Tag: Konsulencë dhe këshillim psikologjik

Humbja e motivimit ne gjysem te rruges

Humbja e motivimit, Te lesh nje pune ne gjysem

Te lesh dicka pergjysem eshte shume keq, thjesht kur kujton sesa motivim ke pasur ne fillim dhimbja te shtohet akoma me shume. Nese ti je nje person qe fillon nje aktivitet ne nje menyre shume energjike dhe me pas e le ate, mos u shqeteso shume, ka disa gjera qe ti mund ti besh per te mos e lejuar veten ta humbe interesin per ate aktivitet aq shpejt.

Cfare te besh nese humb motivimin ne mes te punes?

Një nga gjërat që mund të bësh është të ndash projektet e mëdha në pjesë më të vogla. Për shembull, le të supozojmë se duhet të përfundosh të lexosh 100 faqe. Vendosja e qëllimit për të mësuar të gjitha 100 faqet mund të të shkaktojë humbje motivimi, sepse përparimi i vetëm 1% për çdo faqe që lexohet është shumë i vogël dhe mund të të bëjë të braktisësh librin në mes.

Në vend të kësaj, është më mirë të ndash shumën e të lexuarit në 5 seksione të 20 faqe secila dhe të vendosësh si qëllim të lexosh këto 5 seksione. Çdo 20 faqe të përfunduara do të të motivon për të lexuar më shumë, sepse sapo ke arritur një qëllim, duke përfunduar 100% të seksionit të parë.

Një nga arsyet kryesore të braktisjes së detyrave në mes dhe humbjes së motivimit janë bindjet kufizuese, si “Kam provuar shumë por nuk arrij dot këtë, është e pamundur”, ose “Në këtë vend, ose në këtë moshë, suksesi është i pamundur”. Këto bindje kufizuese janë kufizuese dhe imagjinare dhe kufizojnë potencialin tënd personal duke të penguar të bësh më shumë se sa mendon se mund të bësh. Në të vërtetë, po jetojmë një gënjeshtër të madhe, sepse ti mund të bësh çdo gjë për të cilën beson se mund ta arrish.

Këto bindje kufizuese mund të jenë rezultat i zhgënjimeve dhe dështimeve të mëparshme, megjithatë është provuar se arritja e atyre që dëshiron është thjesht një çështje numri tentativash; nëse provon mjaft herë, në fund të fundit do të kesh sukses, çfarëdo qoftë ai.

Një arsye tjetër për braktisjen në mes të një veprimtarie është humbja e rëndësisë së asaj veprimtarie, ose devijimi nga prioritete. Për shembull, nëse njerëzit të thonë se je në formë dhe duhet të bësh ushtrim për të rikuperuar formën, këto fjalë mund të funksionojnë si një ndikim negativ dhe mund të të shtyjnë të ushtrohesh, por sapo të kthehesh në formën e dëshiruar, mund të fillosh të ndihesh më pak motivuar për të vazhduar.

Së fundi, mediat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ose uljen e motivimit tënd. Me media unë kuptoj çdo gjë që dëgjon dhe studion, nga muzika që dëgjon tek filmat që shikon; çdo gjë që hyjnë në nëndërgjegjen tënde. Sa më shumë përdorësh media motivuese, aq më shumë motivimi do të bëhet pjesë e teje.

Në përfundim, për të evituar humbjen e motivimit në mes të punës, është themelore të ndash detyrat në pjesë më të vogla, të tejkalosh bindjet kufizuese, të mbash rëndësinë e veprimtarisë dhe të përdorësh media që forcojnë motivimin tënd.

Rezervoni sot një seancë psikologjike me psikologe ne Tirane

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Masturbimi ben mire, e thone dhe mjeket

Masturbimi, Ja lista e te mirave per femren dhe mashkullin

Te masturbohesh ben mire: te gjitha benefitet e autoerotizmit jane te listuara nga doktoresha Matty Silver, seksologe australiane ne Sidney. Disa nga keto benefite jane shume te degjuara por interesante eshte lista qe doktoresha ben.

Te masturbohesh:

1. Nxit clirimin e endorfinave, neuro-transmetuesit e lidhur me ndjenjen e lumturise mund te permiresojne humorin e pergjithshem dhe te luftojne depresionin.
2. Prodhon nje substance kimike te quajtur oksitocine, qe funsionon si luftues dhimbje natyral.
3. Kontribon ne heqjen e dhimbjes se kokes dhe asaj te muskujve.
4. Ul stresin dhe tensionin nervor pas nje dite shume stresante.
5. Krijimi i nje “prize seksuale” per  personat e vetmuar, nga zgjidhja apo situatat.
6. Ndihmon ne sjelljen e gjumit, ose ne te kundert kontribon ne fillimin e nje dite plot energji.
7. Permireson sitemin imunitar dhe kontribon tek shendeti ne pergjithesi.
8. Perforcon tonifikimin muskular ne zonen gjenitale dhe bazes se legenit, cka mund te sjelle nje jete seksuale me te mire.
9. Te mban larg nga infeksione te semundjeve seksualisht te transmetueshme, duke qene se me shume perhapen me seks.
10. Ndihmon personat qe vuajne nga sindroma e kembeve pa pushim (RLS), nje semudje neurologjike qe shkakton dhimbje tek kembet, ndjesi pickimi, kruarje. Disa mjeke ne Shtete e bashkuara kane konfirmuar se kjo ndihmon pacientet.

Benefite te ndryshme per shendetin e femrave:

1. Lufton tensionin pre-menstrual dhe gjendje te tjera fizike te lidhura me ciklin menstrual, si kruarjet.
2. Ul dhimbjet menstruale, duke rritur qarkullimin e gjakut ne zonen e legenit, dhe  dhimbjet e shpines.
3. Ngre rezistence ndaj infeksioneve nga enjtjet.

I lejon femrave te eksplorojne dhe kuptojne trupin e tyre me mire, keshtu do te dine cfare i pelqen kur kryejne marredhenie seksuale me partnerin e vet.

Benefite te ndryshme per shendetin e meshkujve:

1. Mund te ndihmoje ne luftimin e ejakulimit te shpejte nepermjet ushtrimit, duke lejuar keshtu zgjatjen ne kohe.

2. Mban spermen te shendetshme.

3. Masturbimi  i shpeshte ndihmon ne parandalimin e kancerit te prostates. Substancat kimike qe shkaktojne kancerin mund te akumulohen ne prostate nese meshkujt nuk ejakulojne rregullisht.

Studio Psikologjike: mirëqenia juaj është prioriteti ynë!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Endorfina: droga e trupit

Endorfina

Ne keto momente po ha cokollate? Sapo ke mbaruar, sapo ke bere shetitjen e mengjesit apo te darkes? Nese pergjigja eshte po, trupi juaj ne keto momente eshte duke prodhuar substancat e veta apo molekula te ngjashme me morfinen.

Keto subsutanca quhen endorfina dhe jane pergjegjese per aktivizimin e shume proceseve trupore qe ne vetvete ulin dhimbjen e trupit dhe permiresojne humorin.

Cfare jane endorfinat dhe si funksionojne? Ja ku jane pergjigjet.

Kater llojet kryesore te endorfinave

Fjala “endorfine” do te thote “morfine brenda trupit” . Endorfinat jane proteina te prodhuara nga hipotalamusi dhe gjendrat e hipofizes. Endorfinat jane te lidhura ngushte me receptoret opioide te qelizave cerebrale, vecanerisht ne talamus dhe ne sistemin limbik, duke penguar  pajisjen e transmetimit nociceptiv (dhimbjet), të sistemit nervor qendror dhe ndikon tek  emocionet dhe sjellja. Endorfina eshtë zbuluar brenda trupit dhe eshte quajtur kështu në vitin 1975

Ekzistojne rreth 20 lloje endorfinash dhe ndahen ne 4 grupe:

1. alfa-endorfinat
2. beta-endorfinat
3. gamma-endorfinat
4. sigma-endorfinat

Si te prodhojme pak endorfine?

Keto produkte kimike ne trupin tone arrijne te bejne gjera te mrekullueshme per te ndihmuar ne perballimin e stiuatave ne jeten e perditshme. Endorfinat ndikojne ne oreksin tone, clirojne hormone seksuale, ulin stresin, japin eufori dhe lumutri  dhe ulin nivelin e dhimbjeve.
Ja disa aktivitete qe rrisin nivelin e endorfines ne brendi te trupit tone:

1. agopuntura
2. masazhi
3. meditimi
4. sesksi
5. dhimbja
6. aktiviteti fizik
7. stresi

Nje studim i bere ne vitin 1999 ka treguar se disa pika specifike te trupit ishin pika kyce ne agopunkture,dhe, ne fakt u u vu re nje rritje e clirimit te endorfinave nese stimuloheshin.

Vuan nga migrena? Provo te pickosh per disa caste lekuren mes gishtit te madh dhe atij tregues.Kjo mund te jete pak e dhimbshme por me dhimbjen clirohet endorfine.

Ja 12 menyra per te prodhuar endorfine dhe si rrjedhoje nje menyre per te ulur dhimbjen e per te te pasur nje ndjenje permiresimi te jeteses.

1. Te ngrenit e specave djeges
2. Ushtrimi  i sportit.
3. Te arrish ne orgazme.
4.Te besh nje seance agopunture
5.Te hash cokollate
6.Te besh dicka ekstreme, si  nje hedhje me parashute
7. Te qeshesh, sa me shume te qeshesh aq me mire per ne
8. Te besh banjo dielli
9.Te shohesh nje spektakel apo nje shfaqje qe te pelqen , apo te degjosh muziken qe te pelqen
10. Te mendosh pozitivisht. Kjo do te coje ne efektin placebo.
11. Te besh disa frymemarrje te thella.
12. Te shtosh kontaktin fizik me partnerin.

Studio Psikologjike: mirëqenia juaj është prioriteti ynë!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Autostima, 10 hapa praktike per ta rritur ate

Autostima

Nuk jam ne lartesine e duhur” – Sa here e ke menduar kete gje? Nese te ndodh shpesh, mund te jesh duke vuajtur nga mungesa e vetevleresimit.

ja ku jane 10 teknika praktike per te rritur vetevleresimin:

1.     Pergatitu. Niveli yt i vetevleresimit  eshte drejtperdrejt i lidhur me nivelin tend te pergatitjes. Mendo psh per provimet/verifikimet/testet qe ke bere ne jeten tende. Pergatitja qe ke bere ka nxitur ne trurin tend nje nivel virtual mjaft interesant: +pergatitje=+veteleresim     +sukses= +vetevleresim…etj. Pa shiko?! Kjo nuk ka vlejtur vetem ne shkolle, vete jeta eshte nje provim ne vazhdimesi: studio dhe ushtrohu perdite ne fushat ku deshiron qe te jesh i shkelqyer.

2.     Reflekto mbi mendimet e tua. Shpesh dime te jemi armiku me I keq vetes sone. Mendimet negative mund te shkaterrojne autostimen. Te vazhdosh te perserisesh fraza si: nuk jam ne lartesine e duhur, nuk mundem, nuk jam i afte, eshte nje menyre per psikiken tende te krijoje rrugedalje kur ke frike te perballesh me dicka. Keto nuk te ndihmojne, por behu me pozitiv dhe zevendesoji me shprehje si: e kam perballur njehere kete gje, mund ta perballoj edhe kete, etj.

3.      Kujdesu per pamjen. Nje dush i mire, mjekrra e rruajtur, depilimi per femrat, rrobat e tua me te mira dhe ..boom! vetevleresimi rritet menjehere! Imazhi qe kemi per vetveten ka nje impa      kt te madh mbi vetevleresimin tone. Ky imazh nuk eshte i pandryshueshem dhe duke u kujdesur perdite per veten mund ta ndryshojme ate, duke rritur keshtu autostimen.

4.     Bej ushtrime fizike. Kur ndihesh ne forme me veten vetevleresimi  arrin pikun. Ndjen se po ben dicka te mire per veten nderkohe qe endorfina ben pjesen tjeter te punes. Perfito nga fillmi i vitit dhe praktiko nje sport qe te mesohesh.

5.     Njih vetveten.  Njih vetveten dhe do te fitosh cdo lufte. Mungesa e vetvleresimit eshte e lidhur me nje konsiderim te ulet te vetes. Nese nuk njohim mire veten ,cilat jane anet negative dhe pozitive tona atehere nuk do kemi vetevlersim.

6.     Ndihmo dike qe nuk e njeh. Te ndihmosh nje te panjohur jo vetem na ben menjehere te lumtur por eshte edhe nje stimul i mire per vetevlersimin. Te ndjesh se  po ben dicka te mire per dike tjeter te ben  te ndihesh mire dhe permireson perceptimin qe ke per veten. Provo dhe beso.

7.     Buzeqesh. Buzeqeshja eshte arma  jone me e mire. Nje buzeqeshje e embel, spontane, eshte menyra me e mire per ti thene vetes dhe te tjereve: une jam i sigurt ne vetvete dhe gjitcka do shkoje mire. Te buzeqeshesh vetem te ndihmon per te rritur vetevlersimin.

8.     Fol ngadale. E…  d…r…e…j…t…e… te flasesh ngadale te ndihmon per te rritur vetelersimin. SI? Te flasesh avash dhe me vendosmeri ndryshon komplet menyren se si te tjeret te perceptojne dhe kontribon ne permiresimin e imazhit tend. A ke ndejkur ndonjehere me vemendje ndonje fjalim te presidentit  Obama? Personat qe kane autoritet flasin ngadale dhe qarte. Ne fund te fundit nje tentative nuk kushton asgje. (Ps. Mos ekzagjero)

9.     Meso te thuash JO. Te dish te thuash JO kur nuk duhet eshte nje demostrim i autoritetit te madh. Sidomos ne ambientin e punes, te thaush ndonjehere JO mund te te ndihmoje te tregosh poziten tende dhe si pasoje te rrise vlersimin qe ke per veten.

10.   Fikso nje objektiv te vogel per  te arritur. Fitoret tona influencojne konsideraten qe kemi per veten. Shiko gjithmone per me lart por fillo me hapa te vegjel. Fikso nje objektiv te vogel qe mund ta arrish qe sot. Cdo fitore e vogel qe do te arrish do te rrise ndjenjen tende te vetevleresimit dhe do te lejoje te ngjisesh shkalle edhe me te larta.

Studio Psikologjike: mirëqenia juaj është prioriteti ynë!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …