Tag: probleme në marrëdhënie të ndryshme

psikologet me te mire ne tirane

Kush shkon tek psikologu nuk është i çmëndur, është një person i aftë që e do veten!

Pse duhet të shkoj tek psikologu?

Kjo është një pyetje shumë e përhapur dhe merr formë kur njerëzit dështojnë të japin një sens ndjenjës së vuajtjes së tyre ose kur sjelljet e tyre duken të pakuptueshme për veten apo për të tjerët. Për më tepër, kjo është një pyetje retorike që shpesh frenon ata që kanë nevojë për ndihmë

Si psikologe-psikoterapiste, shpesh takoj njerëz me shëndet mendor në studion time, por që vuajnë, për shkak të patologjisë shoqërore në të cilën jetojmë të zhytur. Kam kuptuar se nga adoleshentët tek të rriturit, pas shumë kërkesave për ndihmë, shpesh ka një strukturë personaliteti të pajisur me ndjeshmëri, kreativitet, empati dhe intuitë, si dhe një sens të madh kritik dhe introspektiv.
Por në mënyrë specifike, sot dëshiroja të përqëndroja vëmendjen në ato klishe të rreme që janë në themel të frikës së psikologut. Kam dëgjuar të thuhet “familja është e mjaftueshme për të ndihmuar ata që janë në krizë” ose “e bëj vetë” ose “nuk jam i/e çmëndur, tek psikologu shkojn vetëm ata që janë vërtet të sëmurë” ose “Pse duhet të shkoj tek psikologu? Mund ta bëj vetë me forcën time!”.
Këto janë paragjykime të pabazuara dhe po përpiqem ti shpjegoj pse: familja nuk mund të na ndihmojë gjithmonë, sepse shpesh kontrastet më të këqija janë të fshehura në shtëpi. Është e vërtetë se ne mund të ndihmojmë vetveten, por të kemi dikë që lexon në mënyrë objektive problemet dhe ndihmon pacientin të gjejë çelësin e duhur për t’i zgjidhur ato. Shkuarja te psikologu do të thotë t’i japësh vetes mundësinë për të kuptuar dhe shpërbërë një simptomë, një gjëndjeje të sëmurë të brëndshme, për ti dhënë mundësinë vetes të çlirohemi nga ky siklet i thellë që nuk na lejon të jetojmë qetësisht jetën tonë.
Qëllimi i çdo psikoterapie është të ndihmojë personin të bëhet i aftë për të menaxhuar dhe orientuar jetën e tij sipas zgjedhjes së tij, në një autonomi dhe liri të plotë. Vuajtja emocionale është më pak e pranueshme nga njerëzit sesa nga ajo fizike: nëse problemet janë fizike, në fakt, është më e lehtë të kërkohet ndihmë, por kur vjen puna te emocionet, mendimet gjithçka bëhet e komplikuar.
E përjetuar si element negativ i ekzistencës sonë, vuajtja psikologjike shoqërohet me terma të tilla si brishtësi, dobësi, varësi; për këtë arsye bëhet kaq e vështirë për të kërkuar ndihmë kur bëhet fjalë për ndjenja të keqia emocionale, sepse jemi të bindur se në këtë mënyrë mund ta bëjmë veten qesharak. Në të vërtetë, kërkimi i ndihmës për të dalë nga vuajtjet psikologjike është akti më i guximshëm që mund të bëhet; duke këmbëngulur të mos kërkoni ndihmë, duke bindur veten se duhet ta bëni vetë me çdo kusht, mund të jeni kundërproduktiv dhe rrezikoni të keqësoni shqetësimin psikologjik, në vend që ta zgjidhni atë.
Psikologu është i trajnuar të mos gjykojë sipas parimeve morale, por të përpiqet të kuptojë dhe ti japë zë  emocioneve të ngatërruara. Shpesh vërej se pacientët shprehin lehtësim vetëm duke u mirëpritur dhe dëgjuar në heshtje nga një person tjetër. Psikologu bëhet një instrument i psikoterapisë për ta bërë veten të dobishëm për pacientin. Në fakt, nëpërmjet marrëdhënies me psikologun, pacienti njeh dhe bëhet plotësisht i vetëdijshëm për veten, gjetjen e alternativave të reja dhe mënyrave më funksionale për të zgjidhur shqetësimin që e solli tek specialisti.
Kush shkon tek psikologu, i tregon vetes dhe të tjerëve që është një person i cili e lejon  veten të kërkoj lumturinë dhe mirëqenien, tejkalimin e brishtësis dhe vështirësis.

Kushdo që ndërmerr një rrugë psikologjike, di se si të kërkojë ndihmë për probleme emocionale dhe afektive, duke vendosur të kujdeset për veten duke kuptuar se nuk mund t’ia dal vetëm. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet se ata që shkojnë tek psikologu me guxim pranojnë mundësinë dhe rrezikun e njohjes së tyre thellësisht dhe autentikisht me burimet dhe limitet e tyre. 

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Nëse ndodhesh në një situatë dhe ndjen se duhet të konsultohesh me dikë, ne ofrojmë konsulta me psikologe në studio live në Tiranë, por dhe nëpërmjet shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Konsulta me psikologe Tiranë

Të Rinjtë, Ankthi dhe Frika për t’u bërë të rritur!

Të stërvitesh për jetën, prova më e vështirë!
Të rinjtë e sotëm , të rriturit e ardhshëm janë të bllokuar në këtë fazë të tranzicionit, janë djem e vajza të cilët nuk mund të kthehen më pas, por janë të frikësuar për të ecur përpara. Dhe zhvillojnë çrregullime psikosomatike, ankth dhe frikë për të fshehur dhe vonuar takimin me botën:
Frika është pjesë e jetës së të gjithëve, të mëdhenj dhe të vogjël dhe shpesh, për periudha të shkurtra, ato na “shoqërojnë” me një intensitet më të madh pikërisht për shkak se po kalojmë një moment rritje dhe ne duhet të hapim veten për përvoja të reja.

Të Rinjtë kanë frikë të bëhen të rritur

Ndër pacientët e mi ka gjithmonë të paktën një adoleshent ose një të ri/re që kërkon një konsultë të parë për problemet e ankthit. Një fenomen gjithnjë e më i përhapur që në shumicën e rasteve (të paktën sa i përket përvojës time profesionale), fsheh frikën për t’u bërë i rritur. Duke bërë një analizë të kujdesshme kuptoj se ndërsa brezi im, të rriturit e sotëm, jetojnë krizën ekonomike në tërësi, por ndoshta ne arritëm të jetojmë një fëmijëri jo në një gjendje konstante të alarmit financiar, në të kundërtën e gjeneratave të sotme më të reja, kriza dhe pasiguria që e kanë në ADN-në e tyre. Çfarë dua të them?
Janë fëmijë të dyzet/pesëdhjetë vjeçarëve që kanë humbur punët e tyre ose që ndoshta nuk kanë pasur qetësinë e një rroge në fund të muajit dhe kanë transmetuar në mënyrë të pashmangshme pasardhësve të tyre ndjenjën e paqëndrueshmërisë shumëvjeçare, frikën e së ardhmes dhe ankthin e të tashmes.

Dëgjoj të më thuhet nga të rinjtë se ata ndjehen si në udhëkryq, se kanë frikë të diplomohen një ditë sepse atëherë nuk do të dinë se çfarë të bëjnë. Nga njëra anë, ata dëshirojnë të jenë në gjëndje të largohen nga kjo situatë, nga ana tjetër ata përpiqen në çdo mënyrë, madje edhe nga ankthi për të qëndruar në kurriz të prindërve të tyre për kush e di sa kohë.
Ankthi në rastin e tyre është një mjet për të mos lejuar vetveten të imagjinojnë për një të ardhme të qetë dhe të pavarur. Imazhet e tyre nuk mund të shkojnë në ato nivele.
Për ta konfirmuar këtë, terrorin nga ana e tyre për të humbur prindërit e tyre. Frikë e ligjshme, por edhe me qëllim që të vazhdojnë të kenë një mbështetje, një siguri, një fole të diktuar nga mungesa e vetëbesimit dhe një vetëvlerësimi të ulët.
Nga ana tjetër, gjej prindërit që pa vetëdije, tentojnë të mbrojnë fëmijët e tyre në mënyrë të tepruar, gjë që bën që ata të mos zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë dhe nuk lejohet të organizohet një e ardhme e pavarur ndonjëherë e rrezikshme por e arritshme.

Prindërit sot kanë një ose më së shumti dy fëmijë dhe që përqëndrojnë të gjithë vëmendjen dhe pritshmëritë e tyre mbi ta. Në të kaluarën fëmijët ishin më të shumtë dhe burimet dhe vëmendja ndaheshin mes shumë fëmijve.
Frika e transmetuar është shumë dhe shpesh pa ndihmë, është e vështirë të përpunohet dhe të kapërcehet, pikërisht për shkak se nuk u lejohet të ëndërrojnë, të planifikojnë. Nga këtu, domosdoshmëria e parë e detyruar e shkëputjes nga foleja familjare paraqet ankthin në përpjekje për ta parandaluar dhe legjitimuar çdo frikë dhe përpjekje të dështuar për t’i dhënë një nxitje situatës.Puna që duhet bërë është e vështirë. Para së gjithash duhen eliminuar simptomat dhe duhet rritur vetëvlerësimi, vetëbesimi tek vetja dhe tek e ardhmja personale.

Nëse problemi vazhdon, nëse situata është “e qëndrueshme” prej kohësh, ju duhet të drejtoheni tek një psikololog. Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh. Profesionistet e Studio Psikologjie ofrojne konsulta ne zyre ose online për depresion, stres, divorc, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio/online me psikologe në Tiranë

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Përshëndetje, jam Ankthi, mos u frikëso … Vij në paqe, pse frikësohesh aq shumë para pranisë sime?

E di që ndihesh keq sa herë që afrohem, dëshpërohesh dhe do të më largosh menjëherë, e di se nëse mundesh … do të më vrisje, dhe mbi të gjitha përse beson se unë jam ai që dëshiron të të lëndojë, por më beso, nuk është kështu.

Unë nuk jam këtu për të të krijuar dhimbje, aq më pak për të të çmëndur, mendoj që ta kam treguar çdo herë që kam ardhur. Është e vërtetë ndonjëherë unë jam i frikshëm, por është natyra ime.
Por siç e sheh në fund të ditës, nuk të kam vrarë dhe nuk je çmëndur.

E vërteta është se kur unë vij ti je keq, ndien atë ndjesi të dhimbshme në gjoks.
Për fat të keq, nuk kam asnjë mënyrë tjetër për të më dëgjuar.
Je aq i zënë për të kërkuar sukses, të jesh produktiv, duke i treguar të tjerëve se jeni të denjë për t’u dashur … dhe nuk dëgjon sinjalet e mia të vogla.
Të kujtohet atëherë kur ke vuajtur nga dhimbja e kokës?
Ose kur ke pasur pagjumësi për më shumë se 2 orë dhe rrotulloheshe në shtrat?
Ose çfarë më thua për atëherë kur ke qarë pa asnjë arsye të dukshme?
Ose përsëri, kur u ndjeve i shtypur brënda dhe të mungonte ajri dhe nuk kuptoje pse?
Apo, të gjitha ato rastet isha unë, dëshiroja vetëm që ti të më dëgjoje, por ti nuk e bëre.
Vazhdove të ndiqje ritmin tënd të shpejtë të jetës.
Pastaj provova diçka më të fortë, u përpoqa të të bëj të dridhet syri, të të fishkëllej në vesh, të të bëj të djersiten duart, por edhe në këto raste nuk deshe të më dëgjoje.
Ti e njeh praninë time, prandaj kur je i qetë ose je vetëm dhe në vetmi … ose ndalon, unë shfaqem, vetëm për të biseduar me ty.
Ti gjithmonë dëshpërohesh, sepse me mëndjen nuk kupton se çfarë po të ndodh, dhe natyrisht, me mëndjen jo-racionale nuk do të më kuptosh.
Kjo është arsyeja pse unë jam dorëzuar dhe vendosa të të shkruaj.
Dhe të përgëzoj nëse po lexon atë që kam për të thënë, sepse kjo do të thotë që më në fund ke guximin të më dëgjosh dhe të më besosh, askush nuk e di më mirë se unë aftësinë tënde të madhe për të më shmangur mua dhe për të ikur, sikur të shpëtosh nga përbindëshi në pyllin e errët.
Ashtu si në ato raste kur më shmang dhe qëndron për orë të tëra para TV, duke jetuar jetën e njerëzve të tjerë që as nuk i njeh vetëm që mos të përballesh me atë që nuk ju pëlqen.
Ose për ato rastet që me disa pilulave i ke mpirë nervat dhe shqetësimet e tua; dhe çfarë të themi për ato substancat e tjera që të bëjnë të trullosur ndaj çdo lloj ndjenje.
Shpresoj se tani je gati.
Gati për t’u përballur me realitetin tënd, gati për t’u përballur me të vërtetën në jetën tënde pa maska, pa dredhira … pa pretendime.
Dhe kështu duhet të jetë.
E vetmja gjë që jam përpjekur për të të komunikuar gjatë gjithë kësaj kohe: se është koha për të ecur përpara.
Ti duhet bësh ndryshime shumë të thella brënda vetes, sepse nuk je duke shijuar jetën dhe nuk ndihesh i/e kënaqur.
Për këtë arsye jam këtu, për të të ndihmuar të rikuperosh atë plotësi që jeton brënda teje; për t’ia dalë, duhet të lirosh veten nga gjithçka që të pengon.
Jam këtu për të të ndihmuar të kuptosh se çfarë saktësisht ndalon jetën tënde, pasionin tënd për të jetuar gëzimin.
Sa herë që hyj në jetën tënde, të kujtoj se nuk është e plotë dhe e lumtur, kështu që nëse më duhet të kthehem, mos u frikëso, por më dëgjo.
Dhe nëse me të vërtetë më dëgjon, nuk do të duhet shumë kohë për të bërë ndryshime, do t’i bësh ato menjëherë.
Nëse dëshironë të ndjehesh mirë, të gjitha varen vetëm nga TY.
E di që e do, por në të njëjtën kohë e di që edhe do të qëndrosh në zonën tënde të rehatit, në rehati,vetëm për të shmangur atë që të bën keq.
Preferon të vazhdosh të kërkosh miratimin dhe pranimin e të tjerëve, duke bërë të pamundurën për të tërhequr vëmendjen; preferon që të tjerët të jenë përgjegjës për personin tënd, më pak se ti për veten
… dhe sigurisht që të kuptoj, të gjithë duam të ikim nga përgjegjësia.
Por kam në lajme për ty!
Vetëm duke hyrë tek problemi do të jesh në gjëndje t’i afrohesh  përvojës së çlirimit.
Ti je përgjegjës për veten tënde dhe kur të më dëgjosh, më beso, unë do largohem.
Vetëm ti e ke dhuntinë për t’i larguar këto ndjenja të pakëndshme.
Kam diçka shumë të rëndësishme që dua të ta them, në të vërtetë do të largohem sapo të shoh se po bën ndryshime në jetën tënde, kur të shoh se po ecën drejt evolucionit tënd, gati për t’u rritur dhe për të marrë përsëri thelbin tënd në dorën tënde.
Derisa ta bësh këtë, unë do të jem këtu gjithmonë.
Në përfundim, nëse jam këtu sot, sepse ke nevojë për mua?
Ti ke nevojë për mua, për të ndryshuar mënyrën tënde të interpretimit të realitetit tënd, më lejo të të them se është pak e ‘shtrembëruar’.
Ti duhet të hiqësh dorë nga besimet që nuk të ndihmojnë dhe të kufizojnë; fale të gjithë zemërimin dhe merr përsëri lirinë tënde të brëndshme.
Mbi të gjitha, ti duhet të rimarrësh kënaqësinë e të jetuarit, të jesh vetvetja, të humbasësh frikën nga refuzimi ose braktisja.
Ti ke nevojë për mua që të vendosësh kufij për njerëzit që të lëndojnë, kështu që të mund të mbash guximin dhe të mësosh të thuash “jo”.
Ti ke nevojë për mua për të përzënë ata që nuk të meritojnë; për të ndaluar të varesh nga ekzistenca e partnerit/es tënde për të qënë i/e lumtur.
Njëherë e përgjithmonë, kujdesu për ndjesitë e trupit tënd.
Në cilën mënyrë tjetër do ti kushtoje vëmendje trupit tënd?
Ndoshta në shumë mënyra të tjera, por kjo po funksionon.
Jepi trupit tënd ushqimin që i nevojitet, mos kritiko trupin tënd dhe falënderoje atë, ai bën shumë për ty.
Vrapo, lëviz, ec rimerr përsëri ritmin tënd.
Përse gjithmonë të shpërthesh?
Pse trishtimi?
Pse të pretendosh kaq shumë?
Nuk e kuptoj se pse e bënë këtë, ke gjithçka, je gjithçka, ke aftësitë që të nevojiten për të krijuar realitetin tënd, por e trajton veten si skllav, je shumë i/e rreptë me veten.
Jam këtu për të të thënë ndalo së bëri këtë gjë.
Pyet veten pse nuk ke më ekuilibër të brëndshëm.
Pyet veten se si do të jetosh dhe për çfarë të luftosh: është jeta jote, dhe ke vetëm këtë!
I vetmi kontroll që mund të pretendosh është ai i vetes, por për ta marrë atë, duhet të pranosh se e ke humbur atë dhe të më lejosh të shprehem më në fund, të të them se ato simptoma të tmerrshme që unë shpika ishin për të mbështetur të gjithë këtë dhe nëse ti akoma nuk do më pranosh, unë do të jem edhe më i fortë.
Pra, herën tjetër që do më ndjesh të vij, mbylli sytë, fike mëndjen jo-racionale për një moment, lëre veten të lirë …merr frymë dhe përpiqu të më kuptosh.
Pastaj fillo ndryshimin në jetën tënde me veprime të qarta dhe specifike, do të shihësh se do të largohem.
Shpresoj se nuk do më duhet të hyj në jetën tënde shumë herë, por nëse kthehem … mos harro që nuk dua të të bëj keq, unë dua të të ndihmoj të rikuperosh rrugën tënde, atë që do të bëjë të lumtur.
Dhe për ta mbyllur, shpresoj se ti të më shohësh ashtu si unë jam: Thelbi,Esenca jote.
Jam vetja jote që bërtet me dëshpërim dhe lutet të më dëgjosh, të flas nga fundi i zemrës tënde, që e dekurajuar përpiqet për t’u vënë re.
Ajo që jti ndjen dhe mendon nuk është ‘take-kardi’,jam unë, thelbi yt, që thjesht dëshiron të dalë jashtë dhe të jetojë.

Me dashuri,
Thelbi yt i maskuar si Ankth.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Konsulta online me psikologe

Kriza ekonomike: femrat e mbajnë më mirë

Kërkimet tregojnë se me krizën ekonomike, rreziqet për ekuilibrin mendor janë shumë më të mëdha për meshkujt ndersa te femrat,  rrit autostimen për veten e tyre. Prej kohësh ekspertët dhe organizatat shoqërore na paralajmërojnë për rrezikun e shëndetit mendor të shkaktuar nga kriza ekonomike. Por deri pak ditë më parë asnjë kërkim nuk kishte demonstruar në mënyrë të qartë , të dhënat dhe fakte ,se çfarë janë këto rreziqe.

Një studim nga kërkuesit spanjolle të publikuar në European Journal of Public Health  tregon një rritje të çrregullimeve mendore në mesin e meshkujve (nga 15% në 2006 në 17% në vitin 2012 ) , në kontrast me gjetjet në grupin e grave , e cila ndryshoj nga 25 % në 2006 në 23% në vitin 2012 . Aspekti interesant i këtij kërkimi është i lidhur me faktin se ky fenomen nuk është homogjene tek meshkujt , por është i lidhur me moshën dhe kushtet – ekonomike .

Bazuar në sa më sipër, duket se meshkujt  ( psikologjikisht ) janë më keq ata në grupmoshën 35-54, kryesisht kryetarët e familjeve, të cilët kryejnë punë  manuale. Ankthi psikologjik është matur nëpërmjet administrimit të një pyetësori të përdorur në projektin evropian Sophie ( Vlerësimi i Ndikimit të Politikave Strukturore për Shëndetësin pabarazinë dhe përcaktuesit e tyre sociale , dhe nxitjen e ndryshimit ) , i cili mati praninë  e simptoma të depresionit dhe ankthit dhe panë se rritja e depresionit ishte e madhe veçanërisht në prani të papunësisë / ose të përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Në të kundërt, femrat duket se tregojnë një përmirësim nga ana psikologjike, pavarësisht krizës ekonomike. Sipas kërkuesve, ky efekt (pak) pozitiv duhet të lidhet me rolin e ri të kryetarit të familjes që partneri i një njeriu të papunë duhet të përballet: edhe pse e vështirë, me këtë rol të ri më aktiv brenda familjes mund të ketë efekte pozitive në vetë-respekt të gruas.

Të dhëna sigurisht të padiskutueshme, ndoshta pak të paparashikueshme. Ne presim me padurim  një studim të zgjidhjeve më konkrete, për të dal sa më shpejt të jetë e mundur nga ky dënim.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

pagjumesia dhe rendesa mendore

Pagjumësia

Pagjumësia psikofiziologjike: kur mendja pengon gjumin Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit …

drejtoju psikologut per keshillim psikologjik

Sytë, jo buzëqeshja. Aty shihet lumturia.

Buzëqeshja mund të maskojë, por sytë rrallëherë gënjejnë. Lumturia autentike, qetësia e brendshme dhe ekuilibri …

psikolog per edukim emocional

A mendoni se keni një edukim të mirë emocional?

Edukimi Emocional- Themeli i Mirëqenies Psikologjike dhe Rritjes Personale Shumë persona janë të arsimuar profesionalisht, …