Artikuj

Çfarë i shkakton dhuna psikologjike shëndetit tim?

Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti? Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërrdinë me sistemin tënd imunitar) dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, dhimbje koke dhe migrenë, lodhje, rraskapitje, pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur. Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, obsesion, nuk e shqit dot dhunuesin nga mendja, acarim zorrësh, probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.

dhuna psikologjike konsulta me psikologDhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur

  • Përqendrim i dobët, nuk përqëndrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
  • Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
  • Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
  • Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi.
  • Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
  • Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje.
  • Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete.
  • Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
  • Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten.,etj

Stres / Semundje/  Dhimbje/  Lodhje/ Pagjumesi/ Obsesion / Acarim/ Mosperqendrim/ Harrese/ Djerse/ Dridhje/ Lot/ Dobesi/ Depresion  

Jemi ketu per t’iu ndihmuar

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

psikolog me eksperience ne tirane

Ka Njerëz që na Helmojnë Shpirtin, Por ka edhe Njerëz që e Kurojnë

Kur Njerëzit Na Helmojnë Shpirtin Si Mund Të Gjejmë Kujdesin e Duhur Emocional Në çdo etapë të jetës, secili prej …

psikoterapia eshte nje investim per te ardhmen dhe shendetin mendor

Nëse Nuk Mund të Fluturosh… Vrapo

Rëndësia e Vazhdimësisë në Kujdesin për Shëndetin Mendor Në një botë ku ritmi i jetës shpesh bëhet i vrullshëm …

PSIKOTERAPIA A NDIHMON NE SHENDETIN MENDOR

Mozaiku Emocional i Jetës

Pse Është e Rëndësishme të Pranojmë Edhe Copat e Errëta Jeta njerëzore është një bashkim i pafund detajesh, përjetimesh, …