Tag Archives: Psikolog

Këshillat më të mira të psikologjisë

psikologjia-keshilla.jpg


Shtatë nga mësimet më të mira të psikologjisë dhe çfarë i bën ato të tilla.
 

Këshillat më të mira të psikologjisë

Shtatë nga mësimet më të mira të psikologjisë dhe çfarë i bën ato të tilla.

Ne jetojmë në një botë ku këshillat psikologjike ofrohen në mënyra dhe forma të ndryshme. Këshillat mbi lidhjet janë më të përhapurat dhe më të klikuarat nga publiku. Gjithësesi, psikologjia shkon përtej temës së dashurisë duke ofruar mënyra për të përmirësuar gjithçka, duke filluar qç nga fiziku juaj deri tek aftësia për të menxhuar buxhetin. Lexojini dhe shihni vetë nëse janë apo jo 7 mënyrat më të mira për të përmirësuar jetën tonë të përditshme:

1• Ju mund të mësoni shumë duke vështruar sjelljen e personave të tjerë. Për një psikolog të sjelljes ,gjëja më e rëndësishme për të kuptuar një person është të vështrojë se çfarë ai ose ajo bën. Njerëzit shpenzojnë para për gjëra të cilat ata dëshirojnë, investojnë kohën e tyre për projekte që i shohin si të rëndësishme,dhe shprehin karakterin e tyre në mënyrën sesi ata flasin dhe ecin. Nëse jeni i regjur me praktika të tilla, mund të luani lojra të tipit Sherlock Holmes në të cilat ju merrni diçka nga një person dhe vërtetoni kështu nëse hipotezat tuaja jane të vërteta apo jo. Megjithatë, zgjedhjet që personat bëjnë kur i jepet një liri e caktuar mund të tregojnë më shumë për vlerat,interesat dhe personalitetin e tyre.

2• Forcat e brëndshme mund të çojnë në sjellje të jashtme. Njerëzit mund të udhëhiqen nga impulse dhe konflikte që as nuk mendonin se mund ti kishin. Frojdi vuri në dukje duke “zbuluar” të pandërgjegjshmen se si impluset tona të ndrydhura çojnë në atë sjellje që vezhguam në pikën #1. Nuk duhet të jesh psikoanalist që të jesh i aftë për të kuptuar bazat e mekanizmave mbrojtës, apo për të kuptuar se ndonjëherë ekzistojnë disa çështje që na bëjnë ankthiozë  apo mund të katalizojnë disa nga sjelljet më kundërproduktive ( psh. nervozizmi).

3• Lidhjet e afërta janë të rëndësishme për mirëqënien. Vetëbesimi është një gol që shumë nga ne perpiqen të arrijnë, dhe shumë njerëz do bëjnë gjithçka për të shprehur pamvarësinë e tyre. Gjithësesi, ashtu siç shumë shkencëtarë kanë treguar kohë pas kohe, duke perfshirë edhe një studim afatgjatë mbi intimitetin dhe mirëqënien , aftësia për tu lidhur ngushtë me persona të tjerë do të na aftësojë më shumë në sfidat e jetës. Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse njerëzit kërkojnë këshilla mbi lidhjet herë pas here. Kur lidhja juaj duket se nuk po funksionon, ju filloni të shqetësoheni dhe bëheni të vrazhdë,por kur partneri juaj mund të mbështetet tek ju, ju ndjeni se mund ti mbijetoni gjithçkaje që ndodh në botën jashtë.

4• Përforcimet pozitive janë një motivues shumë i madh. Skinneri tregoi shumë vite më parë se kafshët-përfshi edhe njerëzit- do të bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan. Filozofia e punës së Skinnerit ishte se përforcimet , jo ndëshkimet, do na ndihmojnë shumë në dëshirat tona. Skinner projektoi disa paradigma eksperimentale që treguan saktësisht si të formojmë sjelljen duke çuar përpara pasojat e asaj sjellje. Në jetën tonë ne përdorim përforcime pozitive edhe atëherë kur nuk e kuptojmë se po e bëjmë si psh, kur nxisni fëmijët tuaj të studiojnë më tepër apo të largoni veten nga ndonjë ves, përforcimet pozitive janë pjesë e jetës sonë dhe janë diçka që funksionon.

5•  Përdoreni ose lëreni të “vdesë”.  Kjo shprehje e njohur lidhet përgjithesisht me trurin, dhe nevojën që ne kemi për ta mbajtur aktiv për të mos humbur disa nga aftësitë si kujtesa dhe reagimi i shpejtë. Origjina e kësaj shprehje në fakt, vjen nga puna e kërkuesve të seksit Master dhe Johnson në diskutimet që ata bën për seksin në jetën e vonë. Studimet e tyre mbi  të rritur të moshuar treguan rëndësinë e të qëndruarit seksualisht aktiv edhe pse forma fizike e tyre mund të mos jetë në maksimum. Megjithatë ne e dimë shumë mirë se aktiviteti fizik nxit funksionim më të mirë konjitiv, pak rëndësi ka mosha. Dorëzimi, kur ne fakt gjithçka duhet është thjesht një sforcim minimal, është një shenjë se kujtesa juaj do të vuajë nga shenjat e fshirjes së saj. Një studim afatgjatë me persona të moshës mesatare tregoi humbje të lehta në aftësinë intelektuale në vitet e tyre të mëpasme.

6• Bëni kujdes në mënyrën sesi situata prek sjellen. Ushqimi i psikologjisë është demonstrimi sesi individi reagon në mënyrë të ngjashme, pa patur parasysh si reagon personalitetiiI tij në situatë. Për shembull paragjykimet e brëndshme apo të jashtme i bëjnë njerëzit të grupohen me njerëz të tjerë që i shohin të ngjashëm me veten dhe të shkaktojnë zemërim, fyerje, apo përçmim të njerëzve që nuk i shohin si të ngjashëm me veten. Mendoni se si mërziteni kur shihni një grup kalimtarësh që kalojnë rrugën ndërkohë që ju prisni teksa ata kalojnë. Në anën tjetër, kur jeni ju ai që kaloni rrugën, ju tërboheni nëse një makinë i bie buris që ju të nxitoni. Kjo dhe plot sjellje të tjera nga jeta jonë e përditshme na tregojnë influencën depërtuese, dhe na bën të jemi më të ndjeshëm dhe më të pranueshëm ndaj ndjenjave njerëzore.

7•  Kuptoni se ka diçka më shumë sesa thjesht “librat e mënçur” të inteligjencës.

Për më shumë se një shekull, teoria e faktorit “g” dominoi pikëpamjen e psikologjisë mbi inteligjencën. Ideja e g-së u propozua nga psikologu britanik Charles Spearman i cili hodhi idenë se inteligjenca konsiston në aftësi të veçanta mendore. Kjo ide ndezi shumë polemika në vitet ’90 kur u qartësua se g-ja më tepër reflektonte  njohuritë akademike. Disa kritikë si Robert Sternberg, Daniel Goleman, dhe Howard Gardner drejtuan një lëvizje kundër  g-së, lëvizje e cila çoi në rimendimin e idesë sesi ne përcaktojmë inteligjencën. Edukatorët, teoricienët dhe kërkuesit tashmë e kanë kuptuar se është e rëndëshishme të shtojnë edhe “njerëzit e mënçur”, dhe “rrugët e mënçura” (midis të tjerash) në kuotuesin e inteligjencës së vjetër tashmë.

Psikologjia është një subjekt i pafund magjepës për shumë nga ne, dhe këto 7 mësime të saj mund t’iu ndihmojnë të zgjidhni shumë nga dilemat e saj, me të cilat mund të përballeni në jetën tuaj të përditshme.

Bindjet Shfuqizuese. Pse përsërisim gjithmonë të njëjtat gabime?

Bindjet Shfuqizuese. Pse përsërisim gjithmonë të njëjtat gabime?

Problemet e jetës, të cilat përsëriten në mënyrë të pashpjegueshme në dashuri, në familje ose në punë, janë pjesë e një mekanizmi të pavetëdijshëm, shumë mirë të njohur dhe kuptuar nga shumë njerëz.
Nëse gjithmonë bini në të njëjtat gabime, duke e gjetur veten kaq të pushtuar në mëndje, me mendime përsëritëse dhe shfuqizuese, që nuk arrin ti largosh… Ti je viktimë e një mekanizmi të pavetëdijshëm të quajtur “Detyrim përsëritjeje“. Një përsëritje që bën dëm dhe prodhon Ankth . Bindjet kanë fuqi të madhe mbi ne, jetën tonë dhe të tjerët. Një bindje shfuqizuese është një koncept që frymëzon një mesazh negativ tek ne.
Pavetëdija jonë prodhon gjithmonë të njëjtat bindje shfuqizuese që shkaktojnë humbje të vetëvlerësimit dhe ankth. Përsërit vazhdimisht, përmbajtjen emocionale që kemi jetuar në fëmijëri dhe në periudhat në të cilat u formua personaliteti ynë. Por identifikimi i këtyre mekanizmave psikologjikë nuk është i lehtë!
Bindjet shfuqizuese mund të na kufizojnë dhe bllokojnë rritjen tonë personale. Pjesa më e madhe e jetës sonë varet nga bindjet tona, të cilat na bëjnë të prodhojmë gjëndje shpirtërore të caktuara dhe sjellje të caktuara.  93% e jetës sonë është e qeverisur nga pavetëdija.

Continue reading

Çfarë është ndërtimi? Një mekanizëm midis imagjinatës dhe realitetit

Çfarë është ndërtimi?

Ndërtimi është një mekanizëm i përhapur që ne të gjithë priremi ta përdorim çdo ditë.

Por disa më shumë se të tjerët, duke u bërë depërtues dhe jo funksional.

Imagjinata dhe realiteti … Ne individët e përjetojmë këtë diatribe të brëndshme të vazhdueshme. Gjithmonë duke kërkuar një ekuilibër midis asaj që jetojmë në konkreten (atë që po përjetoj dhe po bëj tani), dhe atë që imagjinojmë (atë që thjesht po mendoj, dhe do të jem në gjëndje të bëj ose të jem brënda një kohe, dhe pastaj fjalë për fjalë “Unë ndërtoj” me mëndje”.
Ne individët duke qënë qënie shumë mendore jemi mjeshtër të vërtetë të ndërtimeve. Dhe ne mund të ndërtojmë në kushte negative ose pozitive, me rezultate shumë të ndryshme për sa i përket cilësisë së jetës.
Duhet thënë se për disa njerëz ndërtimi negativ mund të bëhet një mekanizëm jashtë kontrollit, i cili nuk lejon që të funksionojë në mënyrë tjetër përveç kësaj.
Kur flasim për ndërtimin duhet të dallojmë dy aspekte, një funksionale dhe një që është shumë më pak për të mos thënë  aspak:
•Ndërtimi si projektim
•Ndërtimi si largim nga realiteti i vërtetë, dhe i realiteteve negative dhe katastrofike që nuk ekzistojnë

Continue reading

Cilat janë sinjalet që na tregojnë se një marrëdhënie nuk shkon më mirë?

Cilat janë sinjalet që na tregojnë se një marrëdhënie nuk shkon më mirë?

Një marrëdhënie nuk mbyllet nga sot nesër, përveç në raste të rralla, por pas një periudhe reflektimi, bilanci, dyshimeve të ngatërruara që dridhen në vendimin që do të merret. Jo më pak e rëndësishme, ekziston edhe frika e një të ardhme krejtësisht të re që nuk e dini se çfarë rezervon.
Ndihesh konfuz dhe të bëhet e vështirë për të vënë rregullmendimet dhe prioritetet. Për këto arsye rrezikohet për të zgjatur vendimin deri në një datë të mëvonshme, pa marrë parasysh kohën e humburndierit keq që rrjedh pashmangshmërisht.

Continue reading

Çfarë është Ankthi

Çfarë është Ankthi

Shpesh përjeton një gjëndje të pakëndshme emocionale, por nuk di saktësisht se çfarë është? Pyet Çfarë është Ankthi?
Duke lexuar këtë artikull, do të mësoni të dalloni Ankthin normal nga Çrregullimi i Ankthit. Do të zbuloni se cilat janë simptomat e Ankthit dhe çfarë të bëni nëse mendoni se Ankthi po ndikon në jetën tuaj.
Ankthi dhe çrregullimet e Ankthit, Ankthi i përgjithësuar, Atakët e Panikut...
Çfarë është Ankthi
Ankthi është përgjigjja fizike e trupit ndaj një kërcënimi real ose figurativ, i cili na përgatitet të përballemi me rrezikun e perceptuar.
Fatkeqësisht, ne gjithnjë e më shumë përjetojmë Ankth në jetën tonë dhe në mëndjet tona. E ndiejmë brënda vetes dhe kjo na sjell shumë probleme.

Continue reading

Tradhëtia në çift- Pse tradhëtojmë?

Tradhëtia në çift- Pse tradhëtojmë?

Tradhëtia në çift është gjithnjë e më e shpeshtë ajo krijon një thyerje në marrëdhënien në çift dhe kompromenton besimin. Por çfarë e bën një person të tradhëtojë?
Mund të jetë e vështirë për tu kuptuar por qoftë një tradhëti që ka zgjatur për një kohë të gjatë apo një e rasti, ndodh zakonisht sepse po përjetoni një krizë të thellë në çift.
Shpesh, në fakt, tradhëtia në çift në të shumtën e rasteve është pasojë e një marrëdhënieje që nuk ka funksionuar prej kohësh.
Në këtë artikull flas për temën komplekse të tradhëtisë në çift, për kuptuar më mirë mekanizmat psikologjikë që  përbëjnë bazamentin.
Ju ekspozoj gjithashtu, disa nga faktorët kryesorë që ju shtyjnë të tradhëtoni dhe si të ndërhyhet në çiftin ku është përjetuar një tradhëti. Përmes mbështetjes së një psikologu i cili ju ndihmonë në rigjetjen e qetësisë.

Continue reading