Tag: Keshilla Psikologjie

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

13 Qëndrime Mendore që Ju Dënojnë në Pakënaqësi dhe Palumturi

“Mëndja është një botë më vete dhe vetëm ajo mund ta bëjë parajsën ferr dhe ferrin parajsë” – John Milton
Ky aforizëm e bën të plotë, se si një proces i mendimit dmth qëndrime mendore mund të dëmtojnë jetën tonë! Që nga kohët e lashta, njeriu ka përjetuar mendime negative që e shqetësojnë mëndjen. Megjithatë, është mënyra se si vendosim të merremi me këto mendime që e bënë dallimin.

Në Varësi të interpretimit që i atribuojmë ngjarjeve të realitetit, ne mund ta gjejmë veten duke eksperimentuar, siguri ose frikë, shpresë ose panik, përgjegjësi ose viktimizim, fitore ose humbje. Studime të ndryshme kanë gjetur se të kesh një qëndrim mendor negativ ndaj ngjarjeve të jetës mund të ndikojë në gjëndjen e shëndetit dhe të ketë efekte negative mbi lumturinë dhe mirëqenien.

Si mund ti zbusim disa qëndrime mendore negative?

Për të lehtësuar veten nga qëndrime të caktuara mendore, do të thotë të aktivizoni mënyra të reja të përjetimit të gjërave, të bëheni të vetëdijshëm për mendimet negative m të cilat ngarkojmë jetën.
Por cilat janë “hidhërimet, vuajtjet” që duhen hedhur? Këtu janë 13 qëndrime mendore dhe mendime negative që njerëzit e pakënaqur dhe të palumtur vazhdimisht bëjnë … dhe  do të bënin çdo njërin prej nesh të pakënaqur dhe të palumtur nëse i bëjmë këto !!!!

Arsyetimi i Tepërt

Të shqetësohemi në mënyrë obsesive për diçka që duhet të ndodhë (shumë shpesh ky është një faktor i drejtpërdrejtë i dështimit) me hipoteza të përsëritura si “nëse unë, në qoftë se …”, duke humbur burime të çmuara dhe energji të dobishme për përpunime më të frytshme. Ose të shqyrtimi dhe rishqyrtimi i gjërave, zmadhimi i tyre, t’i bëjmë ato të shpërthejnë, t’u japim atyre fuqi brënda nesh.

Duke Qënë Krijesa Të Zakonit

E rehatoni veten tek zakonet, duke thënë të njëjtat gjëra, duke analizuar situatat me të njëjtat kritere. Një lak mendor, një mënyrë automatike që na çon të sillemi në të njëjtën mënyrë, jo gjithmonë efektive. Dhe kjo nuk na bën më elastik, më dinjitoz dhe më të lehtë.
Dhënia hapësirë e një kujtimi të keq, duke mos mësuar ta riinterpretoni dhe t’i jepni një kuptim të ri. Le të rrijë aty gati për të helmuar situatat e tanishme dhe të reja.

Ankimi

Ankimi dhe vazhdoni të ankoheni, sfilisni veten dhe të tjerët. Orientimi i mendimeve vetëm drejt drejtimeve negative, duke helmuar veten, duke u bërë disfatistë, vetëshkatërrues dhe vetë-sabotues, duke mbetur në një gjendje të pasivitetit që nuk ju bën produktiv dhe krijues. Mendimet që duhen djegur, ato që kufizojnë, janë “Nuk do ta bëj kurrë”, “është e kotë të provoj”, “sepse gjithçka më ndodh mua …”. Duke supozuar në vend që të thoni sinqerisht: “Unë kam dyshime”, “unë ndihem  i/e pasigurt” …

Viktimizimi

Vazdimisht kërkimi i arsyeve jashtë nesh për dështimet,duke krijuar mllef, duke u sjellë si viktimë ose duke menduar se je gjithmonë viktima, duke menduar se nuk ka kontroll mbi atë që na ndodh. E gjithë kjo krijon tek ne nevojën për një jastëk dhjamor për të përballuar më mirë goditjet e jetës, duke na bërë pasiv, për t’u fshehur në pasiguri.

Duke Pasur një Dialog të Brëndshëm Vetë-Zhvlerësues

“Dialogu i brëndshëm” është ai lloj zëri i brëndshëm që na shoqëron në çdo gjë që bëjmë. Formohet nga mendimet që ne formulojmë për botën. Meqenëse dialogu i brëndshëm është në të vërtetë një grup mesazhesh që i dërgojmë vetes, në qoftë se ajo është kryesisht e matricës negative, kërcënon të sabotojë seriozisht mirëqënien tonë: ai mund të zvogëlojë ndjenjën e efektivitetit, të ulë aftësinë tonë për të performuar dhe të ulë potenciali tonë.
Mendimet më të shpeshta që përmbajnë vetë-zhvlerësim përfshijnë fraza si “Nuk mundem …”, “Nuk jam mjaftueshëm i/e aftë!”, “Nuk ja dal …”, “Më mungojnë karakteristika të caktuara …”, “Do të dështoj!” Etj.Do ju pëlqente që një mik i juaji të vazhdojë t’ju thotë “Ti kurrë nuk do të jesh i/e suksesshëm/e”, “Ti nuk jeni mjaft e/i aftë”, “Ti je shumë i/e pasigurt”, “Ti do të dështosh”? A do ta konsideronit këtë person një mik të vërtetë? Natyrisht që jo! Pra, pse flisni me veten tuaj në këtë mënyrë? Angazhimi i vazhdueshëm në mendimet e vetëshkatërruese është sikur të kesh një mik mizor që përpiqet të të sabotojë në çdo mënyrë të mundshme. Duke vepruar kështu, ju bëheni armiku më i keq i vetes.

Duke Pasur Qëndrime Pesimiste

Një nga format më kundër-produktive të të menduarit konsiston në fillimin e një situate duke i parë vetëm anën negative, apo edhe duke hipotetizuar më të keqen. Për shumë njerëz, të shohin gotën gjysëm të zbrazët është një qëndrim i përhershëm dhe automatik. Mendoni, për shembull, për një tren të ndaluar ose për një ditë me shi. Për disa njerëz, këto ngjarje janë vetëm përvoja negative dhe të tmerrshme.
Në realitet, nuk ka asgjë pozitive apo negative në trafik apo në kohë! Është mënyra që ju zgjidhni të shikoni rrethanat që e bëjnë situatën pozitive ose negative dhe kjo zgjedhje mund të na bëjë menjëherë më të fortë ose më të dobët, më të lumtur apo më të trishtuar, të fuqishëm ose viktima. Duke filluar nga e njëjta situatë, ne mund të shikojmë një tren të ndaluar si mundësi për të dëgjuar muzikë relaksuese ose një ditë me shi si mundësi për të shkuar në shtëpi për të pirë një filxhan të mirë me çokollatë të nxehtë duke lexuar një libër të mirë. E gjitha varet nga mënyra se si zgjidhni të shikoni momentin.

Të Bësh Krahasime Negative Me Të Tjerët

Një nga mënyrat më të lehta dhe më të zakonshme për t’u ndierë i/e pikëlluar dhe i/e pakënaqur është të krahasoni veten me të tjerët, veçanërisht me njerëzit e paarritshëm. Shpesh tentojmë të bëjmë krahasime me njerëz që marrin shumë komplimente, të cilët janë shumë tërheqës, të cilët bëjnë shumë para ose që kanë shumë kontakte në mediat sociale. Kur e gjen veten duke dashur atë që të tjerët kanë, dhe ju ndjeheni ziliqar, inferior dhe të papërshtatshëm, ka më shumë gjasa që të vendosni krahasime sociale negative.
Studime të ndryshme në literaturë (duke filluar me Aspinwall & Taylor 1993 dhe Collins 1995) kanë treguar se njerëzit që zakonisht kryejnë krahasime negative me të tjerët vuajnë më shpesh nga stresi, ankthi, depresioni dhe mendimet vetë-zhvlerësuese.

Ripërpunimi i Vazhdueshëm Mbi të Kaluarën

Ne duhet të mësojmë nga e kaluara, Jo të shtypemi nga ajo. Mund të ndodhë që rrethanat negative të jetës dhe episode negative personale mund të na bllokojnë, na bëjnë të pasigurt në zgjedhjet tona dhe të mos na lejojnë të njohim mundësi të reja të shkëlqyera. Megjithatë, ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk mund të ndryshohet, ne kemi mundësinë të japim një formë të re për atë që duhet të ndodhë akoma. Hapi i parë është të thyejmë të kaluarën dhe të deklarojmë se jemi ne, jo historia jonë, që është në rrezik tani. Gëte na kujton: “Asgjë nuk vlen më shumë se kjo ditë”. Le të mos qëndrojmë në të kaluarën: le të bëjmë zgjedhje më të mira sot dhe të ecim përpara.

Të Ndihesh I Pafuqishëm Para Njerëzve Armiqësorë

Është e zakonshme të takosh njerëz të vështirë në rrugën tënde. Të ballafaquar me këta individë që vazhdimisht kërkojnë sfidën, është e lehtë të besohet se ata janë të fortë dhe ne jemi viktima, dhe se me sjelljen e tyre agresive ata kanë kontroll mbi ne. Shumë nga qëndrimet tona të shpëtimit, edhe nëse janë të justifikuara, ndikohen shumë nga bindja për dobësinë tonë. Çelësi për të ndryshuar këtë besim të rremë për të qenë viktimë e një dhunuesi është të zhvendoset nga gjëndja e pasivitetit në atë të aktivitetit. Nëse keni të bëni me një narcisist, pasiv-agresiv, manipulues, frikësues ose kontrollues, ka shumë strategji që mund të përdorni për t’u përballur me situatën.

Duke Fajësuar Të Tjerët

Të fajësosh është që t’i bëjmë të tjerët të ndihen përgjegjës për fatkeqësitë tona. Shumë njerëz kanë një zakon të fajësojnë për pakënaqësinë e tyre ose mungesën e suksesit prindërit joefikas, marrëdhëniet negative, disavantazhet socio-ekonomike ose shëndetin e pasigurt. Sigurisht është e vërtetë se jeta është e mbushur me vështirësi dhe dhimbjet dhe vuajtjet që pasojnë janë të pamohueshme, por duke fajësuar të tjerët për pakënaqësinë tonë apo dështimet tona dhe marrja e rolit të viktimës nuk është një qëndrim efektiv.
Për një inspektim më të thellë, gjëndja e viktimës lejon një sërë avantazhesh sekondare, për shembull është më “e përshtatshme” të drejtojmë gishtin tek të tjerët për pakënaqësinë dhe dështimet tona, duke shmangur ose vonuar kohën për të marrë përgjegjësinë për jetën tonë.
Megjithatë, është e dobishme të theksohet se zakoni i fajësimit ju bën në sytë e të tjerëve, të pakëndshëm, të hidhëruar dhe të urryeshëm, mbi të gjitha, e privon personin nga pushteti dhe kontrolli mbi gjërat, pasi përgjegjësia zhvendoset tek të tretët. Ndër të tjera, shpesh, njerëzit “objektivë” të fajit se kanë aspak ide se ç’ka me të vërtetë ju ndieni dhe nuk mund të vërejnë asgjë. Në të vërtetë, ju jeni duke u bërë robër të aciditetit dhe urrejtjes tuaj. Ndjenjat tuaja edhe mund të justifikohen, por nuk do t’ju ndihmojnë të bëheni njerëz të lumtur dhe të suksesshëm.

Keni Vështirësi Të Falni Veten

Të gjithë bëjmë gabime në jetë. Kur ju shikoni prapa në veprimet tuaja të kaluara, ka vendime dhe gjeste që ju vjen keq që i keni bërë? A ka gabime të gjykimit të gabuar që kanë shkaktuar dhimbje për veten dhe të tjerët? Unë me të vërtetë mendoj se të gjithë do të përgjigjemi po. Pyetja më e rëndësishme, atëherë, është një tjetër: si i kujtoni këto ngjarje të kaluara? A mendoni për veten si njerëz të këqij dhe ndiheni fajtorë për dëmtimin e diçkaje apo mundësive të humbura? Siç tregohet më herët, shumë varet nga mënyra se si lexojmë dhe rilexojmë ngjarjet! Gjatë këtyre kohërave të vështira, është jashtëzakonisht e rëndësishme të jesh i mëshirshëm me veten.
“Faleni veten. Të gjithë bëjmë gabime. Gabimet nuk janë të përhershme, por ato janë momente të izoluara. Mësoni të thoni vetes: Kam bërë një gabim, por kjo nuk më bën një person të keq ”

Të Kesh Frikë të Tepruar për Dështimin dhe Bërjen e Gabimeve

Frika nga dështimi dhe gabimet shpesh shoqërohen me dëshirën për t’u vlerësuar nga të tjerët dhe me nevoja perfeksioniste. A keni menduar ndonjëherë se nuk keni qenë aq i mirë sa keni dashur në raste të caktuara?
Ndoshta kjo nuk mund të jetë për shkak të pritshmërive që vendosët shumë të larta? Megjithëse standardet e larta mund të shërbejnë si një mjet i shkëlqyeshëm motivues, duke pritur që gjithmonë të jeni të përsosur në të gjitha situatat, ka efekte negative në mirëqënien tonë, duke rritur nivelet e stresit dhe duke zvogëluar shanset për arritjen e suksesit, duke reduktuar kështu lumturinë tuaj.
Dhe pastaj ka kaq shumë qëndrime të tjera që kufizojnë kreativitetin tonë dhe na gërryejnë nga brënda, duke e bërë shumë të vështirë të jemi të lumtur përkundër angazhimit tonë.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Menopauza - Psikologe Tirane online ose studio

Menopauza: Gratë-jetë e re

Si ta jetoni më mirë këtë periudhë të veçantë dhe të rëndësishme për një grua?

Disa këshilla të rëndësishme për të përmirësuar mirëqënien tuaj:

Gratë kanë qenë gjithmonë të mësuara me ndryshimet e trupit dhe shpirtit:duke u nisur nga ai më i ëmbli dhe i dëshiruar që i lejon asaj për të akomoduar brënda vetes për nëntë muaj trupin e një qënieje të gjallë, tek ajo që vjen më pas me menopauzën…
Të jesh e rënë moralisht, e trishtuar apo melankolike, nganjëherë të ndjehesh e paaftë, e papërshtatshme dhe me pak besim në vetvete emocione të njohura në mesin e grave të cilat nga natyra e tyre,në krahasim me meshkujt, janë më shumë të prirura për analizën e vetvetes, reflektimin dhe analizën e realitetit në çdo detaj.

Simptomat konsistojnë, në shumicën e rasteve, ndërprerja e menstruacioneve, në afshet e nxehta me djersitje, në lëvizje humori, në brishtësinë më të dukshme të kockave që mund të çojë në osteoporozë, në mundësinë e shtimit të rrahjeve zemrës, ndryshimet e presionit, në thatësi vaginale dhe në ulje të dëshirës seksuale.

Ndryshime Jashtë dhe Brënda– Në këtë fazë mund të ndodhë që gjëndja e humorit është aq e ndjeshme që mund të qani ose të nervozoheni për gjëra që ndoshta në një kohë tjetër nuk do të kishte shkaktuar te njëjtin efekt: një diskutim me partnerin tuaj, një problem në punë ose diçka që nuk shkon si do të donit, përjetohen dhe përpunohen në një mënyrë të ndryshme për shkak të gjëndjes emocionale që po jetoni në këtë periudhë.
Keto ndryshime manifestohen edhe në aspekte të tjera: në nivel pune, për shembull, vetë-respekti, ndjenja e efikasitetit dhe kompetencës vuajnë një pengesë, duke ju bërë të ndjeheni të padobishme, të inatosura përballë problemeve dhe dështimeve dhe dhe pak të pazonja për tu mbështetur në aftësitë dhe shkathtësinë e fituar prej jush në vite, duke ju bërë edhe më nervoze, të paqëndrueshme dhe më pak të përqendruara se zakonisht.
Jo vetëm, gjithashtu ndryshoni mënyrën se si e perceptoni dhe ndjeni veten: shumë gra thonë se ato e shohin veten më pak të bukura, më pak të afta dhe shohin të metat dhe defektet që kohë më parë kolonin pothuajse pa u vënë re, ose që nuk i kishin vënë re kurrë.
Të jesh e bukur do të thotë të ndjehesh mirë me veten dhe moshën tënde; nëse është e pranishme, harmonia me veten ajo shtrihet edhe ndaj të tjerëve dhe është gjëja më me rëndësi për të kërkuar, sepse kjo përfaqëson mirëqënien e vërtetë të personit.

Fundi dhe Fillimi– Fundi i fertilitetit në shoqërinë aktuale shpesh përjetohet si një humbje, më shumë se sa një transformim dhe këtë fazë të jetës mund ta mposhtë vlerësimin që çdo grua ka për veten e saj dhe feminilitetin e vet.
Çdo grua përballet me këtë ndryshim me bagazhin e saj të pasigurisë dhe frikës, por edhe me pikat e forta të saj dhe objektivat që ende dëshiron të arrijë.
Është e vërtetë se menopauza mund të shkaktojë një humbje të dëshirës, por shpesh ky efekt dhe momental dhe një herë i kaluar,qëndron siguria për të qënë në gjendje të shijojë seksin pa ankthin e kontraceptivëve, por me njohjen e trupit të saj që vjen me përvojën.

Sfida të Vazhdueshme- Mëndja dhe trupi në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe çfarë ndodh me njërin reflektohet tek tjetri, duke ndikuar aktivitetet dhe funksionet: shumë gra, në fakt,e përshkruajnë këtë fazë që janë si më të brishta,dhe më të prekshme, vazhdimisht alarm, me nervat sipër lëkurës dhe humori i pëson ndryshime nga një orë në tjetrën.
Për t’u përballur me pasojat fizike është shumë e rëndësishme për të kontrolluar ushqyerjen dhe të jeni të kujdesshme në atë që ju hani, është vënë re se ngrënia e ushqimeve të pasura me magnez, kalium dhe vitaminë E,janë të shoqëruara me produkte të varfra në kripë, yndyrë dhe konsumi i reduktuar i kafeinës, proteinave dhe alkolit, parandalon çrregullimet e kësaj faze.
Gjithashtu është e rekomandueshme një aktivitet i rregullt fizik, relaksim për të reduktuar stresin, kanalizimin e tensionit dhe ankthit jashtë vetes.

Kërkoni Ndihmë

Nëse menopauza aktivizon përjetime komplekse psikologjike. Në qoftë se ju ndiheni keq ose të shqetësuar dhe e keni të vështirë për t’u përballur me këtë periudhë, mund t’ju aktivizohen dinamika psikologjike të lidhura me përvojat e mëparshme që ju nuk i keni përpunuar mirë dhe kuptuar.

Në këtë rast, bisedoni me një psikolog për fillimin e një psikoterapie mbështetëse për të trajtuar dhe ndihmuar të kuptoni më mirë se çfarë po ndodh dhe për të gjetur mjetet e duhura për ta përballuar.

Për të kufizuar shqetësimet, ankthet dhe mendimet negative që e shoqërojnë këtë fazë, rivendosjen e aftësisë së zgjidhjes së problemeve, duke u mbështetur në aftësitë dhe kompetencat personale, rishqyrtimi i strategjive të më mëparshme të zgjidhjes së problemeve të kaluara. Dhe rifitimi i vetëbesimit të gruas dhe ndjenjën e vetë-efikasitetit që është kompromentuar.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Psikologu Studio Psikologjie

5 Zakonet mendore që mund të kufizojnë aftësinë tonë për të menduar

Truri ynë është si një procesor kompjuteri: Ai ka një sasi të caktuar të fuqisë përpunuese, apo burimeve intelektuale, që mund të përdoret në një moment të caktuar. Çdo detyrë konkurruese (ose gjëndje emocionale) që merr shumë energji  si fuqia intelektuale aftësinë tonë për tu përqëndruar,zgjidhja e problemeve, të jesh kreativ, apo përdorimi i aftësive të tjera njohëse; si rezultat, IQ jonë funksionale zvogëlohet përkohësisht.
Për të demonstruar këtë parim, provoni të ecni duke numëruar nga 1000 e poshtë duke zbritur nga shtatë numra (1000, 993, 986, etj). Ju së shpejti do të ndaloni së ecuri. Pse? Sepse truri juaj ka për të punuar shumë për të bërë këtë matematikë dhe nuk i mbeten burime të mjaftueshme për ti treguar këmbëve tuaja për tu vënë një këmbë para e tjera mbrapa.

Shumica e detyrave të zakonshme konkuruese nuk kanë një ndikim të rëndësishëm në aftësinë tonë për të punuar ose studiuar. Shumica prej nesh mund të bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që është duke dëgjuar muzikë dhe mund të zhytet në një libër, ndërkohë që po ha.
Megjithatë, disa zakone psikologjike konsumojnë sasi të mëdha të burimeve intelektuale që i ulin aftësitë tona njohëse. Pak njerëz janë të vetëdijshëm se këto zakone psikologjike kanë një efekt të tillë të dëmshëm, kështu që ata nuk kanë gjasa për pushim nga ajo se çfarë ata po bëjnë, dhe kjo mund të ndikojë seriozisht aftësinë e një personi për të kryer një detyrë me kapacitet të plotë.

5 zakonet mendore që mund të kufizojnë aftësinë tuaj për të menduar

1•Bluaj me Mëndje
Ripërpunimi i ngjarje tronditëse, frustruese, apo shqetësuese përsëri e përsëri, sidomos kur e bëjnë këtë shpesh ose zakon, e vë mëndjen tonë në garë me mendimet ose na ndez emocionalisht, tatim i rëndë për burimet tona intelektuale. Përveç që ndikon funksionin tonë njohës, Bluajtja me Mëndje (e njohur edhe si ripërtypje e të njëjtave gjëra) mund të paraqesë rreziqe reale për gjëndjen tonë emocionale dhe madje edhe shëndetin tonë fizik.

2•Faji i Pazgjidhur
Ne të gjithë ndihemi fajtor herë pas here. Kur ne bëjmë faj, zakonisht kërkojmë ndjesë ose ndërmarrim disa lloj veprimesh për të zgjidhur ndjenjat tona fajtore. Megjithatë, kur faji nuk është i adresuar dhe në mënyrë të përsëritur shfaqet në mëndjen tuaj,krijon një shpërqëndrim të madhe njohës që dëmton rëndë funksionin  njohës. Zgjidhja është për ti hedhur ndjenjat fajtore pas krahëve sa më mirë që mundeni.

3•Ankesat e Paefektshme
Shumica e njerëzve i ndajnë zhgënjimet e tyre me miqtë se sa ti diskutojnë ato me dikë që mund ti ndihmojë për zgjidhjen e tyre. Problemi është se, sa herë që tregojmë historinë tonë, ne bëhemi të frustruar dhe të mërzitur. Zemërimi dhe zhgënjimi kërkojnë fuqi të ndjeshme të përpunimit dhe mundësojnë ankesat jo efektive për tu bërë një kosh i rregullt në trurin tonë.

4•Mbianalizimi i Refuzimit
Refuzimi krijon dhimbje emocionale që ndikon ndjeshëm gjëndjen tonë shpirtërore dhe ka një ndikim serioz në funksionin njohës. Ai gjithashtu na bën të bëhemi vetë-kritik, një zakon që dëmton më tej vetë-respektin tonë, duke shtrirë kohëzgjatjen e dhimbjes emocionale, aftësitë tona njohëse kompromentohen.

5•Shqetësimi
Shumë njerëz nuk e konsiderojnë shqetësimin të dëmshëm. “Unë jam  njeri që merakoset shpejt”, mund ta themi me një buzëqeshje ironike. Por, shqetësimi krijon një gjëndjen të padëshiruar dhe të pakëndshme emocionale dhe kjo mund të jetë seriozisht shpërqëndruese. Kur ne jemi të shqetësuar në lidhje me diçka, ajo tenton për të marrë përparësi në mëndjen tonë dhe të shtyjë çdo gjë tjetër në anë. Për fat të mirë, është më e lehtë për të trajtuar dhe zgjidhur shqetësimin (duke menduar zgjidhjet e mundshme) se sa është ankthi që i krijojmë vetes.

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Kërko konsultën tënde psikologjike

Lodhje Mendore: gjashtë shenja që nuk duhet të anashkalohen

Lodhje mendore dhe… fizike

Ndonjëherë mund të duket që nuk ke forcën për të përballuar punën, shkollën, marrëdhëniet. Lodhja mendore mund të godasi në çdo moshë dhe për arsye të ndryshme. Fakti që mëndja (dhe truri) kontrollojnë trupin, mund të na çojnë për tu ndjerë shumë të lodhur fizikisht. Pastaj kur jeni nën stres ose jemi duke jetuar në një mjedis frenetik të shpejtë, lodhja mendore mund të ndodhë papritmas dhe të mbetet kronike.

Nëse dëshironi të dini nëse vuani nga lodhja mendore, ju mund ti hidhni një sy këtyre gjashtë shenjave, treguesit e mundshëm të gjëndjes.

• Ndjen se ke një bllok mendor

Keni ndjenjën se truri juaj është fikur. Ju mund ta keni përjetuar këtë ndjenjë në një situatë të tillë problematike e cila ka zgjatur gjatë. Kur ju ndjeheni të bllokuar, është truri që ju ndalon të vazhdoni përpara sepse po ju njofton se ka nevojë për një pushim.

Je më shumë emocional

Gjatë një gjëndjes së lodhjes mendore, ju keni më pak kontroll mbi emocionet dhe ndjenjat. Emocionet që ju provoni mund të amplifikohen. Për fat të keq, lodhja mendore zakonisht shkakton ndjenja negative dhe kjo mund të bëjë që ju të ngatërroni gjëndjen me një lloj depresioni.

• Ke këto simptoma fizike

Mëndja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, lodhja mendore mund të ndikojë në trup, duke shkaktuar simptome fizike të tilla si
• dhimbje koke
• dhimbje stomaku
• humbje e oreksit
• pagjumësi
• nivele të pazakonta të energjisë

Shumë nga këto simptoma mbivendosen me ato të ankthit dhe depresionit  …dhe kjo nuk është një rastësi.  • Nuk ke asnjë kohë joproduktive
Mënyra më e mirë për të shmangur gjëndjen e mbingarkesës ose të dalësh nga ajo, nëse e keni arritur tashmë, që të krijoni në jetën tuaj të përditshme disa momente “kohë joproduktive“. Nëse ju vini re se në jetën tuaj rrallë herë ka hapësirë për “pushim” , kjo gjë ka kompromentuar aftësinë natyrore të mëndjes të pushojë. Mundohuni të kujtoheni kur ishte hera e fundit që ju morët një pushim. Kjo mund të jetë një ide e mirë për të marrë pak kohë për veten për të rikarikuar baterinë tuaj.• Shumë dhe të gjitha së bashku Kur ju jeni të lodhur mendërisht kjo është për shkak se ju jeni të mbingarkuar plotësisht nga rrethanat. Njerëzit që vuajnë nga lodhja mendore – edhe kronike – në fakt kanë tendencën për mbingarkesë të detyrave dhe aktiviteteve që do të kryhen në të njëjtën periudhë kohore. Në këtë aspekt duhet të jenë të vetëdijshëm se inputi shqisore ( edhe thjesht zilja e telefonit) llogaritet si stimulim mendor dhe mund të shkaktojnë stres. Pamjet, tingujt, aromat: mund të mbingarkojnë trurin, në qoftë se nuk ka kohë pushimi.
• Nuk mbani mënd gjërat mirë
Kur truri është i lodhur nuk është çudi që ai nuk arrin të memorizoj si dikur. Nëse ju filloni të vini re paqartësi të vogla, por të reja, shkaku mund të qëndroj në lodhjen mendore. Nuk është e thënë se problemi është në nivelin e kujtesës. Kujtesa është në fakt rezultat i punës së përqëndrimit dhe vëmëndjes. Nëse ju nuk mund të përqëndroheni është e vetëkuptueshme  se nuk do mbani mend mirë atë që keni arritur të vëzhgoni.

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe ne Tirane

7 Fakte Që Përcaktojnë Se Sa E Rëndësishme Jeni Për Një Mashkull

Jeni një opsion apo një prioritet?

Si në natyrë, në një marrëdhënie një ekuilibër i dhënies dhe marrjes duhet të jenë të goditur për të arritur harmoninë.
Tingëllon klishe, por është e vërtetë.
Dhe shpesh, si femra, tendenca jonë natyrore që marrim përsipër  një marrëdhënie dhe mund të mbi-japim, duke rezultuar që nuk i kushtojmë vëmendje peshores.

Ndërsa marrëdhëniet nuk duhet të jenë në lidhje me rezultatin e mbajtjes, ato duhet të ndjehen të balancuara.
Një vendim i ndërsjelltë për të treguar dhe luajtur lojën me përkushtim të barabartë duhet të jetë aty ose vetëm një anëtar i skuadrës do të fitojë, dhe zbuloni se çfarë?

Nuk do të jem dhënësi

Mendojeni zemrës tuaj, si një depozitë  karburanti që vazhdimisht zbrazet.
Ju jepni “gazin” tuaj për partnerin/en, dhe ndërsa ndjeheni të mëdhenj duke dhënë, në qoftë se ju nuk merrni mbushje nga partneri juaj në kthim ju përfundimisht do të  mbeteni pa asgjë për t’i dhënë atij – ose më keq, vetes.
Përfundimisht, të gjithë-dhënësit zgjohen kur mbushja nga partneri juaj nuk ju kthehet.
Kur marrëdhënia homeostaza është goditur shumë  fortë dhe për një kohë të gjatë, ai / ajo që është bosh do të shkojë në depresion,i/e shteruar plotësisht nga e gjithë energjia e forcës së jetës, do të vrapojë në drejtim të një mbushjeje.

Rimbushja zakonisht vjen në formën e një flirtimi

Natyrisht, është shumë më e shëndetshme të jeni në dijeni të marrëdhënies tuaj më parë se sa të arrini në pikën ku ju jeni duke vrapuar nëpër tym, të dëshpëruar për ndihmë dhe që doni të shkatërroni gjithçka.
Marrëdhëniet e shëndetshme rregullisht e mbushin depozitën e njëri-tjetrit, sepse ata janë siç duhet dhe në mënyrë të barabartë janë prioritet për njëri-tjetrin.
Shkrimtari i mirënjohur Mark Twain një herë tha: “Kurrë mos lejoni që dikush të jetë prioriteti juaj duke lejuar veten tuaj të jeni opsioni i tyre.”
Mos kini frikë për ta parë marrëdhënien tuaj në pasqyrë realiste në një përpjekje për të analizuar raportin tuaj dhënës dhe marrës, dhe pastaj të jeni të gatshëm për të bërë diçka në lidhje me të.
Për të bërë analizën tuaj, pyesni se sa depozita juaj është duke dhënë dhe sa nga ajo është duke u rimbushur në kthim.
Atëherë, shikoni këto fakte nëse jeni opsioni i dikujt, në vend të prioritetit të tyre të barabartë, për të parë nëse ndonjë nga këto fakte përputhet me situatën tuaj.

  • Ju jeni gjithmonë që kërkoni takim, jo ai.
  • Kur një lajm i madh ndodh me të, i mirë apo i keq, ju e zbuloni gjithmonë më vonë.
  • Ai jua kthen telefonatat/mesazhet jo në kohë.
  • Ju nuk keni statusin e të “dashurës”.
  • Ai bën plane fundjave/pushimesh pa ju konsideruar fare juve.
  • Ju dëgjoni shumë “unë”, por jo shumë “ne”.
  • Vota dhe mendimi juaj nuk llogaritet për shumë.

Ju meritoni të jeni prioritet i dikujt, qartë dhe thjeshtë!

Nëse ju gjeni se e keni zvogëluar veten si opsion i dikujt, është e nevojshme të shikoni brënda. Pas të gjithave, në qoftë se ju nuk jeni duke e bërë Veten prioritetin tuaj, pse  dikush tjetër duhet ta bëj?

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Kërko konsultën tënde psikologjike Tirane

TEST: A jeni të varur nga interneti ?

Zbulojeni nga pergjigjet tuaja a jeni të varur ose jo nga internet ?

1.Cilat keni me frikë ?

*Internentin kur bëhet gjithmonë e më i ngadalshëm

*Thyerjen e kompjuterit

*Dikush mund t’iu vjedhi të dhënat tuaja online?

*Një virus kompjuterik

2.Si ndjeheni kur keni përfunduar një pjesë të punës ?

*Keni qënë me fat

*Punën tuaj e keni mbaruar ne kohë

*Shefi do të jetë i kënaqur me punën tuaj

*Ju nuk  jeni të kënaqur me atë që keni arritur

3.Si reagoni përball dështimit apo zhgënjimit ?

* Hiqni mendjen me diçka tjetër

* Bisedoni me njerëzit në lidhje me të

* Humbisni në mendime në tavolinën tuaj

* Mendoni për një zgjidhje që do të ndalojë të njëjtën gjë të ndodhë përsëri

4. Cilat cilësi vlerësoni më shumë tek kolegët tuaj ?

* Taktin

* Mbështetjen

* Besnikërinë

* Aftësinë për të dëgjuar

5. Ju mund të bleni gjëra vërtetë të mira dhe të lira , kur ju bleni  në internet . Si rezultat i kësaj , ju :

* Nuk jeni të bindur se gjërat me të vërtetë janë më të lira në linjë

* A janë blerjet më të mira dhe në lidhje me njohurit tuaja

* E di  me siguri se të kushton më shumë në rrugë, por  preferon ta blesh në dyqan

* Gjithmonë  shpenzon më shumë se kishe për qëllim të shpenzoje

6.Ju përdorni Facebook, Twitter apo mesazhe të menjëhershme ?

* Për të marrë lajme dhe për të qënë të përditësuar vazhdimisht

* Për të mbështetur një mik i cili është duke kaluar një kohë të vështirë

* Ju nuk do i përdorni këto të gjitha

* Miqtë tuaj të gjithë  komunikojnë në këtë mënyrë

7. Cila është mënyra më e mirë për të arritur shpejt tek ju ?

* Tekst në fb

* Emaili

* Numri fiks ose celular, pastaj email

* Askush nuk mund të jetë i sigurt për të qenë në gjendje të lidhen me ju në çdo kohë

8. Cila ishte gjëja e fundit që keni lexuar ?

* Një  libër

* Një gazetë në internet

* Një revistë

* Romani i fundit letrar që keni parë në linjë

9. Ju ktheheni në punë të hënën në mëngjes dhe ju thonë që jeni të larguar nga puna për shkak të shkurtimeve . Ju menjëherë :

* Shruani direkt në linjë për gjëndjen tuaj

* Shkoni në shtëpi për një britmë të mirë

* Poston CV tënde në Linkedin

* Telefononi një mik

10. Cili është mendimi juaj për takimet nëpërmjet internetit?

* Kjo është një ide interesante , edhe pse asgjë nuk mund të zëvendësojë magjinë e takimit direkt

* Ju nuk mund ta kuptoni pse njerëzit  duan të takohen në këtë mënyrë

* Është praktike. Kjo i lejon njerëzit të jenë të hapur për faktin se ata duan të takojnë dikë

* Statistikisht, duhet të punoni. Ju keni më shumë shanse të gjeni dikë në linjë me të njëjtën gjatësi vale si ju

11. Çfarë  gjeni më irrituese për email ?

* Ju merrni shumë spam

* Kur njerëzit nuk i përgjigjen emailit tuaj

* Kur njerëzit nuk e përdorin gramatikën apo drejtshkrimin

* Kur të gjithë në botë kanë kopjuar një mesazh të kotë dhe e gjeni në email

 

Bëni një përmbledhje të pëgjigjeve që keni dhënë dhe shihni nëse jeni te varur nga interneti ose jo.

 

Kërko konsultën tënde psikologjike

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Shtate nga mesimet me te mira te psikologjise dhe cfare i ben ato te tilla.

Psikologjia, 7 keshilla nga psikologet e Studio Psikologjiestudio psikologjie

Ne jetojme ne nje bote ku keshillat psikologjike ofrohen ne menyra dhe forma te ndryshme. Keshillat mbi lidhjet jane me te perhapurat dhe me te klikuarat nga publiku. Gjithsesi, psikologjia shkon pertej temes se dashurise duke ofruar menyra per te permiresuar gjithcka, duke filluar qe nga fiziku juaj deri tek aftesia per te menxhuar buxhetin.Lexojini dhe shihni vete nese jane apo jo 7 menyrat me te mira per te permiresuar jeten tone te perditshme: Read more

Këshilla për të qëndruar e dashuruar në martesë

Ja si te qendrosh e dashuruar pergjithmone ne martese!studio psikologjie

 Statistikat: Sipas studimeve të kryera 50% e martesave të para shkojnë drejt ndarje, 67% e të dytave dhe 73% e të tretave. Ne nuk e kuptojmë se një dashuri e gjatë dhe e qëndrueshme kërkon përkushtim. Ashtu siç ujisim lulet, ushqejmë kafshët shtëpiake ose fëmijët tanë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për martesën që të mund të jetë e qëndrueshme.Poshtë janë 4 hapa që duhen ndjekur.

Read more

Si të bisedoni me adoleshentët për seksin?

Si të bisedoni me adoleshentët për seksin?studio psikologjie

Është shumë me rëndësi që fëmijës t’i bëni me dije se ju jeni personi i parë të cilit mundet dhe duhet t’i drejtohet, nëse ka pyetje që kanë të bëjnë me seksin.
Gjithnjë e më herët fëmijët i fillojnë marrëdhëniet intime, madje edhe në vitet e hershme , prandaj do të ishte mirë që me ta sa më parë dhe sa më hapur të bisedoni. Sado që do t’ju duket ndoshta e pakëndshme, juve ju përket që sa më mirë ta përgatisni fëmijën tuaj për këtë pjesë të rëndësishme të jetës. Read more

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …