Artikuj

Por një psikolog, çfarë bën? Për çfarë shërben?

Për çfarë duhen psikologët?

Keqinformimi, paragjykimi dhe frika ju ndalojnë për të kërkuar ndihmë në rast nevoje: por për çfarë duhet psikologu? Të kërkosh ndihmë është një formë dobësie?

Pak ditë më parë, në mes të një bisedë, doli kjo fjali: “psikologët janë të padobishme, nëse dikush ka probleme duhet ti zgjidhi vetë.”

Kjo më bëri të buzëqeshja, sepse po imagjinoja këtë person që zgjidh vetë të gjitha gjërat, nuk i kërkon askujt ndihmë. Pse shkoni te një mekanik, kur ju mund të lexoni libra dhe të mësoni se si të rregulloni motorin e automjetit tuaj? Pse të thërrisni një hidraulik, kur ju mund ti riparoni vetë tubat?
Sipas kësaj mënyre të të menduarit nuk duhet të ekzistoj asnjë lloj profesioni, sepse të gjithë kanë potencial për të bërë çdo gjë.

Personalisht mua më qetëson idea se ka ekspertë të cilët mund të merren me atë që unë nuk jam në gjëndje të bëj, kjo më kursen kohë dhe energji. Do të ishte një jetë shumë e komplikuar në qoftë se çdo herë që unë kam një problem, do duhej të mbështetesha vetëm në veten time.
Realiteti është se ka një dezinformimi të madh për atë që bën një psikolog, si dhe paragjykimet dhe frika që ju ndalojnë për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.

Të kërkosh ndihmë nuk është një formë dobësie

Arsyet për tu drejtuar tek një psikolog mund të jenë me mijëra.

Kur diçka më pengon mua për të udhëhequr një jetë të qetë, të ndihem mirë me veten time, nuk ka rëndësi nëse problemi është i parëndësishëm në sytë e të tjerëve: ajo që ka rëndësi është se për mua, në atë moment, paraqet një shkëmb të madh.
Do ekzistoj gjithmonë dikush që mund ta zgjidhë problemin vetë që mua më duket aq i komplikuar. Do ekzistoj gjithmonë dikush që do dijë ta kaloj atë që mua më shtypë. Dhe do ekzistoj gjithmonë dikush që do ta shohi si të kotë atë që unë e shoh si një tragjedi.
Por problemi i vërtetë është se kjo mënyrë të menduari gjithmonë do ti pengojë shumë njerëz për të kërkuar ndihmë, kur në fakt ata kanë shumë nevojë. Është pikërisht vënia në krahasim me të tjerët gabimi i vërtetë, nga frika se konsideroheni i/e dobët, frika për tu parë në pasqyrë dhe të shikoni veten si të dështuar.
Po përse kur ne kemi grip nuk kemi turp për të shkuar te mjeku për të na përshkruar ilaçet? Përse në qoftë se problemi nuk është fizik, ne e kemi kaq shumë problem për të kërkuar ndihmë?
Gabojmë kur ne mbajmë çdo gjë brënda. Kur për mos ti bërë dëm të tjerëve lëndojmë veten. Akumulojnë zhgënjimin, stresin dhe zemërimin. Sepse harrojmë se trupi është fushëbeteja e emocioneve tona. Qelizat e trupit i binden psikikës. Është e lehtë të sëmuresh për shkak të dhimbjes së shpirtit …
Problemi qëndron në kuptimin që i japim shërbimit të ofruar nga një profesionist. Ne të gjithë e dimë se çfarë bën një mekanik, një hidraulik apo një mjek. Ne e dimë se çfarë na shet, dhe pse ne e paguajmë.

Por një psikolog, çfarë bën? Për çfarë shërben?

Tek psikologu nuk shkohet vetëm për tu shfryrë.

Ideja më e përhapur është që shkohet tek psikologu për tu shfryrë, dhe që ulesh në studimion e saj/tij për të treguar se çfarë ju mundon, ndërkohë që psikologu dëgjon pasiv duke i shtuar pak monologut tuaj. Dhe kështu çdo herë.

Por realiteti është shumë i ndryshëm. Është e rrallë në të vërtetë që një psikolog të rrijë në heshtje. Komplet e kundërta një psikolog është një “kafshë” e pajisur me fjalën, që ndërhyn kur është e nevojshme, duke ndihmuar pacientin që të përqëndrohet në atë që është e rëndësishme, e duke e udhëhequr atë për ti parë gjërat nga këndvështrime të tjera, duke përdorur teknika që mungojnë në një bisedë normale me një mik, ose në një rrëfim të thjeshtë.
Kur një pacient vjen në studion time, gjëja e parë që tregon se çfarë po i ndodh, pse ai/ajo mendonë se ka nevojë për ndihmë, dhe cili është qëllimi që do të dëshironte për të arritur. Pastaj fillon puna e vërtetë, ku përdor dialogun, bashkëbisedimin, fjala është mjeti kryesor. Por jo domosdoshmërisht. Brënda një konsulte mund të përdoren shumë teknika të tjera që e lejojnë personin për të eksploruar atë që ndodh brënda tij, për ta kuptuar, pranuar, dhe zgjidhur atë që po përjeton. Dhe çdo konsultë mund të jetë e lidhur me tjetrën si dhe e shkëputur krejtësisht. Dhe çdo konsultë, së bashku me të tjerat, formojnë një vazhdimësi të aftë për të nxitur pacientin për të zgjidhur problemet që e kanë bërë për të ardhur në terapi, shpesh duke hapur horizonte të reja. Nuk është e rrallë që problemi që është sjellë nga personi të jetë vetëm maja e ajsbergut, dhe që të punosh në të hap totalisht skenare të tjera. Një skenar në të cilën është e gjithë jeta e personit,që nga përvojat e para, deri në momentin aktual.

Në fund të rrugëtimit terapeutik personi nuk është kufizuar për të folur, duke shfryrë dhe duke gjetur një mbështetje. Përkundrazi ai ka punuar mbi veten e tij, për problemet e veta, duke gërmuar deri në rrënjë, duke zbuluar aspekte të reja të vetes, duke i dhënë një kuptim problemeve që një shfryrje apo bisedë e thjeshtë nuk do ta lejonte.
Ndoshta vetëm të mësuarit për të mos përsëritur disa sjellje të ripërsëritura, të kuptuarit e pse-së të modeleve të caktuara, çfarë ishte fshehur nën të. Duke arritur për të pranuar veten dhe për të pranuar pjesë të kaluarës sonë që, edhe pa e kuptuar këtë gjë, ato kishin një ndikim të rëndë në atë që ne ishim duke bërë.
Të shfryhesh shërben për tu ndjerë më mirë, për të hequr një peshë. Por nuk shërben për të zgjidhur problemin.
Tek një psikolog nuk shfryhesh, për një mirëqënie të menjëhershme dhe kalimtare, tek një psikolog punohet mbi veten tënde, për një mirëqënie pak më të vonë, por sigurisht afatgjatë..
Dhe në këtë pikë më lind pyetja: ndoshta koha mund të ndihmojë për të zgjidhur problemet. Ndoshta me kalimin e kohës gjërat mund të rregullohen vetë. Ndoshta me kalimin e kohës personi mund të gjejë mënyra për të zgjidhur problemet e veta.

Por nëse kjo nuk ndodh?

Por nëse problemet vazhdojnë të përsëriten në mënyrë ciklike, me të njëjtën fytyrë, duke sjellë të njëjtën peshë dhimbjeje çdo herë? Nëse në vend të zbutjes, dhimbja vazhdon të jetë një konstante në jetën tonë? Nëse të njëjtat probleme vazhdojnë të jenë një rrymë nënujore që nuk zhduket? Ja vlen që në këtë pikë të presim akoma? Me kokëfortësi që duam të zgjidhim gjithçka vetë, me rrezikun që një ditë, krejt pa pritur, gjërat mund të përkeqësohen, pa e kuptuar aspak?
A ka kuptim për të pritur që zhurma që ne përjetojmë çdo ditë kthehet në një ulërimë, derisa e shohin një ditë se makina u prish dhe ndaloi në buzë të një rrugë  të izoluar fshati? Ndoshta nuk është e përshtatshme për të marrë kohë për gjërat, dhe për ta çuar makinën tonë në servisin më të afërt, në shenjën e parë të mosfunksionimit?

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për të trajtuar depresionin dhe ankthin

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Cmimet e një seance te psikologu:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …