Tag: Depresioni

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Hormoni i dashurisë të lë me të vërtet me gojë hapur

Oksitocina, hormoni i dashurise

Oksitocina, i quajtur ‘”hormoni i dashurisë” për rolin themelore në dinamikën e dëshirës dhe besnikërisë, do të ishte gjithashtu përgjegjës për stresin dhe frikën. Nga njëra anë dëshira , e cila është një apel për tërheqje , frika e të tjera , që shpesh sjell me vete reflektimin e arratisjes .

Dy emocionet që janë pothuajse të kundërta polare , thonë hulumtuesit në Universitetin Northwestern në Chicago , mund të përgjigjen me të njëjtën hormon: oksitocina. Studimi është publikuar në Nature Neuroscience , e cila i jep funksioneve të hormoneve krejtësisht të papritura . Përcaktuar si ” hormoni i dashurisë “, sepse , sipas disa studimeve favorizojnë pasionin , me dashuri të qëndrueshme dhe demonstrimin e dashurisë , oksitocina ka një rol të rëndësishëm edhe në emocionet e ankthit dhe stresit . Përgjigjet në frikë , shpesh do të kalojnë nëpër muret ndarës lateral , një rajon i trurit që është shtëpia e shumë receptorëve të oksitocinës . Jelena Raduloviç , kordinatore kërkimore dhe profesoreshë në Feinberg Shkolla Northwestern University e Mjekësisë në çrregullim bipolar , shpjegoi se ” të kuptuarit e rolit të dyfishtë të oksitocinës në situata që rezultojnë ankthioze , në të ardhmen ne do të kryejmë trajtime që do të rrisin nivelin e mirëqenies tek individët dhe sjelljet duke ulur reagimet negative. ” Sipas studiuesve përvoja sociale negative e vuajtur një herë ripërsëritet, e cila aktivizon oksitocinën për gjashtë orë ERK ( sinjal extracelular rregullues i kinazës )” , një molekulë e cila intensifikon frikën dhe ankthin për të ardhmen .

Për çfarë shërben , pra , hormoni i dashurise oksitocina?

Për Dashurinë , dashuria lidhja nënë – fëmijë , besimi tek njerëzit, humor të mirë , lehtëson lindjen e fëmijës dhe të ushqyerit me qumësht gjiri , forcimin e kujtimeve të fëmijërisë dhe , anasjelltas , ankthin, frikën , stresin , është pothuajse sikur ky hormon do që ne të mbajmë mend , në qoftë se nuk është e bardhë , është e zezë .

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos prisni të përballeni vetëm me sfidat tuaja. Na kontaktoni sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe për të filluar udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Ne jemi këtu për ju, në çdo hap të rrugës!

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia stile sjelljesh

Stile sjelljesh dhe komunikimesh

Stile sjelljesh te ndryshme dhe personalitetet qe i shoqerojne

Ne psikologji ashtu si ne kontekstin me te perbashket, individi dallohet nga nje tjeter ne baze te sjelljes dhe komunikimit te tij. Sjelljen mund ta perkufizojme si menyren e te vepruarit dhe te reaguarit te nje subjekti i gjendur ne relacione me nje”tjeter”. Individi e kushtezon sjelljen ne base te personalitetit te tij. Ky i fundit do te formonte dhe tre tipe personash:

I pari eshte personi POHUES (The assertiveness)

Sjellja e tij relacionale i drejtohet vetes se vete dhe te tjereve; ne respektimin dhe vlersimin e vlerave te veta dhe te vlerave te te tjerve. Ky person realizohet duke perkrahur dhe ndihmuar rritjen reciproke.

Si sillet nje person Pohues?

Nuk kushtezohet nga te tjeret.
Eshte i vemendshem dhe i kujdeshem me veten dhe me te tjeret.
Perdor metoda motivuese dhe shperblyese.
Objektivi: suksesi personal

Cilat jane rezultatet e ketij personi(pohues)

Beson ne vetvete, dhe tek tjetri.
Jep zgjidhje autonome(te pavarur)
Krijon dinjitet ne vetvete.
Eshte i kujdeshem ne konsideracionin e tjetrit
Arrine te eliminoj emocione dhe kognicione te cilat shfaqin pasiguri dhe ansia.

I dyti eshte personi AGRESIVE

Sjellja e ketij personi i drejtohet ekspluzivisht vetes se vet, per te arritur(permbushur) kenaqesine e nevojave personale pa limit. Mund te perdor cdo mjet apo forme qofte shkaterrimi, dhune, shfrytezimi etj, te cilat do ta ndihmonin ne vendosjen e hegjemonis se tij dominuese.

Si sillet nje person Agresive?

Perdore menyra shkaterruese.
Eshte i kujdesshem vetem per veten
Kerkon gjithmon te jete mbi te tjeret dhe ti shfrytezoj ata.
Objektivi: fuqi personale e sociale

Cilat jane rezultatet e ketij personi(agresive)

Krijon ndjenjen e fajsise dhe si rrjedhim ate te mbrojtjes personale.
Perulje dhe zhvlersimin e tjetrit.
Modifikimin e dinjitetit te tjetrit, etj.

I treti eshte personi PASIV

Sjellja e ketij personi eshte e kushtezuar nga faktore, te cilet kerkojn te arrijne nje piksynim personal. Keto piksynime apo forma projekesh deshiruese dhe te nevojshme, ne shumicen e rasteve nuk mund te marrin forme. Ato mund te realizohen vetem atehere kur rezultojn me pozitive per te tjeret sesa per veten.

Si sillet nje person Pasiv?

Eshte i kujdeshem vetem per te tjeret.
Eshte i kushtezuar dhe i influencuar nga te tjeret.
Ky person peson, eshte gjithmon i nenshtruar.
Shfaq nje nivel ansie sociale teper te larte.
Nuk kundershton.
Objektivat: mirqenia e te tjerve dhe shmangia e konflikteve.

Cilat jane rezultatet e ketij personi (pasiv)

Modifikimi i dinjitetit te tij personal.
Ansia, sensi i fajit, frustrimi, shmangia.
Dhunimi di botes se tij te brendshme.
Formimi i nje personaliteti i cili nuk eshte vetvendoses ose i nje personaliteti mazokist, (ketu nuk i referohem interpretimit te botes se tij seksuale)

Kontakto StudioPsikologjie.al per te zbuluar stile sjelljesh te tuat dhe si ndikojne ato ne personalitetin tend.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 6000 lekë të reja/ 60€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 6000 lekë të reja/60€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologu të specializuar në terapinë për çifte

Dashuria si të dashurosh pa e lënduar veten

Kur vuajmë për dashuri nuk është faji i ndjenjave, por i iluzioneve dhe bindjeve të krijuara. Ja si të çliroheni dhe ta jetoni të lumtur dashurinë

Vuajtja nuk ka lidhje me dashurinë!

Dashuria nuk vdes kurrë, por mund të vritet! Po është e vërtetë, por a ia vlen të vuajmë për dashuri? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhen matur intensiteti i ndjenjave, duhen parë qëndrimet, fjalët, mendimet, që na dënojnë me vuajtje pa qenë e nevojshme.

Në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga “detyrimi tipik përsëritës” që na nxit të bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë në të kaluarën me partnerin. Por ç’duhet bërë? Hapi i parë është që të shikoni mirë në thellësi veten dhe tjetrin.

Sjelljet e gabuara na largojnë nga partneri 
Si t’ia bëjmë që të dimë se mënyra jonë e të dashuruarit është e shëndetshme dhe nxitëse e humorit të mirë, ose që përgatit terrenin e trishtimit dhe zhgënjimit? Mjafton të shikoni me kujdes sesi silleni dhe çfarë qëllimesh keni për të qenë çift. Ka shumë mënyra për të parë një marrëdhënie me mendje të hapur, të çliruar nga rreziqet dhe konfliktet e zakonshme, edhe pse ka shumë sjellje që mund të na mbajnë larg një marrëdhënieje paqësore me partnerin.

Përsëritja 
Duke përshtatur modele sjelljeje të provuara më parë, do t’ju pengojnë të zbuloni me partnerin anët e reja te vetja dhe të përdorni mënyra ende të paeksploruara. Lumturinë mund ta arrini vetëm duke i lënë pas mëritë dhe duke mos bërë më të njëjtat gabime, mos dyshoni, mos krijoni konflikte. Nëse nuk hiqni dorë nga këto sjelle do ta konsumoni menjëherë një lidhje të re të saponisur.

Këshilla
Lëreni mënjanë repertorin e dashurisë dhe përvishuni punës: refrenit “i njëjti plazh, i njëjti det” i ka ikur koha. Tani është koha të zgjidhni diçka të re.

Planifikoni të ardhmen 
Kjo është ëndrra e të gjithë të dashuruarve, madje jo e përkohshme, por e përhershme. Por nga dëshira e deri në realizim hapi është i vogël. Tendenca për të fiksuar dhe konsoliduar lidhjen në një formë më të “strukturuar”, siç është fejesa, bashkëjetesa, ose martesa nga frika se mos e humbasësh tjetrin, mund të çojë në projektimin sistematik të së ardhmes. Rreziku? Që pritshmëritë dhe qëllimet e ardhshme mund ta zbehin dashurinë e partnerit karshi jush. Këshilla që u jepet në këto raste është që të jetoni të sotmen, të kujdeseni për gjërat që keni në dorë dhe ato që ndieni në ato momente. Kështu mund të shijoni gjërat e bukura që po kaloni, pa e vrarë mendjen se çdo të sjellë e ardhmja.

Simbioza 
“Unë dhe ti që bëhemi një qenie e vetme, e ndarë nga pjesa tjetër e botës”. Kjo është një tentativë fiziologjike që zakonisht është e pranishme gjatë fazës së parë të dashurisë, por nëse nuk ekziston atëherë lidhja mund të jetë e dobët. Për të krijuar një çift nevojiten gjithmonë dy persona, pastaj nëse është vetëm njëri më aktiv se tjetri, këtij të fundit i duhet të mësojë të ecë me ritmin e tjetrit, për të mos e lënë pasionin të shuhet. Nëse lidhja e një çifti është e shëndetshme, nuk ka pse t’i trembet përballjes me botën e jashtme, që është kurioze, zhbiriluese dhe përdor stimuj të ndryshëm për t’i vënë në provë partnerët me xhelozinë, që është molla e sherrit mes dy të dashuruarve dhe dashuria zbehet.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Nëse ndjeni se marrëdhënia juaj po kalon vështirësi ose dëshironi të përmirësoni komunikimin dhe kuptimin reciprok, mbështetja e një psikologu të specializuar në terapinë për çifte mund të bëjë dallimin. Me një qasje të ndjeshme dhe të bazuar në dëshmi, ofroj një ambient të sigurt dhe pa gjykim ku mund të eksploroni mendimet, ndjenjat dhe qëllimet tuaja si çift. Përmes një punë bashkëpunuese, mund të zhvillojmë strategji efektive për të adresuar konfliktet, për të përforcuar lidhjen emocionale dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të kënaqshme dhe më të kuptimplotë. Mos shtyni më tej mirëqenien tuaj emocionale dhe marrëdhënien tuaj. Rezervoni tani një seance këshillimi për çifte dhe filloni rrugën tuaj drejt një marrëdhënie më të lumtur dhe më të domosdoshme.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

Humbja e motivimit ne gjysem te rruges

Humbja e motivimit, Te lesh nje pune ne gjysem

Te lesh dicka pergjysem eshte shume keq, thjesht kur kujton sesa motivim ke pasur ne fillim dhimbja te shtohet akoma me shume. Nese ti je nje person qe fillon nje aktivitet ne nje menyre shume energjike dhe me pas e le ate, mos u shqeteso shume, ka disa gjera qe ti mund ti besh per te mos e lejuar veten ta humbe interesin per ate aktivitet aq shpejt.

Cfare te besh nese humb motivimin ne mes te punes?

Një nga gjërat që mund të bësh është të ndash projektet e mëdha në pjesë më të vogla. Për shembull, le të supozojmë se duhet të përfundosh të lexosh 100 faqe. Vendosja e qëllimit për të mësuar të gjitha 100 faqet mund të të shkaktojë humbje motivimi, sepse përparimi i vetëm 1% për çdo faqe që lexohet është shumë i vogël dhe mund të të bëjë të braktisësh librin në mes.

Në vend të kësaj, është më mirë të ndash shumën e të lexuarit në 5 seksione të 20 faqe secila dhe të vendosësh si qëllim të lexosh këto 5 seksione. Çdo 20 faqe të përfunduara do të të motivon për të lexuar më shumë, sepse sapo ke arritur një qëllim, duke përfunduar 100% të seksionit të parë.

Një nga arsyet kryesore të braktisjes së detyrave në mes dhe humbjes së motivimit janë bindjet kufizuese, si “Kam provuar shumë por nuk arrij dot këtë, është e pamundur”, ose “Në këtë vend, ose në këtë moshë, suksesi është i pamundur”. Këto bindje kufizuese janë kufizuese dhe imagjinare dhe kufizojnë potencialin tënd personal duke të penguar të bësh më shumë se sa mendon se mund të bësh. Në të vërtetë, po jetojmë një gënjeshtër të madhe, sepse ti mund të bësh çdo gjë për të cilën beson se mund ta arrish.

Këto bindje kufizuese mund të jenë rezultat i zhgënjimeve dhe dështimeve të mëparshme, megjithatë është provuar se arritja e atyre që dëshiron është thjesht një çështje numri tentativash; nëse provon mjaft herë, në fund të fundit do të kesh sukses, çfarëdo qoftë ai.

Një arsye tjetër për braktisjen në mes të një veprimtarie është humbja e rëndësisë së asaj veprimtarie, ose devijimi nga prioritete. Për shembull, nëse njerëzit të thonë se je në formë dhe duhet të bësh ushtrim për të rikuperuar formën, këto fjalë mund të funksionojnë si një ndikim negativ dhe mund të të shtyjnë të ushtrohesh, por sapo të kthehesh në formën e dëshiruar, mund të fillosh të ndihesh më pak motivuar për të vazhduar.

Së fundi, mediat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ose uljen e motivimit tënd. Me media unë kuptoj çdo gjë që dëgjon dhe studion, nga muzika që dëgjon tek filmat që shikon; çdo gjë që hyjnë në nëndërgjegjen tënde. Sa më shumë përdorësh media motivuese, aq më shumë motivimi do të bëhet pjesë e teje.

Në përfundim, për të evituar humbjen e motivimit në mes të punës, është themelore të ndash detyrat në pjesë më të vogla, të tejkalosh bindjet kufizuese, të mbash rëndësinë e veprimtarisë dhe të përdorësh media që forcojnë motivimin tënd.

Rezervoni sot një seancë psikologjike me psikologe ne Tirane

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

pagjumesia dhe rendesa mendore

Pagjumësia

Pagjumësia psikofiziologjike: kur mendja pengon gjumin Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit …

drejtoju psikologut per keshillim psikologjik

Sytë, jo buzëqeshja. Aty shihet lumturia.

Buzëqeshja mund të maskojë, por sytë rrallëherë gënjejnë. Lumturia autentike, qetësia e brendshme dhe ekuilibri …

psikolog per edukim emocional

A mendoni se keni një edukim të mirë emocional?

Edukimi Emocional- Themeli i Mirëqenies Psikologjike dhe Rritjes Personale Shumë persona janë të arsimuar profesionalisht, …