Si të ndërtohet besimi në një lidhje?
Shtylla kryesore që e mban një lidhje romantike, besimi. Po të mos keni besim te njëri-tjetri, herët ose vonë, lidhja juaj do të mbarojë.
Disa pika kyce:
Flisni për të ardhmen!
Nëse vërtet dëshironi që partneri t’ju besojë plotësisht, ju duhet të flisni për të ardhmen tuaj me të. Gjithnjë kur flisni për planet e së ardhmes, sigurohuni që ta përfshini edhe atë, per jeten, per formimin e familjes etj. Madje sugjeroni diçka dhe kërkoni ndihmë apo këshilla nga partneri për ato plane. Nëse e sheh se ju vërtet mendoni ta keni një lidhje afatgjatë, partneri do t’ju besojë edhe më shumë, per jeten, per familjen, per lidhjen e çiftit etj.
Bëhuni person i përgjegjshëm!
Nëse partneri juaj e di se mund të mbështetet te ju për çfarëdo që ka nevojë ai, kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Gjërat e vogla të cilat ai jua kërkon mund të jenë më të rëndësishmet dhe nëse ju nuk i kryeni ato porosi, mund të lini një përshtypje si person i papërgjegjshëm dhe i papërshtatshëm për një jetë të përbashkët.
Bëhuni i sinqertë!
Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar një besim të ndërsjelltë në një lidhje. Ju duhet të keni mirëkuptim dhe besim ndërmjet njëri -tjetrit dhe t’i besoni njëri-tjetrit vërtet, por kjo nuk mund të arrihet nëse ju nuk dëshmoni sinqeritetin tuaj më parë. Shprehni edhe kritikat, nëse i keni në mendje, nëse nuk pajtoheni për diçka duhet të flisni për këtë.
Pranojini ndryshimet!
Është koha që ju t’i pranoni ndryshimet ndërmjet jush dhe të mos lejoni që ato t’ju ndajnë. Ju duhet të jeni në gjendje ta pranoni partnerin tuaj plotësisht, në mënyrë që ai të ketë besim te ju dhe të hapet lirshëm, pa u frikësuar nëse ju do të mendoni pozitivisht apo jo.
Psikologe per probleme ne cift
PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë. Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive. Kërko konsultën tënde psikologjike!
Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
- Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro