Tag: Terapi

Ilaçet lehtësojnë simptomat, por nuk i zgjidhin problemet

Ne jemi shoqëria e “problemeve”. Problemet në punë, probleme marrëdhënie, probleme me fëmijët, probleme me fqinjët, probleme me të ushqyerit, probleme me rregullin, me qëllimet e jetës …
Ne i quajmë ato probleme,por në të vërtetë mund ti kualifikojmë si eksperienca të pashmangshme. Ne gjithnjë jemi mësuar tu japim atyre një emër negativ, të zymtë.
Fjala “problem” na vë në një pozitë të viktimizuar dhe na bën të mendojmë se ne kemi nevojë për ndihmë nga jashtë siç janë qetësuesit dhe antidepresivët për të dalë nga errësira në të cilën ne jemi të zhytur.
Sot, recetat për ilaçe, sidomos qetësuesit dhe antidepresantët, janë vazhdimisht në rritje, ndoshta shumë. Ne arrijmë që të kërkojmë pilula dhe tableta për fakte të jetës që ne vetë i quajmë probleme.
konsulta me psikologe ne tirane

Mendoni për një moment, një antidepresant mund të zgjidhë faktin se partneri /a na ka lënë? Apo mund të zgjidhë problemet personale , familjare,të punës etj..? Kjo pilulë është në gjëndje për të përmirësuar marrëdhëniet me kolegët, miqtë apo familjarët tanë?

Depresioni nuk  shërohet me ilaçe

Para së gjithash, ju duhet të bëni një dallim midis depresionit endogjen dhe depresionit ekzogjene. I pari është i shkaktuar nga ndryshimet kimike në tru, në veçanti i serotoninës. I dyti, përkundrazi, është rezultat i ndryshimeve ose humbjeve të mëdha apo situata të tilla si pushimit nga puna, vdekjes së një anëtari të familjes ose një transferim, mbylljes së një historie dashurie etj…
Megjithatë, rastet e depresionit endogjen janë të rralla, ndërsa ato të depresionit ekzogjenë ose reaktive rritet gjithnjë e më shumë. Problemi është se depresioni reaktive trajtohet me ilaçe antidepresiv që nuk i sjellin ndonjë përfitim  pacientit, në fakt përmirësimi që mund të ketë shumë shpesh është i lidhur me një efekt placebo, apo me kalimin e kohës më shumë se vetë Pilula.
Antidepresantët apo qetësuesit nuk e dinë se çfarë po  ju ndodh, ajo që ju jeni duke përjetuar, nuk ju dëgjon dhe nuk vihet në vendin tuaj. Pilula ka vetëm një efekt analgjezik në organizëm dhe kjo është ajo që ju bën t’u duket se vuani më pak, por nuk është zgjidhje për problemin tuaj.
Kulturalisht, ilaçet antidepresiv janë reklamuar shumë, kështu që është vetë pacienti që i kërkon ato, pa menduar opsionet e tjera. Frika e vuajtjes është aq e madhe sa që preferojnë për ta zgjidhur më “lehtë dhe më shpejtë“, në realitet kjo nuk funksionon.
Në këtë kuptim është e nevojshme që profesionisti tek i cili drejtoheni të përpiqet për të studiuar tërësisht rastin tuaj për të parë nëse me të vërtetë keni nevojë për ilaçe apo ta kaloni dhe të përfitoni më shumë nga psikoterapia me psikologun. Dhe është këtu ku mjeku duhet të dijë ti thotë “jo” pacientit të tij, përtej reagimeve që mund shfaqi.

Psikoterapi është zgjedhja alternative ?!

Për të dalë nga një depresioni ekzogjen, alternativë kryesore është psikoterapia. Pse për cilën arsye?  Siç kemi thënë, antidepresanti vepron vetëm në nivelin fiziologjik, duke rregulluar ndryshimet biokimike të trurit .
Në të vërtetë, nuk janë as të qarta ndryshimet neurokimike që lidhen me depresionin.  Ato i atribuohen serotoninës, por studimet nuk kanë konfirmuar ende nëse ulja e serotoninës në tru është një shkak apo pasojë.
Ilaçi nuk mund të na mësoj.  Ai nuk na jep mjetet që na lejojnë të dalim nga problemet dhe nuk mund të kuptoj edhe shkakun tonë intim të depresionit.
Psikologu, përkundrazi, është një person ashtu si ju.  Ka ose ka pasur probleme si ju, ndien empati, vihet në vendin tuaj, ju jep një shpatull për të qarë dhe pasi kulloni plagët emocionale, ju tregonë një sërë strategjish për t’iu ndihmuar të dilni nga ajo gropë e errët që është depresioni.
Është një proces i ngadalshëm, kërkon shumë përpjekje nga ana juaj, sepse ajo që është e vlefshme ndonjëherë është e lodhshme, por do t’iu lejojë gradualisht të ndryshoni mënyrën se si e shihni veten, botën dhe të ardhmen, në mënyrë që më në fund të përballeni me jetën.
Mbani Mend: problemet janë të pashmangshme, janë pjesë e jetës. Ato do të bëhen një formë e dëshpërimit, nëse ju e vendosni këtë. Vuajtja nuk është e këndshme, por do të jetë edhe më keq në qoftë se ju nuk do ta toleroni. Marrja e ilaçeve nënkupton mbushjen e jetës me arrna, dhe jo gjetjen e zgjidhjes reale.

Depresioni: Kur errësira vërsulet kundër nesh

Depresioni është një dhimbje që na mbërthen e cila shndërrohet në hije tonë. Shpesh mik të rrezikshëm ka, ankthin.

Antidepresantët efektet anësore:

 Ankth
 Mendime negative
Veprim aspak
Mendime vetvrasjeje
• Vetëvrasje
•Sjellje pasive/agresive
•Paranoj
•Psikoza

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Por një psikolog, çfarë bën? Për çfarë shërben?

Për çfarë duhen psikologët?

Keqinformimi, paragjykimi dhe frika ju ndalojnë për të kërkuar ndihmë në rast nevoje: por për çfarë duhet psikologu? Të kërkosh ndihmë është një formë dobësie?

Pak ditë më parë, në mes të një bisedë, doli kjo fjali: “psikologët janë të padobishme, nëse dikush ka probleme duhet ti zgjidhi vetë.”

Kjo më bëri të buzëqeshja, sepse po imagjinoja këtë person që zgjidh vetë të gjitha gjërat, nuk i kërkon askujt ndihmë. Pse shkoni te një mekanik, kur ju mund të lexoni libra dhe të mësoni se si të rregulloni motorin e automjetit tuaj? Pse të thërrisni një hidraulik, kur ju mund ti riparoni vetë tubat?
Sipas kësaj mënyre të të menduarit nuk duhet të ekzistoj asnjë lloj profesioni, sepse të gjithë kanë potencial për të bërë çdo gjë.

Personalisht mua më qetëson idea se ka ekspertë të cilët mund të merren me atë që unë nuk jam në gjëndje të bëj, kjo më kursen kohë dhe energji. Do të ishte një jetë shumë e komplikuar në qoftë se çdo herë që unë kam një problem, do duhej të mbështetesha vetëm në veten time.
Realiteti është se ka një dezinformimi të madh për atë që bën një psikolog, si dhe paragjykimet dhe frika që ju ndalojnë për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.

Të kërkosh ndihmë nuk është një formë dobësie

Arsyet për tu drejtuar tek një psikolog mund të jenë me mijëra.

Kur diçka më pengon mua për të udhëhequr një jetë të qetë, të ndihem mirë me veten time, nuk ka rëndësi nëse problemi është i parëndësishëm në sytë e të tjerëve: ajo që ka rëndësi është se për mua, në atë moment, paraqet një shkëmb të madh.
Do ekzistoj gjithmonë dikush që mund ta zgjidhë problemin vetë që mua më duket aq i komplikuar. Do ekzistoj gjithmonë dikush që do dijë ta kaloj atë që mua më shtypë. Dhe do ekzistoj gjithmonë dikush që do ta shohi si të kotë atë që unë e shoh si një tragjedi.
Por problemi i vërtetë është se kjo mënyrë të menduari gjithmonë do ti pengojë shumë njerëz për të kërkuar ndihmë, kur në fakt ata kanë shumë nevojë. Është pikërisht vënia në krahasim me të tjerët gabimi i vërtetë, nga frika se konsideroheni i/e dobët, frika për tu parë në pasqyrë dhe të shikoni veten si të dështuar.
Po përse kur ne kemi grip nuk kemi turp për të shkuar te mjeku për të na përshkruar ilaçet? Përse në qoftë se problemi nuk është fizik, ne e kemi kaq shumë problem për të kërkuar ndihmë?
Gabojmë kur ne mbajmë çdo gjë brënda. Kur për mos ti bërë dëm të tjerëve lëndojmë veten. Akumulojnë zhgënjimin, stresin dhe zemërimin. Sepse harrojmë se trupi është fushëbeteja e emocioneve tona. Qelizat e trupit i binden psikikës. Është e lehtë të sëmuresh për shkak të dhimbjes së shpirtit …
Problemi qëndron në kuptimin që i japim shërbimit të ofruar nga një profesionist. Ne të gjithë e dimë se çfarë bën një mekanik, një hidraulik apo një mjek. Ne e dimë se çfarë na shet, dhe pse ne e paguajmë.

Por një psikolog, çfarë bën? Për çfarë shërben?

Tek psikologu nuk shkohet vetëm për tu shfryrë.

Ideja më e përhapur është që shkohet tek psikologu për tu shfryrë, dhe që ulesh në studimion e saj/tij për të treguar se çfarë ju mundon, ndërkohë që psikologu dëgjon pasiv duke i shtuar pak monologut tuaj. Dhe kështu çdo herë.

Por realiteti është shumë i ndryshëm. Është e rrallë në të vërtetë që një psikolog të rrijë në heshtje. Komplet e kundërta një psikolog është një “kafshë” e pajisur me fjalën, që ndërhyn kur është e nevojshme, duke ndihmuar pacientin që të përqëndrohet në atë që është e rëndësishme, e duke e udhëhequr atë për ti parë gjërat nga këndvështrime të tjera, duke përdorur teknika që mungojnë në një bisedë normale me një mik, ose në një rrëfim të thjeshtë.
Kur një pacient vjen në studion time, gjëja e parë që tregon se çfarë po i ndodh, pse ai/ajo mendonë se ka nevojë për ndihmë, dhe cili është qëllimi që do të dëshironte për të arritur. Pastaj fillon puna e vërtetë, ku përdor dialogun, bashkëbisedimin, fjala është mjeti kryesor. Por jo domosdoshmërisht. Brënda një konsulte mund të përdoren shumë teknika të tjera që e lejojnë personin për të eksploruar atë që ndodh brënda tij, për ta kuptuar, pranuar, dhe zgjidhur atë që po përjeton. Dhe çdo konsultë mund të jetë e lidhur me tjetrën si dhe e shkëputur krejtësisht. Dhe çdo konsultë, së bashku me të tjerat, formojnë një vazhdimësi të aftë për të nxitur pacientin për të zgjidhur problemet që e kanë bërë për të ardhur në terapi, shpesh duke hapur horizonte të reja. Nuk është e rrallë që problemi që është sjellë nga personi të jetë vetëm maja e ajsbergut, dhe që të punosh në të hap totalisht skenare të tjera. Një skenar në të cilën është e gjithë jeta e personit,që nga përvojat e para, deri në momentin aktual.

Në fund të rrugëtimit terapeutik personi nuk është kufizuar për të folur, duke shfryrë dhe duke gjetur një mbështetje. Përkundrazi ai ka punuar mbi veten e tij, për problemet e veta, duke gërmuar deri në rrënjë, duke zbuluar aspekte të reja të vetes, duke i dhënë një kuptim problemeve që një shfryrje apo bisedë e thjeshtë nuk do ta lejonte.
Ndoshta vetëm të mësuarit për të mos përsëritur disa sjellje të ripërsëritura, të kuptuarit e pse-së të modeleve të caktuara, çfarë ishte fshehur nën të. Duke arritur për të pranuar veten dhe për të pranuar pjesë të kaluarës sonë që, edhe pa e kuptuar këtë gjë, ato kishin një ndikim të rëndë në atë që ne ishim duke bërë.
Të shfryhesh shërben për tu ndjerë më mirë, për të hequr një peshë. Por nuk shërben për të zgjidhur problemin.
Tek një psikolog nuk shfryhesh, për një mirëqënie të menjëhershme dhe kalimtare, tek një psikolog punohet mbi veten tënde, për një mirëqënie pak më të vonë, por sigurisht afatgjatë..
Dhe në këtë pikë më lind pyetja: ndoshta koha mund të ndihmojë për të zgjidhur problemet. Ndoshta me kalimin e kohës gjërat mund të rregullohen vetë. Ndoshta me kalimin e kohës personi mund të gjejë mënyra për të zgjidhur problemet e veta.

Por nëse kjo nuk ndodh?

Por nëse problemet vazhdojnë të përsëriten në mënyrë ciklike, me të njëjtën fytyrë, duke sjellë të njëjtën peshë dhimbjeje çdo herë? Nëse në vend të zbutjes, dhimbja vazhdon të jetë një konstante në jetën tonë? Nëse të njëjtat probleme vazhdojnë të jenë një rrymë nënujore që nuk zhduket? Ja vlen që në këtë pikë të presim akoma? Me kokëfortësi që duam të zgjidhim gjithçka vetë, me rrezikun që një ditë, krejt pa pritur, gjërat mund të përkeqësohen, pa e kuptuar aspak?
A ka kuptim për të pritur që zhurma që ne përjetojmë çdo ditë kthehet në një ulërimë, derisa e shohin një ditë se makina u prish dhe ndaloi në buzë të një rrugë  të izoluar fshati? Ndoshta nuk është e përshtatshme për të marrë kohë për gjërat, dhe për ta çuar makinën tonë në servisin më të afërt, në shenjën e parë të mosfunksionimit?

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për të trajtuar depresionin dhe ankthin

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Studio psikologjie

7 Shenjat që tregojnë se ju keni një personalitet të fortë (dhe kjo mund të trembë disa njerëz)

Çdo person ka një personalitet të ndryshëm që është përcaktuar shpesh nga gjenetika si dhe mjedisin që ata janë rritur duke përfshirë edhe familjen e tyre. Disa njerëz mbase nuk e dinë se çfarë lloji personaliteti ata kanë, ose nëse ata kanë një personalitet intensiv apo të fortë.
Për të përcaktuar nëse ju keni një personalitet të fortë, ka disa shenja të rëndësishme për të kërkuar në atë se si jetoni dhe të veproni.

1. Ju mund të jeni Emocional
Nëse ju jeni keq ose mirë, ju keni tendencën të jeni emocionale në lidhje me ngjarjet e ndryshme në jetën tuaj. Kjo përfshin kur jeni të ekzaltuar dhe i lumtur si dhe i trishtuar apo i zemëruar.
Kur ju jeni të mërzitur, ju mund të bëheni depresiv apo të pangushëllueshëm për shkak të rrethanave që shpesh i ndjeni si fundi i botës. Ju nuk mund të përqëndroheni në fusha të tjera të jetës tuaj derisa ju të gjeni zgjidhje.
Kur ju jeni të lumtur, ju keni tendencën për t’u ekzaltuar shumë për jetën. Ju e keni të vështirë për të gjetur paqe në jetën tuaj deri në një sfidë të caktuar ose derisa një problem është zgjidhur dhe mund të lëvizni nga situata.

2. Ju nuk keni frikë nga Përballja
Individët me personalitete të fortë nuk kanë frikë nga përballja apo komunikimi me njerëzit në jetën e tyre. Nëse ka një problem që ju doni ta zgjidhni ose nëse dikush ju ka ofenduar , e bëni atë një pikë për tu diskutuar me personin sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse ju ndiheni se nuk ju kanë respektuar, e keni të vështirë për të shmangur që mos flisni dhe shprehni mendimin tuaj duke i shkuar deri në fund.
Gjithashtu ju nuk keni frikë nga konfrontimi, ju jeni ende të ndjeshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë dhe do të komunikoni vetëm nëse është e efektshme dhe do të përfundoni vetëm kur të rifitoni marrëdhënien ose do të shkatërroni gjithçka dhe këdo.

3. Ju jeni Ambicioz
Një nga tiparet më të mira të njerëzve me personalitete të fortë është se kanë tendencë të jenë drejtues dhe ambicioz me qëllimet që ata kanë vendosur për të ardhmen. E kanë të vështirë të rrinë kot dhe të vijnë vërdall në jetë pa punuar në drejtim të realizimit tjetër që dëshirojnë për të arritur, nëse kjo përfshin të diplomohen apo avancimin e karrierës së tyre apo përmisimit të jetës së tyre dhe atyre që i rrethojnë.
Jeni të prirur të jeni jashtëzakonisht produktiv gjatë gjithë ditës me zbatimin e listave që keni krijuar për veten tuaj mbi një bazë të qëndrueshme. Ju gjithashtu mund të jenë të gatshëm të sakrifikoni kohën që duhet të kaloni me familjen ose miqtë për tu marrë më shumë me punën që duhet të bëni ose të kaloni më shumë kohë në zyrë.

4. Ju jeni Realist
Edhe pse disa njerëz mund të kenë një pamje të mjegulluar të botës, ju jeni realist kur është fjala për situata apo rrethana të ndryshme. Ju lejoni përvojat tuaja për të krijuar pamjen tuaj të botës dhe jeni më realist se sa optimistë për të ardhmen.
Kur bëni vlerësimin e një ngjarje apo situatë të caktuar, ju jeni të gatshëm për të parë në të gjitha faktet dhe mund të gjeni edhe disa probleme apo të meta që mund të ekzistojnë, por që shpesh neglizhohen nga individë të tjerë. Ju nuk jeni të njëanshëm dhe jeni të prirur për ta parë foton të madhe, por mund të bëheni edhe negative në qoftë se nuk janë të kujdesshëm me ju.

5. Ju jeni Selektiv me ata që Shoqëroheni
Personaliteti juaj i fortë ju bën më selektiv se me cilët shoqëroheni apo cilët mund të jenë miqtë tuaj. Edhe pse jeni një flutur sociale (ose jo), ju jeni ende më pak të prirur për të ndejtur me këdo. Disa personalitete mund t’ju bezdisin, ju mund të lidheni vetëm me një grusht njerëzish,gjë që kufizon numrin e njerëzve që janë në rrethin tuaj të brendshëm.
Ju gjithashtu prireni të vlerësoni bisedat e thella në vend të bisedave të shkurtra dhe nuk ju pëlqen të humbni kohën tuaj në parametrat e një grupi, në të cilin nuk mund të lidheni me njerëzit një-nga-një. Nëse ndjeni se dikush nuk është autentik, ju nuk keni frikë për tu larguar dhe të shpenzoni kohë tuaj me dikë tjetër që nuk ka frikë për tu hapur.

6. Ju Punoni për të kontrolluar Variablat në jetën tuaj
Njerëzit me personalitet të fortë dëshirojnë të kenë kontroll të plotë mbi jetën e tyre kur bëhet fjalë për profesionin e tyre, marrëdhënien romantike, dhe financat. Ata nuk janë të frikësuar për të marrë përgjegjësinë dhe të investojnë energjinë e tyre në organizimin e jetës dhe burimeve të tyre.
Kjo përfshin planifikimin e të ardhmes dhe duke qëndruar në krye të të gjitha përgjegjësive tuaja gjatë gjithë ditës. Ju gjithashtu prireni për të shmangur humbjen e kohës tuaj në aktivitete ose hobi që  nuk jeni plotësisht të interesuar dhe preferoni që më parë të bëni diçka që ju me të vërtetë e shijoni.

7. Ju nuk Shqetësoheni për Reputacionin tuaj
Ju ndiheni të sigurt në veten tuaj dhe aftësitë tuaja pa u brengosur shumë për atë që mendojnë të tjerët për ju në jetën tuaj personale apo profesionale. Mendërisht individët me personalitet të fortë nuk janë njerëz që jau ndjenë se duhet të jenë të pëlqyer nga të gjithë.
Ju nuk jeni të frikësuar për të shprehur mendimin tuaj ose të ngriheni për besimet tuaja, edhe në kurriz të marrëdhënieve të caktuara ose reputacionit tuaj. Ju gjithashtu nuk thoni atë që të tjerët duan të dëgjojnë vetëm për t’ju pëlqyer sepse vlerësoni mendimet tuaja personale më shumë se atë që të tjerët mund të mendojnë për ju.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER

 

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

pagjumesia dhe rendesa mendore

Pagjumësia

Pagjumësia psikofiziologjike: kur mendja pengon gjumin Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit …

drejtoju psikologut per keshillim psikologjik

Sytë, jo buzëqeshja. Aty shihet lumturia.

Buzëqeshja mund të maskojë, por sytë rrallëherë gënjejnë. Lumturia autentike, qetësia e brendshme dhe ekuilibri …

psikolog per edukim emocional

A mendoni se keni një edukim të mirë emocional?

Edukimi Emocional- Themeli i Mirëqenies Psikologjike dhe Rritjes Personale Shumë persona janë të arsimuar profesionalisht, …