Category: Artikuj

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti për të gjithë, kushdo që vuan nga ankthi i mëngjesit di diçka për të. Nëse ankthi i mëngjesit bëhet kronik dhe shfaqet ditë pas dite, nuk duhet nënvlerësuar: mund të jetë simptomë e depresionit latent. Në varësi të masës së simptomave, në disa raste flitet për depresion ankthioz apo depresion të maskuar… por është mirë të bëhen sqarimet e nevojshme.

Ankthi i mëngjesit mund të jetë pasojë e natyrshme e çrregullimeve të tilla si: pagjumësia, mendimet obsesive, fobia sociale, sindroma e stresit post-traumatik, depresioni, menaxhimi i dobët i stresit dhe shumë faktorë të tjerë.

Read more

Çfarë  është zgjidhja e tentuar?

Çfarë kanë të përbashkët të gjitha situatat problematike që ende nuk kanë gjetur zgjidhje?

Konfliktet, Vështirësitë në Marrëdhënie, Ankthi, Paniku, Fobitë, Çrregullimet e të ngrënit, Çrregullimi Obsesiv Kompluziv, Çrregullimi i stresit post-traumatik etj.

 

 

 

 

 

 

 

Read more

5 Shenja që do të tregojnë nëse je gati të NDRYSHOSH JETËN TËNDE

Nëse qëndrojmë në një vend shumë gjatë, do të mërzitemi si fizikisht ashtu edhe mendërisht, duke dëshiruar diçka të re për ta bërë jetën përsëri emocionuese.
Nëse këto ndjenja reflektojnë tek TY, lexo për të kuptuar nëse je vërtet gati për të bërë ndryshime të mëdha në jetën tënde.

Ndryshimi fillon nga ti, por si?

1. Ndiheni të pamotivuar
Një nga shenjat më të mëdha që diçka duhet të ndryshojë në jetën tënde është mungesa e frymëzimit dhe ndjenja e pamotivimit gjatë gjithë ditës. Nëse e kalon pjesën më të madhe të kohës jo në sintoni me shpirtin dhe mëndjen tënde, duhet të shikosh thellë brënda vetes për të kuptuar se çfarë duhet të mbetet në jetën tënde dhe çfarë duhet të lësh të shkoj. Mërzia mund të jetë gjithashtu e rrezikshme, pasi studimet shkencore kanë treguar se njerëzit e pamotivuar mund të bëhen ankthioz, të varur nga droga dhe mund të rrezikojnë të bien në depresion.
Mos bini në grackën e vetë-mëshirimit dhe vendose veten në pozicionin për të bërë një ndryshim në jetën tënde; ti je një qënie e fuqishme, krejtësisht e aftë për të ndryshuar atë që nuk të pëlqen në ekzistencën tënde.

2. Ke pasione në jetë që nuk i ke plotësuar
Kur zgjohesh herët në mëngjes dhe shkon në punë çdo ditë, a ndihesh vërtet i/e frymëzuar dhe gati për të kaluar një ditë tjetër, apo ndjen një ndjesi dërrmuese në të gjithë trupin tënd?
Nëse ke një zjarr në zemër për të realizuar një ëndërr, mos u përpiq ta shuash atë flakë. Sa më gjatë ta heshtësh zërin e brëndshëm, aq më këmbëngulës do të bëhet.

3. Ke rënë në  zakone të këqija.
Kur njerëzit bëhen të painteresuar për mjedisin dhe jetën e tyre të përditshme, ata shpesh e kompensojnë situatën që jetojnë duke përdorur gjëra të tilla si droga, alkooli, ushqimi, seksi, bixhozi dhe varësi të tjera. Varësitë shpesh konsiderohen si rezultat i drejtpërdrejtë i mënyrave tona të tërbuara të të jetuarit, në fakt ato më së shpeshti përfaqësojnë një ikje nga realiteti dhe nga monotonia e përditshme.
Sjellja vetëshkatërruese është fatkeqësisht shumë e zakonshme në botën e sotme, por ajo mund të ndryshohet duke jetuar më me dashuri dhe duke dëgjuar zemrën tënde. Nëse do të filloje të flisje me ndonjë person të suksesshëm sot, me shumë mundësi do të dëgjoje se ai/ajo duhej të rindërtonte plotësisht jetën dhe mentalitetin e tij/saj për të arritur këtu ku është sot. Përdore këtë si një motivim për të transformuar jetën tënde; në fund të fundit, vetëm nëse mban çelësin e fatit tënd, do të kesh fuqinë të ndryshosh jetën tënde; prandaj është e nevojshme të thyesh barrierat brënda teje që ende të mbajnë mbrapa.

4. Kur shikon botën, sheh qartë përmes mashtrimit të këtij realiteti sipërfaqësor.
Ndërsa dilni në botë, pothuajse të bën të buzëqeshësh me shpërqëndrimet dhe gënjeshtrat që të rrethojnë. Revistat, reklamat, shfaqjet televizive, të gjitha duan vëmëndjen tënde, por sipas rregullave të tyre! Për shkak të kaosit dhe korrupsionit që ekziston në botën tonë, ndihesh i shtyrë të kërkosh përgjigje brënda vetes dhe të mos tundohesh nga ajo që të ofron shoqëria.
Kur largohemi nga këto dhëmbëza që ‘na ushqejnë’ çdo sekondë, arrijmë në një lidhje më të thellë dhe kuptimin e vërtetë të jetës. Para se të fillojmë të zgjohemi, duhet të shkëputemi nga matrica, sa për të thënë, dhe të kuptojmë se shpirti dhe mëndja janë gjëja më erëndësishme. Nëse nuk ke më interes për të vazhduar me botën e pavetëdijshme, sigurisht që je gati të fillosh rrugën drejt ndryshimit.

5. Lëri të ikin marrëdhëniet e vjetra
Të gjithë njerëzit që takojmë luajnë një rol në jetën tonë. Megjithatë, ndonjëherë edhe miqësitë afatgjata dhe marrëdhëniet romantike mund të fillojnë të shkatërrohen kur të dy njerëzit fillojnë të ecin në drejtime të ndryshme në jetë. Është e dobishme t’i jepet fund këtyre marrëdhënieve.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Konsultat ofrohen live & online

Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

8 Mënyra për të Qëndruar të Qetë gjatë një Krize

Kur një situatë serioze lind në punë, në familje, në ambjetin social, instinkt juaj i parë mund të jetë paniku. Për fat të keq, ankthi i rëndë dhe stresi mund të rezultojë në një situate të veshtirë. Kjo mënyrë përgjigjeje mund të shkaktojë dëme afatgjate për shëndetin tuaj dhe të ulë aftësinë tuaj për kryerjen e saj në mënyrë optimale.
Shumë nga njerëzit me arritjet më të mëdha të botës, duke përfshirë sipërmarrësit, atletët, artistët figura të njohura në rang botëror, nuk e kanë arritur nivelin e tyre të suksesit, pa mësuar se si të qëndrojnë shumë të qetë nën presion. Ata kanë mësuar aftësinë për të zhvilluar dhe për të ruajtur një gjëndje të veçantë të gatishmërisë psikologjike, një gatishmëri mendore që e përmbledhin sipas kërkesës në momentin që ju duhet.

Nëse ju jeni në një situatë kritike, vetëpërmbajtja është e domosdoshme për kulmin e performancës. Kur je i përbërë, në masë të mjaftueshme i/e praktikuar dhe i/e vetë-sigurt (mjaftueshëm të fortë për të lëvizur malet mendore), ju jeni gati për sukses.

Këtu janë 8 këshilla për t’ju ndihmuar të mbani ftohtësinë tuaj në situata të vështira:

1.Ngadalëso

Nëse është e mundur, mos reago menjëherë. Në vend të kësaj, bëhu i durueshëm dhe mblidh sa më shumë informacion të jetë e mundur. Pyesni veten: A është kjo me të vërtetë e rëndësishme për një vit nga tani? Nëse përgjigja është po, bëni një hap prapa për të hequr veten disi nga situata. Në radhë të parë mos e shtyni veten në një pjesëmarrës aktiv, por përpiquni për ta parë veten thjesht si pjesëmarrës. Kjo perspektivë do ju ndihmojë të jeni më pak emocionale dhe të përmirësoni aftësinë tuaj për të marrë vendime.

2.Qëndro Pozitiv

Kur situata të vështira ndodhin, mëndja juaj mund të shkojë në një mijë drejtime dhe disa nga mendimet tuaja mund të jenë negative. Sa më shumë mëndja endet, aq më e vështirë do të jetë për ju që të qëndroni të qetë. Ndaloni veten nga fillimi për të imagjinuar rastin më të keq. Në vend të kësaj, lërini mendimet negative të shkojnë dhe rifokusoni mëndjen tuaj në diçka pozitive, pa marrë parasysh sa e vogël është ajo.

3.Asnjëherë mos pyesni”Po në qoftë se?”

Kjo pyetje e keqe që ju mund të pyesni veten ose të tjerët në mes të një krize fillon me “po nëse”. Kjo linjë e pyetjeve shkakton panik absolut dhe ju shtynë të supozoni situata të cilat nuk kanë ndodhur dhe nuk mund të ndodhin. Në vend të kësaj, përqëndrohuni mbi faktet dhe punoni për një zgjidhje.

4.Kujdesuni për trupin tuaj

Nëse ju bëni shëndetin tuaj personal prioritet, ju do të jeni të pajisur më mirë për të trajtuar një krizë. Hani në mënyrë të ekuilibruar, ushtrohuni rregullisht dhe flini mjaftueshëm gjume. Ushtrimi ul nivelin e hormoneve të stresit dhe ndihmon në funksionin e trupit në nivelin më të lartë. Duke përmirësuar shëndetin tuaj, ju do të rrisni vetë-kontrollin tuaj, kujtesën dhe inteligjencën emocionale – karakteristika të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të përgjigjeni edhe për një emergjence

5.Limitoni Kafeinën

Kur ju jeni në mes të një situatë të tmerrshme, ju mund të josheni nga ideja për pak pushim për të rrëmbyer një filxhan kafe. Kafeina mund të shkaktojë lirimin e adrenalinës, duke ju dhënë një hov të shpejtë të energjisë dhe forcës fizike, vetëm për të pasuar më pas me lodhje dhe nervozizëm në disa raste. Në vend të filxhanit të kafes ose të një pije energjike, hidratojeni veten me ujë.

6.Telefonini një Person të besuar ose Psikologun tuaj

Përdorni sistemin tuaj të mbështetjes dhe mos kini frikë të kërkoni për këshilla në një situatë të vështirë dhe stresuese. Dikush që është i përgatitur emocionalisht në situata të tilla do të jetë në gjëndje për të parë dilemën tuaj nga një perspektivë e ndryshme dhe ju ndihmonë të arrini në një zgjidhje të mundshme. Kur ju mbështeteni nga personi që ju besoni dhe respektoni, do të ndjeheni më të sigurtë. Kjo siguri do ju ndihmojë të kontrollini stresin dhe ankthin. Kur ju e shpjegoni situatën, dhe filloni të ndani mendimet tuaja me zë të lartë, ju ndihmon për të zbuluar një këndvështrim të ri dhe një zgjidhje.

7.Shkëputuni

Tërhiquni nga situata për një kohë edhe vetëm për një orë ose dy. Kur ju i jepni vetes kohë për të përpunuar një dilemë dhe emocionet përreth, ju do të jetë në gjëndje ta shihni situatën me një perspektivë të freskët.

8.Zhvilloni një Strategji Përballuese

Një krizë mund të kërkojë nga ju shumë kohë. Nëse qëndroni në një gjëndje të zgjatur stresi dhe ankthi, mund të shkaktojnë dëme afatgjata për shëndetin tuaj dhe të dëmtojë aftësinë tuaj për të qënë racionale dhe të merrni vendime duhet të kërkoni ndihmë sa më shpejt pranë një psikologu.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu Tirane është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Konsultat prane Studio Psikologjie ofrohen live & online

Në situata të shqetësimit figura e psikologut online ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim!

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

Ankthi dhe Atakët e Panikut: Simptomat dhe Karakteristikat

Ankthi dhe Atakët e panikut janë terma që përdoren shpesh për të treguar një grup mendimesh, sjelljesh dhe reagimesh fizike që ndodhin pas perceptimit të një stimuli që konsiderohet kërcënues dhe ndaj të cilit ne nuk mendojmë se jemi mjaftueshëm të aftë për të reaguar.

Megjithatë, vetë ankthi nuk është një fenomen jonormal. Është një emocion bazë, i cili përfshin një gjëndje aktivizimi të organizmit kur një situatë perceptohet subjektivisht si e rrezikshme. Ankthi fiziologjik është ajo gjëndje e tensionit psikologjik dhe fizik që përfshin një aktivizim të përgjithësuar të të gjitha burimeve të individit. Ai synon një stimul të vështirë, vërtet të pranishëm dhe shpesh të njohur.

Ankthi bëhet patologjik kur krijon, në një mënyrë pak a shumë të dukshme, siklet dhe vuajtje, bllokon jetën e përditshme. Karakterizohet nga një gjëndje pasigurie për të ardhmen, me pritje të rezultateve dhe mbizotërim të ndjenjave të pakëndshme.

Read more

Mendimet negative të përsëritura dhe automatike, si t’i eliminoni ato

Jeta nuk është një proces mekanik, nuk ofron siguri. Askush nuk e di se çfarë do të  nga një moment në tjetrin. Asgjë nuk mund të jetë e sigurt. Nëse e ardhmja do të ishte e paracaktuar nuk mund të kishte as lavdi as madhështi, ne nuk do të ishim asgjë tjetër veçse robotë. Nuk është e pazakontë të zhyteni në mendime të tmerrshme dhe të pamundura, kjo është ajo që ne bëjmë kur e fillojmë ditën me këmbën e gabuar dhe automatikisht mendojmë se gjithçka do të shkojë keq.

Ndër të tjera, frika nga e panjohura është absolutisht normale pasi është një emocion parësor i njeriut, i cili ka një bazë biologjike, një përgjigje spontane që rrjedh nga instinkti atavistik për të mbrojtur veten për të mbijetuar në mjedisin në të cilin ndodhemi.  Në praktikë, truri ynë përgatitet për më të keqen për të mbrojtur veten.
Kjo do të thotë se frika nga më e keqja në një kontekst të caktuar mund të jetë një përgjigje e natyrshme, problemi fillon kur reagimi aktivizohet vazhdimisht dhe prek të gjitha fushat e jetës sonë.

Read more

Kur Ankthi Të Ndihmon Të Fluturosh

Imagjino të shohësh një zog me krahë të mëdhenj që përplasen fortë dhe me vrull.

Por zogu, pavarësisht se sa shumë përpiqet çdo ditë dhe çdo moment për të fluturuar, nuk mund të fluturojë.

Kjo ndodh sepse rreth tij janë imponuar shufra të larta dhe të trasha të padukshme për syrin e lirë. Po, zogu është në një kafaz.

Nëse do të ishe ti ai zog, me shumë mundësi do të vuaje nga ankthi.
Nëse vuan nga ankthi, më shumë gjasa ti je në gjëndjen e zogut tonë të vogël.

Read more

Fëmijë pa rregulla: pse është e rëndësishme të dini si të thoni “jo”!

Të thuash po për një prind është e lehtë, nuk sjell mosmarrëveshje apo fëmijë të palumtur. Eshtë si një malore në zbritje – të paktën për një periudhë afatshkurtër – një garanci qetësie, larg tekave dhe dramave. Nga ana tjetër, të thuash jo, përfshin vendosmëri, përpjekje, qëndrueshmëri, britma, lot.

Kur Albi, 3 vjeç, has kundërshtimin e nënës së tij ndaj kërkesave të shumta të ditës, ai i bërtet asaj duke qarë: E shëmtuar! E keqe, nuk të dua më! ”.

Nëna vazhdon rrugën për në shtëpi duke e mbajtur për dore dhe, megjithëse me vështirësi, kthehet dhe i thotë: Hajde tani, se do shkojmë në shtëpi

Ajo rrotullon sytë, por pranon dhe toleron reagimin e fëmijës, e vetëdijshme për faktin se është pjesë e jetës. Nuk e merr personalisht zemërimin e fëmijës dhe, pavarësisht nga vështirësitë e kuptueshme, e konsideron atë si një emocion të pashmangshëm dhe një pjesë integrale të procesit të rritjes.

Një zë i brëndshëm i thotë asaj se kështu e ka jeta dhe se sigurisht nuk do të jetë hera e parë dhe e fundit që fëmija kur të përballet me fjalën “jo” do të përgjigjet përmes zemërimit dhe frustrimit; nga ana tjetër, kemi një fëmijë që me ngurrim po zbulon se dikush nuk mund të ketë gjithçka në jetë, ose po vëren, falë ndalimit të prindit, të ekzistencën e kufijve.

Përcaktimi i kufirit, dikur, ndodhte përmes modelit të ashtuquajtur baba-mjeshtër, një baba autoritar, “ligji” i të cilit ishte i padiskutueshëm, dhe kështu ndodhte edhe në institucioneb të tilla, siç është shkolla. Një baba, për faktin e thjeshtë të të qenit baba, ishte i respektuar dhe po kështu edhe për mësuesit. Shpesh ishte e mundur të ishe autoritar pa u bërë autoritar.

Sot kjo epokë ka kaluar, dhe sfondi kulturor nuk bën gjë tjetër veçse inkurajon sjelljen “gjithçka është e mundur” dhe, jo vetëm babai, por edhe institucionet e kanë humbur funksionin “normativ dhe autoritar” të së kaluarës. E ndërsa institucionet bien, edhe prindërit e rinj nuk duket se po bëjnë një luftë kalorësie me mohimin. Në të vërtetë, shumica e tyre nuk  durojnë as nivelin më të vogël të zemërimit,vuajtjeje,ose zhgënjimit të fëmijëve të tyre.

Prindërit kalojnë në një gjëndje alarmi dhe përpiqen të parandalojnë që fëmija i tyre të përjetojë ndonjë ndjenjë zhgënjimi

Ekziston një ankth themelor që bën që fëmijët të mbulohen me vëmendje dhe të kënaqen me çdo kërkesë ose nevojë që  në  momentin e parë që protestojnë. Pse?

Jam shumë e lodhur, thotë Najada përpara kërkesave të pandërprera të djalit të saj. Por përgjithësisht lodhja nuk është arsyeja e vetme për të hequr dorë.

Ndihem fajtore, thotë Anila nënë e dy fëmijëve. “Nuk kaloj mjaftueshëm kohë me ta për shkak të punës dhe në hapësirën e vogël që kemi së bashku i kuptoj që u dorëzohem atyre ,nën iluzionin se në këtë mënyrë ata do të jenë më të lumtur”.

“Kur më thonë: E shëmtuar! Je e keqe, ik! Nuk të dua më! “, Tregon Arta një tjetër nënë e dy fëmijëve, ndihem vërtet keq “.

Arta i percepton këto fjali si të drejtuara ndaj saj dhe jo si shprehje të një gjëndje zemërimi dhe zhgënjimi; ndihet se është gabim dhe si nënë e keqe. Ajo ka frikë se duke i thënë jo djalit të saj ai do të kundërshtojë një zhgënjim të caktuar dhe se kjo do të kompromentojë marrëdhënien mes tyre, me pak fjalë, ajo ka frikë të humbasë dashurinë e tij ose të mos e dojë atë sa duhet.

Pikërisht këtu lind konfuzioni i madh: Të them po, që ti biri im të vazhdojsh të më duash”, apo “Të them po, në mënyrë që ti, biri im, të ndjesh se të duam.

Në këtë mënyrë ama, prindi humbet parjen e rolit edukativ të pikërisht në të qenit baba ose nënë, për shkak të nevojës për t’u dashur ose shqetësimit për të mos i dhënë dashuri të mjaftueshme fëmijës.

Roli arsimor i një prindi mund të dështojë nga faktorë si lodhja, ndjenja e fajit, nevoja për t’u ndjerë i dashur, frikës së humbjes së dashurisë së fëmijës dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, në emër të lumturisë së tij, e cila duke të jetë, iluzionale, duke e lënë atë të bëjë çfarë të dojë.

Por pse është kaq e rëndësishme të këmbengulim tek rregullat, pavarësisht lodhjes, fajit, dhe frikës së fëmijëve që zemërohen? Thjesht sepse do të jetë vetëdija për kufijtë që do t’i bëjë ata të lumtur, dhe jo iluzioni i mungesës së saj.

Rregullat i bëjnë fëmijët të ndihen të sigurt, sepse ata nuk janë ende në moshën për të zgjedhur

Ndodh që këta të fundit bëjne presion prindërve pikërisht për të parë se ku qëndron kufiri i tyre. Ata i shtyjnë derisa të ndjejnë praninë e tyre, dhe pikërisht aty,ku ata hasin mohim,mund të ndiejnë se ekziston një i rritur, një prind i aftë t’i mbajë, t’i mbështesë dhe t’i drejtojë.

Konsulta e një psikologu

Konsulta e një psikologu Tiranë është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat me psikologen online ofrohen live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Lumturia: Si ta gjesh brënda vetes!

Një trajner i famshëm i basketbolli, John Wooden gjithmonë thoshte “Gjërat u shkojnë më mirë atyre personave të cilët bëjnë që gjërat tu shkojnë më mirë”. Kjo frazë e famshme mishëron në mënyrë të përsosur konceptin e lumturisë.
Gjërat më të mira nuk vijnë vetë në jetën tonë, si me magji, por ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë ato ose të kemi inteligjencën dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të shfrytëzuar mundësinë kur ajo paraqitet.
Nëse shoh përreth, shoh, për fat të keq, njerëz që lejojnë të manipulohen, të cilët lejojnë të bllokohen në një punë që nuk e duan,lejojnë që të ndikohen nga zakone të këqija. Ana kurioze është se shumë prej këtyre njerëzve mendojnë se lumturia ndodhet pas cepit.
Pra, besojnë se nëse vetëm diçka do të ndryshonte ata do të ishin më të lumtur. Ata mendojnë se lumturia do të vijë nëse ata fitojnë llotarinë, ose kur të mbarojnë pagimin e kredisë, e nëse mund të transferohen për të jetuar në një vend tjetër.

Problemi është se pas këtyre besimeve qëndron ideja se lumturia mund të arrihet kur dhimbja dhe vuajtja eliminohen. Duket sikur lumturia fshihet nën një gur. Por nuk është kështu, eliminimi i dhimbjes ose vuajtjes nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh më i lumtur.
Read more

Atakët e Panikut: pse vijnë papritmas dhe çfarë të bëjmë për t’i menaxhuar ato?!

“Nuk mund të marr frymë më, ndihem sikur jam duke u mbytur. Ndihem në rrezik dhe ndjej  që duhet të iki menjëherë nga vendi ku jam.Nuk jam në gjëndje të arsyetoj, nuk e kontrolloj dot veten ”. 

Kjo është ndjenja që përjetojnë njerëzit që pësojnë atake paniku; është e sigurt që njerëzit që vuajnë prej tij jetojnë në një gjëndje të përhershme ankthi, gjithmonë duke pritur atakun tjetër, duke u përpjekur të shmangin të gjitha situatat që mund të bëhen element i atakut të panikut.Aq sa, shumë prej tyre përfundojnë të mbyllur në shtëpi për t’i shpëtuar këtyre ndjesive të bezdisshme.
Ataku i panikut përfshin mëndjen dhe trupin përmes një sekuence shumë të shpejtë të reagimeve fizike dhe emocionale që janë më të shpejta se çdo proces racional. Ndër të tjera, të gjitha rrugët që merr mëndja për të shmangur ose për të përballuar atakun e panikut rezultojnë të jenë plotësisht joefektive pasi ato priren të theksojnë, më shumë sesa të zbusin problemin, pasi ato përqëndrojnë vëmëndjen pikërisht në atë që dikush dëshiron të shmangë.

Shpesh mendohet se kjo simptomë ka origjinë fiziologjike; në të vërtetë ekziston një ndërveprim i papërsosur midis perceptimeve shqisore dhe aftësisë për t’i përpunuar ato dhe për t’i dhënë kuptim: ky mosfunksionim e tërheq subjektin në një rreth vicioz, në të cilin frika bëhet patologjike dhe ushqehet me vetveten.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ankthi është një rrjedhë e hollë frike që zvarritet në mëndje. Nëse e inkurajoheni, hapni një kanal në të cilin tërhiqen të gjitha mendimet e tjera.

Aspektet simptomatike të atakut të panikut

Karakteristika kryesore e një ataku paniku është shfaqja e përkohshme e frikës dhe shqetësimit të fortë, e shoqëruar nga të paktën katër nga simptomat e mëposhtme:
• Rrahje ose ritëm të shtuar të zemrës
• Djersitje e tepërt
• Dridhje
• Ndjenja e mbytjes
• Një peshë në gjoks
• Të përziera dhe parehati në bark
• Të fikët
• Ndjenja e ndarjes nga trupi juaj
• Frika nga humbja e kontrollit ose çmënduria
• Frika nga vdekja
• Ndjenja e mpirjes dhe ndjesi shpimi gjilpërash
• Të dridhura

Krizat fillojnë papritmas dhe arrijnë shprehjen e tyre maksimale shpejt (dhjetë minuta ose më pak). Në këto momente, njerëzit përjetojnë frikë të fortë, ndjejnë sikur do vdesin, apo do kenë një infarkt në zemër,humbin kontrollin ose sikur po “çmënden”,dhe kështu ata ndiejnë një dëshirë shumë të fortë për të lënë vendin ku ndodhen.
Kur përsëriten, këto kriza mund të paraqesin një përbërës të vogël të frikës, kështu që personi fillon të mendojë se duhet të shmangë vendet dhe kushtet në të cilat ndodhën krizat, në mënyrë që diapazoni i veprimit të ngushtohet ndjeshëm.
Në disa raste frika që ndjen personi në ripërjetimin e këtyre krizave bëhet aq e madhe sa që tensioni shkakton një krizë të re përballë situatave që nuk duhet të veprojnë si shkas. Ka raste kur njerëzit humbin vetëdijen, aftësinë për të folur për ditë të tëra, duke përfshirë edhe aftësinë për të lëvizur në orët e atakut.

Zanafilla e atakut të panikut: çfarë e shkakton atakun e panikut?

Nga pikëpamja psikologjike, ataku i panikut mund të konsiderohet si një mesazh i mirëfilltë që shfaqet nga pavetëdija e cila shpreh përmes një simptome se bota e brëndshme (e pavetëdijshmja) nuk është aspak në një vijë me atë të jashtme (e vetëdijshmja); personi, megjithatë, nuk kujdeset për këto mesazhe, nuk u jep atyre kuptim dhe kështu  një ditë të bukur e pavetëdishmja, vendos të “ngrejë zërin” dhe …. në këtë pikë …. gjen mënyrën më të pagabuar për ta bërë atë.
Praktikisht, është si të thuash që në një atak paniku ekziston një luftë midis dy hemisferave cerebrale që kanë aftësi dhe veti shumë të ndryshme. E majta është shumë racionale dhe është e aftë në gjuhë dhe logjikë ndërsa e djathta është ajo që ka aftësinë të “ndiejë” përmes emocioneve; pra, njëri “provon” ndjesitë dhe i jep kuptim dhe vlerë, ndërsa tjetri “arsyeton, komunikon dhe bën lidhjet”.
Si rregull, të dy hemisferat bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në mënyrë të përsosur; megjithatë, ka momente në jetë ose situata në të cilat ato hyjnë në një kurs përplasjeje dhe në këtë rast, hemisfera e majtë fillon ti mbivendoset të djathtës: kështu, një person bën një seri gjërash që mendon se janë të drejta, ndërsa një pjesë tjetër e tij “ndjen” se e gjitha është e gabuar sepse ndjenjat e tij të vërteta janë mohuar plotësisht. Pjesa pasionante dhe emocionale përfundon plotësisht nën kontroll sepse bëhen zgjedhje logjike që besohet të jenë më të mira ose më të sigurta.
Në këtë pikë, hemisfera e djathtë fillon të zemërohet dhe të shpërthejë duke kërkuar një mënyrë për tu vërejtur dhe dukur: ataku i panikut mund të jetë një simptomë fantastike për rastin në fjalë.
Sigurisht, një pjesë e botës së personit është plotësisht e pavetëdijshme dhe nuk e percepton këtë copëzim sepse ekziston një Super-ego që vepron si një censor brënda psikikës sonë dhe që nuk lejon që kjo anë të shfaqet dhe është pikërisht atëherë kur e pavetëdijshmja jonë angazhohet në vetvete që të sigurohet se nevojat e saj do të bëhen të ditura.
Ekzistojnë gjithashtu teori paksa të ndryshme për të shpjeguar këtë çështje; gjithashtu mendohet se këta njerëz vuajnë nga shqetësime në perceptim të cilat, me shumë gjasë, vijnë nga një vështirësi e veçantë në eksplorimin e mundësive të reja dhe kjo tregon një edukim që nuk ka dhënë besim në sipërmarrjen dhe provimin e aftësive të tyre, kështu që personi, kur përballet me gjëra të reja, tenton të ngecë dhe simbolikisht, ataku i panikut “i bllokon vërtet”.
Sipas këtij këndvështrimi, ataku i panikut ështe një reagim fobik kundër sfidave të jetës dhe shoqërohet nga një frikë nga e ardhmja që përfaqësohet mirë në problemin e “kontrollit” që bllokon këto subjekte në mani dhe fobi.
Në çdo rast, cilado qoftë teoria më e pranuar është shumë e rëndësishme që personi të përpiqet të kuptojë se çfarë mesazhi dëshiron të japë ataku i panikut në jetën e tij.

Lloje të ndryshme të atakut të panikut

Jo të gjitha ataket paraqiten në të njëjtën mënyrë, ekzistojnë tre lloje të ndryshme të atakëve të panikut, të cilat ndryshojnë në mënyrën se si fillojnë dhe në praninë ose mungesën e shkaktarëve mjedisorë.
Ataket e papritura të panikut 
Fillimi i krizës nuk shoqërohet me shkaktarë të veçantë mjedisorë, nuk ka ndonjë arsye të dukshme që mund të ketë vepruar si shkas.
Ataket e panikut të lidhura me situatën
Kriza shfaqet menjëherë pasi personi është ekspozuar ndaj një stimuli mjedisor si psh. duke parë një merimangë, një gjarpër, duke u gjëndur në mes të një turme … Ndonjëherë ai madje shfaqet më parë sesa vetë stimuli, vetëm duke menduar se mund të shohësh merimangën , gjarpërin apo çfarëdo tjetër. Këto episode janë më të lidhura me fobitë specifike shoqërore.
Ataket e panikut të lidhura me një situatë të caktuar
Në këto raste kriza mund të shfaqet si pasojë e një stimuli mjedisor, por jo domosdoshmërisht menjëherë pasi personi është ekspozuar ndaj këtij stimuli, dhe jo gjithmonë këto atake shfaqen.Këto episode janë zakonisht të shpeshta në ataket e ankthit, megjithate mund të diagnostikohen tek njerëzit që vuajnë nga fobi specifike.
Vitet e fundit ka pasur një rritje të dukshme në çrregullimin e atakut të panikut; ka shumë njerëz që ankohen për këtë lloj patologjie e cila duket se shfaqet krejt papritur duke e lënë personin e prekur në dëshpërim total, të rrethuar nga frika se nuk ka mjetet e nevojshme për ta “kontrolluar” atë që po ndodh, të paktën jo në mënyrë racionale.
Në përgjithësi, kur jeni nën efektin e një ataku paniku ju duket sikur do iu kapë një armik i fuqishëm dhe i padukshëm i cili rri në ndonjë nga gjarpërimet e psikikës dhe sulmon kur i teket.
Kjo është ana më tragjike e një ataku paniku: ne e shohim veten të ndjeshëm ndaj një simptome që nuk dihet mirë se çfarë është dhe nga buron, por ama ja dimë shumë mirë efektet e padëshirueshme.

Mjetet shëruese ndaj atakeve të panikut

Frymëmarrja

Mbajtja sa më e rregullt që të jete e mundur e frymëmarrjes tuaj  është thelbësore për të menaxhuar një atak paniku. Së pari duhet të lirojmë frymëmarrjen, duke marrë frymë me hundë dhe duke e nxjerrë frymën përmes gojës. Për të lehtësuar relaksimin, mund të ulemi në një karrige dhe të alternojmë frymëmarrjen normale me një frymëmarrje më të thellë me mushkëri. Provoni të merrni katër frymëmarrje normale dhe një të thellë dhe përsëritni stërvitjen derisa të ndjeni një përfitim.
Ky ushtrim ju lejon të menaxhoni atakun e panikut duke qëndruar i qetë. Për të rregulluar shpejt frymëmarrjen tuaj, mund të përpiqeni të bashkoni duart duke formuar një filxhan dhe të merrni frymë nëpërmjet hapësirës së vogël midis dy gishtave të mëdhenj. Mbajtja e syve mbyllur gjatë krizës është e rëndësishme për të racionalizuar dhe kuptuar se çfarë po ndodh.

Disiplinoni rrjedhën e mendimeve tuaja

“Jam i shqetësuar sepse nesër do të më duhet të jap një provim. Eshtë si një gozhdë fikse, një mendim i vazhdueshëm, ndërsa ankthi rritet gjithnjë e më shumë ”.
Zëvendësoni këto mendime me diçka ndryshe, më të këndshme. Për shembull, mund të përqëndroheni në mënyrën se si do ta kaloni mbrëmjen. Me pak fjalë, lëreni mëndjen tuaj të endet në mendime të qeta dhe mos mendoni për asgjë që krijon ankth.
Ju mund ta përqëndroni vëmëndjen tuaj në diçka të ndryshme, të tilla si lojëra, fjalëkryqe, probleme matematikore ose detajet e objekteve përreth jush. Provoni të numëroni mbrapsht nga 100 duke kapërcyer tre numra, ose thoni alfabetin mbrapsht.

Në një vend publik

Nëse mendoni se do të keni një atak paniku në një vend publik, gjëja më e mirë për të bërë është të gjeni një vend për të ndaluar dhe veshur, për shembull, një palë syze dielli ose të mbuloni veten me një shall, të gjitha ato veprime që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë, të sigurt dhe më të mbrojtur sepse mendërisht do të largoheni nga konteksti.
Në këtë pikë, duhet ta detyroni veten të mendoni për diçka tjetër dhe të përqëndroheni në mendime të këndshme. Sa më shumë që arrini të shpërqëndroni veten duke u përpjekur të ndaloni procesin negativ të mendimit që mund të ketë shkaktuar atakun e panikut, aq më shpejt do të jeni më mirë.

Si të menaxhoni një atak paniku, një rast klinik.

Këtu është historia e vërtetë e një vajze 35 vjeçare që vuante nga atakët e panikut.

“Për Blerinën, ngrënia në publik ishte një siklet dhe u bë edhe më shumë kur ajo filloi të frikësohej se mund të mposhtej nga një atak paniku. Një ditë Blerina vendosi ta kapërcejë këtë frikë dhe organizoi një drekë me shoqen e saj më të mirë. Restoranti ishte i mbushur plot me njerëz dhe si të gjitha herët e mëparshme Blerina, zgjodhi tryezën në pjesën e pasme të dhomës, në mënyrë që të ishte sa më e izoluar.
Pas pak, ajo filloi të kishte mendime negative, filloi të shihte njerëz që flisnin keq për të, ajo padyshim nuk mund të hante drekë dhe të hiqte mëndjen nga ai vizion i tmerrshëm. Ishte në prag të një ataku paniku dhe madje ajo nuk mund as të ngrihej nga karrigia dhe të largohej nga restoranti. Ajo filloi të përsëriste me vete se njerëzit nuk ishin aty duke e shikuar, se kjo ishte vetëm një trillim i imagjinatës së saj, rrahjet e zemrës së saj filluan të shtoheshin dhe i kullonin djersë  nga balli.
Ajo ishte e tmerruar. Kapi celularin e saj por i ra nga duart. Për fat të mirë, telefoni nuk u dëmtua, por ndërkohë fobia e njerëzve gradualisht po zbehej. Kështu që ajo arriti të kuptonte se duhej ta zhvendoste vëmëndjen në diçka tjetër. Prej atëhere sa herë që befasohet nga një atak paniku, ajo e zhvendos celularin e saj. Blerina e ka më të lehtë të heqë qafe mendimet e këqija, duke përdorur celularin e saj, kështu që mund të kujtojë se këto mendime nuk kanë pse të fitojnë kontrollin e mëndjes së saj.
Sot, muaj më vonë, ajo kuptoi se këto mendime janë të ngjashme me një fëmijë të vogël i cili po përpiqet vetëm të tërheqë vëmëndjen tek vetja. Kurdoherë që ndjeni një atak paniku, mos harroni se mendimet negative nuk janë asgjë më shumë sesa fëmijë të llastuar që përpiqen të tërheqin vëmëndjen dhe vetëm duke e larguar mendimin prej tyre, paniku do të priret të ulet derisa të zhduket plotësisht.
Tani Blerina del për darkë me miqtë e saj dhe arrin të kalojë mbrëmjen pa probleme të mëdha, pa fëmijë të llastuar që gumëzhijnë rreth saj ”.
Nëse Blerina ia doli, edhe ju mundeni … … dhe pse jo, edhe nën kujdesin e një psikologu.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Konsultat me psikologen ofrohen live & online

Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

TERAPI PER KRIZE NE CIFT ME PSIKOLOG TIRANE

Terapia në çift: pse qëllimi nuk është të provoni se partneri e ka gabim

Kur një marrëdhënie kalon një periudhë të vështirë, çiftet shpesh kërkojnë ndihmë vetëm pasi konfliktet janë …

marredhenia ne cift terapi me psikolog

Marrëdhënia në çift..?

Si të dalloni një marrëdhënie të shëndetshme, të ekuilibruar dhe toksike Marrëdhënia në çift është një nga …

fakte interesante mbi trurin

SI ËSHTË TRURI JUAJ?

Ka ditë kur gjithçka duket gri dhe e rëndë. Ditë kur mendja është e konfuzuar, e mbushur me mendime që përsëriten, …