Tag: Psikologu Online

psikologjia-stresi-post-traumatik

Si të tejkaloni stresin post-traumatik

Reagimet post-traumatike

Presioni, neveritja dhe zemërimi janë aspekte të zakonshme të reagimeve post-traumatike. Mund të ketë edhe simptoma fizike duke përfshirë frymëmarrje të dobët, rrahje e zemrës me shpejtësi, frymëmarrje të tepërt, marramendje dhe tension në muskuj. Provoni mënyrat në vijim për t’i zvogëluar simptomat fizike.

Në mënyrë që t’i zvogëloni simptomet fizike është e dobishme nëse ia filloni menjëherë si të vini re shenjave të para të tensionit. Kur i vëni re shenjat të para të tensionit ju mund t’i ndaloni të bëhen shumë të shpeshta duke përdor mënyra të relaksimit. Disa njerëz relaksohen nga ushtrimet fizike, duke dëgjuar muzikë, shikuar televizor apo duke lexuar libër. Për të tjerët është më e dobishme për t’i vijuar disa ushtrime. Klasat për joga (lloj të ushtrimeve spirituale që vjen nga hinduizmi që përfshin frymëmarrje të kontrolluar dhe meditim) apo relaksim mund të jenë të dobishme, apo mund të dëgjoni kaseta relaksuese.

Relaksimi është një aftësi si çdo gjë tjetër kështu që duhet të mësohet dhe kjo shkon gjatë. Ushtrimet në vijim ju mësojnë t’i relaksoni muskujt dhe shumë njerëz i gjejnë të dobishme për të zvogëluar nivelin e tensionit dhe ankthit. Relaksimi i muskujve në thellësi – është më e dobishme nëse i lexoni udhëzimet para se të ia filloni në mënyrë për t’i mësuar.
Më së pari e gjeni një vend të qetë, të ngrohtë dhe të rehatshëm ku nuk do të keni pengime. E bëni këtë në kohën kur ndjeheni më të qetë. Shtrihuni, rehatohuni dhe i mbyllni sytë. Koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj për disa minuta. Merrni frymë ngadalë dhe në qetësi duke marrë frymën brenda dhe numëroni deri në tre dhe pastaj e qitni frymën jashtë prapë duke numëruar deri në tre. I përsëritni vetvetes fjalën ‘qetësi’ apo ‘relaksohu’ duke e qitur frymëmarrjen jashtë. Ushtrimet e relaksimit kalojnë nëpër grupe të ndryshme të muskujve duke qenë në tension dhe pastaj relaksoheni. Ju duhet të merrni frymën brenda kur jeni në tension dhe relaksoheni kur e qitni frymën jashtë. Filloni me duart tuaja e shtrëngoni njërën shumë dhe mendoni për tensionin që e bëhet në dorë. Mendoni për tensionin në dorën tuaj për disa sekonda dhe pastaj e relaksoni dorën. Vëni mendjen te ndryshimi i tensionit dhe relaksimit. Ju mund të ndjeni në dorë si shpim të lehtë kjo do të thotë që relaksimi ia ka filluar të zhvillohet. E përsëritni të njëjtin ushtrim në dorën tjetër.
Çdoherë kur relaksoheni muskujt e një grupi mendojnë se si ndjehen kur relaksohen. Mos u mundoni të relaksoheni vetëm ta largoni tensionin. I lejoni muskujt të relaksohen sa më shumë që mundeni. Mendoni për ndryshim që e ndjeni kur muskujt janë të relaksuar dhe kur janë në tension. Tani e përsëritni këtë me muskujt e tjerë në trup. Çdoherë i shtrëngoni për disa sekonda pastaj i relaksoni.

Mendoni se si i ndjeni muskujt dhe pastaj i relaksoni. Është e dobishme nëse punoni me grupin e muskujve në vijim:

• Gishtat – i shtrëngoni dhe pastaj i relaksoni.
• Duart – lakoni bërrylat dhe shtrëngoni duart. E ndjeni tensionin në duar posaçërisht mbi bërryla. Mos harroni, e bëni këtë vetëm për disa sekonda dhe pastaj relaksohuni.
• Qafa – e mbani qafën drejt dhe shkoni prej një ane në anën tjetër ngadalë. E ndjeni si tensioni bartet. Pastaj e sillni kokën përpara në pozitë të rehatshme.
• Fytyra – Janë disa muskuj në fytyrë por ju mendoni për ballin dhe nofullën. Fillimisht i ulni vetullat teposhtë. E relaksoni ballin. Ju poashtu mund t’i ngritni vetullat dhe relaksohuni. Tani e shtrëngoni nofullën pastaj relaksohuni.
• Gjoksi – Merrni frymë thellë, mbajeni për disa sekonda dhe relaksohuni. Pastaj merrni frymë normal.
• Barku – shtrëngoni muskujt e barkut sa më shumë që keni mundësi dhe relaksohuni.
• Prapanica – e shtrëngoni prapanicën dhe relaksohuni.
• Këmbët – i shtrini këmbët dhe i lakoni këmbët nga fytyra juaj. I përfundoni ushtrimet duke i lëvizur gishtat e këmbëve.
Për t’i bërë këto ushtrime ndoshta do të ju ndihmojë nëse dikush mund të ju lexoj udhëzimet përderisa ju ushtroni. Mos u mundoni shumë, bëni aq sa mundeni. Për të pasur efekt të dukshëm për tu relaksuar ju duheni të:

• Ushtroni çdo ditë
• Ia filloni të përdorni relaksimin në situata të përditshme.
• Mësohuni të relaksoheni duke mos pasur nevojë t’i shtrëngoni muskujt.
• I përdorni relaksimin në situata të vështira p.sh. me frymëmarrje të ngadalshme.
• Zhvilloni stil të jetës më relaksues.
Mos harroni relaksimi është një aftësi ashtu si aftësitë e tjera shkon kohë derisa të mësohet. Para se t’i bëni ushtrimet relaksuese shkruani sa jeni në ankth para dhe pas ushtrimeve, e vlerësoni ankthin me numrat prej një deri në dhjetë.

Frymëmarrja e kontrolluar 

Frymëmarrja e shpejtuar është shumë e zakonshme kur dikush është në ankth, i zemëruar dhe i nevrikosur. Kjo do të thotë që ndryshimet ndodhin në frymëmarrjen e tyre. Ata fillojnë të gëlltisin ajër, dhe mendojnë që do të ju ndalet fryma apo mund të fillojnë të marrin frymë shumë shpejt. Kjo i bënë ata të ju merret mendja dhe i bie më shumë në ankth. Mundohuni ta njihni nëse e bëni këtë dhe mundohuni të merrni frymë ngadalë. Mësohuni të merrni frymë ritmikisht merrni frymë brenda deri në tre dhe qitni jashtë deri në tre kjo do ta rregullon frymëmarrjen në normale. Disa njerëz e kanë gjetur të dobishme me përdor orën për ta numëruar frymëmarrjen. Të tjerët e kanë gjetur të dobishme për të marrë frymë në një qese të letrës apo në duar të grumbulluara. Me këtë duhet të i mbuloni hundën dhe gojën. Ju duhet tre minuta frymëmarrje të ngadalësuar apo për të marrë frymë në qese të letrës për frymëmarrjen tuaj të kthehet në normale.

Heqja nga mendja

Nëse e hiqni mendjen nga simptomat ju gjeni që simptomat shpesh zhduken. Mundohuni të shikoni përreth juve, i shikoni gjërat në hollësirat më të vogla si regjistrimet e veturave, këpucët që njerëzit e tjerë i mbathin, bisedat. Prapë ju duhet të hiqni mendjen për tre minuta që simptomat të ia fillojnë të zvogëlohen. Përderisa relaksimi, ushtrimet për frymëmarrje dhe mënyrat për ta hequr mendjen që ndihmojnë për ta reduktuar ankthin është shumë me rëndësi të kuptoni që ankthi nuk është i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Edhe nëse nuk i përdorni këto mënyra asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë. Ankthi nuk është e dëmshme por është e parehatshme. Këto mënyra mund të ju ndihmojnë ta reduktoni këtë parehati.

Zemërimi

Është e vlefshme të bisedoni ndjenjat e zemërimit me njerëzit përreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni atyre me zemërimin tuaj mirëpo,ju mund ta drejtoni zemërimin në ata. Ju tregoni atyre që zemërimi nuk është për shkak tyre por nga ajo që e keni përjetuar. Kërkoni durim nga ata përderisa zemërimi dhe neveritja ju kalon dhe tregoni atyre që mos ta marrin zemërimin tuaj personalisht.

Si të tejkaloni stresin post-traumatik? Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

Stresi post-traumatik është një përgjigje e zakonshme ndaj përvojave traumatike, por nuk duhet të përcaktojë jetën tuaj. Duke kërkuar mbështetje profesionale dhe duke ndjekur terapi të specializuara, mund të mësoni teknika për të menaxhuar simptomat, për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe për të rifituar kontrollin mbi jetën tuaj. Është e rëndësishme të jeni të durueshëm me veten dhe të kuptoni se shërimi është një proces që kërkon kohë dhe përkushtim.

Mos lejoni që trauma t’ju ndalojë të jetoni një jetë të plotë. Kontaktoni sot për të mësuar se si mund të filloni udhëtimin tuaj drejt shërimit nga stresi post-traumatik. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të qetë dhe të qëndrueshme.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologe tirane

Arratisja e vërtetë e trurit

Të shpërqendruar një në dy orë

Nga Universiteti i Harvardit, një studim mbi “endjen” e trurit. Në punë, në kompjuter apo televizor, gjysmën e kohës mendojmë për të tjera gjëra. Vetëm seksi dhe fëmijët i mbajnë mendimet përkrah realitetit.

Si është realiteti përballë fantazisë?

Duket se e tashmja për trurin tonë është si një lloj kafazi, nga i cili ajo dëshiron të arratiset. Gjysmën e kohës kur jemi zgjuar e kalojmë duke menduar për diçka të ndryshme nga puna ku jemi përqendruar. Në Universitetin e Harvardit, autorët kanë arritur të dizajnojnë një hartë për navigimin e mendjes, të quajtur “mind wandering”. Studimi i Matthew Killingsworth dhe Daniel Gilbert që ka dalë në revistën “Science”, ka arritur në përfundimin se: “Në krahasim me kafshët e tjera, njeriu e kalon pjesën më të madhe të kohës duke menduar për gjëra që nuk po ndodhin përreth tij: duke sjellë ndërmend ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën, që mund të ndodhin në të ardhmen, ose që ndoshta nuk mund të ndodhin asnjëherë”. “Arratisja” e mendjes, sipas kërkuesve, është mënyra dominuese e trurit, ajo që ndodh automatikisht atëherë kur pikërisht nuk jemi të detyruar të angazhohemi. Si të “shpërqendruar” kalojmë 46.9 për qind të ditëve tona, dhe ka vetëm një aktivitet ku zbresim poshtë 30 përqindëshit: ai seksual. Puna, kompjuteri, televizioni dhe bisedat janë sfondi ideal për arratisjen e trurit. Të bësh sport, të luash, të dëgjosh radion, të kujdesesh për trupin tënd dhe fëmijët, janë detyra që e mbajnë mendjen relativisht të lidhur me realitetin. “Në këtë zbulim nuk ka asgjë të çuditshme. Arratisja e mendjes ka qenë shumë e pahapur, sepse të ndalosh mendimin është e pamundur. Truri i njeriut është bërë për të punuar pa pushim”, tregon Maria Brandimonte, autore e librit “Shpërqendrimi” dhe docente psikologjie në Universitetin e Napolit. “Sa më impenjative të jetë detyra që bëjmë, aq më shumë mendja jonë do të ketë shtysa interesante për të ndjekur. Përqendrimi mbetet më i lartë në aktivitetet që na përfshijnë emocionalisht siç është ai seksual”. Për të ndjekur rrjedhën e mendimeve të 2250 vullnetarëve, psikologët e Harvardit kanë përdorur një mjet krejtësisht të ri për disiplinën e tyre: Iphone me një aplikacion të bërë vetëm për ta. Gjatë ditës subjektet në studim vazhdimisht duhet të tregonin përmes internetit aktivitetin që ishin duke kryer dhe sa të përqendruar ishin apo jo në të. Shpesh, në 42.5 për qind të rasteve, mendja tërhiqej nga mendime të këndshme jo për gjërat që ata ishin duke bërë. Në 26.5 për qind të rasteve shpërqendrimi lidhej me mendime jo të këndshme dhe në 31 për qind të rasteve imagjinata ishte “neutrale”. Në kompleks, fakti i mos përqendrimit shkakton ndjesinë e frustrimit, aq sa dy kërkuesit e kanë titulluar artikullin tyre: “Një mendje e papërqendruar është një mendje e trishtuar”. Ndoshta do të jetë ky motivi, sugjerojnë autorët, për të cilin shumë “filozofi dhe besime na mësojnë se lumturia konsiston te realiteti: jetimi i tij dhe përqendrimi duke i rezistuar shpërqendrimit. Faktikisht, një tjetër aktivitet përveç të bërit dashuri, ka treguar se është i pathyeshëm përballë mendimeve sporadike: lutja e bashkuar me meditimin.

Shpërqendrimi në punë, më shqetësuesi

E keni vënë re kur telefoni nuk pushon kurrë së rëni, kolegu përkrah nuk pushon së foluri, shefi nuk ju lë rehat. Nëse kjo përshkruan ambientin e punës suaj, atëherë mund të keni probleme me përqendrimin. Tani është vërtetuar se shpërqendrimi mund të çojë në një humbje produktiviteti dhe një ndjenje frustrimi. Për fat, ka mënyra për të shmangur shpërqendrimin në punë, të paktën ato që të pengojnë të punosh më mirë. Për të shmangur shpërqendrimin që nis para se ju të filloni punën, mund të jetë e nevojshme të përshtatni programin tuaj të mëngjesit: së pari evitoni kontaktet vizive dhe fizike me kolegët. Nëse dikush që është ngjitur me ju iu flet, do ta keni më të vështirë të përqendroheni. Një tjetër mënyrë për përqendrimin në punë bazohet në caktimin e kufijve me familjen dhe miqtë. Telefonat personale dhe e-mailet mund të bëhen shkak për të penguar mënyrën se si rrjedhin ngjarjet në punë. Është parë se telefonatat të shkëpusin shumë herë nga angazhimet gjatë ditës. Është mirë që t’i bësh gjatë pauzave, pushimit të drekës apo gjatë kohës së kafesë. Në fund për të shmangur “arratisjen” e trurit në axhendat moderne të punës është e nevojshme të përdorësh edhe teknologjinë.

Si të Përballoni Vështirësitë me Përqendrimin

Nëse po përjetoni vështirësi me përqendrimin, nuk jeni vetëm. Këto probleme mund të ndikojnë në punën, studimet dhe jetën tuaj të përditshme, duke shkaktuar frustrim dhe stres. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, që nga lodhja mendore dhe stresi, deri te faktorët mjekësorë si çrregullimet e përqendrimit. Një psikolog mund t’ju ndihmojë të identifikoni burimet e problemit dhe të zhvilloni strategji efektive për t’i përmirësuar ato, duke rikthyer fokusin dhe produktivitetin tuaj.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

Mos lejoni që vështirësitë me përqendrimin të pengojnë perditrshmerine tuaj. Kontaktoni një psikolog Tirane sot për të marrë mbështetje profesionale dhe për të zbuluar mënyrat më të mira për të rikthyer përqendrimin tuaj dhe për të arritur qëllimet tuaja.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog ne tirane

Testi i varësisë nga seksi

Kryeni testin e varësisë nga seksi:

1. Blini revista seksi?

Jo /    Ndonjëherë /    Rregullisht

2. Ju mbizotëron ideja e seksit?

Po /    Jo

3. Mendoni se sjellja juaj seksuale është jonormale?

Jo /    Ndonjëherë /    Rregullisht

4. Ankohet partneri juaj për anën tuaj seksuale?

Jo /    Ndonjëherë /    Shpesh

5. Ju bën lidhja që keni me seksin të ndiheni keq?

Aspak /    Deri diku /    Shumë

6. Fshihni aspekte të seksualitetit tuaj nga partneri?

Jo /    Ndonjëherë /    Shpesh

7. Ndikon për keq sjellja juaj seksuale në jetën familjare?

Po /   Jo

8. E keni pasur ndonjëherë të pamundur të shmangni dëshirën për seks në situata jo të përshtatshme?

Po /  Jo

Përgjigje

Nëse shumica e përgjigjeve tuaja janë “po”, “shumë”, “rregullisht” dhe “shpesh”, duhet të konsultoheni me një specialist, pasi ka shumë mundësi të jeni të varur nga seksi.

Nëse përgjigjet tuaja janë “jo” dhe “ndonjëherë”, kjo tregon se keni një jetë seksuale normale, por që duhet të tregoni përsëri kujdes.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-nimfomania ose varesia e femrave nga seksi

Nimfomania ose varësia nga seksi te femrat

Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, është dëshira e parezistueshme te femrat për aktivitet seksual në mënyrë të përsëritur. Kjo mani shoqërohet me fantazi seksuale shumë të zhvilluar, e shoqëruar shpesh edhe me seks të rastësishëm, pornografi, masturbim i sëmurë dhe trajtimi i partnerëve si objekt seksi.

Rasti

Seyi Kolade, një grua që vuante nga varësia ndaj seksit, pranon se deri në moshën aktuale të saj (35), ka shkuar me 370 meshkuj. Kur i afrohej një burri në lokal, ajo kishte vetëm një mendim: të kishte një përvojë seksuale me të.

Seyi tregon se ka bërë seks për 13 vjet pothuajse përditë. Në moshën 17-vjeçare ajo filloi të ndjente nevojën e parezistueshme për të fjetur vazhdimisht me meshkuj të ndryshëm. Kur arriti të 19-at, kishte fjetur me plot 40 partnerë.

Varësia e rrezikshme e Seyit e bëri të jetonte një jetë plot me shpërqendrim dhe probleme. Ajo u dëbua prej shtëpisë dhe pati dy aborte.

Kur ishte 30 vjeçe Seyi Kolade e kuptoi se kishte prekur fundin dhe se do t’i duhej të bënte një ndryshim në jetën e saj. Pasi mori pjesë në shumë takime anonime të personave me varësi të njëjtë si ajo dhe në programe ndihmëse, më në fund ajo u çlirua prej varësisë. Tani ajo ndihmon njerëz të tjerë që vuajnë prej nimfomanisë.

Seyi shpjegon: “Varësia ndaj seksit është diçka që njerëzit e lidhin gjithnjë me meshkujt, por ajo më shkatërroi jetën për më se 13 vjet. Tek unë ekzistonte gjithnjë një frikë e madhe, se çfarë do të më ndodhte nëse nuk e plotësoja këtë varësi. Kur më në fund përfundoja aktin seksual, një ndjenjë çlirimi më përfshinte. Sikur të kisha hequr ndonjë barrë të madhe nga shpatullat. Si çdo lloj varësie tjetër më bëri egoiste, në depresion dhe më çoi drejt vetëshkatërrimit.”

Seyi e humbi virgjërinë në moshën 13 vjeçe dhe papritur në moshën 14 vjeçe ajo lindi një fëmijë. Ishte një kohë shumë e rëndë për të. Shërbimet sociale u kujdesën për vajzën, pasi nëna e saj ishte shumë e re. Në moshën 16-vjeçare Seyi së bashku me të bijën u rehabilituan në një qendër për nënat e reja. Jeta e saj dukej sikur kishte marrë fund.

Pikërisht në këtë moshë, ajo njohu një të dashur shumë më të madh se vetja dhe filloi ta përdorte seksin si ilaçin që do t’i largonte vetminë dhe vuajtjet. Që prej asaj kohe e deri pak vite më parë, Seyi vuajti nga nimfomania.

Ndonëse tashmë me një të dashur, Polin, ajo shkonte rregullisht në bare ku njihte burra të tjerë dhe e tradhtonte partnerin e saj të paktën një herë në javë.

Ajo thotë: “Unë kisha nevojë për seks dhe mbi të gjitha ishte një çlirim. Kur nuk kryeja marrëdhënie vetëbesimi im shkrihej, ndihesha e shëmtuar dhe mërzia e acarimi më bënin ta mendoja veten si të pavlefshme”.

Seyi mbeti përsëri shtatzënë në moshën 17-vjeçare dhe lindi një djalë, Andrenë. Ajo e vazhdon rrëfimin e saj: “ I thashë Polit se ishte fëmija i tij, ndonëse kisha disa dyshime në mendje. Pas lindjes provova të qëndroja besnike. Kërkoja që të kryenim marrëdhënie katër deri në pesë herë në ditë, por vëmendja që Poli më jepte nuk ishte e duhura.

Kur stresi m’u rrit shumë, nuk arrita më të përmbahesha. E tradhtova tri herë në gjashtë muaj dhe pastaj mbeta përsëri shtatzënë. Në pamundësi për t’u kujdesur për një fëmijë të tretë ajo vendosi të abortonte. Polit nuk i tha asgjë për çfarë ndodhi, sepse nuk ishte e sigurt se i kujt mund të ishte fëmija. Ata u ndanë kur ajo ishte 19 vjeçe.

Me zemër të thyer, Seyi u dha akoma më shumë pas varësisë së saj ndaj seksit. Ajo tregon për jetën e shthurur që bënte, duke pasur pesë miq të cilëve mund t’u telefononte sa herë të kishte nevojë për të kryer marrëdhënie dhe shumë meshkuj të tjerë që i përzgjidhte në bare rastësisht.

Në moshën 22 vjeçe, Seyi kishte vuajtur dy herë nga infeksioni seksualisht i transmetueshëm klamidia. Për fëmijët e saj kujdeseshin shoqet ose familja. Vetë ajo shprehet se nga mosha 22-30 vjeçe jeta e saj ishte e turbullt dhe me të vetmen varësi seksin.

Kur ishte 26 vjeçe Seyi mbeti shtatzënë dhe vendosi të abortonte për të dytën herë. Menjëherë pas kësaj u deh dhe bëri përsëri seks. Varësia e saj e kishte shndërruar në një qenie që po e humbiste humanitetin.

‘Nuk e kuptoj si arrita ta mbaja punën si këshilltare menaxhimi. Merrja shumë ditë pushimi, të cilat i kaloja duke bërë seks. Madje fjeta edhe me një koleg. U dëbova nga shtëpia, pasi nuk mund të paguaja qiranë dhe fëmijët i çova te familja ime”.

Jeta e saj ndryshoi në momentin e duhur. Një natë, në moshën 29-vjeçare teksa shikonte televizor, Seyi ndoqi një dokumentar “Sekreti” që fliste për ligjin e tërheqjes së mendimeve. Sipas këtij të fundit, njeriut i ndodhin të gjitha gjërat që ai i mendon dhe i tërheq te vetja.

Seyi Kolade e kuptoi se kishte një problem madhor, por nuk kishte ndaluar kurrë për të menduar se ajo vuante nga varësia prej seksit ose quajtur ndryshe nimfomania.

Pasi dha dorëheqjen nga puna për t’u përqendruar në përmirësimin e saj, Seyi filloi të frekuentonte takimet mbi varësinë kur ishte 31 vjeçe.

Jeta e saj filloi të përmirësohej ngadalë kur ajo filloi ta pakësonte aktivitetin seksual derisa e ndaloi. Tani ajo thotë se ka katër vite beqare dhe se po pret për njeriun e duhur me të cilin do të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme. Jeta e saj familjare është rregulluar gjithashtu, ajo tani jeton me fëmijët dhe nuk ndihet më e varur prej seksit.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-fobia-

Fobitë më të çuditshme të botës

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.

Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm… kastravecët. Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Ithyphallofobia

Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga penisi i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa seksologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit…”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Gimnofobia

Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin seksual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale… Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Neofobia

Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.

Si të mësojmë ti menaxhojmë fobitë tona

Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie

2: Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.

Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i “shëruar”
Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo “shërojme” këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.

Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja. Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.

Fobia (phobia) = perkthehet “frike” ne greqisht.
Phobos = perendia e frikes (biri i Ares-it)

Watson shpenzoi shume kohe me studimin e fobive dhe deri ne fund te jetes nuk arriti te mposhte friken e tij ndaj erresires.
Isaac Newton vuante nga agoraphobia.
Hans Christian Andersen vuante nga frika ndaj zjarrit…dhe kjo fobi u zhvillua pas vdekjes se mikut te tij nga djegia.

Fobite mund te zhvillohen nga eksperienca te caktuara, ose shoqerohen me simbole te zakonshme te frikes qe heret ne moshe…si gjarperinjte, merimangat, perbindeshat qe zakonisht shfaqen ne programe televizive si simbole frike e ligesie.

Per kuriozitet po postoj nje liste te fobive te ndryshme qe ekzistojne sot.

A /Ablutophobia- frike e te larit (p.sh: ne vaske) /Acarophobia- frike e te kruajturit /Acerophobia- frike nga thartira /Achluophobia- frike nga erresira/ Acousticophobia- ….nga zhurma /Acrophobia-…lartesite /Aerophobia-…fllad,ajri ose kur ben korent (si i themi ne) / Agliophobia-…dhimbje /Agoraphobia-…vende te hapura /Agrizoophobia-…kafshe te egra /Aichmophobia-…gjilpera dhe objekte me maje//Ailurophobia-….macet /Alektorophobia-…pulat /Alliumphobia-…hudhrat /Allodoxaphobia-…opinionet /Amathophobia-..pluhuri /Ambulophobia-…te ecurit /Anablephobia-..te parit lart /Androphobia-…meshkujt /Anemophobia-…era (era qe fryn) /Anglophobia-…Anglia /Anthophobia-…lulet /Antlophobia-…permbytjet /Anuptaphobia-…e te mbeturit beqae /Apeirophobia-…e infinitetit /Apiphobia-…bletet /Arachibutyrophobia-..e te ngjiturit te gjalpit kikirik ne qiellze / Arachnophobia-…merimangat /Arithmophobia-…numrat /Asthenophobia-…te renit te fiket /Athazagoraphobia-…te harruarit nga te tjeret, te neglizhuarit /Aulophobia-…fyellave /Aurophobia-…floririt, arit /Aviophobia-…te fluturuarit me avion

gjakmarrja- dhe adoleshentet

Gjakmarrja dhe adoleshentët

Veshtrim i pergjithshem mbi gjendjen e adoleshenteve shqiptar. Ne shqiperi, shumica e prinderve te adoleshenteve jane ne kufijte e moshes 35-45 vjeç dhe shumica e tyre kane nje te kaluar qe le shume per te deshiruar ( ne te gjitha aspektet e jetes ). Nga keto dy faktore ( mosha dhe e kaluara ), shpesh keta prinder perjetojne nje “krize te dyte identiteti” duke vleresuar arritjet e tyre dhe kohen qe ka mbetur per te arritur qelllimet qe i kane vendosur vetes.

Pra, adoleshentet shqiptare, perjetojne veshtiresi per kapercimin e krizes se identitetit sepse edhe prinderit e tyre jane po ne “krize”.
Nje faktor tjeter qe ndikon ne gjendjen e adoleshenteve shqiptar eshte edhe tranzicioni.
Ndryshimet e vazhdueshme te vlerave, normave, rregullave, etj ben qe adoleshentet shqiptar te perjetojne konflikte te thella me veten, me prinderit e me çdo gje qe i rrethon.

Fenomeni i gjakmarrjes ne shqiperi

Besnikeria dhe tradhetia jane kahet e njesise ekzistenciale qe zen fill qysh ne zanafillen etnike te popullit tone.
Ne menyre te qarte, ato u kodifikuan si norma institucionale ne “Kanunin e Leke Dukagjinit”. Besa dhe pabesia kane qene dhe vazhdojne te jene akoma ( ne shume raste ) nje ankth per popullin shqiptar.
Gjakmarrja eshte nje fenomen i hershem dhe ka sherbyer si vetgjykim i komunitetit ( ne mungese te nje shteti funksional ), per vitet e fundit, jo vetem qe vazhdon qe te shfaqet ky fenomen por ka fituar edhe disa tipare te reja qe i japin forma te dnryshme ne varesi te zonave, komuniteteve, situatave apo edhe personave te veçante. Per shembull: nje tipar i ri eshte perfshirja e femrave dhe e femijeve ne hakmarrje.

Adoleshentet shqiptar ne hasmeri

Fenomeni i gjakmarrjes, dekaden e fundit, ka prekur edhe adoleshentet; me qene se eshte shtrire ne tere fisin, pa perjashtuar as grate, as femijet dhe duke shkelur traditen sipas se ciles keta individe ishin te pa prekshem nga gjakmarresi.
Kjo gjendje ka bere qe nje pjese e konsiderueshme e adoleshenteve te perfshire ne gjakmarrje te ngujohen ne shtepite e tyre, te braktisin shkollat, te mos kene asnje prespektive per te ardhmen e tyre e te rriten duke pare baballaret e tyre qe bejne roje me arme nga ankthi se çdo moment mund te jete i rrezikshem per familjet e tyre.
Ne keto kushte, adoleshentet jane te detyruar ta kalojne kete stad shume delikat te jetes se tyre te izoluar, te pasigurt, me ndjenja frike, me ankth, pa shoke, pa shkolle, ne kushte shume te keqija ( pamundesia e anetareve te familjes per te levizur e punuar shoqerohet me plotesimin e te ardhurave ne nivelet minimale te jeteses ).

Pamundesia e adoleshenteve shqiptar te ngujuar per te eksperimentuar shume role

Rasti i nje adoleshenti te ngujuar qe vuan

Ne fillim te ketij punimi permendem faktin se sa e rendesishme eshte qe t’i ofrohen mundesite adoleshenteve qe te eksperimentojne ne shume role. Gjithashtu, permendem edhe rendesine e grupeve te references, modeleve te gatshme qe merr nga prinderit etj.
Ne familjet e ngujuara mbizoteron nje klime e padurueshme; te gjithe jane tejet te lodhur, te merzitur, te pashprese, te tresuar, te pasigurt… e here here edhe agresive.
Per te ilustruar kete gjendje te mjerueshme te familjeve ne hasmeri dhe perjetimet e nje adoleshenti qe jeton ne kete familje, po pershkruaj nje rast.

Ne muajin gusht te vitit te kaluar pata rastin te vizitoj per 9 dite rrjesht nje familje te ngujuar nga Shllaku ( zone ne periferi te Shkodres ).
Kjo familje kishte 7 pjestare: gjyshi, gjyshja, babai, nena, djali adoleshent ( 17 vjeç ), vajza ( 9 vjeç ), dhe nje djale te vogel ( 5 vjeç ).
Kjo familje kishte 6 vjet qe ishte ngujuar per arsye te disa vrasjeve nga ana e te dy fiseve ne konflikt. Gjeja e pare qe te bente pershtypje ishte era teper e rende qe vinte nga vendi shume prane shtepise ku mbanin derrat ( si e vetmja rruge per te mbijetuar ).
Brenda ne shtepi, mungonte çdo gje qe per “ne” eshte e domosdoshme dhe njerezit dukeshin si parahistorike.
Ata kishin nje fytyre qe tregonte vetem vuajtje dhe mjerim, dukeshin shume te ashper dhe ishin te ngadalte ne çdo veprim qe benin. Megjithese mundoheshin te ishin sa me mikprites, komunikimi me ta ishte shume i veshtire. Me shume qendroja dhe bisedoja me djalin adoleshent. Ai quhej N.
N. tregonte vetem per rastet kur i shkonte per vizite ndonje shok dhe vetem po ta pyesje ne menyre te drejperdrejt mund te fliste per ndonje gje tjeter. Ai dinte te shkruante dhe te lexonte emrin e vet; dhe, kur e pyesja nese kishte deshire te shkonte ne shkolle pergjigjej: “do doja te vrisja te gjithe ata qe me mbajne te ngujuar dhe pastaj te dilja nga te doja” ( “du me i vra tan ata qi m’bajne me ndej n’shpi e mandej me ik ka t’du vet” ).
N. ishte i bindur se vetem me arme mund te zgjidheshin problemet dhe nuk mendonte se ekzistonte ndonje menyre tjeter. Ai shprehte agresivitet, padurim, ankth, dhe ftohtesi te theksuar emocionale.

Ashtu si N. edhe shume adoleshent te tjere qe perjetojne pasojat e gjakmarrjes jo vetem qe nuk kane mundesi per te eksperimentuar ne shume role; por, jane teper te kufizuar duke patur vetem modelin e atyre prinderve qe mezi mbijetojne.
Ata kane grupe reference qe nuk i kane zgjedhur me deshire, sepse kane vetem nje apo dy modele te ngurta dhe jo me shume.
Keta adoleshente rrezikojne shume te kene nje identitet konfuz, identitet te paqendrueshem ( siperfaqesor, te pasigurt, te ngurte ) apo te shkrihen me identitetin e grupit te vetem te references qe kane.

“Izolimi” i adoleshenteve ne hasmeri formon individe agresive, te mbyllur, ankthioz e te pa shprese.Kushtet tejet te veshtira te jeteses, pamundesia per te levizur, ndjenjat e pasigurise, mungesa e nje jete normale sociale, etj; te gjitha keto sherbejne si frustracione per adoleshentin.
Frustracioni, qe vjen nga ngujimi dhe “izolimi”, nga ana e tij ben qe adoleshenti te behet gjithnje e me agresiv dhe i mbyllur ne vetvete.
Gjendja ekonomike, nga ana tjeter, e rrit frustracionin. Keshtu, gjerat fillojne te nderlidhen e te behen te pa zgjidhshme.
Ngujimi sjell varferi, ankth, pasiguri, pashpresshmeri, mbyllje ne vetvete, merzi, lodhje, sjellje agresive… vuajtje; dhe kur keto zgjasin per vite me rradhe behen pjese e identitetit te adoleshentit duke ndikuar fuqishem e direkt ne formimin dhe rritjen e tij.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-kompleksi-i-edipit- sipas sigmund freud

Kompleksi i Edipit sipas Sigmund Freud

Hansi i vogel (ky rast perfaqson fobine histerike feminore te kafshes) Hansi i vogel nuk do te dale perjashta se ka frike nga kali. Ky eshte fakti shqeto.

Duhet te bejme njefare pune per te kuptuar.

• Ç’eshte levizja shpirterore e shtypur ?

• Ç’eshte simptoma qe e zevendeson ate ?

• Ç’eshte motivi i shtypjes ?

Me nje studim me te sakte ne do te mesojme se nuk eshte nje frike e papercaktuar nga kali por per nje ndroje frike te percaktuar qarte: “kali do ta kafshoje”.

Mund te pergjigjemi lehte ne kete rast pasi nuk ka shume enigma.

FRIKA NGA KALI – simptome
PAMUNDESIA PER TE DALE PERJASHTA – dukuri e frenimit

Ne kete rast kjo permbajtje perpiqet te fshihet nga vetedija dhe te zevendesoet me nje fobi te papercaktuar, ne te cilen fshihet vetem frika nga objekti.

A mundet kjo permbajtje te perbeje objektin?

– Ishte nje femije qe ne gjume ai nuk flinte i qete por iu zhvillua frika se do ta shqyej ujku “si beri me 7 kecat ne perralle”. Dhe sipas ketij djali kafsha qe u ngjallte tmerrin kafsheve ishte ujku.

Sipas trajtimit psikoanalitik(Frojd) ne stadin fallik(3-5,6)  detyrimi me i veshtire ku ka me shume te ngjare te dalin probleme eshte KOMPLEKSI I EDIPIT.

Objekti i pare i dashurise per te gjithe ne eshte nena…
Djali i vogel ka nje rival per magjepsjen e nenes te atin…i ati eshte armiku.
Ne kete kohe qe vogelushi njeh kete situate arketipike behet i vetedijshem…
Ne kete çast te jetes atij i duket se te kesh diçka eshte me mire se mos te kesh…por shtrohet pyetja:
Ku eshte penisi i vajzave?
Mos ndoshta ajo e ka humbur?
Mos ndoshta u eshte prere?
Mos ndoshta kjo mund ti ndodh dhe atij…?

KY ESHTE FILLIMI I ANKTHIT TE TREDHJES

Po te vajza?
Djali ne kete faze di ti jap kenaqesi vetes me ane te penisit te tij duke e lidhur eksitimin e tij me perfytyrimet per mardhenien seksuale.
Te njejten gje ben dhe vajza me klitorin e saj. Kurse vagina femerore ngelet e pazbuluar per te dyja sekset.

• Ne fazen fallike te nje vajze zone erogjene eshte klitori
• Por e situaten e kompleksit te edipit objekt dashurie per vajzen behet babai dhe ajo do te kaloje nga objekti baba – ne zgjedhjen perfundimtare.

VAJZA DUHET TE NDRYSHOJE ZONEN EROGJENE ME OBJEKTIN NDERSA TE DJALI ATO RUHEN.
• Por si kalon ?

Ne nje moshe te caktuar fillon te veproj forca fillestare e terheqjes ndaj njeri-tjetrit e sekseve te kunderta qe e ben nje grua joshese per nje burre ne te njejten kohe qe i njejti ligj e lejon mashkullin te kapet fort pas se emes.
Por ka dhe gra qe mbeten per nje kohe te gjate ne vartesine e embel te objektit baba dhe ky numer eshte relativisht i madh.

VERTET OBJEKTI I DASHURISE SE VAJZES ESHTE BABAI POR NUK DUHET ANASHKALUAR DHE LIDHJA PARAEDIPJANE ME NENEN.

Le ta analizojme:

• Mardheniet libidinoze te vajzes me nenen jane teper te larmishme.
• Ekziston frika se nena mund te vritet apo helmohet.
• Nena duke u kujdesur per trupin e femijes shkakton ne gjenitalet e tij ndjesine e kenaqesise duke i zgjuar atij per here te pare.
• Pse vdes lidhja e fuqishme e vajzes me nenen ?
• Ne e dime se kjo do tja leri vendin babait.

– Largimi nga nena behet ne shenje armiqesie.- Lidhja me nenen shnderrohet ne urrejtje.
– Urrejtja mund te behet aq e fuqishme sa mund te ruhet gjithe jeten.
– Ka dhene pak qumesht femijes – deshmon per mungese dashurie (gryksia e femijes per ushqimin e tij te pare ne pergjithsi eshte e pashuar).
– Mendohet se me shkeputjen nga gjiri lidhet frika e helmimit.
– Akuza tjeter lind kur del ne jete nje femije tjeter. Ne vitet e mepasme kjo xhelozi ushqehet nga burime te reja dhe e gjithe kjo tronditje perseritet me lindjen e çdo vellai ose motre.
– Deshirat e tij te larmishme seksuale qe ndryshojne ne varesi te fazes se libidos e qe ne pjesen me te madhe nuk mund te plotesohen (duke e shoqeruar ate me kercenime te egra – manipulimet me gjenitalet qe shkaktojne kenaqesi te te cilat ç’eshte e verteta ajo e ka cuar vete.

psikologe Tirane

Karakteristikat, meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabilë emocionalisht, dhe për shkak të këtyre dallimeve zgjedhin edhe karriera të ndryshme, vërteton studimi britanik. Femrat janë nga Venera, ndërsa meshkujt nga Marsi, është thënie e vjetër e cila qartë përshkruan se sa jemi të ndryshëm në të vërtetë. Mashkulli dhe femra mesatare kanë vetëm 10 për qind të karakteristikave të përbashkëta të personalitetit, zbulon studimi i Universitetit Manchester në 15.000 persona.

Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabil emocionalisht. Dallimet në mes gjinive janë aq të mëdha sa që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të punës, vërteton hulumtimi.
‘Edhe pse e kemi ditur që ekzistojnë dallimet, ato janë në fakt shumë më të mëdha se sa kemi menduar. Ndoshta tingëllon si stereotip, por një numër i madh i femrave punon në profesionet në të cilat tregojnë anën e tyre të ndjeshme siç janë infermieret dhe mësueset’, pohon një nga autorët e studimit, psikologu dr. Paul Irwing.

Njerëzit e zgjedhin punën që i bën të ndihen të lumtur dhe në të cilën janë të mirë, ndërsa kjo vetëm vërteton se sa të mëdha janë dallimet në mes gjinive. Dallimet janë edhe më të dukshme për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve në trup, shton ai.

Karakteristikat femërore
* Ndjeshmëria
* Ngrohtësia
* Mirëkuptimi
* Tensioni
* Mbështetja vetëm në vete
* Gjallëria
* Preokupimi

Karakteristikat mashkullore
* Dominimi
* Stabiliteti emocional
* Racionaliteti
* Maturia
* Të hapur për ndryshime
* Guximi social
* Ruajnë privatësinë
* Perfeksionizmi

psikologe tirane

Çfarë tipi jeni , a jeni nje tip xhelozi ?

Dallohen disa tipa të xhelozisë dhe secilin prej tyre e drejton stili i veçantë i sjelljes dhe reaksionit.

Xhelozi e bindshme:
Është ai person që përpiqet t’ia shprehë partnerit të vet me fjalë tej mase se sjellja e saj i shkakton vuajtje dhe kështu e detyron të bëjë sjellje të vrazhda ndaj të gjithëve ose ndaj ndonjë konkurrenti të veçantë. Me këtë mënyrë të të sjellit inspirohet në situatë të xhelozisë romantike.

Xhelozi në ikje:
Është i prirë për reaksione efektive, p.sh., ndarja e papritur nga partneri, shpesh me grimasa e shamatë, pas ndonjë episodi që do ta ketë lemerisur. Një variant ca më i zbutur është ikja nga banesa e përbashkët për të menduar pak, ose dalja me dikë tjetër që të shprehet pavarësia personale.

Xhelozi që kërcënon:
Ky tip menjëherë i tregon manitë e veta negative. Ai kërkon me dhunë (si p.sh. nuk do të shpie në vallëzim). Në thelb, agresiviteti verbal është i drejtuar drejt objektit dashuror, por mund të ketë për objekt edhe rivalin, e vërtetin ose të trilluarin. Rivali është shpesh gjë e kureshtjes së pakufi dhe shkaku i tij ai shpesh krijon pyetje të natyrës si: “E për çka ai është më i mirë se unë?

Xhelozi që sulmon:
Ky tip është më tiranizuesi dhe për fat më i rralli. Bëhet fjalë për tipin, kufirin e të cilit kalohet tejet kërcënimit verbal, shprehet përmes skenash të potershme, ulërimash, thyerjeve të gjerave, shuplakave të përcjella dhe me lëndime.
Në këtë rast shkalla e tërbimit nuk është tregues i peshës së kundërvajtjes. Ky tip i xhelozuesit është më afër fushës patologjike sesa ndjenjave normale. Në të tilla raste edhe gjurma më e vogël e dyshimit mund të nxisë një mori të reaksioneve të pafrenueshme.

Ata që nuk ndjenjë xhelozi:
Ai ose ajo që nuk e njohin xhelozinë shpesh arrijnë të tërbojnë partnerët më shumë se xhelozuesit më të vrazhdë. Nëse është e vërtetë që xhelozia është për gjykim edhe mungesa e xhelozisë në dashuri është e denjë për përbuzje. Për atë që është i dashuruar, e keqja më e madhe që mund të ndodhë është indiferenca.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-te-flasesh-me-adoleshentet-mbi-seksin

Si të bisedoni me adoleshentët për seksin?

Është shumë me rëndësi që fëmijës t’i bëni me dije se ju jeni personi i parë të cilit mundet dhe duhet t’i drejtohet, nëse ka pyetje që kanë të bëjnë me seksin.
Gjithnjë e më herët fëmijët i fillojnë marrëdhëniet intime, madje edhe në vitet e hershme , prandaj do të ishte mirë që me ta sa më parë dhe sa më hapur të bisedoni. Sado që do t’ju duket ndoshta e pakëndshme, juve ju përket që sa më mirë ta përgatisni fëmijën tuaj për këtë pjesë të rëndësishme të jetës.

Por si te flisni me adoleshentët për seksin?

1. Shumica e prindërve tmerrohen nga biseda me fëmijët për këtë temë, të shumtën e rasteve as që mund ta imagjinojnë e as ta përballojnë që fëmija i tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Biseda e hapur do t’u ndihmojë fëmijëve që të marrin informata të drejta, të cilat do ta eliminojnë hutinë lidhur me ndjenjat dhe shtytjet që tashmë i kanë. Me hapjen rreth kësaj teme dhe me biseda të kohëpaskohshme, do t’u ndihmoni që të bëhen persona të pjekur dhe të përgjegjshëm seksualisht.

2. Fillojani bisedës. Bisedoni për serialet filmike, lajmet në gazeta apo TV, për shtatzënësinë në moshën e re , për masturbimin dhe duhet te bisedoni rreth ketyre  temave vërtet të vështira, si p.sh. keqtrajtimi seksual. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni fëmijës tuaj që me kohë të ndihet mjaft i relaksuar dhe që sinqerisht të bisedojë me ju për seksin.

3. Çka dinë ata? Me siguri do t’ju befasojnë që në moshën më të re fëmijët tashmë dinë shumë për seksin, diçka nga TV-ja e diçka nga miqtë. Pyetjet më të shpeshta që i mundojnë të rinjtë janë të lidhura me kontracepsionin. Për vajzat nuk është gjithmonë krejtësisht e qartë se e kanë të drejtën të thonë jo, ndërkaq edhe djemtë edhe vajzat shpesh nuk e dallojnë dashurinë nga seksi.

4. Puberteti mund të jetë kohë e frikshme dhe e hutueshme për fëmijët tuaj. Trupi fillon t’u ndryshojë, duken më të rritur, qimet fillojnë t’u rriten, hormonet gjithnjë e më me vrull… Te vajzat paraqiten menstruacionet dhe u rritet gjoksi, ndërkaq te djemt paraqiten ëndrra “të lagura”, dhe e gjithë kjo mund të bëhet stresuese për ta. Mirëpo, puberteti nuk ndodh brenda një nate. Bisedoni me fëmijët dhe shpjegojani se çfarë ndryshimesh i presin.

5. Thoni se, pos respektimit të mendimit dhe të ndjenjave të të tjerëve, është po ashtu me rëndësi të respektojnë veten dhe trupin e vet. Thoni se askush nuk ka të drejtën t’i prekë pa lejen e tyre.

6. Shpjegojani qëndrimet tuaja. Me rëndësi është që me ta të bisedoni për qëndrimet vetjake morale apo religjioze. Ato ata patjetër duhet t’i respektojnë, ose së paku të kuptojnë mendimin tuaj dhe do të dinë të respektojnë.

7. Çarë duhet bërë me ndjenjat seksuale? Ndjenja e eksitimit seksual është pjesë e rritjes dhe është me rëndësi që t’u tregoni se çdo gjë është normale. Ndoshta biri juaj do të ketë ndjenjën e pakëndshme për shkak të ereksionit, apo vajza juaj do të ndihet pakëndshëm për ndjenjat të cilat i ndodhin asaj. Lejojani privatësinë e cila  është e nevojshme.

8. Ju duket situatë e pakëndshme? Mos e shtyni bisedën për këtë temë për shkak se do të ndiheni pakëndshëm. Ju jeni prind dhe fëmijën tuaj patjetër duhet t’a ndihmoni në këtë pjesë të jetës së tyre.

9. Kontaktet e para seksuale. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat femija juaj mund të jetë intim dhe të shkojë deri në fund me marrëdhënien seksuale. Puthjet e para të tyre dhe prekjet e para janë me rëndësi për zhvillimin seksual,prandaj shpjegojani se si mund t’i shfaqin emocionet dhe të eksperimentojnë edhe pa bërë seks.

10. Po dashuria? Mbështetja më e mirë për marrëdhënie seksuale është dashuria, natyrisht atëherë kur do të jenë të gatshëm për të. Shpjegojani se si ajo marrëdhënie e parë tërë jetën do t’u mbetet kujtimi më i mirë.

11. Është në rregull të thuhet jo. Është shumë me rëndësi që t’u tregoni se ajo që shokët e tyre lavdërohen se e kanë bërë “atë”, nuk do të thotë se edhe ata patjetër duhet të shkojnë  pas gjurmëve të tyre. Thoni se është në rregull të thonë jo. Rikujtojani se detyrimi për marrëdhënie intime është i kundraligjshëm.

12. Kanë te dashuren e parë/dashurin? Haptazi dhe pa gjykime bisedoni për atë lidhje. Çfarë ndiejnë për atë person? A janë vetëm miq apo më shumë se miq? A kanë qenë intimë deri tani dhe sa larg kanë shkuar. Njihuni me atë djale apo vajzë, ftojini në darkë… Dëshmojini fëmijës tuaj se po ju pëlqen personi me cilin janë dashuruar.

13. Ndarjet e para të dhimbshme. Pas dashurisë së parë vjen edhe ndarja e parë, e cila mund të bëhet shumë e dhimbshme për fëmijën tuaj, por gjithashtu edhe shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme. Bisedoni për ndjenjat e tyre dhe shpjegojani se nganjëherë lidhjet nuk përfundojnë ashtu siç do të dëshironim. Ofroni mbështetjen tuaj, mos i sulmoni.

14. Po mbrojtja? Që nga fillimi theksojeni rëndësinë e mbrojtjes. Shpjegojani çdo gjë rreth sëmundjeve ngjitëse, pasojat e tyre dhe si të mbrohen nga to. Kjo është gjithashtu e rëndësishme qoftë kur është fjala për vajzat apo për djemt.

15. Çfarë të bëhet nëse ndodh shtatzëania? Qëndroni i qetë dhe bëhuni mbështetje për vajzën tuaj, apo për djalin tuaj dhe për vajzën e tij. Jepuni këshillat tuaja, por lërini që vetë të vendosin çfarë dëshirojnë të bëjnë më tutje.

16. Shumica e te rinjve kanë problem me hapjen para prindërve dhe me bisedat për gjërat intime. Mirëpo, në të shumtën e rasteve bëhet problem vetëm nëse biseda fillohet tepër vonë. Nëse me ta filloni të bisedoni haptas që nga fëmijëria, do të mund të bisedoni edhe për seksin. Në rastin e tillë mos i detyroni apo mos i sulmoni, sepse nuk do të arrini asgjë. Më mirë është që t’u siguroni libra edukativ, broshura… Ndoshta do ta kenë më të lehtë të bisedonin me dikë që është ekspert për këtë gjë.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …