Si t’i mbijetojmë stresit të provimeve?
Si t’i mbijetojmë stresit të provimeve?
Koha e provimeve është njëra ndër më stresueset ne shkollë, qoftë ajo në shkollë fillore, të mesme apo edhe në universitet. Madje edhe studenti më i mirë ka mjaftë presion. Ndjeqni hapat pauses që ti mbijetoni stresit të provimit dhe të rrisni performancën si rezultat.
Krijo një orar duke u bazuar në provimet tuaj. Plani juaj duhet të përfshij shumë kohë për të mësuar, pushime të rregullta gjatë mesimit si dhe një gjumë të plotë. Edhe në qoftëse nuk shkoni hap mbas hapi sipas planit tuaj, të pakten do ju ndihmojë që të organizoni një qasje rreth provimeve.
Mendo pozitivisht. Një provim vendimtar në fund të shkolles suaj mund të ngrejë në mënyrë të dukshme nivelin e stresit. Adoptoje thënjen “Unë mund ta bëjë këtë” dhe jo duke menduar se çfarë do të ndodhë në qoftëse nuk do të punoj shumë mirë në provim.
Fillo shumë herët përgatitjet. Qendro larg njerzëve shqetësues, të ndenjurit me persona të tillë sidomos në kohën kur jeni në stres të provimit, do ta ngrejë atë, prandaj zgjidh personat më të cilet ndiheni të relaksuar sepse në këtë mënyrë do t’ju ndihmojnë me pozitivitet dhe optimizëm.
Mësoni në mënyrë logjike por me ndryshime të aty këtushme. Lënda më e vështirë në të cilen ju gjithmonë keni probleme, kërkon më shumë vëmendje. Tregoju prindërve që t’ju japin hapesirën dhe kohën e mjaftueshme, në qoftëse është nevoja sigurisht. Pasi që disa prindër mund t;ju mbeshtesin dhe mund t’ju ndihmojnë shumë që ta ulni nivelin e stresit gjatë periudhes së provimeve. Tregoju atyre që ju duhet të fokusoheni në mënyrë që ti mbijetoni stresit të provimeve.