Tag: Psikologu Studio Psikologjie

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm?

Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, por një gjendje e rëndësishme mendore. Në botën e sotme, shpesh ndodhemi të kapur mes detyrimeve të përditshme, mendimeve dhe emocioneve të ndryshme që na përplasin nga një moment në tjetrin. Pyetja që duhet të shtrojmë është: a jemi me mendjen plot, apo jemi të vetëdijshëm?

Çfarë do të thotë të jesh i vetëdijshëm?

Të jesh i vetëdijshëm do të thotë të jesh prezent këtu dhe tani. Do të thotë të ndalosh dhe të përjetosh këtë moment të veçantë pa u humbur në mendimet për të shkuarën apo shqetësimet për të ardhmen. Është një gjendje ku ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë që po ndodh brenda dhe jashtë nesh.

Kur jemi të vetëdijshëm, bëhemi të vëmendshëm ndaj motivimeve tona, ndjenjave dhe mendimeve që po përjetojmë. Ky është një proces i rëndësishëm që na mundëson të njohim emocionet dhe mendimet tona dhe, më tej, të mësojmë si t’i ndryshojmë ato nga jo të shëndetshme në të shëndetshme.

Një mendje e mbushur është e ngarkuar me mendime të panumërta, shqetësime dhe tensione. Kjo ndodh kur nuk arrijmë të përqendrohemi në të tashmen dhe përfundojmë duke u rrëmbyer nga fluksi i pandërprerë i mendimeve. Në këto raste, shpesh ndihemi të lodhur, të stresuar dhe të paqetë.

Në anën tjetër, ndërgjegjësimi është një proces aktiv mendor që kërkon një angazhim të vetëdijshëm. Është një gjendje që kërkon të vëmë re mendimet dhe emocionet tona, pa i gjykuar ato, dhe të mësojmë t’i pranojmë ato për çfarë janë. Duke qenë të ndërgjegjshëm, mund të shmangim vuajtjet e panevojshme që lindin nga një mendje e mbushur dhe e ngarkuar.

Përfitimet e ndërgjegjësimit

Ndërgjegjësimi është një aktivitet mendor që, në kohën e duhur, mund të eliminojë të gjitha vuajtjet. Ky proces na ndihmon të njohim dhe menaxhojmë emocionet tona në mënyrë më efektive, të përmirësojmë përqendrimin dhe të rrisim mirëqenien e përgjithshme mendore. Me ndërgjegjësim, ne mësojmë të ndërpresim ciklin e mendimeve negative dhe të përqendrohemi në gjërat pozitive dhe konstruktive.

Të praktikosh ndërgjegjësimin do të thotë të ndërtosh një marrëdhënie më të shëndetshme me veten dhe me botën përreth nesh. Në këtë mënyrë, mund të përjetojmë një jetë më të ekuilibruar dhe të mbushur me kuptim.

Si mund të zhvillojmë ndërgjegjësimin?

Praktikat e ndërgjegjësimit mund të jenë të ndryshme, nga meditimi dhe frymëmarrja e vetëdijshme, deri tek aktivitetet e përditshme si ecja apo të ushqyerit. Qëllimi është të ndalemi për një moment dhe të përjetojmë atë që po ndodh në të tashmen, pa e lejuar mendjen të endet në të shkuarën ose të ardhmen.

Praktika e ndërgjegjësimit kërkon kohë dhe përkushtim, por përfitimet që sjell janë të jashtëzakonshme. Për ata që ndihen të mbingarkuar nga mendimet dhe emocionet, të kërkosh ndihmën e një profesionisti mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një mendje më të qetë dhe më të ekuilibruar.

Drejtoju Psikologut

Ndërgjegjësimi është një udhëtim i vazhdueshëm për t’u bërë më të vetëdijshëm dhe më të pranishëm në jetën tonë të përditshme. Është një përpjekje për të njohur veten dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë. Duke kultivuar ndërgjegjësimin, mund të arrijmë të jetojmë më plotësisht dhe më qetësisht, duke përqafuar çdo moment për atë që është.

Nëse ndiheni të mbingarkuar dhe kërkoni një rrugë drejt një mendjeje më të qetë, drejtohuni tek Studio Psikologjike për një udhërrëfyes të personalizuar në rrugën tuaj drejt ndërgjegjësimit.

Dëshiron të kalosh nga një gjendje “mind full” në një gjendje të “mindful”, na kontakto për të marrë mbështetjen dhe udhëzimet e nevojshme.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Psikologu Studio Psikologjie

5 Zakonet mendore që mund të kufizojnë aftësinë tonë për të menduar

Truri ynë është si një procesor kompjuteri: Ai ka një sasi të caktuar të fuqisë përpunuese, apo burimeve intelektuale, që mund të përdoret në një moment të caktuar. Çdo detyrë konkurruese (ose gjëndje emocionale) që merr shumë energji  si fuqia intelektuale aftësinë tonë për tu përqëndruar,zgjidhja e problemeve, të jesh kreativ, apo përdorimi i aftësive të tjera njohëse; si rezultat, IQ jonë funksionale zvogëlohet përkohësisht.
Për të demonstruar këtë parim, provoni të ecni duke numëruar nga 1000 e poshtë duke zbritur nga shtatë numra (1000, 993, 986, etj). Ju së shpejti do të ndaloni së ecuri. Pse? Sepse truri juaj ka për të punuar shumë për të bërë këtë matematikë dhe nuk i mbeten burime të mjaftueshme për ti treguar këmbëve tuaja për tu vënë një këmbë para e tjera mbrapa.

Shumica e detyrave të zakonshme konkuruese nuk kanë një ndikim të rëndësishëm në aftësinë tonë për të punuar ose studiuar. Shumica prej nesh mund të bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që është duke dëgjuar muzikë dhe mund të zhytet në një libër, ndërkohë që po ha.
Megjithatë, disa zakone psikologjike konsumojnë sasi të mëdha të burimeve intelektuale që i ulin aftësitë tona njohëse. Pak njerëz janë të vetëdijshëm se këto zakone psikologjike kanë një efekt të tillë të dëmshëm, kështu që ata nuk kanë gjasa për pushim nga ajo se çfarë ata po bëjnë, dhe kjo mund të ndikojë seriozisht aftësinë e një personi për të kryer një detyrë me kapacitet të plotë.

5 zakonet mendore që mund të kufizojnë aftësinë tuaj për të menduar

1•Bluaj me Mëndje
Ripërpunimi i ngjarje tronditëse, frustruese, apo shqetësuese përsëri e përsëri, sidomos kur e bëjnë këtë shpesh ose zakon, e vë mëndjen tonë në garë me mendimet ose na ndez emocionalisht, tatim i rëndë për burimet tona intelektuale. Përveç që ndikon funksionin tonë njohës, Bluajtja me Mëndje (e njohur edhe si ripërtypje e të njëjtave gjëra) mund të paraqesë rreziqe reale për gjëndjen tonë emocionale dhe madje edhe shëndetin tonë fizik.

2•Faji i Pazgjidhur
Ne të gjithë ndihemi fajtor herë pas here. Kur ne bëjmë faj, zakonisht kërkojmë ndjesë ose ndërmarrim disa lloj veprimesh për të zgjidhur ndjenjat tona fajtore. Megjithatë, kur faji nuk është i adresuar dhe në mënyrë të përsëritur shfaqet në mëndjen tuaj,krijon një shpërqëndrim të madhe njohës që dëmton rëndë funksionin  njohës. Zgjidhja është për ti hedhur ndjenjat fajtore pas krahëve sa më mirë që mundeni.

3•Ankesat e Paefektshme
Shumica e njerëzve i ndajnë zhgënjimet e tyre me miqtë se sa ti diskutojnë ato me dikë që mund ti ndihmojë për zgjidhjen e tyre. Problemi është se, sa herë që tregojmë historinë tonë, ne bëhemi të frustruar dhe të mërzitur. Zemërimi dhe zhgënjimi kërkojnë fuqi të ndjeshme të përpunimit dhe mundësojnë ankesat jo efektive për tu bërë një kosh i rregullt në trurin tonë.

4•Mbianalizimi i Refuzimit
Refuzimi krijon dhimbje emocionale që ndikon ndjeshëm gjëndjen tonë shpirtërore dhe ka një ndikim serioz në funksionin njohës. Ai gjithashtu na bën të bëhemi vetë-kritik, një zakon që dëmton më tej vetë-respektin tonë, duke shtrirë kohëzgjatjen e dhimbjes emocionale, aftësitë tona njohëse kompromentohen.

5•Shqetësimi
Shumë njerëz nuk e konsiderojnë shqetësimin të dëmshëm. “Unë jam  njeri që merakoset shpejt”, mund ta themi me një buzëqeshje ironike. Por, shqetësimi krijon një gjëndjen të padëshiruar dhe të pakëndshme emocionale dhe kjo mund të jetë seriozisht shpërqëndruese. Kur ne jemi të shqetësuar në lidhje me diçka, ajo tenton për të marrë përparësi në mëndjen tonë dhe të shtyjë çdo gjë tjetër në anë. Për fat të mirë, është më e lehtë për të trajtuar dhe zgjidhur shqetësimin (duke menduar zgjidhjet e mundshme) se sa është ankthi që i krijojmë vetes.

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Kërko konsultën tënde psikologjike

Lodhje Mendore: gjashtë shenja që nuk duhet të anashkalohen

Lodhje mendore dhe… fizike

Ndonjëherë mund të duket që nuk ke forcën për të përballuar punën, shkollën, marrëdhëniet. Lodhja mendore mund të godasi në çdo moshë dhe për arsye të ndryshme. Fakti që mëndja (dhe truri) kontrollojnë trupin, mund të na çojnë për tu ndjerë shumë të lodhur fizikisht. Pastaj kur jeni nën stres ose jemi duke jetuar në një mjedis frenetik të shpejtë, lodhja mendore mund të ndodhë papritmas dhe të mbetet kronike.

Nëse dëshironi të dini nëse vuani nga lodhja mendore, ju mund ti hidhni një sy këtyre gjashtë shenjave, treguesit e mundshëm të gjëndjes.

• Ndjen se ke një bllok mendor

Keni ndjenjën se truri juaj është fikur. Ju mund ta keni përjetuar këtë ndjenjë në një situatë të tillë problematike e cila ka zgjatur gjatë. Kur ju ndjeheni të bllokuar, është truri që ju ndalon të vazhdoni përpara sepse po ju njofton se ka nevojë për një pushim.

Je më shumë emocional

Gjatë një gjëndjes së lodhjes mendore, ju keni më pak kontroll mbi emocionet dhe ndjenjat. Emocionet që ju provoni mund të amplifikohen. Për fat të keq, lodhja mendore zakonisht shkakton ndjenja negative dhe kjo mund të bëjë që ju të ngatërroni gjëndjen me një lloj depresioni.

• Ke këto simptoma fizike

Mëndja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, lodhja mendore mund të ndikojë në trup, duke shkaktuar simptome fizike të tilla si
• dhimbje koke
• dhimbje stomaku
• humbje e oreksit
• pagjumësi
• nivele të pazakonta të energjisë

Shumë nga këto simptoma mbivendosen me ato të ankthit dhe depresionit  …dhe kjo nuk është një rastësi.  • Nuk ke asnjë kohë joproduktive
Mënyra më e mirë për të shmangur gjëndjen e mbingarkesës ose të dalësh nga ajo, nëse e keni arritur tashmë, që të krijoni në jetën tuaj të përditshme disa momente “kohë joproduktive“. Nëse ju vini re se në jetën tuaj rrallë herë ka hapësirë për “pushim” , kjo gjë ka kompromentuar aftësinë natyrore të mëndjes të pushojë. Mundohuni të kujtoheni kur ishte hera e fundit që ju morët një pushim. Kjo mund të jetë një ide e mirë për të marrë pak kohë për veten për të rikarikuar baterinë tuaj.• Shumë dhe të gjitha së bashku Kur ju jeni të lodhur mendërisht kjo është për shkak se ju jeni të mbingarkuar plotësisht nga rrethanat. Njerëzit që vuajnë nga lodhja mendore – edhe kronike – në fakt kanë tendencën për mbingarkesë të detyrave dhe aktiviteteve që do të kryhen në të njëjtën periudhë kohore. Në këtë aspekt duhet të jenë të vetëdijshëm se inputi shqisore ( edhe thjesht zilja e telefonit) llogaritet si stimulim mendor dhe mund të shkaktojnë stres. Pamjet, tingujt, aromat: mund të mbingarkojnë trurin, në qoftë se nuk ka kohë pushimi.
• Nuk mbani mënd gjërat mirë
Kur truri është i lodhur nuk është çudi që ai nuk arrin të memorizoj si dikur. Nëse ju filloni të vini re paqartësi të vogla, por të reja, shkaku mund të qëndroj në lodhjen mendore. Nuk është e thënë se problemi është në nivelin e kujtesës. Kujtesa është në fakt rezultat i punës së përqëndrimit dhe vëmëndjes. Nëse ju nuk mund të përqëndroheni është e vetëkuptueshme  se nuk do mbani mend mirë atë që keni arritur të vëzhgoni.

PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive.

Kërko konsultën tënde psikologjike!

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Psikologjia e gjesteve humane

Është ajo që ju nuk thoni që ka rëndësi!

1• Kur një person kryqëzon këmbët dhe krahët atëherë ai është i tërhequr emocionalisht nga biseda.
2• “Fytyra pjatë” ose kur një person vendos një dorë mbi tjetrën dhe e vendos fytyrën e saj/tij mbi duart është përdorur zakonisht në flirte. Përdoret zakonisht nga femrat që duan të tërheqin vëmëndjen e meshkujve.Fytyra e saj është e vendosur sikur të jetë e vendosur në një pjatë që personat e tjerë ta admirojnë.
3• Bllokimi i syve(mbulimi i tyre,vonesa e hapjes së syve ose mbajtja e tyre poshtë për një kohë të gjatë)është një shenjë e fuqishme e frikës, mosbesimit ose mosmarrëveshjeve.
4• Kur ndjehen në siklet, meshkujt zakonisht preferojnë të prekin fytyrën e tyre. Ndërsa femrat në krahun tjetër,preferojnë të prekin qafën e tyre, rrobat, bizhuteritë, krahët dhe flokët.
5• Prekja e qafës është një nga sjelljet më të shpeshta dhe paqësore që ne përdorim në përgjigje të Në mënyrë të veçantë,kur femrat në mënyrë te pavetëdijshme, prekin ose mbulojnë nivelin e tyre suprasternal(zonën ndërmjet “mollës së Adamit” dhe kockave të gjirit) zakonisht ndjehet në gjëndje të vështirë,e kërcënuar,jo rehat,e pasigurt ose e frikësuar.
6• Njerëzit e stresuar shpesh shfaqin “veprimin ventilim” i cili i çliron nga stresi dhe parehatia emocionale. Një mashkull zakonisht vendos gishtat ndërmjet jakës së këmishës dhe qafës dhe e tërheq atë nga lëkura. Femrat mund ta bëjnë këtë me më tepër klas duke hedhur mbrapa krahëve flokët dhe të çliroj qafën.
7• Kur dy njerëz flasin bashkë, ata zakonisht flasin shputë më shputë. Nëse një person e shtyn këmbën pak më përpara ose në mënyrë të përsëritur lëviz një këmbë në drejtim për jashtë,atëherë kjo është një shenjë e fortë mosmarrëveshje dhe ata duan të largohen. Në faktë,këmbët dhe shputat janë pjesët e trupit që me shumë gjasa zbulojnë synimet e vërteta të një personi.
8• Ndonjëherë i ashtëquajturi”qëndrim mbretëror”,krahët mbas kurrizit,nënkupton “mos u afro”.Mbretërit shpesh e përdornin këtë qëndrim për të mbajtur njerëzit larg.
9• Gishtat e mëdhenj të dorës mund të jenë një formë e fuqishme e gjuhës së trupit. Shpesh i parë si një status i lartë individual, gishtat e mëdhenj jashtë xhepit është një shfaqje e vetëbesimit të lartë.Zakonisht kur njerëzit e mbajnë gishtin e tyre të madh lart ,është shenjë që ata janë konfident.Gishtat e mëdhenj në xhep tregojnë një status të ulët vetëbesimi. Njerëzit me autoritet duhet ta shmangin këtë sjellje sepse ajo paraqet dobësi.
10• Të gjithë,meshkujt dhe femrat gjejnë njerëzit me “dispozicion” të gjuhës së trupit më tërheqëse. Gjuha e trupit në dispozicion përfshin buzëqeshjen,krahët dhe këmbët e pakryqëzuara dhe që nuk shohin poshtë te këpucët apo celularin.
11• Vështroni një grua dhe çantën e saj. Nëse një grua nuk ndjehet e këndshme apo tërheqëse për dikë ajo do ta vendos çantën përpara për të mbuluar trupin e saj. Kur ajo është e tërhequr nga një person,ajo do ta mbajë çantën në një anë.

Tetë nga gjestet më të zakonshme humane përfshijnë:

  •  Të mbuluarit e gojës.
  • Prekjen e hundës.
  • Dremitjen e papërshtatshme.
  • Fshehja e syve.
  • Kapja e veshit.
  • Fërkimi i qafës.
  • Tërheqja e jakës.
  • Gishtat në gojë.

Na Kontakto

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Test Personaliteti

Zgjidhni një nga figurat që ju tërheq , dhe zbuloni se cila është zgjedhja juaj dhe çfarë thotë për personalitetin tuaj.

Test Personaliteti

1. Kontrollues

I qetë, serioz, e fiton suksesin me ndërgjegje dhe siguri. Praktik,, realistë dhe të përgjegjshëm, vendosni me logjikë se çfarë duhet të bëni dhe  punoni në atë drejtim në mënyrë të vazhdueshme I doni përkujdesjet e vogla Keni kënaqësi t’i keni të gjitha gjërat në rregull dhe të organizuarara  si: punën shtëpinë, traditat tuaja për vlerat e jetës dhe besnikërinë.

2. Mbrojtës

I qetë, miqësor, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Të përkushtuar dhe të qëndrueshëm në përmbushjen detyrimeve tuaja. Të plotë, të përpiktë, të saktë, besnik,të vëmendshëm dhe sidomos nuk harroni njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Shqetësoheni për ndjenjat e të tjerëve. Përpiqeni për të krijuar një ambjent të rregullt dhe harmonik si në punë dhe në shtëpi.

3. Këshilltar

Doni të kuptoni se çfarë i motivon njerëzit dhe jeni të mprehtë rreth të tjerëve. Jeni të përgjegjshëm për vlerat tuaja të forta. Zhvilloni një vizion të qartë për mënyrën se si ti shërbeni sa më mirë të mirat e përbashkëta. Jeni organizues dhe vendimtarë në zbatimin e vizionit tuaj.

4. Organizator

Keni mëndje origjinale dhe një forcë të madhe për zbatimin e ideve dhe qëllimeve tuaja. Jeni të shpejtë  dhe zhvilloni një rreze të gjatë shpjeguese të perspektivave. Kur kryeni ose organizoni një punë zhvilloni mendimin skeptik dhe të pavarur. Keni standarte të larta të kompetencës dhe performancës si për vete dhe për të tjerët.

5. Artizan

Tolerantë dhe fleksibël, vëzhgues deri sa një problem shfaqet, dhe më pas veproni shpejt për të gjetur zgjidhje të realizueshme. Analizoni gjërat  dhe të  dhënat për të  zgjidhur probleme praktike. Interesoheni për shkakun dhe efektet, organizoni faktet duke përdorur parimet logjike dhe efikasitetin e vlerësimit.

6. Kompozitor

Të qetë miqësore të ndjeshëm dhe të butë. Gëzoni momentin  dhe  atë çfarë ndodh rreth jush. Dëshironi që të keni hapësirën tuaj dhe punoni brënda  kuadrit tuaj kohor. Jeni besnikë dhe të angazhuar për vlerat tuaja dhe për njerëzit që janë të rëndësishme për ju, nuk i pëlqeni mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Nuk sforconi mendimet tuaja për vlerat e të tjerëve.

7.Shërues

Idealistë dhe besnik ndaj vlerave tuaja dhe të njerëzëve që janë të rëndësishëm për ju.Dëshironi një jetë që është në harmoni me ju dhe vlerat tuaja Jeni kurioz, të shpejtë për të parë mundësitë dhe jeni katalizator në zbatimin e ideve. Kërkoni të kuptoni njerëzit dhe ti ndihmoni ata të përmbushin potencialin e tyre. Jeni të adaptueshëm dhe fleksibël.

8. Arkitekt

Kërkoni për të zhvilluar shpjegime logjike për çdo gjë që ju intereson juve. Jeni teorikë dhe abstraktë. Ju interesojnë  më shumë idetë se sa ndërveprimi social. Jeni të qetë, të përmbajtur fleksibël dhe të adaptueshëm dhe keni aftësi të pazakontë që të përqëndroheninë thellësi për të zgjidhur problemet që janë në fushën tuaj të interesit. Jeni skeptik  dhe ndonjëherë kritik por gjithmonë analitikë.

9. Nxitës

Fleksibël dhe tolerantë, ju jeni pragmatikë dhe të fokusuar në rezultate të menjëhershme. Teoritë dhe shpjegimet konceptuale ju mërzisin. Ju doni të veproni energjikisht në zgjidhjen e çfarëdo problemi. Ju  përqëndroheni në këtu dhe tani, jeni spontanë dhe gëzoni çdo moment që mund të jeni aktiv edhe me të tjerët. I gëzoheni komfortit material dhe stilit të jetës së bukur. Mësoni më të mirën nëpërmjet praktikës.

10. Interpretues

Ruani gjithmonë distancat, jeni miqësorë dhe jeni shumë  të dashuruar me jetën, njerëzit dhe komoditetet materiale. Gëzoni duke punuar me të tjerët për t’i bërë gjërat të ndodhin, jeni realist dhe në punën tuaj dhe e bëni ambjentin zbavitës. Jeni fleksibël dhe spontanë. Përshtateni lehtësisht me njerëz të rinj dhe ambiente të reja. Mësoni më mirë duke u përpjekur për një aftësi të re, me njerëz të tjerë se sa vetëm.

11. Kampion

Jeni njerëz të ngrohtë, entuziast, keni imagjinatë dhe e shihni jetën plotë me mundësi. Keni aftësi të bëni lidhjet mes ngjarjeve dhe informacionit shumë shpejt. Keni besim të vazhdoni në bazë të modeleve që shihni. Doni shumë afirmimin nga të tjerët dhe jeni të gatshëm të jepni edhe ju vlerësimin dhe mbështetjen për ta. Jeni spontanë, fleksibël, improvizues dhe konkret në vazhdimësi.

12. Shpikës

Jeni të shpejtë, vigjilent, stimulues, të zgjuar dhe të hapur. Jeni të shkathët në zgjidhjen e problemeve sfiduese. Të aftë në gjenerimin e mundësive konceptuale dhe pastaj analizave
sidomos atyre strategjike. Jeni të mirë në leximin e e njerëzve të tjerë .Mërziteni nga rutina, rrallë do të bëni të njëjtën gjë në të njëjtën mënyrë dhe kaloni nga  një Interes i ri në tjetrin.

13. Përgjegjës

Jeni praktikë dhe realistë të vërtetë, vendimtarë dhe lëvizni shpejt për të zbatuar vendimet tuaja. Organizoni projektet dhe njerëzit që duhen marrë si dhe gjërat që duhen bërë. Fokusoheni në marrjen e rezultateve në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur, kujdeseni për detajet e rutinës . Keni një set të qartë të standardeve logjike dhe  automatikisht ndiqni ato dhe doni dhe mundoheni me të gjitha forcat tuaja që edhe të tjerët të vënë në zbatim  planet tuaja.

14. Ekonomat

Jeni zemër ngrohtë, të ndërgjegjshëm dhe bashkëpunues Doni harmoninë në mjedisin tuaj të punës, dhe punoni me vendosmëri për ta krijuar atë. Si për të punuar me të tjerët si dhe për të përfunduar detyrën e saktë dhe në kohë dhe me përpikmëri edhe në detaje për çështje edhe të vogla. Vini re atë që të tjerët kanë nevojë duke i jetuar ata dita ditës dhe përpiqeni për ta siguruar atë. DëSHIRONI që t’ju vlerësojnë për atë çfarë ju jeni dhe  çfarë
ju kontribuoni.

15. Mësues

Jeni të ngrohtë, empatikë, përgjegjës dhe  shumë të përshtatur me emocionet, nevojat dhe motivet e të tjerëve. Jeni të aftë të gjeni potenciale te të gjithë. Dëshironi të ndihmoni të tjerët të përmbushin potencialin e tyre. të veproni si katalizatorë për individët dhe rritjen në grup. Jeni të përgjegjshëm si për lavdërime dhe kritika- Lehtësisht i shoqërueshëm me të tjerët në një grup dhe ofroni frymëzim udhëheqës.

16. Lider

Jeni i sinqertë, vendimtar në marrjen e udhëheqjes së vërtetë. Arrini shpejt të shihni të palogjikshmen dhe joefikasitetin e procedurave dhe politikave,si dhe zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve të plotë për të zgjidhur  në mënyrë organizative problemet e ndryshme. Gëzoni në planifikimin afatgjatë dhe qëllimet që i vendosni vetes tuaj. Zakonisht jeni të informua mirë, dhe të lexuar mirë, ju pëlqen të zgjeroni njohuritë tuaja por edhe të të tjerëve. Jeni të fortë në paraqitjen e ideve tuaja por edhe të të tjerëve.

psikologe tirane

Dorëshkrimi, psikologjia e dorëshkrimit dhe karakteri

Levizja e dores, mimika dhe doreshkrimi  shprehin karakterin e njeriut, dhe qe ketu eshte krijuar shkenca e quajtur grafologji, e cila shpjegon karakterin e njeriut. Cdo levizje e dores,dhe ajo me e vogla flet per gjendjen e brendshme te njeriut. Fuqia e brendshme dhe pasuria e individit shprehen nepermjet doreshkrimit, duke krijuar krijuar keshtu ate qe quhet psikologjia e doreshkrimit.

Tipologjite

1-Doreshkrimi i shpejte ose i ngadalte
Doreshkrimi i shpejte dhe spontane shpreh njeriun e shpejte punetor dhe entuziast. Nqs eshte e njejta shpejtesi kur  doreshkrimi eshte jospontan kemi te bejme me njeriun e padurueshem,nervoz qe eshte tejet i shqetesuar dhe i pakujdesshem. Doreshkrimi i ngadalte dhe spontan flet per njeriun e qete, te mbledhur e te kujdesshem, ndersa kur eshte jospotan kemi te bejme me njeriun e pavendosur dhe pertac.

2-Shkronjat e medha ose te vogla
Doreshkrimi i theksuar me shkronjat e medha dhe spontane shpreh thellesine e ndjenjave dhe njeriun e pasionuar,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e endrrave,qe nuk e posedon realitetin tokesor. Doreshkrimi i theksuar me shkronjat e vogla dhe spontan shenon njeriun solid, realist me nje instikt te natyrshem, ndersa doreshkrimi jospontan shenon njeriun e zbrazet.

3-Doreshkrim i rende apo i lehte
Doreshkrimi quhet i rende,kur e rendojme lapsin duke shkruar dhe nqs ai eshte spontan tregon njeriun e vendosur dhe me vullnet te forte,ndersa kur nuk eshte spontan flet per njeriun e ngurte,te palevizshem. Doreshkrimi i lehte dhe spontan tregon njeriun e shkathet,dinamik,te gjalle ndersa doreshkrimi jospontan njeriun e pavullnetshem,te merzitshem.

4-Doreshkrimi me shkronja te gjera ose te ngushta
Doreshkrimi me shkronja te gjera dhe spontane shpreh njeriun e gdhendur dhe te kujdesshem,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e shpejte,te padurueshem e pa themel. Doreshkrimi me shkronjat e ngushta dhe spontane shpreh njeriun,qe frenon vetveten dhe mban situaten nen kontroll,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e frikesuar,i cili eshte egoist e qe nuk i beson askujt.

5-Doreshkrimi i pjerret ose pingul
Doreshkrimi i pjerret dhe spontane shpreh njeriun mikprites,te shoqerueshem dhe zemerbardhe,ndersa doreshkrimi jospontan shpreh njeriun e pafrenueshem qe nuk mendon shume. Doreshkrimi pingul dhe spontane tregon njeriun tek i cili mbizoteron arsyeja e mendjes permbi ndjenjat,ndersa doreshkrimi jospontan tregon njeriun e ftohte dhe te pashpirt.

Konsulta online dhe ne studio me psikologe në Tiranë

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Efektiviteti në punë

Efektiviteti

Degjojme shpesh fjaline “po shkoj ne pune” por asnjehere intonacioni i saj nuk eshte i njejte, ndonjehere me i larte, ndonjehere me i ulet, ndonjehere  mezi degjohet. Te  gjithe shkojne ne pune, te gjithe punojne por kenaqesia qe ata marin nga puna , efektiviteti i tyre ne pune, promocionet, shperblimet, ngritjet ne detyre  te gjithe jane faktore relativ.

Me kerkesat e shoqerise gjithmone e ne rritje , me ritmet e shpejta te levizjes se popullsise, efektiviteti ne pune eshte nje faktore kyc ne ecjen perpara te shoqerise. Mjaft psikolog, menaxher, udheheqesa, drejtues po tentojne te permiresojne efektivitivitetin ne pune pasi e kane kuptuar rendesin e tij vitale .

Efektiviteti eshte aftesia per te zgjidhur objektivat e pershtatsheme dhe mjetet e duhura per arritjen e tyre. Efektivitet do te thote te besh gjene e duhur ne menyren e duhur dhe ne kohen e duhur. Pra ceshtja eshte jo qe te besh  gjerat drejt por se si te gjesh gjerat e duhura per te bere, dhe pastaj te perqendrosh forcat dhe mjetet ne to.

Per rritjen e efektitetit ne pune ndikojne nje ser  faktoresh : si idetifikimi i talenteve brenda organizates. Ka nje kosto shume te madhe kohore dhe financiare rekrutimi i njerezeve te rinj. Gjithashtu duhet te zhvillohen talentet brenda organizates dhe te vendosesh njerezit e duhur ne pozicione te voliteshme apo ne ato pozicione ku mund te japin maksimumin e tyre. Duhet te percaktohet nje program karriere per punonjesit e organizates e cila te sherbeje per rritjen e performances se tyre ne pune, per motivim me te larte, per nje pergjegjesi me te madhe detyre dhe te sherbeje si nje shtyse e jashtme per plotesimin e aspiratave te tyre. Pra njerezit kane nevoje per perparim ,mundesine per arritje dhe njohjen e arritjeve, kur behet pune e mire. Te gjithe punonjesit shpesh kerkojne pergjegjesi dhe kane nevoje te jene  te perfshire me teresisht ne menaxhim per tu bere me te motivuar. Duhet qe punonjesit ta ndiejne veten pjese te vendimarrjes per te mos u ndjer te diskriminuar.

Nje faktore tjeter i rendesishem  eshte permirsimi i kushteve te punonjeseve dhe te qenurit adekuat me ndryshimet e teknologjise se  kohes. Gjithashtu sigurimi i qendrueshmeris financiare eshte nje shtyse shume e madhe per ritjen e efektivitetit te punonjeseve. Dhe  dhenja e premiumeve dhe shperblimeve te ndryshme ne raport me performancen e dhene apo promocionet dhe ne formen e rritjes ne detyre motivojne me teper punonjesit. Strategji te tjera perfshijne rritjen e vetvleresimit te puntorit per veten e tij dhe per organizaten ku ai punon dhe lejimin qe te zhvillohen lidhje shoqerore brenda organizates. Ka nje lidhje shume te forte kenaqesia ne pune me efektivitetin e punojeseve pra sa me shume satisfaksion te marin punonjesit nga puna qe po kryejne aq me efektiv kane per te qene ata. Trajnimet qe do tu serviren punonjeseve ne vendin e punes apo jashte tij gjithashu jane nje faktore  kyc per rritjen e efikasitetit te punes. Trajnimet ne vendin e punes jane me te pelqyshem pasi adaptimi i punonjeseve me procesin e  punes  me vone eshte me i thjesht dhe ne kete menyre nuk do te hasen probleme te medha.

Ne shoqerine tone komunikimi luan nje rol shume madhor dhe patjeter qe eshte nje nga elementet baze ne rritjen e efikasitetit ne pune. Sa me te qarta ,te kuptueshme dhe te specializuara,strukturuara te jene udhezimet aq me te lehte e kane punonjesit per te kuptuar se cfare u duhet te bejne dhe si te sillen. Sa me demokratik dhe liberal  te jete udheheqesi aq me te lire do te ndihen punonjesit dhe motivimi i tyre do te jete i madh dhe ne te njejten kohe efikasiteti i punes do te rritet.Udheheqesi duhet te jete ne te njejten kohe dhe vizionar dhe te mos mendoj vetem per te tashmen apo per nje te ardhme te afert por dhe per prespektiven e larget pasi ndikon ne sigurine dhe konformitetin e punonjeseve.

Ne tentojme gjithmone te jemi efektiv, nuk rreshtim asnjehere por gjithmone tentojme drejt limitit te tij pasi eshte shume e veshtire ta arrijme megjithe teknikat qe sa vijne dhe specializohen.Por duhet theksuar fakti qe eshte bere nje progres shume i madh ne kete drejtim dhe mbase ndonjehere do ta arrime ate limit aq shume te deshiruar.

Studio Psikologjie Tiranë është e specializuarnë zbatimin e strategjive efektive për zhvillimin e talentit dhe përmirësimin e performancës ne pune.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

studio psikologjike për fëmijët dhe adoleshentët

Dhuna elektronike

Dhuna elektronike

Bota jonë vazhdon të zhvillohet me shpejtësi, sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë.

Meqenëse jeta e përditshme vërtitet rreth kompjuterave, na duhet të studiojmë efektet që ka ai tek njerëzit.

Lojërat elektronike janë një nga degët më të rëndësishme të argëtimit teknologjik.

Gjatë dekadave të fundit, lojërat interaktive janë më të përhapura, veçanërisht tek adoleshentët. Megjithatë, disa vëzhgues kanë zbuluar disa prirje shqetësuese të këtyre lojërave. Për shembull, lojërat më të reja elektronike shpesh herë paraqesin pamje grafike të dhunës. Kjo e ka shtuar më tepër shqetësimin publik për efektet e dëmshme të tyre.

Dhuna e lojërave elektronike

Lojërat elektronike u shfaqën për herë të parë gjatë viteve ’70. Në tre dekadat e fundit, ato kanë kanë kaluar nga një hedhje e nje topi të vogël të bardhë, që kërcente nga njëra anë e ekranit, në tjetrën, në lojëra virtuale, ku çdokush mund të luajë rolin e një personazhi të caktuar. Shumica e lojërave të zhvilluara me këtë teknologji janë zbavitëse, tërheqëse dhe të përshtashme për fëmijët. Megjithatë, një segment i këtij tregu paraqet si temë dhunën. Shumë prej këtyre lojërave kërkojnë përdorimin e një niveli dhe intensiteti më të lartë të dhunës. Në këtë mënyrë, dhuna përdoret si një metodë që e zgjidh problemin.

Lodrat dhe fëmijët

Lodrat janë të lidhura me fëmijët. Teknologjia ka prodhuar shumë lodra elektronike, siç janë ato të kompjuterave dhe të video gemsave . Meqenëse nuk ka asnjë grup të gjerë kërkimesh për efektet e dhunës elektronike, disa njerëz pohojnë se kjo nuk i dëmton fëmijët. Disa të tjerë pohojnë, se dhuna elektronike ndihmon fëmijët, pasi u jep një rrugëdalje për agresivitetin.

Kjo hipotezë “katarsiste” është zhvilluar kohët e fundit, kur debatet mbi dhunën televizive janë shtuar shumë. Pavarësisht nga kjo, pas shumë vitesh kërkimesh, ajo u braktis. Në letërsi, ne i shohim efektet dhe mësojmë të keqen e dhunës pa parë aktin e saj. Dramat klasike të misterit përqëndrohen në zbardhjen e krimit dhe jo në kryerjen e tij. Arma kryesore ndaj “të keqit” është intelekti dhe jo forca. Një hero përzgjidhet për forcën e karakterit dhe jo për fuqinë fizike për të mbizotëruar. Sot, “heronjtë” e lojërave elektronike shfaqin një përgjigje të dhunshme, si të parën dhe të vetmen përgjigje efektive ndaj çdo konflikti.

Lojërat e dhunshme elektronike dërgojnë këto mesazhe:

1.Problemet mund të zgjidhen shpejt dhe me shpenzime të vogla

2.Mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është të eleminosh burimin e saj.

3.Problemet janë parimisht të bardha ose të zeza.

4.Është e lejueshme të zhytesh në realitetin e rregullt të lojërave elektronike pa pyetur për rregullat.

5.Është më mirë të përdoret reagim instiktiv, sesa reagim të menduar dhe të përgjegjshëm ndaj problemeve.

6.Imagjinata individuale nuk është një aftësi e rëndësishme që zgjidh problemet.

Në dallim nga kjo, lojërat me labirinte, me mistere apo me kërkim thesari u mësojnë fëmijëve se:

1.Problemet zgjidhen me durim, nismë personale, këmbëngulje, tolerancë dhe ndjeshmëri. Mbledhja e informacionit kërkon punë dhe se informacioni duhet të analizohet me kujdes në mënyrë që të merren vendime të sakta.

2.Përcaktimi i problemit dhe zgjidhja e tij kërkon përdorimin e aftësive të ndërlidhura.

3.Një zgjidhje në një situatë nuk mund të jetë e tillë në një situatë tjetër.

4.Është e rëndësishme që të përdoren aftësi të tilla krijuese dhe mendore si planifikimi i aksioneve, organizimi i informacionit, vlerësimi i ideve dhe analiza e zgjidhjeve dhe e pasojave të tyre.

5.Përdorimi i imagjinatës për të krijuar bashkë me autorin e lojës situata të sajuara.

6.Përdorimi i sjelljeve të matura dhe të vetëprodhuara reaguese.

Studimet tregojnë, se pajisjet elektronike më të mira janë ato që i nxitin fëmijët të mendojnë dhe të formulojnë ide të reja. 

Na Kontaktoni për Mirëqenien e Fëmijës Tuaj

Studio Psikologjie Tiranë është e specializuar në ofrimin e mbështetjes psikologjike për fëmijët dhe adoleshentët. Ne e kuptojmë rëndësinë e mirëqenies mendore në vitet e hershme dhe adoleshencën. Psikologia jonë e kualifikuar është këtu për të ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë aftësi të shëndetshme të përballimit, të përmirësojë vetëvlerësimin dhe të kapërcejë sfidat emocionale dhe sociale.

Na kontaktoni sot për një konsultim dhe hidhni hapin e parë drejt një të ardhmeje më të lumtur dhe të suksesshme për fëmijën tuaj. Përmes metodave të personalizuara dhe një qasjeje të kujdesshme, ne punojmë për të krijuar një mjedis mbështetës dhe të sigurt ku fëmijët dhe adoleshentët mund të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë optimale.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia mendo pozitivisht

Mendo pozitivisht

Mendo pozitivisht, 14 menyra per ta arritur

Eshte optimizmi ai qe na sjell lumturine. Ta shohesh boten me gjithe ngjyrat e saj, ne te kundert destinacioni do te biesh ne depresion. Per kete qellim nevojitet filozofia e buzeqeshjesh, te pakten kete sugjeron psikologu.

Sipas ketij te fundit ndjenja e te qenit i plogesht, na ben qe te jemi pesimiste, edhe atehere kur adrenalina e situates ku po jetojme mund te jete ne maksimum. Braktisni kete situate dhe ndiq me kujdes katermbedhjete urdheresat qe ju bejne te mendoni pozitivisht. Katermbedhjete urdheresat e te menduarti pozitivisht, lidhen me te qenit i lumtur, edhe atehere kur gjendja jone shpirterore eshte poshte. Sipas nje studimi te kryer nga Erasmus University ne Rotterdam, shume prej te anketuarve edhe pse jetojne ne nje shoqeri mjaft te perparuar arrijne qe te preokupohen edhe per gjerat me te vogla. Kjo gje i ben ata qe te mos ndihen te lumtur, duke u shqetesuar jo vetem per problemet personale, por edhe rreziqet globale, te cilat na heqin kenaqesine e te jetuarit brenda normave qe nuk na krijojne stres.

1. Merru me dicka
2. Shoqerohu me miq
3. Duhet te jesh prodhimtar
4. Organizohu ndryshe
5. Mos u shqeteso
6. Ridimensiono frymezimin
7. Mendo pozitivisht
8. Mendo per te tashmen
9. Puno ne nje personalitet te shendosh?
10. Zhvillo nje personalitet te shoqerueshem
11. Duhet te jesh vetvetja
12. Elimino ndjenjat negative
13. Kultivo raportet intime
14. Konsideroje lumturine si prioritetin numer 1

Na Kontaktoni për të Zhvilluar Mendimin Pozitiv dhe Mirëqenien Tuaj

Studio Psikologjie Tiranë është i specializuar në ndihmën për të zhvilluar mendimin pozitiv dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj mendore. Në një botë plot sfida, të menduarit pozitivisht mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën tuaj personale dhe profesionale. Psikologia jonë e kualifikuar është këtu për t’ju ndihmuar të përballoni stresin, të rrisni vetëbesimin dhe të arrini një gjendje të përgjithshme të lumturisë dhe balancës.

Na kontaktoni sot për një konsultim dhe filloni rrugëtimin tuaj drejt një mendimi më të shëndetshëm dhe një jete më të përmbushur. Përmes metodave të personalizuara dhe një qasjeje të kujdesshme, ne punojmë për të krijuar një mjedis mbështetës dhe inkurajues ku mund të zhvilloni potencialin tuaj maksimal.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-kompleksi-i-edipit- sipas sigmund freud

Kompleksi i Edipit sipas Sigmund Freud

Hansi i vogel (ky rast perfaqson fobine histerike feminore te kafshes) Hansi i vogel nuk do te dale perjashta se ka frike nga kali. Ky eshte fakti shqeto.

Duhet te bejme njefare pune per te kuptuar.

• Ç’eshte levizja shpirterore e shtypur ?

• Ç’eshte simptoma qe e zevendeson ate ?

• Ç’eshte motivi i shtypjes ?

Me nje studim me te sakte ne do te mesojme se nuk eshte nje frike e papercaktuar nga kali por per nje ndroje frike te percaktuar qarte: “kali do ta kafshoje”.

Mund te pergjigjemi lehte ne kete rast pasi nuk ka shume enigma.

FRIKA NGA KALI – simptome
PAMUNDESIA PER TE DALE PERJASHTA – dukuri e frenimit

Ne kete rast kjo permbajtje perpiqet te fshihet nga vetedija dhe te zevendesoet me nje fobi te papercaktuar, ne te cilen fshihet vetem frika nga objekti.

A mundet kjo permbajtje te perbeje objektin?

– Ishte nje femije qe ne gjume ai nuk flinte i qete por iu zhvillua frika se do ta shqyej ujku “si beri me 7 kecat ne perralle”. Dhe sipas ketij djali kafsha qe u ngjallte tmerrin kafsheve ishte ujku.

Sipas trajtimit psikoanalitik(Frojd) ne stadin fallik(3-5,6)  detyrimi me i veshtire ku ka me shume te ngjare te dalin probleme eshte KOMPLEKSI I EDIPIT.

Objekti i pare i dashurise per te gjithe ne eshte nena…
Djali i vogel ka nje rival per magjepsjen e nenes te atin…i ati eshte armiku.
Ne kete kohe qe vogelushi njeh kete situate arketipike behet i vetedijshem…
Ne kete çast te jetes atij i duket se te kesh diçka eshte me mire se mos te kesh…por shtrohet pyetja:
Ku eshte penisi i vajzave?
Mos ndoshta ajo e ka humbur?
Mos ndoshta u eshte prere?
Mos ndoshta kjo mund ti ndodh dhe atij…?

KY ESHTE FILLIMI I ANKTHIT TE TREDHJES

Po te vajza?
Djali ne kete faze di ti jap kenaqesi vetes me ane te penisit te tij duke e lidhur eksitimin e tij me perfytyrimet per mardhenien seksuale.
Te njejten gje ben dhe vajza me klitorin e saj. Kurse vagina femerore ngelet e pazbuluar per te dyja sekset.

• Ne fazen fallike te nje vajze zone erogjene eshte klitori
• Por e situaten e kompleksit te edipit objekt dashurie per vajzen behet babai dhe ajo do te kaloje nga objekti baba – ne zgjedhjen perfundimtare.

VAJZA DUHET TE NDRYSHOJE ZONEN EROGJENE ME OBJEKTIN NDERSA TE DJALI ATO RUHEN.
• Por si kalon ?

Ne nje moshe te caktuar fillon te veproj forca fillestare e terheqjes ndaj njeri-tjetrit e sekseve te kunderta qe e ben nje grua joshese per nje burre ne te njejten kohe qe i njejti ligj e lejon mashkullin te kapet fort pas se emes.
Por ka dhe gra qe mbeten per nje kohe te gjate ne vartesine e embel te objektit baba dhe ky numer eshte relativisht i madh.

VERTET OBJEKTI I DASHURISE SE VAJZES ESHTE BABAI POR NUK DUHET ANASHKALUAR DHE LIDHJA PARAEDIPJANE ME NENEN.

Le ta analizojme:

• Mardheniet libidinoze te vajzes me nenen jane teper te larmishme.
• Ekziston frika se nena mund te vritet apo helmohet.
• Nena duke u kujdesur per trupin e femijes shkakton ne gjenitalet e tij ndjesine e kenaqesise duke i zgjuar atij per here te pare.
• Pse vdes lidhja e fuqishme e vajzes me nenen ?
• Ne e dime se kjo do tja leri vendin babait.

– Largimi nga nena behet ne shenje armiqesie.- Lidhja me nenen shnderrohet ne urrejtje.
– Urrejtja mund te behet aq e fuqishme sa mund te ruhet gjithe jeten.
– Ka dhene pak qumesht femijes – deshmon per mungese dashurie (gryksia e femijes per ushqimin e tij te pare ne pergjithsi eshte e pashuar).
– Mendohet se me shkeputjen nga gjiri lidhet frika e helmimit.
– Akuza tjeter lind kur del ne jete nje femije tjeter. Ne vitet e mepasme kjo xhelozi ushqehet nga burime te reja dhe e gjithe kjo tronditje perseritet me lindjen e çdo vellai ose motre.
– Deshirat e tij te larmishme seksuale qe ndryshojne ne varesi te fazes se libidos e qe ne pjesen me te madhe nuk mund te plotesohen (duke e shoqeruar ate me kercenime te egra – manipulimet me gjenitalet qe shkaktojne kenaqesi te te cilat ç’eshte e verteta ajo e ka cuar vete.

pagjumesia dhe rendesa mendore

Pagjumësia

Pagjumësia psikofiziologjike: kur mendja pengon gjumin Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit …

drejtoju psikologut per keshillim psikologjik

Sytë, jo buzëqeshja. Aty shihet lumturia.

Buzëqeshja mund të maskojë, por sytë rrallëherë gënjejnë. Lumturia autentike, qetësia e brendshme dhe ekuilibri …

psikolog per edukim emocional

A mendoni se keni një edukim të mirë emocional?

Edukimi Emocional- Themeli i Mirëqenies Psikologjike dhe Rritjes Personale Shumë persona janë të arsimuar profesionalisht, …