Artikuj

Ilaçet lehtësojnë simptomat, por nuk i zgjidhin problemet

Ne jemi shoqëria e “problemeve”. Problemet në punë, probleme marrëdhënie, probleme me fëmijët, probleme me fqinjët, probleme me të ushqyerit, probleme me rregullin, me qëllimet e jetës …
Ne i quajmë ato probleme,por në të vërtetë mund ti kualifikojmë si eksperienca të pashmangshme. Ne gjithnjë jemi mësuar tu japim atyre një emër negativ, të zymtë.
Fjala “problem” na vë në një pozitë të viktimizuar dhe na bën të mendojmë se ne kemi nevojë për ndihmë nga jashtë siç janë qetësuesit dhe antidepresivët për të dalë nga errësira në të cilën ne jemi të zhytur.
Sot, recetat për ilaçe, sidomos qetësuesit dhe antidepresantët, janë vazhdimisht në rritje, ndoshta shumë. Ne arrijmë që të kërkojmë pilula dhe tableta për fakte të jetës që ne vetë i quajmë probleme.
konsulta me psikologe ne tirane

Mendoni për një moment, një antidepresant mund të zgjidhë faktin se partneri /a na ka lënë? Apo mund të zgjidhë problemet personale , familjare,të punës etj..? Kjo pilulë është në gjëndje për të përmirësuar marrëdhëniet me kolegët, miqtë apo familjarët tanë?

Depresioni nuk  shërohet me ilaçe

Para së gjithash, ju duhet të bëni një dallim midis depresionit endogjen dhe depresionit ekzogjene. I pari është i shkaktuar nga ndryshimet kimike në tru, në veçanti i serotoninës. I dyti, përkundrazi, është rezultat i ndryshimeve ose humbjeve të mëdha apo situata të tilla si pushimit nga puna, vdekjes së një anëtari të familjes ose një transferim, mbylljes së një historie dashurie etj…
Megjithatë, rastet e depresionit endogjen janë të rralla, ndërsa ato të depresionit ekzogjenë ose reaktive rritet gjithnjë e më shumë. Problemi është se depresioni reaktive trajtohet me ilaçe antidepresiv që nuk i sjellin ndonjë përfitim  pacientit, në fakt përmirësimi që mund të ketë shumë shpesh është i lidhur me një efekt placebo, apo me kalimin e kohës më shumë se vetë Pilula.
Antidepresantët apo qetësuesit nuk e dinë se çfarë po  ju ndodh, ajo që ju jeni duke përjetuar, nuk ju dëgjon dhe nuk vihet në vendin tuaj. Pilula ka vetëm një efekt analgjezik në organizëm dhe kjo është ajo që ju bën t’u duket se vuani më pak, por nuk është zgjidhje për problemin tuaj.
Kulturalisht, ilaçet antidepresiv janë reklamuar shumë, kështu që është vetë pacienti që i kërkon ato, pa menduar opsionet e tjera. Frika e vuajtjes është aq e madhe sa që preferojnë për ta zgjidhur më “lehtë dhe më shpejtë“, në realitet kjo nuk funksionon.
Në këtë kuptim është e nevojshme që profesionisti tek i cili drejtoheni të përpiqet për të studiuar tërësisht rastin tuaj për të parë nëse me të vërtetë keni nevojë për ilaçe apo ta kaloni dhe të përfitoni më shumë nga psikoterapia me psikologun. Dhe është këtu ku mjeku duhet të dijë ti thotë “jo” pacientit të tij, përtej reagimeve që mund shfaqi.

Psikoterapi është zgjedhja alternative ?!

Për të dalë nga një depresioni ekzogjen, alternativë kryesore është psikoterapia. Pse për cilën arsye?  Siç kemi thënë, antidepresanti vepron vetëm në nivelin fiziologjik, duke rregulluar ndryshimet biokimike të trurit .
Në të vërtetë, nuk janë as të qarta ndryshimet neurokimike që lidhen me depresionin.  Ato i atribuohen serotoninës, por studimet nuk kanë konfirmuar ende nëse ulja e serotoninës në tru është një shkak apo pasojë.
Ilaçi nuk mund të na mësoj.  Ai nuk na jep mjetet që na lejojnë të dalim nga problemet dhe nuk mund të kuptoj edhe shkakun tonë intim të depresionit.
Psikologu, përkundrazi, është një person ashtu si ju.  Ka ose ka pasur probleme si ju, ndien empati, vihet në vendin tuaj, ju jep një shpatull për të qarë dhe pasi kulloni plagët emocionale, ju tregonë një sërë strategjish për t’iu ndihmuar të dilni nga ajo gropë e errët që është depresioni.
Është një proces i ngadalshëm, kërkon shumë përpjekje nga ana juaj, sepse ajo që është e vlefshme ndonjëherë është e lodhshme, por do t’iu lejojë gradualisht të ndryshoni mënyrën se si e shihni veten, botën dhe të ardhmen, në mënyrë që më në fund të përballeni me jetën.
Mbani Mend: problemet janë të pashmangshme, janë pjesë e jetës. Ato do të bëhen një formë e dëshpërimit, nëse ju e vendosni këtë. Vuajtja nuk është e këndshme, por do të jetë edhe më keq në qoftë se ju nuk do ta toleroni. Marrja e ilaçeve nënkupton mbushjen e jetës me arrna, dhe jo gjetjen e zgjidhjes reale.

Depresioni: Kur errësira vërsulet kundër nesh

Depresioni është një dhimbje që na mbërthen e cila shndërrohet në hije tonë. Shpesh mik të rrezikshëm ka, ankthin.

Antidepresantët efektet anësore:

 Ankth
 Mendime negative
Veprim aspak
Mendime vetvrasjeje
• Vetëvrasje
•Sjellje pasive/agresive
•Paranoj
•Psikoza

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Cmimet e një seance te psikologu:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …