Tag: Konsulta në studio/online me psikologe Tiranë

psikologet me te mire ne tirane

Kush shkon tek psikologu nuk është i çmëndur, është një person i aftë që e do veten!

Pse duhet të shkoj tek psikologu?

Kjo është një pyetje shumë e përhapur dhe merr formë kur njerëzit dështojnë të japin një sens ndjenjës së vuajtjes së tyre ose kur sjelljet e tyre duken të pakuptueshme për veten apo për të tjerët. Për më tepër, kjo është një pyetje retorike që shpesh frenon ata që kanë nevojë për ndihmë

Si psikologe-psikoterapiste, shpesh takoj njerëz me shëndet mendor në studion time, por që vuajnë, për shkak të patologjisë shoqërore në të cilën jetojmë të zhytur. Kam kuptuar se nga adoleshentët tek të rriturit, pas shumë kërkesave për ndihmë, shpesh ka një strukturë personaliteti të pajisur me ndjeshmëri, kreativitet, empati dhe intuitë, si dhe një sens të madh kritik dhe introspektiv.
Por në mënyrë specifike, sot dëshiroja të përqëndroja vëmendjen në ato klishe të rreme që janë në themel të frikës së psikologut. Kam dëgjuar të thuhet “familja është e mjaftueshme për të ndihmuar ata që janë në krizë” ose “e bëj vetë” ose “nuk jam i/e çmëndur, tek psikologu shkojn vetëm ata që janë vërtet të sëmurë” ose “Pse duhet të shkoj tek psikologu? Mund ta bëj vetë me forcën time!”.
Këto janë paragjykime të pabazuara dhe po përpiqem ti shpjegoj pse: familja nuk mund të na ndihmojë gjithmonë, sepse shpesh kontrastet më të këqija janë të fshehura në shtëpi. Është e vërtetë se ne mund të ndihmojmë vetveten, por të kemi dikë që lexon në mënyrë objektive problemet dhe ndihmon pacientin të gjejë çelësin e duhur për t’i zgjidhur ato. Shkuarja te psikologu do të thotë t’i japësh vetes mundësinë për të kuptuar dhe shpërbërë një simptomë, një gjëndjeje të sëmurë të brëndshme, për ti dhënë mundësinë vetes të çlirohemi nga ky siklet i thellë që nuk na lejon të jetojmë qetësisht jetën tonë.
Qëllimi i çdo psikoterapie është të ndihmojë personin të bëhet i aftë për të menaxhuar dhe orientuar jetën e tij sipas zgjedhjes së tij, në një autonomi dhe liri të plotë. Vuajtja emocionale është më pak e pranueshme nga njerëzit sesa nga ajo fizike: nëse problemet janë fizike, në fakt, është më e lehtë të kërkohet ndihmë, por kur vjen puna te emocionet, mendimet gjithçka bëhet e komplikuar.
E përjetuar si element negativ i ekzistencës sonë, vuajtja psikologjike shoqërohet me terma të tilla si brishtësi, dobësi, varësi; për këtë arsye bëhet kaq e vështirë për të kërkuar ndihmë kur bëhet fjalë për ndjenja të keqia emocionale, sepse jemi të bindur se në këtë mënyrë mund ta bëjmë veten qesharak. Në të vërtetë, kërkimi i ndihmës për të dalë nga vuajtjet psikologjike është akti më i guximshëm që mund të bëhet; duke këmbëngulur të mos kërkoni ndihmë, duke bindur veten se duhet ta bëni vetë me çdo kusht, mund të jeni kundërproduktiv dhe rrezikoni të keqësoni shqetësimin psikologjik, në vend që ta zgjidhni atë.
Psikologu është i trajnuar të mos gjykojë sipas parimeve morale, por të përpiqet të kuptojë dhe ti japë zë  emocioneve të ngatërruara. Shpesh vërej se pacientët shprehin lehtësim vetëm duke u mirëpritur dhe dëgjuar në heshtje nga një person tjetër. Psikologu bëhet një instrument i psikoterapisë për ta bërë veten të dobishëm për pacientin. Në fakt, nëpërmjet marrëdhënies me psikologun, pacienti njeh dhe bëhet plotësisht i vetëdijshëm për veten, gjetjen e alternativave të reja dhe mënyrave më funksionale për të zgjidhur shqetësimin që e solli tek specialisti.
Kush shkon tek psikologu, i tregon vetes dhe të tjerëve që është një person i cili e lejon  veten të kërkoj lumturinë dhe mirëqenien, tejkalimin e brishtësis dhe vështirësis.

Kushdo që ndërmerr një rrugë psikologjike, di se si të kërkojë ndihmë për probleme emocionale dhe afektive, duke vendosur të kujdeset për veten duke kuptuar se nuk mund t’ia dal vetëm. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet se ata që shkojnë tek psikologu me guxim pranojnë mundësinë dhe rrezikun e njohjes së tyre thellësisht dhe autentikisht me burimet dhe limitet e tyre. 

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Nëse ndodhesh në një situatë dhe ndjen se duhet të konsultohesh me dikë, ne ofrojmë konsulta me psikologe në studio live në Tiranë, por dhe nëpërmjet shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Konsulta me psikologe ne tirane

Çfarë do të thotë të somatizosh një pakënaqësi

“Papritmas, një ditë, ne ndjehemi të paralizuar. Ne pyesim veten prej nga vjen kaq shumë dhimbje dhe pse trupi jonë nuk na jep arsye të qarta për të kuptuar. Arsyet qëndrojnë në mëndje; por ato janë të anestetizuara “.
Kur organet thithin emocione negative, flasim për somatizim; por çfarë është somatizimi? Ky është një fenomen, pas të cilit një individ “i perkthen” vuajtjet e tij psikike me simptoma fizike.
Kjo do të thotë të transformosh një shqetësim psikologjik në ndryshimin e shëndetit fizik
Shembull i thjeshtë mund të jetë një dhimbje koke e cila është shprehje e një gjëndje nervozizmi. Përgjithësisht pjesët më të prekura të procesit të somatizimit janë ato të formuara nga sistemi gastrointestinal. Simptomat karakteristike janë diarre, kapsllëk ose dhimbje barku, në përgjigje të një emocioni, zakonisht negativ.

Papritmas, një ditë, ne ndjehemi të paralizuar. Ne pyesim veten prej nga vjen kaq shumë dhimbje dhe pse trupi jonë nuk na jep arsye të qarta për të kuptuar. Arsyet qëndrojnë në mëndje; por ato janë të anestetizuara “
Mund të ekzistojnë emocione të forta, të tilla si humbja e një njeriu të dashur, e një pushimin nga puna, një aksidenti, si dhe shumë të tjera më pak të “forta”, më pak “serioze”, çdo ditë, por, nëse përsëriten, janë të këqija për trupin.

Çfarë do të thotë somatizimi i një sëmundjeje apo gjëndjeje të keqe ?

Në eksperiencën tonë të përditshme mund të themi se të gjithë somatizojmë. Ka shprehje të caktuara që tregojnë një lidhje të ngushtë midis mëndjes dhe trupit. Për shembull, ne ndjehemi të mbytur nga frika, ndjejmë zemrën të rrahi shpejtë për një emocion të fortë, ne shtrëngojmë dhëmbët nga zemërimi.
Në një farë mase somatizimi është pjesë e proceseve të përditshme. Në disa raste e gjitha mund të bëhet negative, në qoftë se ju somatizoni emocionet shumë gjatë dhe stresin. Pas një kohe, në fakt, trupi lodhet dhe ju i drejtoheni rrezikut që të sëmureni.
“Simptomat mund të manifestohen si probleme gastrointestinale, çrregullime kardiovaskulare apo uro-gjenitale, si dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje të muskujve, pagjumësi apo çrregullime të gjumi të shkaktuara nga ankthi dhe stresi, çrregullime të ushqyerjes, probleme që ndikojnë në lëkurë”
Duke vuajtur nga këto çrregullime, njerëzit që somatizojnë drejtohen te mjeku, por vështirë se ky i fundit arrin të gjejë një shkak fizik pas sëmundjes. Kjo është një gjëndje e stresit që ndikon tek shëndeti.

Pikërisht për këtë arsye problemi, i cili gjithashtu mund të rezultojnë nga faktorë psikologjike dhe relacional, duhet të trajtohet me ndihmën e një psikologu, duke përdorur pikërisht psikoterapinë e duhur
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë somatizimi bëhet i vështirë për tu trajtuar dhe ekziston rreziku që çrregullimi mund të stabilizohet..

Çrregullimi i somatizimit

Ekziston dhe është një çrregullim i vërtetë somatizimi, duke përfshirë edhe ankesat e shumta fizike, të cilat janë të theksuara tek individ dhe i shfaqen për disa vjet, duke e çuar në vështirësi në pjesën sociale, dhe marrëdhëniet në përgjithësi.
Personi gjendet në një kërkim të vazhdueshëm për një kurë të mundshme për këto manifestime simptomatike.
“Ndonjëherë mendoni se ju vuani nga çrregullime histrionik, të simuluar apo fiktiv, kur në realitet nuk kanë lidhje fare. Ndryshe nga personat hypokondriakal, personi në fjalë nuk është i bindur se ka një shqetësim, por nuk e di se çfarë i ndodh “

Që të mund të flasim për çrregullim të vërtetë somatizimi, siç përcaktohet në DSM V, simptomat duhet të përfshijnë të paktën katër prej dhimbjeve,dy gastrointestinal, një seksual dhe një simptomë pseudoneurologjike, të tilla si, për shembull, një ndryshim të bilancit.
Për të gjitha këto simptoma fizike ju nuk mund të gjeni një shpjegim mjekësor, origjinën fiziologjike të problemit. Çdo gjë duhet të definohet në kontekstin e sferës psikike të personit.

Sëmundjet psikosomatike janë reale dhe kërkojnë trajtim të veçantë dhe të përshtatshëm për karakteristikat e veçanta të personit që vuanë. Pasi janë eleminuar plotërisht sëmundjet organike, është e nevojshme që të përpiqeni për të kuptuar se çfarë komunikon trupi, sepse goja është e heshtur, pa i lejuar arsyes asnjë shkak apo arsye të veçantë.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Kërko konsultën tënde psikologjike

Lodhje Mendore: gjashtë shenja që nuk duhet të anashkalohen

Lodhje mendore dhe… fizike

Ndonjëherë mund të duket që nuk ke forcën për të përballuar punën, shkollën, marrëdhëniet. Lodhja mendore mund të godasi në çdo moshë dhe për arsye të ndryshme. Fakti që mëndja (dhe truri) kontrollojnë trupin, mund të na çojnë për tu ndjerë shumë të lodhur fizikisht. Pastaj kur jeni nën stres ose jemi duke jetuar në një mjedis frenetik të shpejtë, lodhja mendore mund të ndodhë papritmas dhe të mbetet kronike.

Nëse dëshironi të dini nëse vuani nga lodhja mendore, ju mund ti hidhni një sy këtyre gjashtë shenjave, treguesit e mundshëm të gjëndjes.

• Ndjen se ke një bllok mendor

Keni ndjenjën se truri juaj është fikur. Ju mund ta keni përjetuar këtë ndjenjë në një situatë të tillë problematike e cila ka zgjatur gjatë. Kur ju ndjeheni të bllokuar, është truri që ju ndalon të vazhdoni përpara sepse po ju njofton se ka nevojë për një pushim.

Je më shumë emocional

Gjatë një gjëndjes së lodhjes mendore, ju keni më pak kontroll mbi emocionet dhe ndjenjat. Emocionet që ju provoni mund të amplifikohen. Për fat të keq, lodhja mendore zakonisht shkakton ndjenja negative dhe kjo mund të bëjë që ju të ngatërroni gjëndjen me një lloj depresioni.

• Ke këto simptoma fizike

Mëndja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, lodhja mendore mund të ndikojë në trup, duke shkaktuar simptome fizike të tilla si
• dhimbje koke
• dhimbje stomaku
• humbje e oreksit
• pagjumësi
• nivele të pazakonta të energjisë

Shumë nga këto simptoma mbivendosen me ato të ankthit dhe depresionit  …dhe kjo nuk është një rastësi.  • Nuk ke asnjë kohë joproduktive
Mënyra më e mirë për të shmangur gjëndjen e mbingarkesës ose të dalësh nga ajo, nëse e keni arritur tashmë, që të krijoni në jetën tuaj të përditshme disa momente “kohë joproduktive“. Nëse ju vini re se në jetën tuaj rrallë herë ka hapësirë për “pushim” , kjo gjë ka kompromentuar aftësinë natyrore të mëndjes të pushojë. Mundohuni të kujtoheni kur ishte hera e fundit që ju morët një pushim. Kjo mund të jetë një ide e mirë për të marrë pak kohë për veten për të rikarikuar baterinë tuaj.• Shumë dhe të gjitha së bashku Kur ju jeni të lodhur mendërisht kjo është për shkak se ju jeni të mbingarkuar plotësisht nga rrethanat. Njerëzit që vuajnë nga lodhja mendore – edhe kronike – në fakt kanë tendencën për mbingarkesë të detyrave dhe aktiviteteve që do të kryhen në të njëjtën periudhë kohore. Në këtë aspekt duhet të jenë të vetëdijshëm se inputi shqisore ( edhe thjesht zilja e telefonit) llogaritet si stimulim mendor dhe mund të shkaktojnë stres. Pamjet, tingujt, aromat: mund të mbingarkojnë trurin, në qoftë se nuk ka kohë pushimi.
• Nuk mbani mënd gjërat mirë
Kur truri është i lodhur nuk është çudi që ai nuk arrin të memorizoj si dikur. Nëse ju filloni të vini re paqartësi të vogla, por të reja, shkaku mund të qëndroj në lodhjen mendore. Nuk është e thënë se problemi është në nivelin e kujtesës. Kujtesa është në fakt rezultat i punës së përqëndrimit dhe vëmëndjes. Nëse ju nuk mund të përqëndroheni është e vetëkuptueshme  se nuk do mbani mend mirë atë që keni arritur të vëzhgoni.

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe ne Tirane

7 Fakte Që Përcaktojnë Se Sa E Rëndësishme Jeni Për Një Mashkull

Jeni një opsion apo një prioritet?

Si në natyrë, në një marrëdhënie një ekuilibër i dhënies dhe marrjes duhet të jenë të goditur për të arritur harmoninë.
Tingëllon klishe, por është e vërtetë.
Dhe shpesh, si femra, tendenca jonë natyrore që marrim përsipër  një marrëdhënie dhe mund të mbi-japim, duke rezultuar që nuk i kushtojmë vëmendje peshores.

Ndërsa marrëdhëniet nuk duhet të jenë në lidhje me rezultatin e mbajtjes, ato duhet të ndjehen të balancuara.
Një vendim i ndërsjelltë për të treguar dhe luajtur lojën me përkushtim të barabartë duhet të jetë aty ose vetëm një anëtar i skuadrës do të fitojë, dhe zbuloni se çfarë?

Nuk do të jem dhënësi

Mendojeni zemrës tuaj, si një depozitë  karburanti që vazhdimisht zbrazet.
Ju jepni “gazin” tuaj për partnerin/en, dhe ndërsa ndjeheni të mëdhenj duke dhënë, në qoftë se ju nuk merrni mbushje nga partneri juaj në kthim ju përfundimisht do të  mbeteni pa asgjë për t’i dhënë atij – ose më keq, vetes.
Përfundimisht, të gjithë-dhënësit zgjohen kur mbushja nga partneri juaj nuk ju kthehet.
Kur marrëdhënia homeostaza është goditur shumë  fortë dhe për një kohë të gjatë, ai / ajo që është bosh do të shkojë në depresion,i/e shteruar plotësisht nga e gjithë energjia e forcës së jetës, do të vrapojë në drejtim të një mbushjeje.

Rimbushja zakonisht vjen në formën e një flirtimi

Natyrisht, është shumë më e shëndetshme të jeni në dijeni të marrëdhënies tuaj më parë se sa të arrini në pikën ku ju jeni duke vrapuar nëpër tym, të dëshpëruar për ndihmë dhe që doni të shkatërroni gjithçka.
Marrëdhëniet e shëndetshme rregullisht e mbushin depozitën e njëri-tjetrit, sepse ata janë siç duhet dhe në mënyrë të barabartë janë prioritet për njëri-tjetrin.
Shkrimtari i mirënjohur Mark Twain një herë tha: “Kurrë mos lejoni që dikush të jetë prioriteti juaj duke lejuar veten tuaj të jeni opsioni i tyre.”
Mos kini frikë për ta parë marrëdhënien tuaj në pasqyrë realiste në një përpjekje për të analizuar raportin tuaj dhënës dhe marrës, dhe pastaj të jeni të gatshëm për të bërë diçka në lidhje me të.
Për të bërë analizën tuaj, pyesni se sa depozita juaj është duke dhënë dhe sa nga ajo është duke u rimbushur në kthim.
Atëherë, shikoni këto fakte nëse jeni opsioni i dikujt, në vend të prioritetit të tyre të barabartë, për të parë nëse ndonjë nga këto fakte përputhet me situatën tuaj.

  • Ju jeni gjithmonë që kërkoni takim, jo ai.
  • Kur një lajm i madh ndodh me të, i mirë apo i keq, ju e zbuloni gjithmonë më vonë.
  • Ai jua kthen telefonatat/mesazhet jo në kohë.
  • Ju nuk keni statusin e të “dashurës”.
  • Ai bën plane fundjave/pushimesh pa ju konsideruar fare juve.
  • Ju dëgjoni shumë “unë”, por jo shumë “ne”.
  • Vota dhe mendimi juaj nuk llogaritet për shumë.

Ju meritoni të jeni prioritet i dikujt, qartë dhe thjeshtë!

Nëse ju gjeni se e keni zvogëluar veten si opsion i dikujt, është e nevojshme të shikoni brënda. Pas të gjithave, në qoftë se ju nuk jeni duke e bërë Veten prioritetin tuaj, pse  dikush tjetër duhet ta bëj?

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …