Psikologjia e pendimit
Psikologjia e pendimit
Të jetosh pa pendime nuk është e lehtë. Ka shumë gjëra që gjatë jetës trasformohen në ngarkesa të rënda duke na krijuar ndjenja të forta faji.
Kur ne shikojmë prapa nesh dhe bëjmë një rishikim të shpejtë të vendimeve që kemi marrë gjatë jetës, ndoshta tani, rikonsiderimi nën pikëpamje të reja , e kuptojmë se ne ishim të gabuar dhe kjo shkakton ankth dhe natyrisht, pendim dhe keqardhje.
Megjithatë, duke jetuar në të kaluarën, dhe duke fajësuar vazhdimisht veten për atë që kemi bërë (ose për atë që nuk kemi bërë dhe duhet të kishim bërë) është diçka e kotë.
Për fat të mirë, mund të mësoni të jetoni pa pendim dhe keqardhje. Si? Më poshtë ju ofrojmë disa këshilla të thjeshta mjaft të dobishme:
1•Duaje veten. Kjo mund të tingëllojë si budallëk, por është e sigurtë se njerëzit që vetë fajësohen vazhdimisht janë shumë të rreptë me veten e tyre dhe nuk e duan mjaftueshëm veten. Për të shpëtuar nga ky poblem ju ftoj të imagjinoni sikur jeni një fëmijë i vogël dhe i pambrojtur. Çfarë do të bënit të gjendur përball një fëmije të pambrojtur? Sigurisht do të afroheshit dhe do ti ofronit dashurinë tuaj duke u përpjekur për ti trasmetuar siguri.
Megjithatë, ajo që ne bëjmë me “unin” tonë të brendshëm është fajësimi dhe gjykimi për çdo gjë që nuk ka qënë në gjëndje të bëjë ndryshe. Sigurisht, kemi pasur mundësi të tjera, por … çfarë sensi ka të qash mbi qumështin e derdhur tashmë?
Në këtë pikë ne duhet të kuptojmë se “Uni” ynë nuk është i përsosur, gabon dhe vuanra aq shumë frikë dhe parehati për shkak të vështirësisë që të vendosim veten si një fëmijë të vogël. Me pak fjalë, në vend që ti bërtasim mosmiratimin tonë ne duhet t’i japim atij dashuri dhe siguri. Ne duhet të kuptojmë që edhe në qoftë se kemi gabuar ne gjithmonë jemi njerëz me vlera.
2•Jepini vetes leje për të bërë gabime. Fakti që të lejojmë veten për të bërë gabime nuk do të thotë se jeta jonë do të kthehet në një zinxhir të vendimeve të këqija. Më tepër kjo do të thotë se e kuptojmë që jemi qenie njerëzore dhe se ndonjëherë mund të gabojmë.
Njerëzit të cilët jetojnë me pendim dhe keqardhje nuk e kuptojnë se ata janë thjesht duke vlerësuar vendimet e kaluara në dritën e informacionit të ri të cilat nuk llogariteshin më parë. Për këtë arsye, kur ne vlerësojmë vendimet tona, është e rëndësishme të kuptojmë se kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme me të dhënat që kemi pasur në dispozicion në atë kohë.
3• Kërkoni ndihmë. Nëse ka një arsye që ja vlenë të ketë pendim dhe keqardhje dhe asnjëherë nuk keni kërkuar ndihmë, kur mund ta kishit bërë ose bëni këtë. Normalisht njerëzit e jashtëm nga problemi jonë mund të shohin zgjidhje që ne nuk mund ti shikojmë. Së fundi,të kërkoni këshilla nga të tjerët është e rëndësishme për tu siguruar që jeni duke marrë vendimin e duhur.
4•Shprehni ndjenjat tuaja. Shoqëria na mëson shpesh për të fshehur ndjenjat tona, megjithatë shprehja e asaj që ndiejmë është një ushtrim i mirë për lehtësimin e stresit dhe për të qënë më të lumtur. Kur njerëzit janë në gjendje të demonstrojnë ndjenjat e tyre në mënyrë të guximshme, se çfarë ata ndiejnë arrijnë të kenë një jetë më të lumtur dhe mund ti kalojnë problemet me shumë më tepër lehtësi.
Kur sjellja jonë, mendimet dhe ndjenjat, janë të arsyeshme, nuk ka asnjë arsye për pendim dhe keqardhje. Ne duhet ti kërkojmë të drejtat tona më shpesh por edhe ti themi “Të Dua vetes më shpesh.
5•Gëzoje çdo çast. Problemet me të cilat përballemi çdo ditë bëjnë që trupi ynë dhe mëndja jonë janë të vendosura në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, ne nuk do të zgjidhim problemin, aq më pak do të gëzojmë të plotë momentet e këndshme që na jep jeta.
Për të jetuar me më pak stres dhe për të qënë pak më të lumtur, është thelbësore të mësojmë për të qenë plotësisht të vetëdijshëm që do të thotë
që duhet të jetojmë çdo situatë me intensitetin që meriton. Rizbulimi i kënaqësive të natyrës dhe shoqëria e mirë mund të jetë një fillim i mirë.
6•Merrni rreziqe. Një shkak i madh i pendimit dhe keqardhjes varet kur nuk keni kapur një mundësi, kur ajo është paraqitur. Problemi qëndron në atë që mundësitë e ndryshme paraqiten gjithmonë nën formën e rrezikut dhe të gjithë kanë një tendencë të jenë të kujdesshëm.
Në këtë pikë, nënvizoj se rreziku nuk do të thotë për tu hedhur në boshllëk apo për të jetuar thjesht emocione të forta, por më tepër për të peshuar të gjitha pro dhe kundër, dhe konsiderimin nëse vërtet është e vlefshme për të pranuar sfidën. Nuk ka asgjë më e keqe se sa të thoni: “Çfarë do të ndodhte nëse unë do ta kisha bërë …?”
7•Mëso për ti lënë gjërat të shkojnë. Kur ne jemi të kompromentuar emocionalisht me një person ose një situatë nuk është e lehtë që të lësh të shkojë çdo gjë. Kjo sigurisht nuk është diçka që ndodh menjëherë, por është e domosdoshme që ne të përpiqemi për të mbajtur këtë qëndrim.
Ne duhet duhet të kujtojmë se “le të shkojë” nuk do të thotë të harrojmë por përkundrazi të kujtojmë pa fyerje, xhelozi apo pendim. Le të shkojë do të thotë se jeta merr kursin e saj dhe se e kaluara është vetëm përvojë e dobishme nga e cila mësojmë.