirë në një lojë ku ata kishin për qëllim për të gjetur dhe të zgjidhnin modele të caktuara vizuale që shfaqeshin në një ekran. Gradualisht që loja përparonte, këto imazhe bëheshin gjithnjë e më shumë “të zbehta”, në mënyrë që të trajnohej truri të sillej më mirë.

Konsulta me psikologe në Tiranë, studio ose online

Një Psikolog online është një profesionist, me një formin të përshtatshëm dhe eksperiencë në dhënien e suportit ndaj personave në distancë! Objektivi i psikologut online është ai i rritjes së mirëqënies së personave dhe shoqërisë, duke ofruar një kulturë psikologjie shpesh herë mjaft të lidhur me kurimin e patologjive të rënda ose jo, ashtu siç edhe duhet të jetë, apo dhe të formave më pak të lehta të mos ndjerit mirë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi. Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Çfarë i shkakton dhuna psikologjike shëndetit tim?

Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti? Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërrdinë me sistemin tënd imunitar) dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, dhimbje koke dhe migrenë, lodhje, rraskapitje, pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur. Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, obsesion, nuk e shqit dot dhunuesin nga mendja, acarim zorrësh, probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.

dhuna psikologjike konsulta me psikologDhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur

  • Përqendrim i dobët, nuk përqëndrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
  • Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
  • Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
  • Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi.
  • Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
  • Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje.
  • Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete.
  • Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
  • Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten.,etj

Stres / Semundje/  Dhimbje/  Lodhje/ Pagjumesi/ Obsesion / Acarim/ Mosperqendrim/ Harrese/ Djerse/ Dridhje/ Lot/ Dobesi/ Depresion  

Jemi ketu per t’iu ndihmuar

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

Psikologjia e make-up tek femrat

Karakteri zbulohet edhe ne make- up. Rimeli, buzekuqet, tonet e syve; per te trukuar, hijezuar, transformuar fytyren. Per te theksuar syte, per t’i bere misterioze dhe te thelle, per t’i dhene buzeve sensualitet dhe ligesi, per t’i dhuruar nje shkelqim te ri. Truku ose make-up , eshte magjia e madhe e perditshme qe i tregon botes bukurine e femrave, por jo vetem kete; domethenia e tij eshte me e thelle dhe nese interpretohet me kujdes mund te ndihmoje te kuptohen shume aspekte te personalitetit femeror.

Një trukim për femra

Konsultë psikologjikeAspak te rastesishme, stilet e ndryshme te trukimit jane tipike per femra te ndryshme, me nje karakter dhe vizion jete te ndryshem. Ja c’do te thote te zgjedhesh nje make-up natyral, klasik apo te modes se fundit.

Klasik

Gjithnje te njejtat ngjyra. Femra qe perdor nje make-up klasik e ka trukimin nje element stabiliteti, sigurie.
– Ajo menyre e vecante e trukimit te syve, buzeve behet pjese e imazhit te saj; ajo me te cilin te tjeret e identifikojne.
– Shenje ekuilibri kur karakterizohet ne nje truk pa eksese, qe realisht i jep vlere ne maksimum fytyres.
– Te lidhesh teper me nje menyre te vetme trukimi, te mos kesh deshiren te provosh as te rejat me te fundit (nje nuance te re buzkuqi, nje refleks te ri tek syte) mund te tregoje veshtiresine per te ndryshuar, frika per te pranuar rreziqet por edhe oportunitetet pozitive te ndryshimit.

Trendy

Ndjek keshillat e revistave, por frymezohesh edhe nga make-up-i i diveve te vogla e te medha te ekranit, te terheqin vecantite me intrigante te fytyrave te panjohura. Stili i saj eshte nje miks ngjyrash qe ndryshon me shpejtesi; me shume shkelqim, kur triumfojne gloss dhe transparenca te thella kur perhapen ngjyrat me te mbyllura, metalike kur tendenca propozon ar dhe argjend per buzekuqet dhe lapsat e qepallave.
– Ndonjehere e kenaqshme, ndonjehere qe bie ne sy, por gjithnje “trendy”, kjo lloj femre reflekton ne truk nje personalitet te gjalle, kurioz qe di te mbledhe nismat e jashtme dhe t’i beje pjese te vetes.
– Je nje tip qe luan dhe argetohet para pasqyres, qe jeton me te tashmen, e gatshme per te nesermen. Ndoshta pak e menduar, por sigurisht e hapur, diellore, moderne.

Natyrale

Nje fytyre e sapotrukuar me ngjyra natyrale, pa te kuq. Ky eshte imazhi i femres natyrale, si perkufizim “uje e sapun”.

E ndrojtura

Edhe pse nuk eshte me adoleshente, ky tip femre ruan nje pamje te druajtur si gjimnaziste e rezervuar. Shpesh here, te mos trukohesh apo te trukohesh pak, eshte nje prej shume menyrave per te mos u dukur; zakonisht edhe veshja eshte e thjeshte, pa asgje qe te terheq vemendjen. Te mos perdoresh te kuqin eshte nje lloj ndrojtjeje, sinjali tregues i paaftesise per te terhequr vemendjen tek ajo.

Sportive

Dinamike dhe imperative, ndahet midis detyrimeve te punes dhe palestres dhe fushes se tenisit. Nuk terhiqet kur flet per ekskursione apo aventura. Ne jeten e saj truku nuk eshte praktik; nuk praktikohet ne mal apo ne det por edhe ne momentet e pushimit eshte i kote, lekura e abronxuar nuk kerkon zbukurime artificiale.

Intelektuale

Per trukun, shpreh ironi, indiference; vlerat e saj jane te ndryshme, i perkasin fushave te tjera. E sigurte ne vetvete dhe ne tipin e saj te joshjes alternative, qe i meshohet fuqise se mendjes dhe te fjaleve, injoron trukun si nje aksesor qe nuk i shton asgje nje personaliteti qe di vetem te terheqe dhe te beje per vete te tjeret.

Pikat e tërheqjes

Nje veshtrim magnetik, qe te ben per vete apo nje buzeqeshje sensuale dhe dinake. Truku insiston gjithnje ne keto dy pika te ndryshme te terheqjes: syve dhe buzeve. Dy pika te fytyres qe aludojne ne dy menyra te ndryshme joshjeje, qe i propozohen vemendjes mashkullore.

Sytë

“Pasqyra e shpirtit”, per perkufizim, pasqyre magjike ne te cilen reflektojne ndjenjat njerezit, gezimin, melankonine. Ne lojen e erotizmit evidentojne anen shpirterore te dashurise, komunikimin intim me partnerin. Te trukosh me vemendje syte, t’i lesh natyrale buzet, do te thote te shtysh ne brendesi, ne nje terheqje me pak mishtore dhe me te thelle.Ne te kaluaren syte teper te trukuar, qe te dukeshin me te medhenj e me te thelle nga rimeli i shumte dhe shpesh here edhe qerpike fallco kane qene ne mode ne vitet ’20 dhe me vione nga hipite ne vitet ’60 e ’70, vajza te shqetesuara qe perjetonin ndjenja jashte normave. Truku me i ri ka zbuluar kete look: sy te lyer, te theksuar nga peneli i zi dhe hijezime apo ngjyra te dukshme qe e vene shikimin ne plan te pare per ate qe do te preke kordat e nje joshjeje me misterioze.

Buzët

Simbol i sensualitetit, premtim i puthjeve. Buzet kane nje magji erotike pa kufij: te trukuara, te nxjerra në pah nga lapsi dhe buzekuqi eshte nje simbol joshjeje fizike. Nje make-up shume i dukshem ne buze, transmeton nje mesazh te qarte, eksplicit: te ben te mendosh per nje dashuri te nxehte.Nuk eshte rastesi që tërheq-simbolet me te famshem te së kaluares, perdornin te kuq te forte te deklaruar “pasionale”. Marylin Monroe ne vecanti, kujtohet per buzet e saj te dallueshme, te trukuara me te kuq me te kuq te llakuar dhe me shkelqim, eshte frut i nje make-up-i qe transformon nje buzeqeshje te bukur por teper te perbashket. Tendencat e fundit, per te nxjerre shume ne pah syte, i lene hapsire atyre qe preferojne buzet sexy: nuanca te reja per te dhene ngjyre dhe gloss te shkelqyeshem.

Konsultë psikologjike pranë stafit tonë

Studio Psikologjie ju ofron shërbime të gjithë atyre që kanë shqetësime të ndryshme dhe kanë nevojë për konsultë psikologjike pranë stafit tonë të psikologëve. Skuadra jonë e psikologëve ofron konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphoni juaj ju mund të prenotoni një konsultë online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

Psikolog Online

Zemërimi, frika, lumturi: emocionet e “lexuar” në tru

Çfarë ndodh në tru kur ne përjetojmë emocionet e ndryshme?

 Për herë të parë një grup i studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon amerikan ka theksuar , ” leximin e tyre ” fale një teknikë  të qarte dhe funksionale si Imazhet e rezonancës magnetike .

Studiuesit ishin në gjendje për të ndjekur mënyra të ndryshme në të cilat qelizat nervore janë aktivizuar kur kemi provuar 9 lloje të ndryshme të emocioneve . Zemërim , neveri , zili , frike , lumturi ,kënaqësi , krenari , trishtim dhe turpi. janë njohur nga studiuesit duke respektuar modelet e ndryshme të neuroneve qe aktivizohen herë pas here nga çdo emocion .

Studimi, i publikuar në PLoS ONE, shtrihet në fushën e ” leximit të mendjes “, ndaj ndjenjave, duke aplikuar teknika të leximit mekanik të të dhënave  funksionale nga Imazhet e rezonancës magnetike .

Deri më tani kërkimi i këtyre skemave të cilat janë në gjendje për të lejuar “leximin” e mendjes, megjithatë, ka qenë kryesisht i pasuksesshëm për disa arsye: për shembull, sinqeriteti jo i plotë i njerëzve të përfshirë në eksperimente, ose “rënia”  emocionale që ajo ka në shqyrtimin e të njëjtit imazh disa herë, duke treguar rënie emocionale.

Për të shmangur këto pengesa, studiuesit vendosen të përdorin një grup prej 10 aktorësh të cilive u  dhanë detyrën për të identifikuar veten e tyre dhe për tu kontrolluar në situata të caktuara, dhe pastaj provonin emocionet . Kjo menyre e re  ka lejuar për herë të parë për të identifikuar me siguri të madhe, dhe shumë më te lartë se ajo që është bërë deri më tani , një shumëllojshmëri te modeleve nervore që lidhen me emocione të veçanta. Një nga qëllimet e ardhshme  që do të zhvillojnë studiuesit është aftësia për të lexuar emocionet që përpiqemi  ti shtypim apo ato të shumllojshme, si dhe kombinimet e emocioneve  të kundërta, ( si pershembull: kombinimin e gëzimit dhe të zilisë që mund të ngjall lajmi për një gjë shumë të mirë  te nje ndodhie te një mikut tuaj).

Konsulta me psikologe në Tiranë, studio ose online

Nëse kërkoni mbështetje psikologjike në Tiranë, si në studio ashtu edhe online, jeni në vendin e duhur. Psikologët tanë online janë profesionistë me përvojë, të kualifikuar dhe të përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien tuaj dhe të shoqërisë në tërësi.

Psikologu online është i përkushtuar të ofrojë mbështetje që shkon përtej trajtimit të patologjive serioze, duke përfshirë edhe forma më të lehta të shqetësimit emocional. Qëllimi ynë është të ofrojmë një kulturë psikologjie që përfshin çdo aspekt të mirëqenies mendore.

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …