Tag: Studio Psikologjike

psikologu të specializuar në terapinë për çifte

Dashuria si të dashurosh pa e lënduar veten

Kur vuajmë për dashuri nuk është faji i ndjenjave, por i iluzioneve dhe bindjeve të krijuara. Ja si të çliroheni dhe ta jetoni të lumtur dashurinë

Vuajtja nuk ka lidhje me dashurinë!

Dashuria nuk vdes kurrë, por mund të vritet! Po është e vërtetë, por a ia vlen të vuajmë për dashuri? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhen matur intensiteti i ndjenjave, duhen parë qëndrimet, fjalët, mendimet, që na dënojnë me vuajtje pa qenë e nevojshme.

Në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga “detyrimi tipik përsëritës” që na nxit të bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë në të kaluarën me partnerin. Por ç’duhet bërë? Hapi i parë është që të shikoni mirë në thellësi veten dhe tjetrin.

Sjelljet e gabuara na largojnë nga partneri 
Si t’ia bëjmë që të dimë se mënyra jonë e të dashuruarit është e shëndetshme dhe nxitëse e humorit të mirë, ose që përgatit terrenin e trishtimit dhe zhgënjimit? Mjafton të shikoni me kujdes sesi silleni dhe çfarë qëllimesh keni për të qenë çift. Ka shumë mënyra për të parë një marrëdhënie me mendje të hapur, të çliruar nga rreziqet dhe konfliktet e zakonshme, edhe pse ka shumë sjellje që mund të na mbajnë larg një marrëdhënieje paqësore me partnerin.

Përsëritja 
Duke përshtatur modele sjelljeje të provuara më parë, do t’ju pengojnë të zbuloni me partnerin anët e reja te vetja dhe të përdorni mënyra ende të paeksploruara. Lumturinë mund ta arrini vetëm duke i lënë pas mëritë dhe duke mos bërë më të njëjtat gabime, mos dyshoni, mos krijoni konflikte. Nëse nuk hiqni dorë nga këto sjelle do ta konsumoni menjëherë një lidhje të re të saponisur.

Këshilla
Lëreni mënjanë repertorin e dashurisë dhe përvishuni punës: refrenit “i njëjti plazh, i njëjti det” i ka ikur koha. Tani është koha të zgjidhni diçka të re.

Planifikoni të ardhmen 
Kjo është ëndrra e të gjithë të dashuruarve, madje jo e përkohshme, por e përhershme. Por nga dëshira e deri në realizim hapi është i vogël. Tendenca për të fiksuar dhe konsoliduar lidhjen në një formë më të “strukturuar”, siç është fejesa, bashkëjetesa, ose martesa nga frika se mos e humbasësh tjetrin, mund të çojë në projektimin sistematik të së ardhmes. Rreziku? Që pritshmëritë dhe qëllimet e ardhshme mund ta zbehin dashurinë e partnerit karshi jush. Këshilla që u jepet në këto raste është që të jetoni të sotmen, të kujdeseni për gjërat që keni në dorë dhe ato që ndieni në ato momente. Kështu mund të shijoni gjërat e bukura që po kaloni, pa e vrarë mendjen se çdo të sjellë e ardhmja.

Simbioza 
“Unë dhe ti që bëhemi një qenie e vetme, e ndarë nga pjesa tjetër e botës”. Kjo është një tentativë fiziologjike që zakonisht është e pranishme gjatë fazës së parë të dashurisë, por nëse nuk ekziston atëherë lidhja mund të jetë e dobët. Për të krijuar një çift nevojiten gjithmonë dy persona, pastaj nëse është vetëm njëri më aktiv se tjetri, këtij të fundit i duhet të mësojë të ecë me ritmin e tjetrit, për të mos e lënë pasionin të shuhet. Nëse lidhja e një çifti është e shëndetshme, nuk ka pse t’i trembet përballjes me botën e jashtme, që është kurioze, zhbiriluese dhe përdor stimuj të ndryshëm për t’i vënë në provë partnerët me xhelozinë, që është molla e sherrit mes dy të dashuruarve dhe dashuria zbehet.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Nëse ndjeni se marrëdhënia juaj po kalon vështirësi ose dëshironi të përmirësoni komunikimin dhe kuptimin reciprok, mbështetja e një psikologu të specializuar në terapinë për çifte mund të bëjë dallimin. Me një qasje të ndjeshme dhe të bazuar në dëshmi, ofroj një ambient të sigurt dhe pa gjykim ku mund të eksploroni mendimet, ndjenjat dhe qëllimet tuaja si çift. Përmes një punë bashkëpunuese, mund të zhvillojmë strategji efektive për të adresuar konfliktet, për të përforcuar lidhjen emocionale dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të kënaqshme dhe më të kuptimplotë. Mos shtyni më tej mirëqenien tuaj emocionale dhe marrëdhënien tuaj. Rezervoni tani një seance këshillimi për çifte dhe filloni rrugën tuaj drejt një marrëdhënie më të lumtur dhe më të domosdoshme.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

Humbja e motivimit ne gjysem te rruges

Humbja e motivimit, Te lesh nje pune ne gjysem

Te lesh dicka pergjysem eshte shume keq, thjesht kur kujton sesa motivim ke pasur ne fillim dhimbja te shtohet akoma me shume. Nese ti je nje person qe fillon nje aktivitet ne nje menyre shume energjike dhe me pas e le ate, mos u shqeteso shume, ka disa gjera qe ti mund ti besh per te mos e lejuar veten ta humbe interesin per ate aktivitet aq shpejt.

Cfare te besh nese humb motivimin ne mes te punes?

Një nga gjërat që mund të bësh është të ndash projektet e mëdha në pjesë më të vogla. Për shembull, le të supozojmë se duhet të përfundosh të lexosh 100 faqe. Vendosja e qëllimit për të mësuar të gjitha 100 faqet mund të të shkaktojë humbje motivimi, sepse përparimi i vetëm 1% për çdo faqe që lexohet është shumë i vogël dhe mund të të bëjë të braktisësh librin në mes.

Në vend të kësaj, është më mirë të ndash shumën e të lexuarit në 5 seksione të 20 faqe secila dhe të vendosësh si qëllim të lexosh këto 5 seksione. Çdo 20 faqe të përfunduara do të të motivon për të lexuar më shumë, sepse sapo ke arritur një qëllim, duke përfunduar 100% të seksionit të parë.

Një nga arsyet kryesore të braktisjes së detyrave në mes dhe humbjes së motivimit janë bindjet kufizuese, si “Kam provuar shumë por nuk arrij dot këtë, është e pamundur”, ose “Në këtë vend, ose në këtë moshë, suksesi është i pamundur”. Këto bindje kufizuese janë kufizuese dhe imagjinare dhe kufizojnë potencialin tënd personal duke të penguar të bësh më shumë se sa mendon se mund të bësh. Në të vërtetë, po jetojmë një gënjeshtër të madhe, sepse ti mund të bësh çdo gjë për të cilën beson se mund ta arrish.

Këto bindje kufizuese mund të jenë rezultat i zhgënjimeve dhe dështimeve të mëparshme, megjithatë është provuar se arritja e atyre që dëshiron është thjesht një çështje numri tentativash; nëse provon mjaft herë, në fund të fundit do të kesh sukses, çfarëdo qoftë ai.

Një arsye tjetër për braktisjen në mes të një veprimtarie është humbja e rëndësisë së asaj veprimtarie, ose devijimi nga prioritete. Për shembull, nëse njerëzit të thonë se je në formë dhe duhet të bësh ushtrim për të rikuperuar formën, këto fjalë mund të funksionojnë si një ndikim negativ dhe mund të të shtyjnë të ushtrohesh, por sapo të kthehesh në formën e dëshiruar, mund të fillosh të ndihesh më pak motivuar për të vazhduar.

Së fundi, mediat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ose uljen e motivimit tënd. Me media unë kuptoj çdo gjë që dëgjon dhe studion, nga muzika që dëgjon tek filmat që shikon; çdo gjë që hyjnë në nëndërgjegjen tënde. Sa më shumë përdorësh media motivuese, aq më shumë motivimi do të bëhet pjesë e teje.

Në përfundim, për të evituar humbjen e motivimit në mes të punës, është themelore të ndash detyrat në pjesë më të vogla, të tejkalosh bindjet kufizuese, të mbash rëndësinë e veprimtarisë dhe të përdorësh media që forcojnë motivimin tënd.

Rezervoni sot një seancë psikologjike me psikologe ne Tirane

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Menyrat e fjetjes, Psikologji

Psikologji, menyrat e fjetjes

Menyrat e fjetjes sipas nje studimi te koheve te fundit flasin per tipin tuaj.

Pozicioni i fjetjes Nr 1:

Fle ne menyre qe krijon poizicionin e fetusit:

Pergjigje
Interpretimi – person i turpshem dhe sensitiv

Pozicioni i fjetjes Nr. 2: flen ne menyren e ushtarit, me kurrizin ne krevat dhe krahet drejt ne anet e krevatit:

Pergjigje

Interpretimi – person i rezervuar

Pozicioni i fjetjes Nr. 3: fle ne nje ane me kembet drejt dhe krahet poshte:

Pergjigje

interpretimi: person i qete qe shkon mire me te gjithe

Sleep Position Nr. 4: fle ne nje ane me kembet drejt ose hapur dhe krahet drejt:

Pergjigje

interpretimi – njeri qe dyshon shume

Sleep Position Nr. 5: fle ne menyre qe barku prek krevatin dhe krahet hapur ne drejtimin e kokes:

Pergjigje
interpretimi – arrogant, ekpresiv, extrovert

Sleep Position Nr. 6: fle me kurrizin(shpinen) ne krevat me kembet hapur dhe krahet hapur:

Pergjigje
interpretimi – person qe eshte i mire te degjoje problemet ose diskutimet e te tjereve

Personalitete njerëzore, ja llojet

Personalitete njerëzore

“Llojet e personaliteteve” është një temë për të cilën mund të lexosh shumë dhe jo vetëm në librat shkencorë e profesionalë,por gjithnjë e më tepër nëpër revista e gazeta. Personalitetet njerëzore dhe tipet e ndryshme të tyre janë trajtuar nga shumë kënvështrime shpesh të bazuara shkencërisht, por jo rrallë për to edhe është abuzuar, duke qenë se bëhet fjalë për nëj temë që ngjall gjithnmonë interes.

Ne jemi të etur të njohim vetveten dhe shpesh tentojmë të gjejmë përgjigjiet e pikëpyetjeve tona tek librat, apo edhe tek testet e ndryshme. Së fundi, në morinë e studimeve e kërkimeve të shumta shkencore është edhe një syresh që thekson rëndësinë e madhe të tipareve të personalitetit tonë. Madje rëndësia është aq e madhe sa luan një rol primar edhe në cështjet e shëndeti. Tashmë dihet se personat me të ashtuquajturin personalitet I tipit A pra armiqësor, ambicioz dhe të paduruiar, janë më të prirur për të pasur probleme me zemrën. Së fundi shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më tepër lidhje mes personalitetit dhe sëmundjeve të trupit të tilla si ulcera, infeksionet e rrugëve respiratore apo Parkinsoni. Për sa I përket formomit të personalitetit dihet se fazat e para të jetës janë shumë të rëndësishme. Shumë tipare njerëzore lidhen edhe me gjenetikën e individëve si për shembull sjelljet neurotike të cilat kanë lidhje me praninë e madhe të gjenit të serotoninës. Ajo që nuk dihet është mënyra se si tiparet e personalitetit ndikojnë në gjendjen shëndetësore të organeve të ndryshme të trupit edhe pse për këtë qarkullojnë shumë teori. Ja disa nga lidhjet që ekzistojnë mes sëmundjeve dhe tipareve të personalitetit.

Impulsivët
Personat që janë shumë impulsivë, të hedhur, apo të paduruar mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulccera e stomakut. Sipas përfundimit të disa studimeve të dnërmarra ndaj 4000 personave, është zvuluar se ata që kanë tiparet e sipërpërmendura janë m,ë të prirur ndaj sëmundjeve të stomakut në krahasim me të tjerët në masën 2.4 herë. Arsyeja është se personat impulsivë i përgjigjien stresit me prodhjimin e një sasie më të madhe të acidit se sa personat e tjerë. Pikërisht kjo sasi sjell edhe sëmundjen e ulccerës. Këta personja kanë edhe probleme me të ushqyerit,. Probleme që shkojnë nga bulimia deri tek anoreksia. Ata e kanë shumë të vështirë në disa raste që të

Gazmorët
Një nga zbulimet më të papritura ishte ai i që njerëzit me humopr të mirë janë më të prirur për të vdekur më herët se të tjerët. Sipas një studimi, fëmijët që konsideroheshin nga prindërit dhe mësuesit si më të qetët e me humor më të mirë, në moshë madhore kishin vdekur më herët se ata që nuk gëzonin humor të shëndetshëm. Ndryshe nga sa mund të pritej në rastin e personave me humor të mirë, studimet e fundit kanë provuar se një tipar i tillë i personalitetit mund të jetë problematik. Po cili është shkaku? Sipas një teorie kjo vjen sepse njerëz të tillë I nënvleftësojnë rreziqet e jetës dhe ndoshta kanë vështirësi për tu marrë me situata të cilat nuk kanë dalë ashtu sikurse ata shpresonin.

Të shqetësuarit
Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut. Arsyeja e një lidhjeje të tillë është mbiprodhimtaria e hormonit të stresit. Gratë që kanë ankthe të theksuara që shkojnë deri në fobira, të tilla si fobia nga lartësia janë shumë të prirura për sëmundje të zemrës, sëmudne që kanë të bëjnë me presionin e gjakut dhe kolesterolin. Këta pëersona kanë edhe një prirje të veccantë për të pirë duhan. Ka edhe një arsye tjetër që mund t‘I mërsisë njerëzit me këtë tipar të personalitetit. Një studim I Universitetit të Antverpit ka nxjerrë në pah se pas dhjetë vitesh trajtimi të sëmudnjeve të zemrës, 27% e persopnave që vuajnë nga ankthet nuk kanë mundur që të mbijetojnë.

Agresivët
Tipat armiqësorë janë të hapur ndaj një numri të m,adh problemesh shëndetësore dhe për këta persona janë zhvilluar shumë kërkinme shkencore. Njerëzit që vuajnë nga artereoskleroza janë ata që kannë më së shumti personalitete armiqësore. Një studim amerikan treoi se tipat agresivë janë më të hapur ndaj rreziqeve të infeksionit në të gjithë pjesët e trupit dhe sëmundjeve të zemrës, atyre të lidhura me infektimin e arterieve. Shkaku mund të jetë sepse ky lloj tipari I personalitetit ka nivele më të mëdha proteinash të sistemit imunitar që kanë lidhje me inflamimin. Një tjetër teori është se njerëzit armiqësorë kundërpërgigjen shumë më shpejt dhe shumë më ashpër ndaj stresit si mendërisht, ashtu edhe psikologjikisht. . Kjo shkakton rritjen e presionit të gjakut dhe shpeshtimine rrahjeve të zemrës që con në ccrregullim të stememit kardiovaskular. Tipat inaccinj e kanë shumë më të vështirë që të shërohen në krahasim me të tjerët. Atyre u duhet më shumë kohë.Studiuesit e Universitetit të Ohios kryen këtë eksperiment për të vërtetuar sa më sipër. Një grupi personash u shkakruan plagë të vogla në krahë. Pas 4 ditësh vetëm 70% e pacientëve kishte përmirësime të dukshme, 30% ishin ende në fazat e para dhe pikërisht këta pacientë ishin perosna me tipare agresive. Këta njerëz janë më të pritur edhe ndaj depresioneve dhe sëmundjeve mendore.

Të drojturit
Personat e drojtur, ata që nuk marrin shumë iniciativa në shoqëri, apo në jetëbn e tyre personale janë më të dhënë ndaj marrjes së infeksioneve virale. Në disa studime të ndërmarra te kafshët, shkencëtarët kanë dalë në rezultatin se personat që pëlqejnë të shoqërizohen kanë më shumë nyje limfatike mbrojtëse se ata që janë të ndrojtur dhe parapëlqejnë vetminë. Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit imunitar të trupit dhe ndihmojnë në shkatërimin e infeksioneve të ndryshme dhe viruseve e baktereve.

Optimistët
Ata gjithmonë shohin anën pozitive të jetës dhe jetojnë përafërsisht 7 vjet më shumë se ata që shohin vetëm zymtëri përreth. Rreziku i vdekjeve të herëshme për shkak të ndonjë sëmuindjeje është etk këta persona 55% më i ulët se të të tjerët. Sipas jëj teorie del se optimizmi rrit dëshirën për të jetuasr, ndërkohë që sipas një teorie tjetre dëshira për shoqëri luan një rol shumë të madh në jetëgjatësi. Këto situata të mira ulin sasinë e prodhimit të hormonit të stresit. Optimizmi I jep një ndihmë shumë të madhe funksionimit të sistemit imunitar duke e mbrojtur atë nga stresi psikologjik. Një studim amerikan I kryer mbi induividë të caktuar përgjatë një periudhe 30 vjeccare nxorri në pah se optimistët janë më të shëndetshëm dhe kanë më pak paaftësi se tipat pesimistë.

Të mbyllurit në vetvete
Personat që janë të mbyllur në vetvete dhe janë melankolikë me një gjendje që shkon shpesh në pikëllim, të klasifukuar se personalityete të tipit D, vuajnë nga një shkallë e lartë dhimbjeje shpirtërore, por në mënyrë të ndërgjegjëeshme I shtypin ndjenjat e tyre dhe si rezultat mund të jenë shumë më të prirur ndaj risqeve të kancerit, apo sëmundjeve të zemrës. Si pasojë tek këta persona regjistrohet edhe numri më I madh I vdekjeve. Këta njerëz kanë një stsiem të prodhimit të hormoneve që është shumë I brishte dhe shpesh I ccrregullt që do të thotë se kanë rrahje të shpeshta zemre, presion gjaku të lartë dhe ngushim të enëve të gjakut. Tëgjitha këto janë shumë tën këqia për sistemin kardiovaskular. Persdona të tillë janë më të prirur ehde ndaj infeksioneve

Të përgjegjëshmit
Personat e përgjegjshëm janë edhe më jetëgjatët. Kjo veti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetëgjatësi pasi tek këta njerëz presdioni I gjakut, niveli I kolesterolit dhe rrahjet e zemrës janë në nivele normale. Shkaku ndoshta është se njerëzit e përgjegjshëm shmangin rrezikun dhe kanë një jetë larg faktorëve që do të dëmtonin shendetin.

Neurotikët
Sikur të mos mjaftonte fakti se neurotikën e kanë shumë të vështirë për shkak të karakterit për të jetuar të qetë tani del se tipi I tyre u sjell edhe probleme të tjera të tilla si azma, dhimbjet e kokës, ulccerën e stomakut dhe sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi neurotikët shpesh përdorin strategji jo shumë të menccura për të zgjidhur problemet e tyre duke patur sjellje armiqësore ndaj të tjerëve dhe shpërthime që kalojnë edhe në ofendime. Kjo bën që ata të mos kërkojnë ndihmë dhe mbështetje për shkak se janë edhe dyshues e të përkeqësojnë gjendjen e tyre. Kjo I bën që të kenë një sistem imunitar më të brishtë se njerëzit e tjerë dhe një probabiklitet më të madhj për tu sëmurë. Një tjetër teori është se neurotikët ka më shumë shanse që të jenë të depresionuar dhe depresioni dëmton sistemin imunitar.

Të hapurit
Ashtu si edhe optimistët ata ka më pak shanse që të vuajnë nga sëmudnjuet e zemrës. Një studim italian doli në përfundimin se personat që janë më të hapur ndaj realitetit dhe të tjerëve kanë 15% shanse më pak për të kapur epidemitë, apo sëmudnjet e virozat gripale të stinës së ftohtë.

psikologjia drogat ne shoqerine shqiptare

Droga në shoqërinë shqiptare

Droga, përdorimi në Shqipëri

Përdorimi i drogës është një cështje shumë emocionale dhe problematike në shoqërinë shqiptare, për të gjitha nivelet shoqërore e shtetërore. Përdorimi i drogës dhe problemet që shkaktohen nga ajo janë më të vjetra nga sa mendojmë ne, por jo rrallë thuhet se në Shqipëri droga erdhi me demokracinë.

I referohem fazës së demokracisë për faktin se ndryshimet në kulturë, në vlerat e lëna pas, por dhe të fituara, në mënyrat e të sjellurit që u moderuan ose kërkohen të bëhen të reja per këtë sistem ekonomiko-shoqëror,u shoqëruan edhe me trauma sociale si dukuria e përdorimit të drogës nga të rinjtë.
Ky kalim duhej menaxhuar me qëllim që të kishim sa më pak pasoja negative. Tranzicioni dhe dukuria e përdorimit të drogës në Shqipëri, ndryshimet e mësipërme kulturore, mospërgatitja për ta parandaluar atë e fuqizuan këtë dukuri, që në ditët e sotme nuk është vetëm shqipëtare.

Cilët janë faktorët që cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të?

Droga në shoqërinë shqiptare

Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
Të tillë janë:

1. Statusi social-ekonomik i familjes.Kështu, nivelet e të pirit të alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje, dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për ‘varësi’ edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të. Kjo e fundit con në pasoja fatale dhe për jetën e përdoruesit. Jo rrallë përdoruesit e alkoolit dhe të duhanit lidhen me dukurinë e drogës, duke u bërë përdorues të saj, vecanërisht kjo për moshat e reja.

2. Problemet e personalitetit. Shumë teori pranojnë se individë të vecantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlersimit, depresion ose ankth. Vetëvlersimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atë individual.

3. Papajtueshmëria me gjëndjen (jokonformizmi) është një faktor tjetër që con në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë mardhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare.

Ekzistenca e këtyre faktorëve në tërësi, gjatë tranzicionit të shoqërisë shqiptare, krijon parakushte social-ekonomike për individët, vecanërisht në radhët e adoleshentëve, për përdorimin e drogës. Këtij faktori i shtohet fakti i kërkesës që rrjete të trafikut ndërkombëtar të saj kanë për vendet e varfëra si Shqipëria, në statusin e tregut të shitjes për përdorues ose si vende tranzite për trafikimin e saj drejt vendeve të zhvilluara. Shqipëria si vend i varfër, kushtëzon cilësinë e ulët të drogës që përdoret përkundrejt fuqisë blerse të ulët të përdoruesve dhe si e tillë kjo është edhe më vdekjeprurëse për përdoruesit dhe ata që abuzojnë me të.

Rritja e niveleve të përdorimit, e abuzimit me drogën gjatë këtyre viteve flet për programe dhe politika të paqarta të parandalimit të ketij fenomeni nëpërmjet edukimit të të gjithë shoqërisë, pavarsisht nga efektet si prekshmëri individuale ose në nivel familjeje.
Droga është nga ato rreziqe sociale që efektet negative të saj i mbart për gjithë shoqërinë shqiptare, për sot dhe për të ardhmen e saj. Duhet thënë se problemi është i pranishëm më shumë në zonat e mëdha urbane dhe është më i shpeshtë te meshkujt sesa te femrat.
Në ditët e sotme numërohen rreth 30 000 përdorues të drogës në Shqipëri. Situata ndërlikohet kur shteti i së drejtës që duam të ndërtojmë, për shumë kohë mbart:
– Boshllëk ligjor për përdorimin e drogës dhe abuzimin ose trafikimin e saj.
– Mungojnë struktura të organizuara shtetërore për këtë problem si struktura të luftës kundër shpërndarjes dhe trafikimit ose të kurimit të pasojave të saj.
– Forca e aksionit shtetëror ndaj saj është e vakët.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Droga në shoqërinë shqiptare është një plagë e rënde që duhet elemimuar. Shqipëria tashmë ka strategjinë kombëtare antitrafik në të cilën janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të punës për realizimin e parandalimit dhe të trafikimit të drogës. Megjithatë shoqërisë shqiptare i duhet ende nje punë e madhe për të realizuar objektivat dhe angazhimet në luftën kundër drogës e trafikimit të saj.

A keni një të dashur që po përballet me varësinë nga droga? Jeta juaj dhe e familjes suaj nuk duhet të jetë e dominuar nga kjo sfidë. Ndihma profesionale është jetike për të dalë nga kjo situatë. Një psikolog i specializuar mund të ndihmojë jo vetëm përdoruesin, por edhe familjen, duke ofruar mbështetje dhe strategji për një rikuperim të qëndrueshëm. Mos prisni më – kontaktoni sot për të marrë ndihmën që ju dhe të dashurit tuaj e meritoni. Së bashku, mund ta përballojmë këtë sfidë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

A është lumturia dhe entuziazmi çështje gjenetike?

Psikologët mendojnë se lumturia është e lindur, pra gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo “është e shkruar në gjenet tona”.

Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”. Sipas tij “te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin, entuziazmin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnë njeriun të lumtur dhe entuziast. Por kujdes! Kjo nuk është edhe aq e vërtetë!

Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:

– Punëso mendjen!
Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive.

– Mendo me optimizëm
Të gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi dhe entuziazmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi dhe  entuziazmi përqendrohet në zgjidhje të problemit.

– Qesh!
Është fizkultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.

– Fantazo!
Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin.

– Shpërfill mendimet negative!
Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni.

– Zgjidh shoqërinë!
Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë. Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.

– Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mundshme që mund t`ju ndodhë, rikthimi në normalitet vjen për gjashtë muaj apo një vit.

– Bëj atë që të pëlqen!
Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe ju sjellin entuziazmin dhe relaksimin.
Po si?
– Pushoni para se të lodheni
– Qetësohuni edhe në punë

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog tirane

Si ta mposhtësh lodhjen

Të lodhur dhe në pamundësi për të marrë veten? Nuk është gjithmonë faji i stresit. Ja disa këshilla që fillojnë me veshjet, ushqimin dhe lëvizjen.Tashmë mund të dorëzohemi: gjumi nuk na shqitet, fundjava nuk arrin ta mposhtë lodhjen, rëndesa mendore dhe fizike nuk na lehtësohet, çfarëdolloj autoterapie të përpiqemi të bëjmë. Shkenca na siguron: ky është stres. Ose sipas hipotezës edhe më shqetësuese, bëhet fjalë për lodhje kronike, një nga sindromat më të përhapura në Perëndim, por së cilës ende nuk i dihen shkaqet, ndërsa mjekët nuk janë ende të sigurt për kurat.

Dhe ndërkohë që mjekimi pritet të gjendet, e vetmja gjë me të cilën në Perëndim po përballohet ky shqetësim, janë seancat e meditimit apo të jogës, përpara se të mendohet për të blerë qetësues nëpër farmaci. E megjithatë, diçka edhe mund të bëhet per te mposhtur lodhjen: të rikuperojmë rezervën energjetike që kemi mbledhur në pjesën e djathtë të trurit, në zonën që përgjigjet për emocionet, e cila lihet në vend të dytë për shkak të inteligjencës racionale. Dhe pikërisht në këtë zonë, të mbetur disi në hije, gjendet përgjigjja instiktive ndaj vështirësive. Ta plotësosh këtë zonë, do të thotë të zbulosh më shumë burime, pra me pak fjalë, të ndjehesh më mirë. Po si mund të arrihet kjo? Për mjekët psikologë, kjo është diçka që mund të bëhet. Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh që mund të duken fare të rëndomta, por që janë mjaft të efektshme, që arrijnë të fusin në punë pikërisht atë zonë të trurit që u përgjigjet emocioneve. Ja disa prej këtyre mënyrave.

Hapni sytë

Tringëllin zilja e orës: jeni nga ata që …. edhe pesë minuta? Atëherë sipas mjekëve, le t’i përdorim këto minuta për të hyrë në kontakt me ditën e re, duke marrë frymë dalëngadalë: kështu perceptojmë trupin, riaktivizojmë energjinë dhe mund të përfitojmë ritmin e përditshëm psikofizik. Duhet ta dimë që kurdo që ta kemi programuar zilen e orës, zgjimi i trupit fillon diku rreth orës katër të mëngjesit, atëherë kur GH, hormoni i rritjes i prodhuar nga truri, fillon të shpërhapet nëpër trup, duke i stimuluar gjëndrat mbiveshkore të prodhojnë kortizonin, (hormoni i zgjimit). Presioni rritet dhe na vë në lëvizje. Pastaj vjen ngritja, kalohet nga shtrati për në tualet, nga dollapi në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin (edhe pse ndoshta jo me këtë rend veprimesh), praktika të përditshme që i bëjmë në mënyrë automatike. Por në fakt ky është edhe momenti ideal i të ndjerit mirë me vetveten, momenti që ndikon ndoshta më shumë në vazhdimin e ditës. Veçanërisht momenti kur jemi vetëm në banjë. Këto janë minuta të çmueshme: nëse do t’ia vëmë veshin efektit mirëbërës që ka tek ne çdo gjest sado i vogël që i kushtohet kujdesit mëngjesor, atëherë do të kuptojmë se pikërisht këtu është vendi i duhur për të “peshkuar” energjinë e nevojshme per te mposhtur lodhjen.

Ç’ngjyrë të pëlqen?

Edhe zgjedhja e veshjes nuk është dhe aq rastësore, ka gjithmonë të bëjë me humorin tonë të momentit. Veshja është lëkura jonë e dytë. Prandaj është gabim i madh që të bësh gati që një natë përpara veshjen e së nesërmes, është më mirë ta kuptosh në mëngjes atë që të bën të ndihesh mirë. Dhe këtu ngjyra ka rëndësi të dorës së parë, sepse është pikërisht ajo që shpreh ndryshueshmëritë që syri i percepton për t’ia transmetuar pjesës së djathtë të trurit.

Karburanti

Eshtë mjaft i përhapur mendimi se kafeja është benzina që i jep ritmin e duhur ditës. Por mjekët nuk ndajnë të njëjtin mendim. Sepse kafeina, ashtu si dhe teina, janë përbërës që rrisin tensionin arterial, por nuk e vënë në veprim pompën e zemrës në atë mënyrë që mendohej. Nuk ekziston ndonjë mëngjes që të mund të quhej ideali, por në vend të kafesë një efekt tonik më të mirë mund ta jepte kripa, e cila me klorin dhe sodën rregullojnë osmozën e gjakut qese me patatina. Por nuk duhet të harrojmë edhe një tjetër gjë të rëndësishme: energjia ushqehet nga ndryshimet. Nëse çdo mëngjes marrim të njëjtën meny, nuk është çudi që ajo të mos vazhdojë të ketë të njëjtin efekt. Një ndryshim i herëpashershëm do të ishte i këshillueshëm.

Bota e jashtme

Një tjetër metodë që vlen edhe për rrugën shtëpi – punë – shtëpi: Ndryshimi i herëpashershëm i rrugës stimulon shikimin dhe dëgjimin, dy nga motorët e energjisë që nuk duhen lënë kurrë të shkarkohen. Por zakonisht kemi edhe një tjetër ves: ndërsa ecim rrugës për në punë mendojmë për gjërat që na presin në zyrë… Mjekët na këshillojnë që këtë nuk duhet ta bëjmë kurrë, sepse duke menduar për detyrat që na presin, rrezikojmë të arrijmë të lodhur. Prandaj është mirë që ta heqim mendjen duke dëgjuar muzikë në kasetofonin e makinës apo edhe me kufje në vesh kur jemi në këmbë. Ose duke ecur, mund të çlodhemi duke parë rreth e rrotull dhe mposhtim lodhjen.

Ndiqni pikun

Të dëgjosh instiktin, do të thotë të merresh me zbulimin e nevojave më të thella. Edhe në zyrë. Kështu mund të zbulojmë që në harkun e një dite ekziston një pik i energjisë maksimale. Ka nga ata njerëz që ndihen në maksimumin e formës që herët në mëngjes, të tjerë akoma në orët e vona të pasdites, dikush tjetër natën. Duke zbuluar pikërisht këtë pikë kur energjia jonë është në maksimum, mund të programojmë që punët më të koklavitura, takimet më të rëndësishme, provat apo sfidat t’i bëjmë pikërisht në këtë kohë. Dhe një tjetër sekret: Nëse në një farë pike, ndërsa je i përqendruar në punë, fillon të ndjesh mërzi, është e nevojshme ta ndërpresësh për disa minuta, të marrësh frymë dhe ta spostosh vëmendjen drejt diçkaje tjetër. Ndoshta edhe tek muri përballë.

Nga dashuria tek ëndrrat

Një botim mjaft serioz si British Medical Journal ka zbuluar se 53 për qind e meshkujve dhe 58 për qind e femrave evropiane, nuk bëjnë seks pikërisht për faj të stresit. Por edhe për shkak të dembelizmit. E megjithatë, të bërit dashuri shpie në maksimumin e karikimit të energjisë dhe ndihmon te  mposhtesh lodhjen.

Na kontaktoni

Kontaktoni Studio Psikologjie tani për një konsultë fillestare dhe për të zbuluar se si mund t’ju ndihmojmë të ndiheni më mirë.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu Tiranë, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Një numër i konsiderueshëm njerëzish përjetojnë shqetësime të lidhura me ankthin, sidomos në periudhën e hershme të jetës adulte, e cila korrespondon shpesh me moshën rreth 20 vjeç. Megjithatë, këto shqetësime prekin edhe moshat e tjera. Gjatë momenteve kur individët përjetojnë ankth dhe frikë, nëse këto përjetime janë të intensitetit të lartë, ato mund të shoqërohen me një sërë simptomash fizike dhe psikologjike, si:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Ndjesi të ftohti ose të nxehti
  • Rrahje të shpejta ose të rënda të zemrës
  • Mpirje ose ndjesi mornicash
  • Ndjenjë mbytjeje
  • Ndjesi jo reale ose të çuditshme
  • Djersitje e tepërt
  • Marrje mendsh, të fikët
  • Dridhje
  • Frikë nga vdekja
  • Të përziera ose shqetësime të tjera fiziologjike
  • Frikë nga humbja e kontrollit ose çmendja
  • Dhimbje kraharori ose ndjesi parehatie

Nëse këto simptoma janë të pranishme, kemi të bëjmë me një çrregullim të qartë të ankthit. Në veçanti, këto janë shenja të një çrregullimi të panikut, i cili në shumë raste shoqërohet me agorafobi ose ndonjë fobi specifike, si për shembull fobia sociale.

Më poshtë janë disa fragmente nga individë që shfaqin simptomat e mësipërme:

Citim 1
“Frika më e madhe në jetë për mua është vdekja. Para një muaji isha duke udhëtuar me autobus dhe po mendoja për vdekjen dhe jetën pa mua. Pas disa minutash përjetova rrahje të shpejta të zemrës dhe përfundova në urgjencë. Që nga ajo kohë, më është përsëritur disa herë dhe kam shkuar shpesh në urgjencë. Ende kam frikë se mund të vdes. Sa herë që trembem nga diçka, kontrolloj zemrën dhe kokën nga frika se mund të kem ndonjë hemorragji cerebrale. Zemra ime ka dalë shumë mirë në testime, por frika mbetet. Psikiatri dhe neurologu më kanë thënë që është nga stresi dhe se do kalojë, por unë ende kam frikë. Më kanë thënë se nuk mund të vdes nga stresi. Si mund ta tejkaloj? Kërkoj ndihmë të menjëhershme. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Citim 2
“Unë jam 20 vjeç, por ky mendim më ka ndjekur gjatë gjithë jetës, sidomos në situata të mbyllura ose kur nuk kishte energji elektrike. Nuk e mendoja shpesh, por sa herë e mendoja, frikësohesha se mund të lija ndonjë pasojë në sistemin nervor. Sot, në moshën 20 vjeç, kjo mendim më shkaktoi një episod takikardie (rrahje shumë të shpejta të zemrës), por për kardiologun nuk ka probleme. Që nga ajo ditë, mbaj mendjen herë te pulsi e herë te dhimbja e kokës. Kërkoj mendimin e dikujt që ka kaluar stresin në shkallën që po e kaloj unë dhe të më tregojë se si e ka tejkaluar.”

Citim 3
“Nuk kam parë kurrë njerëz të vdekur, madje para se të sëmuresha, shikoja filma horror pa problem dhe nuk më bënte përshtypje as të shihja dikë duke vrarë kafshë. Por tani nuk mund ta konceptoj botën pa mua dhe mendoj se unë jam qendra e gjithçkaje. Kur të vdes unë, çfarë do ndodhë? Kjo pyetje më ka sëmurur. Tani jam fiksuar pas çdo dhimbje që ndiej dhe trembem shumë shpejt (gjë që më parë nuk ndodhte).”

Në këto raste kemi të bëjmë me një çrregullim paniku, pasi përjetohet një ose më shumë episode paniku të papritura dhe periodike. Karakteristikë është shqetësimi i vazhdueshëm mbi përjetimin e sulmeve të tjera, pasojat e tyre, si dhe simptoma si rrahje të shpejta të zemrës, frikë nga vdekja, humbja e kontrollit etj.

Ankthi shfaqet shpesh në situata ku largimi nga vendi është i vështirë, i sikletshëm ose i pamundur, ose kur ndihma nuk është e lehtë për t’u arritur gjatë një sulmi paniku të papritur. Kjo sugjeron që çrregullimi i panikut shpesh shoqërohet me agorafobi. Frikërat tipike agorafobike përfshijnë: të qenit vetëm larg shtëpisë, në vende të errëta, në turma, në radhë, në ura apo në udhëtime me autobus, tren ose makinë.

Trajtimi i këtyre rasteve nga një psikolog bëhet kryesisht nëpërmjet psikoterapisë kognitive dhe të sjelljes, e cila është ndër më efikaset për këtë lloj çrregullimi. Shumë shpesh, si hap fillestar, pacienti plotëson një pyetësor ose i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste. Një pjesë e rëndësishme e terapisë janë detyrat e shtëpisë, të cilat rekomandohen nga terapisti.

Vetëmonitorimi është thelbësor në këtë proces. Kjo praktikë ndihmon individin të vëzhgojë problemin e tij në mënyrë të vetëdijshme dhe objektive. Vetëmonitorimi përfshin mbajtjen e shënimeve mbi çdo episod shqetësues, duke përfshirë kohëzgjatjen, shpeshtësinë, si dhe nivelin e frikës në një shkallë nga 0 deri në 8. Për çdo episod ankthi apo frike, është e nevojshme të regjistrohen simptomat e përjetuara dhe çdo faktor që shoqëron episodin.

Kontakto Psikologe në Tiranë

Nëse po përjetoni ankth, stres apo frikë që po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, mos prisni më gjatë! Studio Psikologjike është këtu për t’ju ndihmuar të gjeni qetësinë dhe balancën që meritoni. Kontaktoni sot për një seancë konsultimi dhe hidhni hapin e parë drejt mirëqenies mendore. Rezervo tani dhe fillo rrugëtimin drejt një jete më të qetë dhe të kontrolluar!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …