Artikuj

Kërko konsultën tënde psikologjike

Lodhje Mendore: gjashtë shenja që nuk duhet të anashkalohen

Lodhje mendore dhe… fizike

Ndonjëherë mund të duket që nuk ke forcën për të përballuar punën, shkollën, marrëdhëniet. Lodhja mendore mund të godasi në çdo moshë dhe për arsye të ndryshme. Fakti që mëndja (dhe truri) kontrollojnë trupin, mund të na çojnë për tu ndjerë shumë të lodhur fizikisht. Pastaj kur jeni nën stres ose jemi duke jetuar në një mjedis frenetik të shpejtë, lodhja mendore mund të ndodhë papritmas dhe të mbetet kronike.

Nëse dëshironi të dini nëse vuani nga lodhja mendore, ju mund ti hidhni një sy këtyre gjashtë shenjave, treguesit e mundshëm të gjëndjes.

• Ndjen se ke një bllok mendor

Keni ndjenjën se truri juaj është fikur. Ju mund ta keni përjetuar këtë ndjenjë në një situatë të tillë problematike e cila ka zgjatur gjatë. Kur ju ndjeheni të bllokuar, është truri që ju ndalon të vazhdoni përpara sepse po ju njofton se ka nevojë për një pushim.

Je më shumë emocional

Gjatë një gjëndjes së lodhjes mendore, ju keni më pak kontroll mbi emocionet dhe ndjenjat. Emocionet që ju provoni mund të amplifikohen. Për fat të keq, lodhja mendore zakonisht shkakton ndjenja negative dhe kjo mund të bëjë që ju të ngatërroni gjëndjen me një lloj depresioni.

• Ke këto simptoma fizike

Mëndja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, lodhja mendore mund të ndikojë në trup, duke shkaktuar simptome fizike të tilla si
• dhimbje koke
• dhimbje stomaku
• humbje e oreksit
• pagjumësi
• nivele të pazakonta të energjisë

Shumë nga këto simptoma mbivendosen me ato të ankthit dhe depresionit  …dhe kjo nuk është një rastësi.  • Nuk ke asnjë kohë joproduktive
Mënyra më e mirë për të shmangur gjëndjen e mbingarkesës ose të dalësh nga ajo, nëse e keni arritur tashmë, që të krijoni në jetën tuaj të përditshme disa momente “kohë joproduktive“. Nëse ju vini re se në jetën tuaj rrallë herë ka hapësirë për “pushim” , kjo gjë ka kompromentuar aftësinë natyrore të mëndjes të pushojë. Mundohuni të kujtoheni kur ishte hera e fundit që ju morët një pushim. Kjo mund të jetë një ide e mirë për të marrë pak kohë për veten për të rikarikuar baterinë tuaj.• Shumë dhe të gjitha së bashku Kur ju jeni të lodhur mendërisht kjo është për shkak se ju jeni të mbingarkuar plotësisht nga rrethanat. Njerëzit që vuajnë nga lodhja mendore – edhe kronike – në fakt kanë tendencën për mbingarkesë të detyrave dhe aktiviteteve që do të kryhen në të njëjtën periudhë kohore. Në këtë aspekt duhet të jenë të vetëdijshëm se inputi shqisore ( edhe thjesht zilja e telefonit) llogaritet si stimulim mendor dhe mund të shkaktojnë stres. Pamjet, tingujt, aromat: mund të mbingarkojnë trurin, në qoftë se nuk ka kohë pushimi.
• Nuk mbani mënd gjërat mirë
Kur truri është i lodhur nuk është çudi që ai nuk arrin të memorizoj si dikur. Nëse ju filloni të vini re paqartësi të vogla, por të reja, shkaku mund të qëndroj në lodhjen mendore. Nuk është e thënë se problemi është në nivelin e kujtesës. Kujtesa është në fakt rezultat i punës së përqëndrimit dhe vëmëndjes. Nëse ju nuk mund të përqëndroheni është e vetëkuptueshme  se nuk do mbani mend mirë atë që keni arritur të vëzhgoni.

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …