Artikuj

Pseudodemenca dhe reaksioni i burgimit

Pseudodemencastudio psikologjie

Midis mekanizmave mbrojtës të cilët  dallohen sidomos te disa persona gjatë ekspertizës psikologjike të pseudodemencisë, është dukuri relativisht e shpeshtë. Ajo ka të bëjë me atë që i marruri në pyetje luan rolin e të paaftit dhe të dëmtuarit mental, pergjegjësisht të personit te i cili ka ndodhur rrënimi i aftësive mendore.

psikologjia-pseudodemencia

Siç dihet demencia përfshin dukuritë e dëmtimeve organike të kushtëzuara nga ndonjë sëmundje primare, qoftë me rrënimin e funksioneve që kanë të bëjnë me pleqërinë. Pseudodemencinë si manifestim psikotik, e cila karakterizon vetëdijen e zvogëluar, e ka përshkruar qysh në vitin 1906 Vernike. Personi pseudodement, me buzeqeshje të “ndritshme“ në fytyrë, jep përgjigje vetëm përafërsisht të sakta, në pyetje shumë të zakonshme dhe në detyra shumë të thjeshta, siç janë p.sh, mbledhja e numrave njëshifrorë, “nuk dinë” si quhet, ose “nuk din disa të dhëna të rëndësishme nga biografia e  vet”, kryen veprime të kundërta me ato që i jepen, etj.

Reagimet e burgimit përfshijnë një spektër relativisht të gjerë të reagimeve ndaj situatave të pakëndshme jetësore, të cilat krijohen me rastin e privimit nga liria. Kjo rrethanë vetvetiu është shumë provokative për paraqitjen e një vargu të tërë të dukurive psikologjike, prej të cilave numri më i madh i tyre nuk ka rëndësi patologjike. Fjala është për rrethanën, e cila sipas të gjitha ekzaminimeve është shumë stresogjene, prandaj edhe është normale që individi i shëndoshë të reagojë ndaj saj me mekanizmat mbrojtës të cilët i ka në dispozicion, të cilët janë dominues në kuadër të tërësisë së strukturës së personalitetit. Këta mekanizma sipas rregullit kombinohen dhe zbatohen, varësisht nga rrethanat të cilat më pak, ose më shumë e qëllojnë personalitetin e të pandehurit. Reagimi i burgimit mund të shfaqet përmes pamjes neurotike klinike, mirëpo, bosht i saj është prapë situacional. Në rastin e psikozave të burgimit, vjen deri te gjendja e pengesave dhe konfuzionit, nganjëherë me halucinacione dhe bindje paranoike. Zbatimi i terapisë medikamentale zakonisht i eliminon me sukses këto simptoma, kurse nëse kësaj i bashkohet edhe qëndrimi qëllim i mirë i ekziminuesit, mund të pritet edhe shërim i shpejtë. Problemi paraqitet vetëm kur te ata persona, të cilët janë në gjendje të tillë kalimtare instrumentalizohen në kuptim të përpjekjeve për realizim të ndonjë përfitimi sekondar.

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme! Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, …