Artikuj

psikologjia-nimfomania ose varesia e femrave nga seksi

Nimfomania ose varësia nga seksi te femrat

Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, është dëshira e parezistueshme te femrat për aktivitet seksual në mënyrë të përsëritur. Kjo mani shoqërohet me fantazi seksuale shumë të zhvilluar, e shoqëruar shpesh edhe me seks të rastësishëm, pornografi, masturbim i sëmurë dhe trajtimi i partnerëve si objekt seksi.

Rasti

Seyi Kolade, një grua që vuante nga varësia ndaj seksit, pranon se deri në moshën aktuale të saj (35), ka shkuar me 370 meshkuj. Kur i afrohej një burri në lokal, ajo kishte vetëm një mendim: të kishte një përvojë seksuale me të.

Seyi tregon se ka bërë seks për 13 vjet pothuajse përditë. Në moshën 17-vjeçare ajo filloi të ndjente nevojën e parezistueshme për të fjetur vazhdimisht me meshkuj të ndryshëm. Kur arriti të 19-at, kishte fjetur me plot 40 partnerë.

Varësia e rrezikshme e Seyit e bëri të jetonte një jetë plot me shpërqendrim dhe probleme. Ajo u dëbua prej shtëpisë dhe pati dy aborte.

Kur ishte 30 vjeçe Seyi Kolade e kuptoi se kishte prekur fundin dhe se do t’i duhej të bënte një ndryshim në jetën e saj. Pasi mori pjesë në shumë takime anonime të personave me varësi të njëjtë si ajo dhe në programe ndihmëse, më në fund ajo u çlirua prej varësisë. Tani ajo ndihmon njerëz të tjerë që vuajnë prej nimfomanisë.

Seyi shpjegon: “Varësia ndaj seksit është diçka që njerëzit e lidhin gjithnjë me meshkujt, por ajo më shkatërroi jetën për më se 13 vjet. Tek unë ekzistonte gjithnjë një frikë e madhe, se çfarë do të më ndodhte nëse nuk e plotësoja këtë varësi. Kur më në fund përfundoja aktin seksual, një ndjenjë çlirimi më përfshinte. Sikur të kisha hequr ndonjë barrë të madhe nga shpatullat. Si çdo lloj varësie tjetër më bëri egoiste, në depresion dhe më çoi drejt vetëshkatërrimit.”

Seyi e humbi virgjërinë në moshën 13 vjeçe dhe papritur në moshën 14 vjeçe ajo lindi një fëmijë. Ishte një kohë shumë e rëndë për të. Shërbimet sociale u kujdesën për vajzën, pasi nëna e saj ishte shumë e re. Në moshën 16-vjeçare Seyi së bashku me të bijën u rehabilituan në një qendër për nënat e reja. Jeta e saj dukej sikur kishte marrë fund.

Pikërisht në këtë moshë, ajo njohu një të dashur shumë më të madh se vetja dhe filloi ta përdorte seksin si ilaçin që do t’i largonte vetminë dhe vuajtjet. Që prej asaj kohe e deri pak vite më parë, Seyi vuajti nga nimfomania.

Ndonëse tashmë me një të dashur, Polin, ajo shkonte rregullisht në bare ku njihte burra të tjerë dhe e tradhtonte partnerin e saj të paktën një herë në javë.

Ajo thotë: “Unë kisha nevojë për seks dhe mbi të gjitha ishte një çlirim. Kur nuk kryeja marrëdhënie vetëbesimi im shkrihej, ndihesha e shëmtuar dhe mërzia e acarimi më bënin ta mendoja veten si të pavlefshme”.

Seyi mbeti përsëri shtatzënë në moshën 17-vjeçare dhe lindi një djalë, Andrenë. Ajo e vazhdon rrëfimin e saj: “ I thashë Polit se ishte fëmija i tij, ndonëse kisha disa dyshime në mendje. Pas lindjes provova të qëndroja besnike. Kërkoja që të kryenim marrëdhënie katër deri në pesë herë në ditë, por vëmendja që Poli më jepte nuk ishte e duhura.

Kur stresi m’u rrit shumë, nuk arrita më të përmbahesha. E tradhtova tri herë në gjashtë muaj dhe pastaj mbeta përsëri shtatzënë. Në pamundësi për t’u kujdesur për një fëmijë të tretë ajo vendosi të abortonte. Polit nuk i tha asgjë për çfarë ndodhi, sepse nuk ishte e sigurt se i kujt mund të ishte fëmija. Ata u ndanë kur ajo ishte 19 vjeçe.

Me zemër të thyer, Seyi u dha akoma më shumë pas varësisë së saj ndaj seksit. Ajo tregon për jetën e shthurur që bënte, duke pasur pesë miq të cilëve mund t’u telefononte sa herë të kishte nevojë për të kryer marrëdhënie dhe shumë meshkuj të tjerë që i përzgjidhte në bare rastësisht.

Në moshën 22 vjeçe, Seyi kishte vuajtur dy herë nga infeksioni seksualisht i transmetueshëm klamidia. Për fëmijët e saj kujdeseshin shoqet ose familja. Vetë ajo shprehet se nga mosha 22-30 vjeçe jeta e saj ishte e turbullt dhe me të vetmen varësi seksin.

Kur ishte 26 vjeçe Seyi mbeti shtatzënë dhe vendosi të abortonte për të dytën herë. Menjëherë pas kësaj u deh dhe bëri përsëri seks. Varësia e saj e kishte shndërruar në një qenie që po e humbiste humanitetin.

‘Nuk e kuptoj si arrita ta mbaja punën si këshilltare menaxhimi. Merrja shumë ditë pushimi, të cilat i kaloja duke bërë seks. Madje fjeta edhe me një koleg. U dëbova nga shtëpia, pasi nuk mund të paguaja qiranë dhe fëmijët i çova te familja ime”.

Jeta e saj ndryshoi në momentin e duhur. Një natë, në moshën 29-vjeçare teksa shikonte televizor, Seyi ndoqi një dokumentar “Sekreti” që fliste për ligjin e tërheqjes së mendimeve. Sipas këtij të fundit, njeriut i ndodhin të gjitha gjërat që ai i mendon dhe i tërheq te vetja.

Seyi Kolade e kuptoi se kishte një problem madhor, por nuk kishte ndaluar kurrë për të menduar se ajo vuante nga varësia prej seksit ose quajtur ndryshe nimfomania.

Pasi dha dorëheqjen nga puna për t’u përqendruar në përmirësimin e saj, Seyi filloi të frekuentonte takimet mbi varësinë kur ishte 31 vjeçe.

Jeta e saj filloi të përmirësohej ngadalë kur ajo filloi ta pakësonte aktivitetin seksual derisa e ndaloi. Tani ajo thotë se ka katër vite beqare dhe se po pret për njeriun e duhur me të cilin do të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme. Jeta e saj familjare është rregulluar gjithashtu, ajo tani jeton me fëmijët dhe nuk ndihet më e varur prej seksit.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Seancat e terapisë në çift në Tiranë

Terapi për Çifte në Tiranë: Këshillim dhe psikoterapi për marrëdhëniet emocionale

Si funksionon terapia e çiftit dhe ku mund të drejtoheni? Cili është qëllimi dhe si fillohet një këshillim për …

Kërkoni Mbështetje Profesionale Me Psikolog ne Tirane

Si Ndikon periudha e verës në Shëndetin Mendor?

“Vera, dhe jeta është e lehtë,” një refren ky i degjuar shpesh në kënge të ndryshme, por kjo nuk është e vërtetë …

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Rëndësia e një Psikologu: Përballja me Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja Në një botë gjithnjë e më të zënë …