13 Qëndrime Mendore që Ju Dënojnë në Pakënaqësi dhe Palumturi

13 Qëndrime Mendore që Ju Dënojnë në Pakënaqësi dhe Palumturi

“Mëndja është një botë më vete dhe vetëm ajo mund ta bëjë parajsën ferr dhe ferrin parajsë” John Milton.
Ky aforizëm e bën të plotë, se si një proces i mendimit dmth qëndrime mendore mund të dëmtojnë jetën tonë! Që nga kohët e lashta, njeriu ka përjetuar mendime negative që e shqetësojnë mëndjen. Megjithatë, është mënyra se si vendosim të merremi me këto mendime që e bënë dallimin.
 13 Qëndrime Mendore që Ju Dënojnë në Pakënaqësi dhe Palumturi

Në Varësi të interpretimit që i atribuojmë ngjarjeve të realitetit, ne mund ta gjejmë veten duke eksperimentuar, siguri ose frikë, shpresë ose panik, përgjegjësi ose viktimizim, fitore ose humbje. Studime të ndryshme kanë gjetur se të kesh një qëndrim mendor negativ ndaj ngjarjeve të jetës mund të ndikojë në gjëndjen e shëndetit dhe të ketë efekte negative mbi lumturinë dhe mirëqenien.

• Si mund ti zbusim disa qëndrime mendore negative?

Për të lehtësuar veten nga qëndrime të caktuara mendore, do të thotë të aktivizoni mënyra të reja të përjetimit të gjërave, të bëheni të vetëdijshëm për mendimet negative me të cilat ngarkojmë jetën.
Por cilat janë “hidhërimet, vuajtjet” që duhen hedhur? Këtu janë 13 qëndrime mendore dhe mendime negative që njerëzit e pakënaqur dhe të palumtur vazhdimisht bëjnë … dhe  do të bënin çdo njërin prej nesh të pakënaqur dhe të palumtur nëse i bëjmë këto !!!!

• Arsyetimi i Tepërt

Të shqetësohemi në mënyrë obsesive për diçka që duhet të ndodhë (shumë shpesh ky është një faktor i drejtpërdrejtë i dështimit) me hipoteza të përsëritura si “nëse unë, në qoftë se …”, duke humbur burime të çmuara dhe energji të dobishme për përpunime më të frytshme. Ose të shqyrtimi dhe rishqyrtimi i gjërave, zmadhimi i tyre, t’i bëjmë ato të shpërthejnë, t’u japim atyre fuqi brënda nesh.

• Duke Qënë Krijesa Të Zakonit

E rehatoni veten tek zakonet, duke thënë të njëjtat gjëra, duke analizuar situatat me të njëjtat kritere. Një lak mendor, një mënyrë automatike që na çon të sillemi në të njëjtën mënyrë, jo gjithmonë efektive. Dhe kjo nuk na bën më elastik, më dinjitoz dhe më të lehtë.
Dhënia hapësirë e një kujtimi të keq, duke mos mësuar ta riinterpretoni dhe t’i jepni një kuptim të ri. Le të rrijë aty gati për të helmuar situatat e tanishme dhe të reja.

• Ankimi

Ankimi dhe vazhdoni të ankoheni, sfilisni veten dhe të tjerët. Orientimi i mendimeve vetëm drejt drejtimeve negative, duke helmuar veten, duke u bërë disfatistë, vetëshkatërrues dhe vetë-sabotues, duke mbetur në një gjendje të pasivitetit që nuk ju bën produktiv dhe krijues. Mendimet që duhen djegur, ato që kufizojnë, janë “Nuk do ta bëj kurrë”, “është e kotë të provoj”, “sepse gjithçka më ndodh mua …”. Duke supozuar në vend që të thoni sinqerisht: “Unë kam dyshime”, “unë ndihem  i/e pasigurt” …

• Viktimizimi

Vazdimisht kërkimi i arsyeve jashtë nesh për dështimet,duke krijuar mllef, duke u sjellë si viktimë ose duke menduar se je gjithmonë viktima, duke menduar se nuk ka kontroll mbi atë që na ndodh. E gjithë kjo krijon tek ne nevojën për një jastëk dhjamor për të përballuar më mirë goditjet e jetës, duke na bërë pasiv, për t’u fshehur në pasiguri.

• Duke Pasur një Dialog të Brëndshëm Vetë-Zhvlerësues

“Dialogu i brëndshëm” është ai lloj zëri i brëndshëm që na shoqëron në çdo gjë që bëjmë. Formohet nga mendimet që ne formulojmë për botën. Meqenëse dialogu i brëndshëm është në të vërtetë një grup mesazhesh që i dërgojmë vetes, në qoftë se ajo është kryesisht e matricës negative, kërcënon të sabotojë seriozisht mirëqënien tonë: ai mund të zvogëlojë ndjenjën e efektivitetit, të ulë aftësinë tonë për të performuar dhe të ulë potenciali tonë.
Mendimet më të shpeshta që përmbajnë vetë-zhvlerësim përfshijnë fraza si “Nuk mundem …”, “Nuk jam mjaftueshëm i/e aftë!”, “Nuk ja dal …”, “Më mungojnë karakteristika të caktuara …”, “Do të dështoj!” Etj.Do ju pëlqente që një mik i juaji të vazhdojë t’ju thotë “Ti kurrë nuk do të jesh i/e suksesshëm/e”, “Ti nuk jeni mjaft e/i aftë”, “Ti je shumë i/e pasigurt”, “Ti do të dështosh”? A do ta konsideronit këtë person një mik të vërtetë? Natyrisht që jo! Pra, pse flisni me veten tuaj në këtë mënyrë? Angazhimi i vazhdueshëm në mendimet e vetëshkatërruese është sikur të kesh një mik mizor që përpiqet të të sabotojë në çdo mënyrë të mundshme. Duke vepruar kështu, ju bëheni armiku më i keq i vetes.

Duke Pasur Qëndrime Pesimiste

Një nga format më kundër-produktive të të menduarit konsiston në fillimin e një situate duke i parë vetëm anën negative, apo edhe duke hipotetizuar më të keqen. Për shumë njerëz, të shohin gotën gjysëm të zbrazët është një qëndrim i përhershëm dhe automatik. Mendoni, për shembull, për një tren të ndaluar ose për një ditë me shi. Për disa njerëz, këto ngjarje janë vetëm përvoja negative dhe të tmerrshme.
Në realitet, nuk ka asgjë pozitive apo negative në trafik apo në kohë! Është mënyra që ju zgjidhni të shikoni rrethanat që e bëjnë situatën pozitive ose negative dhe kjo zgjedhje mund të na bëjë menjëherë më të fortë ose më të dobët, më të lumtur apo më të trishtuar, të fuqishëm ose viktima. Duke filluar nga e njëjta situatë, ne mund të shikojmë një tren të ndaluar si mundësi për të dëgjuar muzikë relaksuese ose një ditë me shi si mundësi për të shkuar në shtëpi për të pirë një filxhan të mirë me çokollatë të nxehtë duke lexuar një libër të mirë. E gjitha varet nga mënyra se si zgjidhni të shikoni momentin.

Të Bësh Krahasime Negative Me Të Tjerët

Një nga mënyrat më të lehta dhe më të zakonshme për t’u ndierë i/e pikëlluar dhe i/e pakënaqur është të krahasoni veten me të tjerët, veçanërisht me njerëzit e paarritshëm. Shpesh tentojmë të bëjmë krahasime me njerëz që marrin shumë komplimente, të cilët janë shumë tërheqës, të cilët bëjnë shumë para ose që kanë shumë kontakte në mediat sociale. Kur e gjen veten duke dashur atë që të tjerët kanë, dhe ju ndjeheni ziliqar, inferior dhe të papërshtatshëm, ka më shumë gjasa që të vendosni krahasime sociale negative.
Studime të ndryshme në literaturë (duke filluar me Aspinwall & Taylor 1993 dhe Collins 1995) kanë treguar se njerëzit që zakonisht kryejnë krahasime negative me të tjerët vuajnë më shpesh nga stresi, ankthi, depresioni dhe mendimet vetë-zhvlerësuese.

Ripërpunimi i Vazhdueshëm Mbi të Kaluarën

Ne duhet të mësojmë nga e kaluara, Jo të shtypemi nga ajo. Mund të ndodhë që rrethanat negative të jetës dhe episode negative personale mund të na bllokojnë, na bëjnë të pasigurt në zgjedhjet tona dhe të mos na lejojnë të njohim mundësi të reja të shkëlqyera. Megjithatë, ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk mund të ndryshohet, ne kemi mundësinë të japim një formë të re për atë që duhet të ndodhë akoma. Hapi i parë është të thyejmë të kaluarën dhe të deklarojmë se jemi ne, jo historia jonë, që është në rrezik tani. Gëte na kujton: “Asgjë nuk vlen më shumë se kjo ditë”. Le të mos qëndrojmë në të kaluarën: le të bëjmë zgjedhje më të mira sot dhe të ecim përpara.

Të Ndihesh I Pafuqishëm Para Njerëzve Armiqësorë

Është e zakonshme të takosh njerëz të vështirë në rrugën tënde. Të ballafaquar me këta individë që vazhdimisht kërkojnë sfidën, është e lehtë të besohet se ata janë të fortë dhe ne jemi viktima, dhe se me sjelljen e tyre agresive ata kanë kontroll mbi ne. Shumë nga qëndrimet tona të shpëtimit, edhe nëse janë të justifikuara, ndikohen shumë nga bindja për dobësinë tonë. Çelësi për të ndryshuar këtë besim të rremë për të qenë viktimë e një dhunuesi është të zhvendoset nga gjëndja e pasivitetit në atë të aktivitetit. Nëse keni të bëni me një narcisist, pasiv-agresiv, manipulues, frikësues ose kontrollues, ka shumë strategji që mund të përdorni për t’u përballur me situatën.

Duke Fajësuar Të Tjerët

Të fajësosh është që t’i bëjmë të tjerët të ndihen përgjegjës për fatkeqësitë tona. Shumë njerëz kanë një zakon të fajësojnë për pakënaqësinë e tyre ose mungesën e suksesit prindërit joefikas, marrëdhëniet negative, disavantazhet socio-ekonomike ose shëndetin e pasigurt. Sigurisht është e vërtetë se jeta është e mbushur me vështirësi dhe dhimbjet dhe vuajtjet që pasojnë janë të pamohueshme, por duke fajësuar të tjerët për pakënaqësinë tonë apo dështimet tona dhe marrja e rolit të viktimës nuk është një qëndrim efektiv.
Për një inspektim më të thellë, gjëndja e viktimës lejon një sërë avantazhesh sekondare, për shembull është më “e përshtatshme” të drejtojmë gishtin tek të tjerët për pakënaqësinë dhe dështimet tona, duke shmangur ose vonuar kohën për të marrë përgjegjësinë për jetën tonë.
Megjithatë, është e dobishme të theksohet se zakoni i fajësimit ju bën në sytë e të tjerëve, të pakëndshëm, të hidhëruar dhe të urryeshëm, mbi të gjitha, e privon personin nga pushteti dhe kontrolli mbi gjërat, pasi përgjegjësia zhvendoset tek të tretët. Ndër të tjera, shpesh, njerëzit “objektivë” të fajit se kanë aspak ide se ç’ka me të vërtetë ju ndieni dhe nuk mund të vërejnë asgjë. Në të vërtetë, ju jeni duke u bërë robër të aciditetit dhe urrejtjes tuaj. Ndjenjat tuaja edhe mund të justifikohen, por nuk do t’ju ndihmojnë të bëheni njerëz të lumtur dhe të suksesshëm.

Keni Vështirësi Të Falni Veten

Të gjithë bëjmë gabime në jetë. Kur ju shikoni prapa në veprimet tuaja të kaluara, ka vendime dhe gjeste që ju vjen keq që i keni bërë? A ka gabime të gjykimit të gabuar që kanë shkaktuar dhimbje për veten dhe të tjerët? Unë me të vërtetë mendoj se të gjithë do të përgjigjemi po. Pyetja më e rëndësishme, atëherë, është një tjetër: si i kujtoni këto ngjarje të kaluara? A mendoni për veten si njerëz të këqij dhe ndiheni fajtorë për dëmtimin e diçkaje apo mundësive të humbura? Siç tregohet më herët, shumë varet nga mënyra se si lexojmë dhe rilexojmë ngjarjet! Gjatë këtyre kohërave të vështira, është jashtëzakonisht e rëndësishme të jesh i mëshirshëm me veten.
“Faleni veten. Të gjithë bëjmë gabime. Gabimet nuk janë të përhershme, por ato janë momente të izoluara. Mësoni të thoni vetes: Kam bërë një gabim, por kjo nuk më bën një person të keq ”

Të Kesh Frikë të Tepruar për Dështimin dhe Bërjen e Gabimeve

Frika nga dështimi dhe gabimet shpesh shoqërohen me dëshirën për t’u vlerësuar nga të tjerët dhe me nevoja perfeksioniste. A keni menduar ndonjëherë se nuk keni qenë aq i mirë sa keni dashur në raste të caktuara?
Ndoshta kjo nuk mund të jetë për shkak të pritshmërive që vendosët shumë të larta? Megjithëse standardet e larta mund të shërbejnë si një mjet i shkëlqyeshëm motivues, duke pritur që gjithmonë të jeni të përsosur në të gjitha situatat, ka efekte negative në mirëqënien tonë, duke rritur nivelet e stresit dhe duke zvogëluar shanset për arritjen e suksesit, duke reduktuar kështu lumturinë tuaj.
Dhe pastaj ka kaq shumë qëndrime të tjera që kufizojnë kreativitetin tonë dhe na gërryejnë nga brënda, duke e bërë shumë të vështirë të jemi të lumtur përkundër angazhimit tonë.