Artikuj

Konsulta në studio ose online me psikologe në Tiranë

10 arsye të mira për të shkuar tek Psikologu

Ka nga ata që ndihen keq dhe nuk e bëjnë këtë sepse frenohen nga bindjet e zakonshme.
Ka disa arsye, dhe gjithashtu më shumë se dhjetë, që njerëzit përdorin për të justifikuar rezistencën e tyre për të shkuar tek psikologu, nxitur nga besimet e rremë, të paragjykimeve, fantazitë dhe dyshimet.

Rezultati? Kush ka nevojë për ndihmë, nuk e kërkon, ose presin vite para se ti drejtohen një specialisti kur tashmë jetojnë me problemet e tyre të cilat e kanë çuar atë në lodhje dhe ka kompromentuar dukshëm fusha të ndryshme të jetës së tyre.
Këtu është një përmbledhje për të demaskuar mendimet e rëndomta dhe për të modifikuar besimet e gabuara për të zgjedhur lirisht nëse ne duhet të konsultohemi me një psikolog

Besimet e gabuara nëse ne duhet të konsultohemi me një psikolog

1. Psikologu kuron të çmendurit

Besimi i gabuar se psikologu ka të bëjë vetëm me format e psikopatologjisë. Kjo është e bazuar pjesërisht në konfuzionin mes psikiatrit dhe psikologut, dhe pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive për fushën e ndërhyrjes psikologjike duke filluar nga promovimi i shëndetit, në shkollë, ambjentet publike, media apo kompanitë e ndryshme.

2. Kushton shumë
Ti drejtohesh një profesionisti ka një çmim, qoftë ai të jetë dentisti, kardiologu ose një psikologu! Kostoja ekonomike nga e cila ne duam të shpëtojmë rezulton direkt në aspektin e kostos për qetësinë tonë dhe mirëqenien, edhe pse ato janë të vështira për t’u matur.

3. Duhen vite terapie
Kohëzgjatja e ndërhyrjes psikologjike nuk mund të përcaktohet a priori, nganjëherë mund të jetë e mjaftueshme edhe disa takime. Çdo gjë varet nga arsyeja që duam të bejmë konsultën, dhe vetëm një pjesë e atyre që shkojnë tek psikologu kanë nevojë për një ndërhyrje psikoterapeutike që vazhdonë në kohë dhe që vendoset ekskluzivisht nga psikoterapisti.

4. Çfarë do të thonë të tjerët në qoftë se e dinë se shkojmë tek një psikolog?
Është e rëndësishme të dini se ekziston një kod i etikës që disiplinon profesionin, sipas të cilit psikologu ka për detyrë të mbrojë privatësinë e klientëve të tij. Nëse ju nuk doni që njerëzit ta dinë se ju shkoni tek psikologu mjaftonë vetëm të mos jau thoni njerëzve të tjerë. Kjo, sigurisht, vlen edhe për çdo shërbim tjetër shëndetësor.

5. Unë nuk kam nevojë për ndihmë. Si gjithmonë arrij t’ja dal vetë
Shpesh akti i të kërkuarit ndihmë konsiderohet një akt dobësie, por ajo është e pashmangshme që herët a vonë në jetë ndodh që të na duhet ndihma e një tjetri. Konsultimi me një psikolog kur ju jetoni një gjendje të keqe ose keni një problem është më tepër një akt guximi dhe përgjegjësie ndaj vetes.

6. Mjafton të marrë ilaçe
Terapia me ilaçe nuk mund të konsiderohet si një alternativë. Në disa raste është e nevojshme që ajo të integrohet në një trajtim psikologjik për të lejuar përpunimin e përvojave në vend që të shmanget e folura për problemet.

7. Nëse unë shkoj tek një psikolog do të dalë i ndryshuar
Kur ju jetoni një shqetësim është për shkak se diçka në jetën tuaj nuk është ashtu siç duhet të jetë. Konsultimi me një psikolog bëhet që ju të ndiheni më mirë i cili kërkon që të kryeni një proces ndryshimi, transformimi nuk është vetëm i pashmangshëm, por i nevojshëm për të rifituar mirëqënien tuaj .
8. Çfarë garancie kam unë se do të jemë më mirë?
Psikologu  jep garancinë e formimit të tij dhe angazhimin e tij për t’ju ndihmuar, në qoftë se ju vendosni të shkoni tek psikologu ju do të mësoni ta pranoni jetën pa garanci.

9. Duke ditur teknikat mund ta bëjë vetë
Efektiviteti i një ndërhyrjeje psikologjike nuk mund të reduktohet vetëm për të përdorur teknika të veçanta përdorimi i të cilave gjithmonë ndodh brenda një marrëdhënie ndërmjet psikologut që është i gatshëm për ta dhënë dhe personit që ka kërkuar ndihmë dhe që është i gatshëm për ta marrë atë.

10.Rrobat e pista lahen në shtëpi
Thënia e vjetër popullore në këtë rast nuk ju ndihmon, sepse problemet është më mirë të diskutohen me dikë tjetër përveç vetes sepse sjell një këndvështrim tjetër dhe ka aftësinë për të sugjeruar strategji dhe alternativa të ndryshme nga ato që ne i përdorim zakonisht.

Ka situata të panumërta në jetë që mund t’ju shtyjnë për të kërkuar një konsultë me psikologun … në qoftë se këto dhjetë arsye nuk janë të mjaftueshme për t’ju ndaluar do të thotë që ju jeni të gatshëm për tu konsultuar me psikologun dhe për të përmirësuar jetën dhe veten tuaj.

Konsulta në studio ose online me psikologe në Tiranë

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …