Artikuj

Menopauza - Psikologe Tirane online ose studio

Menopauza: Gratë-jetë e re

Si ta jetoni më mirë këtë periudhë të veçantë dhe të rëndësishme për një grua?

Disa këshilla të rëndësishme për të përmirësuar mirëqënien tuaj:

Gratë kanë qenë gjithmonë të mësuara me ndryshimet e trupit dhe shpirtit:duke u nisur nga ai më i ëmbli dhe i dëshiruar që i lejon asaj për të akomoduar brënda vetes për nëntë muaj trupin e një qënieje të gjallë, tek ajo që vjen më pas me menopauzën…
Të jesh e rënë moralisht, e trishtuar apo melankolike, nganjëherë të ndjehesh e paaftë, e papërshtatshme dhe me pak besim në vetvete emocione të njohura në mesin e grave të cilat nga natyra e tyre,në krahasim me meshkujt, janë më shumë të prirura për analizën e vetvetes, reflektimin dhe analizën e realitetit në çdo detaj.

Simptomat konsistojnë, në shumicën e rasteve, ndërprerja e menstruacioneve, në afshet e nxehta me djersitje, në lëvizje humori, në brishtësinë më të dukshme të kockave që mund të çojë në osteoporozë, në mundësinë e shtimit të rrahjeve zemrës, ndryshimet e presionit, në thatësi vaginale dhe në ulje të dëshirës seksuale.

Ndryshime Jashtë dhe Brënda– Në këtë fazë mund të ndodhë që gjëndja e humorit është aq e ndjeshme që mund të qani ose të nervozoheni për gjëra që ndoshta në një kohë tjetër nuk do të kishte shkaktuar te njëjtin efekt: një diskutim me partnerin tuaj, një problem në punë ose diçka që nuk shkon si do të donit, përjetohen dhe përpunohen në një mënyrë të ndryshme për shkak të gjëndjes emocionale që po jetoni në këtë periudhë.
Keto ndryshime manifestohen edhe në aspekte të tjera: në nivel pune, për shembull, vetë-respekti, ndjenja e efikasitetit dhe kompetencës vuajnë një pengesë, duke ju bërë të ndjeheni të padobishme, të inatosura përballë problemeve dhe dështimeve dhe dhe pak të pazonja për tu mbështetur në aftësitë dhe shkathtësinë e fituar prej jush në vite, duke ju bërë edhe më nervoze, të paqëndrueshme dhe më pak të përqendruara se zakonisht.
Jo vetëm, gjithashtu ndryshoni mënyrën se si e perceptoni dhe ndjeni veten: shumë gra thonë se ato e shohin veten më pak të bukura, më pak të afta dhe shohin të metat dhe defektet që kohë më parë kolonin pothuajse pa u vënë re, ose që nuk i kishin vënë re kurrë.
Të jesh e bukur do të thotë të ndjehesh mirë me veten dhe moshën tënde; nëse është e pranishme, harmonia me veten ajo shtrihet edhe ndaj të tjerëve dhe është gjëja më me rëndësi për të kërkuar, sepse kjo përfaqëson mirëqënien e vërtetë të personit.

Fundi dhe Fillimi– Fundi i fertilitetit në shoqërinë aktuale shpesh përjetohet si një humbje, më shumë se sa një transformim dhe këtë fazë të jetës mund ta mposhtë vlerësimin që çdo grua ka për veten e saj dhe feminilitetin e vet.
Çdo grua përballet me këtë ndryshim me bagazhin e saj të pasigurisë dhe frikës, por edhe me pikat e forta të saj dhe objektivat që ende dëshiron të arrijë.
Është e vërtetë se menopauza mund të shkaktojë një humbje të dëshirës, por shpesh ky efekt dhe momental dhe një herë i kaluar,qëndron siguria për të qënë në gjendje të shijojë seksin pa ankthin e kontraceptivëve, por me njohjen e trupit të saj që vjen me përvojën.

Sfida të Vazhdueshme- Mëndja dhe trupi në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe çfarë ndodh me njërin reflektohet tek tjetri, duke ndikuar aktivitetet dhe funksionet: shumë gra, në fakt,e përshkruajnë këtë fazë që janë si më të brishta,dhe më të prekshme, vazhdimisht alarm, me nervat sipër lëkurës dhe humori i pëson ndryshime nga një orë në tjetrën.
Për t’u përballur me pasojat fizike është shumë e rëndësishme për të kontrolluar ushqyerjen dhe të jeni të kujdesshme në atë që ju hani, është vënë re se ngrënia e ushqimeve të pasura me magnez, kalium dhe vitaminë E,janë të shoqëruara me produkte të varfra në kripë, yndyrë dhe konsumi i reduktuar i kafeinës, proteinave dhe alkolit, parandalon çrregullimet e kësaj faze.
Gjithashtu është e rekomandueshme një aktivitet i rregullt fizik, relaksim për të reduktuar stresin, kanalizimin e tensionit dhe ankthit jashtë vetes.

Kërkoni Ndihmë

Nëse menopauza aktivizon përjetime komplekse psikologjike. Në qoftë se ju ndiheni keq ose të shqetësuar dhe e keni të vështirë për t’u përballur me këtë periudhë, mund t’ju aktivizohen dinamika psikologjike të lidhura me përvojat e mëparshme që ju nuk i keni përpunuar mirë dhe kuptuar.

Në këtë rast, bisedoni me një psikolog për fillimin e një psikoterapie mbështetëse për të trajtuar dhe ndihmuar të kuptoni më mirë se çfarë po ndodh dhe për të gjetur mjetet e duhura për ta përballuar.

Për të kufizuar shqetësimet, ankthet dhe mendimet negative që e shoqërojnë këtë fazë, rivendosjen e aftësisë së zgjidhjes së problemeve, duke u mbështetur në aftësitë dhe kompetencat personale, rishqyrtimi i strategjive të më mëparshme të zgjidhjes së problemeve të kaluara. Dhe rifitimi i vetëbesimit të gruas dhe ndjenjën e vetë-efikasitetit që është kompromentuar.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky …