Artikuj

Gjakmarrja dhe adoleshentët

Gjakmarrja dhe adoleshentëtstudio psikologjie

Veshtrim i pergjithshem mbi gjendjen e adoleshenteve shqiptar.Ne shqiperi, shumica e prinderve te adoleshenteve jane ne kufijte e moshes 35-45 vjeç dhe shumica e tyre kane nje te kaluar qe le shume per te deshiruar ( ne te gjitha aspektet e jetes ). Nga keto dy faktore ( mosha dhe e kaluara ), shpesh keta prinder perjetojne nje “krize te dyte identiteti” duke vleresuar arritjet e tyre dhe kohen qe ka mbetur per te arritur qelllimet qe i kane vendosur vetes.

Pra, adoleshentet shqiptare, perjetojne veshtiresi per kapercimin e krizes se identitetit sepse edhe prinderit e tyre jane po ne “krize”.
Nje faktor tjeter qe ndikon ne gjendjen e adoleshenteve shqiptar eshte edhe tranzicioni.
Ndryshimet e vazhdueshme te vlerave, normave, rregullave, etj ben qe adoleshentet shqiptar te perjetojne konflikte te thella me veten, me prinderit e me çdo gje qe i rrethon.

Fenomeni i gjakmarrjes ne shqiperi.

Besnikeria dhe tradhetia jane kahet e njesise ekzistenciale qe zen fill qysh ne zanafillen etnike te popullit tone.
Ne menyre te qarte, ato u kodifikuan si norma institucionale ne “Kanunin e Leke Dukagjinit”. Besa dhe pabesia kane qene dhe vazhdojne te jene akoma ( ne shume raste ) nje ankth per popullin shqiptar.
Gjakmarrja eshte nje fenomen i hershem dhe ka sherbyer si vetgjykim i komunitetit ( ne mungese te nje shteti funksional ), per vitet e fundit, jo vetem qe vazhdon qe te shfaqet ky fenomen por ka fituar edhe disa tipare te reja qe i japin forma te dnryshme ne varesi te zonave, komuniteteve, situatave apo edhe personave te veçante. Per shembull: nje tipar i ri eshte perfshirja e femrave dhe e femijeve ne hakmarrje.

Adoleshentet shqiptar ne hasmeri.

Fenomeni i gjakmarrjes, dekaden e fundit, ka prekur edhe adoleshentet; me qene se eshte shtrire ne tere fisin, pa perjashtuar as grate, as femijet dhe duke shkelur traditen sipas se ciles keta individe ishin te pa prekshem nga gjakmarresi.
Kjo gjendje ka bere qe nje pjese e konsiderueshme e adoleshenteve te perfshire ne gjakmarrje te ngujohen ne shtepite e tyre, te braktisin shkollat, te mos kene asnje prespektive per te ardhmen e tyre e te rriten duke pare baballaret e tyre qe bejne roje me arme nga ankthi se çdo moment mund te jete i rrezikshem per familjet e tyre.
Ne keto kushte, adoleshentet jane te detyruar ta kalojne kete stad shume delikat te jetes se tyre te izoluar, te pasigurt, me ndjenja frike, me ankth, pa shoke, pa shkolle, ne kushte shume te keqija ( pamundesia e anetareve te familjes per te levizur e punuar shoqerohet me plotesimin e te ardhurave ne nivelet minimale te jeteses ).

Pamundesia e adoleshenteve shqiptar te ngujuar per te eksperimentuar shume role

.Rasti i nje adoleshenti te ngujuar qe vuan.

Ne fillim te ketij punimi permendem faktin se sa e rendesishme eshte qe t’i ofrohen mundesite adoleshenteve qe te eksperimentojne ne shume role. Gjithashtu, permendem edhe rendesine e grupeve te references, modeleve te gatshme qe merr nga prinderit etj.
Ne familjet e ngujuara mbizoteron nje klime e padurueshme; te gjithe jane tejet te lodhur, te merzitur, te pashprese, te tresuar, te pasigurt… e here here edhe agresive.
Per te ilustruar kete gjendje te mjerueshme te familjeve ne hasmeri dhe perjetimet e nje adoleshenti qe jeton ne kete familje, po pershkruaj nje rast.

Ne muajin gusht te vitit te kaluar pata rastin te vizitoj per 9 dite rrjesht nje familje te ngujuar nga Shllaku ( zone ne periferi te Shkodres ).
Kjo familje kishte 7 pjestare: gjyshi, gjyshja, babai, nena, djali adoleshent ( 17 vjeç ), vajza ( 9 vjeç ), dhe nje djale te vogel ( 5 vjeç ).
Kjo familje kishte 6 vjet qe ishte ngujuar per arsye te disa vrasjeve nga ana e te dy fiseve ne konflikt. Gjeja e pare qe te bente pershtypje ishte era teper e rende qe vinte nga vendi shume prane shtepise ku mbanin derrat ( si e vetmja rruge per te mbijetuar ).
Brenda ne shtepi, mungonte çdo gje qe per “ne” eshte e domosdoshme dhe njerezit dukeshin si parahistorike.
Ata kishin nje fytyre qe tregonte vetem vuajtje dhe mjerim, dukeshin shume te ashper dhe ishin te ngadalte ne çdo veprim qe benin. Megjithese mundoheshin te ishin sa me mikprites, komunikimi me ta ishte shume i veshtire. Me shume qendroja dhe bisedoja me djalin adoleshent. Ai quhej N.
N. tregonte vetem per rastet kur i shkonte per vizite ndonje shok dhe vetem po ta pyesje ne menyre te drejperdrejt mund te fliste per ndonje gje tjeter. Ai dinte te shkruante dhe te lexonte emrin e vet; dhe, kur e pyesja nese kishte deshire te shkonte ne shkolle pergjigjej: “do doja te vrisja te gjithe ata qe me mbajne te ngujuar dhe pastaj te dilja nga te doja” ( “du me i vra tan ata qi m’bajne me ndej n’shpi e mandej me ik ka t’du vet” ).
N. ishte i bindur se vetem me arme mund te zgjidheshin problemet dhe nuk mendonte se ekzistonte ndonje menyre tjeter. Ai shprehte agresivitet, padurim, ankth, dhe ftohtesi te theksuar emocionale.psikolo-gjakmarrja- dhe adoleshentet 300x199

Ashtu si N. edhe shume adoleshent te tjere qe perjetojne pasojat e gjakmarrjes jo vetem qe nuk kane mundesi per te eksperimentuar ne shume role; por, jane teper te kufizuar duke patur vetem modelin e atyre prinderve qe mezi mbijetojne.
Ata kane grupe reference qe nuk i kane zgjedhur me deshire, sepse kane vetem nje apo dy modele te ngurta dhe jo me shume.
Keta adoleshente rrezikojne shume te kene nje identitet konfuz, identitet te paqendrueshem ( siperfaqesor, te pasigurt, te ngurte ) apo te shkrihen me identitetin e grupit te vetem te references qe kane.

“Izolimi” i adoleshenteve ne hasmeri formon individe agresive, te mbyllur, ankthioz e te pa shprese.Kushtet tejet te veshtira te jeteses, pamundesia per te levizur, ndjenjat e pasigurise, mungesa e nje jete normale sociale, etj; te gjitha keto sherbejne si frustracione per adoleshentin.
Frustracioni, qe vjen nga ngujimi dhe “izolimi”, nga ana e tij ben qe adoleshenti te behet gjithnje e me agresiv dhe i mbyllur ne vetvete.
Gjendja ekonomike, nga ana tjeter, e rrit frustracionin. Keshtu, gjerat fillojne te nderlidhen e te behen te pa zgjidhshme.
Ngujimi sjell varferi, ankth, pasiguri, pashpresshmeri, mbyllje ne vetvete, merzi, lodhje, sjellje agresive… vuajtje; dhe kur keto zgjasin per vite me rradhe behen pjese e identitetit te adoleshentit duke ndikuar fuqishem e direkt ne formimin dhe rritjen e tij.

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …