Artikuj

Psikologjia e make-up tek femrat

Karakteri zbulohet edhe ne make- up. Rimeli, buzekuqet, tonet e syve; per te trukuar, hijezuar, transformuar fytyren. Per te theksuar syte, per t’i bere misterioze dhe te thelle, per t’i dhene buzeve sensualitet dhe ligesi, per t’i dhuruar nje shkelqim te ri. Truku ose make-up , eshte magjia e madhe e perditshme qe i tregon botes bukurine e femrave, por jo vetem kete; domethenia e tij eshte me e thelle dhe nese interpretohet me kujdes mund te ndihmoje te kuptohen shume aspekte te personalitetit femeror.

Një trukim për femra

Konsultë psikologjikeAspak te rastesishme, stilet e ndryshme te trukimit jane tipike per femra te ndryshme, me nje karakter dhe vizion jete te ndryshem. Ja c’do te thote te zgjedhesh nje make-up natyral, klasik apo te modes se fundit.

Klasik

Gjithnje te njejtat ngjyra. Femra qe perdor nje make-up klasik e ka trukimin nje element stabiliteti, sigurie.
– Ajo menyre e vecante e trukimit te syve, buzeve behet pjese e imazhit te saj; ajo me te cilin te tjeret e identifikojne.
– Shenje ekuilibri kur karakterizohet ne nje truk pa eksese, qe realisht i jep vlere ne maksimum fytyres.
– Te lidhesh teper me nje menyre te vetme trukimi, te mos kesh deshiren te provosh as te rejat me te fundit (nje nuance te re buzkuqi, nje refleks te ri tek syte) mund te tregoje veshtiresine per te ndryshuar, frika per te pranuar rreziqet por edhe oportunitetet pozitive te ndryshimit.

Trendy

Ndjek keshillat e revistave, por frymezohesh edhe nga make-up-i i diveve te vogla e te medha te ekranit, te terheqin vecantite me intrigante te fytyrave te panjohura. Stili i saj eshte nje miks ngjyrash qe ndryshon me shpejtesi; me shume shkelqim, kur triumfojne gloss dhe transparenca te thella kur perhapen ngjyrat me te mbyllura, metalike kur tendenca propozon ar dhe argjend per buzekuqet dhe lapsat e qepallave.
– Ndonjehere e kenaqshme, ndonjehere qe bie ne sy, por gjithnje “trendy”, kjo lloj femre reflekton ne truk nje personalitet te gjalle, kurioz qe di te mbledhe nismat e jashtme dhe t’i beje pjese te vetes.
– Je nje tip qe luan dhe argetohet para pasqyres, qe jeton me te tashmen, e gatshme per te nesermen. Ndoshta pak e menduar, por sigurisht e hapur, diellore, moderne.

Natyrale

Nje fytyre e sapotrukuar me ngjyra natyrale, pa te kuq. Ky eshte imazhi i femres natyrale, si perkufizim “uje e sapun”.

E ndrojtura

Edhe pse nuk eshte me adoleshente, ky tip femre ruan nje pamje te druajtur si gjimnaziste e rezervuar. Shpesh here, te mos trukohesh apo te trukohesh pak, eshte nje prej shume menyrave per te mos u dukur; zakonisht edhe veshja eshte e thjeshte, pa asgje qe te terheq vemendjen. Te mos perdoresh te kuqin eshte nje lloj ndrojtjeje, sinjali tregues i paaftesise per te terhequr vemendjen tek ajo.

Sportive

Dinamike dhe imperative, ndahet midis detyrimeve te punes dhe palestres dhe fushes se tenisit. Nuk terhiqet kur flet per ekskursione apo aventura. Ne jeten e saj truku nuk eshte praktik; nuk praktikohet ne mal apo ne det por edhe ne momentet e pushimit eshte i kote, lekura e abronxuar nuk kerkon zbukurime artificiale.

Intelektuale

Per trukun, shpreh ironi, indiference; vlerat e saj jane te ndryshme, i perkasin fushave te tjera. E sigurte ne vetvete dhe ne tipin e saj te joshjes alternative, qe i meshohet fuqise se mendjes dhe te fjaleve, injoron trukun si nje aksesor qe nuk i shton asgje nje personaliteti qe di vetem te terheqe dhe te beje per vete te tjeret.

Pikat e tërheqjes

Nje veshtrim magnetik, qe te ben per vete apo nje buzeqeshje sensuale dhe dinake. Truku insiston gjithnje ne keto dy pika te ndryshme te terheqjes: syve dhe buzeve. Dy pika te fytyres qe aludojne ne dy menyra te ndryshme joshjeje, qe i propozohen vemendjes mashkullore.

Sytë

“Pasqyra e shpirtit”, per perkufizim, pasqyre magjike ne te cilen reflektojne ndjenjat njerezit, gezimin, melankonine. Ne lojen e erotizmit evidentojne anen shpirterore te dashurise, komunikimin intim me partnerin. Te trukosh me vemendje syte, t’i lesh natyrale buzet, do te thote te shtysh ne brendesi, ne nje terheqje me pak mishtore dhe me te thelle.Ne te kaluaren syte teper te trukuar, qe te dukeshin me te medhenj e me te thelle nga rimeli i shumte dhe shpesh here edhe qerpike fallco kane qene ne mode ne vitet ’20 dhe me vione nga hipite ne vitet ’60 e ’70, vajza te shqetesuara qe perjetonin ndjenja jashte normave. Truku me i ri ka zbuluar kete look: sy te lyer, te theksuar nga peneli i zi dhe hijezime apo ngjyra te dukshme qe e vene shikimin ne plan te pare per ate qe do te preke kordat e nje joshjeje me misterioze.

Buzët

Simbol i sensualitetit, premtim i puthjeve. Buzet kane nje magji erotike pa kufij: te trukuara, te nxjerra në pah nga lapsi dhe buzekuqi eshte nje simbol joshjeje fizike. Nje make-up shume i dukshem ne buze, transmeton nje mesazh te qarte, eksplicit: te ben te mendosh per nje dashuri te nxehte.Nuk eshte rastesi që tërheq-simbolet me te famshem te së kaluares, perdornin te kuq te forte te deklaruar “pasionale”. Marylin Monroe ne vecanti, kujtohet per buzet e saj te dallueshme, te trukuara me te kuq me te kuq te llakuar dhe me shkelqim, eshte frut i nje make-up-i qe transformon nje buzeqeshje te bukur por teper te perbashket. Tendencat e fundit, per te nxjerre shume ne pah syte, i lene hapsire atyre qe preferojne buzet sexy: nuanca te reja per te dhene ngjyre dhe gloss te shkelqyeshem.

Konsultë psikologjike pranë stafit tonë

Studio Psikologjie ju ofron shërbime të gjithë atyre që kanë shqetësime të ndryshme dhe kanë nevojë për konsultë psikologjike pranë stafit tonë të psikologëve. Skuadra jonë e psikologëve ofron konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphoni juaj ju mund të prenotoni një konsultë online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …

te jetosh pa stres

Si do ishte jeta ime nëse nuk do duhej të jetoja çdo ditë me stresin kronik?

Stresi kronik është një nga sfidat më të mëdha që shumica prej nesh përballen në përditshmërinë moderne. Është …