Artikuj

Trajto depresionin me psikolog

12 Llojet e dhimbjeve që lidhen me gjëndjen emocionale

Sa ndikojnë emocionet tek dhimbjet kronike. “Studimet kanë treguar se dhimbja kronike nuk shkaktohet vetëm nga dëmtimi fizik, por edhe nga stresi dhe gjëndja emocionale .” Gjithashtu ,dhimbja fizike funksionon si paralajmërues, e cila i tregon personit që ka ende punë per të bërë në aspektin emocional dhe të 12 llojet e dhimbjeve emocionale.

Atëherë, çfarë tregon dhimbja kronike në lidhje me gjëndjen emocionale të tij ose të saj ? Ti hedhim një vështrim !

•Koka
Dhimbja e kokës dhe migrena mund të shfaqen nga stresi i jetës së përditshme. Nëse një person ka dhimbje kronike koke, ai duhet ti kushtojnë pak kohë vetes së tij. Jo vetëm një herë, por përditë. Lehtësimi i trupit nga stresi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.
•Qafa
Në kundërshtim me besimin popullor, dhimbja e qafës  nuk nënkupton që një person stërlodhet nga puna apo fëmijët e tij. Dhimbja e qafës nënkupton nevojën për të falur dikë. Mund të jetë falja e një  personi tjetër apo edhe e vetvetes. Është e rëndësishme që të mendosh për gjërat që një person pëlqen rreth vetes së tij dhe rreth të tjerëve, në mënyrë që të luftosh këtë dhimbje.
•Supet
Dhimbja e shpatullave është një shenjë që personi po mban një barrë të rëndë mbi shpatulla. Në thelb, ai po mban gjithçka mbi shpatulla. Mundohuni të mendoni mënyrat për të zgjidhur këtë problem emocional ose ndajeni këtë barrë me miqtë e besuar ose familjen.
•Pjesa e sipërme e shpinës
Mungesa e mbështetjes emocionale mund të shfaqet me dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës. Ndoshta individi nuk ndihet i vlerësuar ose është duke përmbajtur ndjenjat e dashurisë. Nëse një person është në një lidhje, ndoshta duhet të bëjë një diskutim rreth ndjenjave. Nëse është single (vetëm) ndoshta është koha për të gjetur dikë.
•Pjesa e poshtme e shpinës
Dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës mund të nënkuptojë që dikush ka shqetësime financiare. Përpiqu që të ulesh dhe të fokusohesh në menaxhimin më të mirë të të ardhurave ose punësoni një ekonomist. Mund edhe të jetë koha për të kërkuar një rritje të merituar të pagës.
•Bërrylat
Dhimbja e krahëve dhe bërrylave mund të nënkuptojë mungësë të fleksibiletit. Ndoshta personi po i reziston ndryshimeve natyrore që po ndodhin në jetën e tij/saj. Përpiqunë t’i lëvizni gjërat dhe të ecni me rrjedhën. Nëse përpiqeni të luftoni ndryshimet, do të keni vetëm probleme.
•Duart
Mungesa e miqve ose afrimiteti mund të shkaktojë dhimbje të duarve. Mundohuni të bëni miq të rinj ose të dilni për drekë me kolegët e punës. Shpenzoni pak kohë aktive duke njohur njerëz të rinj.
•Ijet
Frika nga lëvizja, ndryshimi dhe nga pritja për të marrë një vendim të madh mund të shkaktojë dhimbjen në ije. Bëni ndryshimet që ju duhen, dhe nëse është e nevojshme lëvizni. Gjithashtu bëni një zgjedhje dhe qëndrojini asaj!
•Gjunjët
Dhimbja e gjunjëve mund të nënkuptojë që personi ka një mendim shumë të lartë për vetveten. Shpenzoni pak kohë duke bërë vullnetarizëm dhe mos harroni se të gjithë njerëzit janë të vdekshëm. Askush nuk është i lirë nga difektet.
•Pulpat
Tensioni emocional, stresi, apo xhelozia mund të jetë shkaku i dhimbjes së pulpave të këmbës. Kjo mund të jetë koha për të larguar çdo faktorë të stresit të madh që personi ka në jetën e tij ose të largojë xhelozinë.
•Kyçet
Dhimbja e kyçeve të këmbës mund të nënkuptojë nevojën për më shumë kënaqësi në jetën e tij ose të saj! Merrni pak kohë për të përkëdhelur veten dhe të rindizni dashurinë në jetën tuaj. Kënaquni pak.
•Këmbët
Depresioni mund të çojë në dhembjen e këmbëve. Depresioni është i vështirë për tu mundur, por ka disa gjëra me të cilat njeriu mund ta luftojë. Provoni një hobi të ri ose adoptoni një kafshë. Gjeni diçka që iu jep gëzim!

KERKONI NDIHME…largoni Depresionin nga jeta juaj

Kerkoni ndihmë profesionale… Duhet te mesoni te mos keni frikë nga Depresioni, duhet te mesoni se në vend që të ikni nga problemet, më mirë t’i përqafoni ato. Simptomat psikologjike dhe mentale si ankthi, depresioni, dëshpërimi  nuk janë dhimbje që të fshihen dhe të shtypen, duhet të shihen si sinjale paralajmëruese e psikikës sonë që tregojnë se diçka në jetën tonë nuk është duke shkuar në mënyrë të drejtë. Vetëm duke i mirëpritur ato dhe duke i kuptuar mund ti ndalojmë që të na mundojnë.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për të trajtuar depresionin dhe ankthin

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …

te jetosh pa stres

Si do ishte jeta ime nëse nuk do duhej të jetoja çdo ditë me stresin kronik?

Stresi kronik është një nga sfidat më të mëdha që shumica prej nesh përballen në përditshmërinë moderne. Është …