Artikuj

psikologjia -intuita

Intuita mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura

Tashmë me shekuj shkencëtarët tentojnë të kuptojnë pse njerëzit zgjedhin një rrugë nga një tjetër dhe si në mes numrit të madh të zgjedhjeve bëjnë atë për të cilën konsiderojnë që është më e mira.

Marrja e vendimeve është pjesë e pashmangshme e jetës njerëzore dhe është ndër më misteriozet. Gjatë një hulumtimi, profesor Marius Usher nga Universiteti në Tel Aviv ka zbuluar që intuita është armë jashtëzakonisht e fuqishme dhe precize. Kur është dashur të bëjnë zgjedhjen në mes dy opsioneve duke u mbështetur vetëm në instinkt, vullnetarët kanë bërë zgjedhjen e duhur në madje 90 % të rasteve.

Madje edhe në nivelin intuitiv një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të marrjes së vendimit është integrimi i vlerave ose marrja parasysh e të gjithë faktorëve pozitiv dhe negativ të çdo opsioni për t’u krijuar pamja komplete.

“Hulumtimi ka treguar që njerëzit kanë aftësi të jashtëzakonshme për t’i vlerësuar intuitivisht opsionet, çka çon deri te përfundimi që truri ka sistemin i cili specializohet për vlerësimin e vlerës”, ka thënë Usher.

Eksperimenti është përbërë nga ndryshimi i shpejtë i numrave në pjesën e majtë dhe të djathtë të monitorit. Numrat kanë paraqitur fitimet në tregun e aksioneve. Vullnetarët është dashur të zgjedhin grupin me përfitimin më të madh. Pasi që numrat kanë ndryshuar shumë shpejt, vullnetarët nuk kanë pasur kohë për të mbajtur mend shumën e parave të fituara por është dashur të mbështeten te instinkti gjatë vendimit.

Vullnetarët kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme të llogaritjes instinktive dhe saktësia e tyre është rritur proporcionalisht me informatat që  kanë marrë.

Kur u janë treguar vetëm gjashtë çifte numrash, saktësia e tyre e zgjedhjes së shumës më të madhe të parave ka përbërë 65%, ndërsa kur u janë treguar 24 çifte numrash, saktësia ka qenë 90%.

Kontaktoni një psikolog

Nëse jeni duke u përballur me vështirësi në jetën tuaj, nuk jeni vetëm. Kontaktoni një psikolog për të marrë mbështetjen që ju nevojitet. Nuk ka asnjë arsye për të luftuar vetëm kur është dikush gati për t’ju ndihmuar.

Me këshillimin psikologjik, ju mund të trajtoni çështje të tilla si ankthi, depresioni, stresi, problemet e marrëdhënieve dhe shumë më tepër. Psikoterapia është një rrugë drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale, dhe mund t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje efektive për problemet tuaja.

Mos prisni më për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor. Kontaktoni një psikolog pranë studios sonë sot për të filluar udhëtimin tuaj drejt një jete më të ekuilibruar dhe më të plotë.

Zgjidhni mirëqenien tuaj, zgjidhni konsulencën psikologjike!

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja

Rëndësia e një Psikologu: Përballja me Mendimet Obsesive dhe Frika nga Braktisja Në një botë gjithnjë e më të zënë …

Studio Psikologjie në Tiranë është këtu për të ndihmuar në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe shëndetit tuaj mendor

Vetëvlerësimi dhe shëndeti mendor

Çfarë është vetëvlerësimi? Vetëvlerësimi është mënyra se si mendojmë për veten dhe vlera që i japim vetes. …

mendimet obsesive psikolog tirane

Mendimet obsesive

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) karakterizohet nga një model mendimesh dhe frikash të padëshiruara të njohura si …