Artikuj

Masturbimi ben mire, e thone dhe mjeket

Masturbimi, Ja lista e te mirave per femren dhe mashkullin

Te masturbohesh ben mire: te gjitha benefitet e autoerotizmit jane te listuara nga doktoresha Matty Silver, seksologe australiane ne Sidney. Disa nga keto benefite jane shume te degjuara por interesante eshte lista qe doktoresha ben.

Te masturbohesh:

1. Nxit clirimin e endorfinave, neuro-transmetuesit e lidhur me ndjenjen e lumturise mund te permiresojne humorin e pergjithshem dhe te luftojne depresionin.
2. Prodhon nje substance kimike te quajtur oksitocine, qe funsionon si luftues dhimbje natyral.
3. Kontribon ne heqjen e dhimbjes se kokes dhe asaj te muskujve.
4. Ul stresin dhe tensionin nervor pas nje dite shume stresante.
5. Krijimi i nje “prize seksuale” per  personat e vetmuar, nga zgjidhja apo situatat.
6. Ndihmon ne sjelljen e gjumit, ose ne te kundert kontribon ne fillimin e nje dite plot energji.
7. Permireson sitemin imunitar dhe kontribon tek shendeti ne pergjithesi.
8. Perforcon tonifikimin muskular ne zonen gjenitale dhe bazes se legenit, cka mund te sjelle nje jete seksuale me te mire.
9. Te mban larg nga infeksione te semundjeve seksualisht te transmetueshme, duke qene se me shume perhapen me seks.
10. Ndihmon personat qe vuajne nga sindroma e kembeve pa pushim (RLS), nje semudje neurologjike qe shkakton dhimbje tek kembet, ndjesi pickimi, kruarje. Disa mjeke ne Shtete e bashkuara kane konfirmuar se kjo ndihmon pacientet.

Benefite te ndryshme per shendetin e femrave:

1. Lufton tensionin pre-menstrual dhe gjendje te tjera fizike te lidhura me ciklin menstrual, si kruarjet.
2. Ul dhimbjet menstruale, duke rritur qarkullimin e gjakut ne zonen e legenit, dhe  dhimbjet e shpines.
3. Ngre rezistence ndaj infeksioneve nga enjtjet.

I lejon femrave te eksplorojne dhe kuptojne trupin e tyre me mire, keshtu do te dine cfare i pelqen kur kryejne marredhenie seksuale me partnerin e vet.

Benefite te ndryshme per shendetin e meshkujve:

1. Mund te ndihmoje ne luftimin e ejakulimit te shpejte nepermjet ushtrimit, duke lejuar keshtu zgjatjen ne kohe.

2. Mban spermen te shendetshme.

3. Masturbimi  i shpeshte ndihmon ne parandalimin e kancerit te prostates. Substancat kimike qe shkaktojne kancerin mund te akumulohen ne prostate nese meshkujt nuk ejakulojne rregullisht.

Studio Psikologjike: mirëqenia juaj është prioriteti ynë!

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

TERAPI PER CIFTE ME PSIKOLOG

Kur në çift njëri nga të dy bëhet “fituesi”… Atëherë po humbni të dy!

Në një marrëdhënie në çift, debatet dhe mosmarrëveshjet janë të pashmangshme. Dy njerëz me histori, karakter, nevoja, …

cfare eshte paranoja

Çfarë është paranoja?

Shenjat, simptomat dhe trajtimi psikologjik Paranoja është një gjendje psikologjike që karakterizohet nga mosbesimi dhe …

a me duhet ndihma e psikologut

NEUROSHKENCA E ZEMRËS SË THYER

NEUROSHKENCA E ZEMRËS SË THYER, SEPSE TRURI E TRAJTON REFUZIMIN DHE VETMINË SI DHIMBJE FIZIKE AKTIVIZOHEN TË NJËJTAT …