Kush shkon tek psikologu nuk është i çmëndur, është një person i aftë që e do veten!

Kush shkon tek psikologu nuk është i çmëndur, është një person i aftë që e do veten!

Pse duhet të shkoj tek psikologu? Kjo është një pyetje shumë e përhapur dhe merr formë kur njerëzit dështojnë të japin një sens ndjenjës së vuajtjes së tyre ose kur sjelljet e tyre duken të pakuptueshme për veten apo për të tjerët. Për më tepër, kjo është një pyetje retorike që shpesh frenon ata që kanë nevojë për ndihmë


Si psikologe-psikoterapiste, shpesh takoj njerëz me shëndet mendor në studion time, por që vuajnë, për shkak të patologjisë shoqërore në të cilën jetojmë të zhytur.Kam kuptuar se nga adoleshentët tek të rriturit, pas shumë kërkesave për ndihmë, shpesh ka një strukturë personaliteti të pajisur me ndjeshmëri, kreativitet, empati dhe intuitë, si dhe një sens të madh kritik dhe introspektiv.
Por në mënyrë specifike, sot dëshiroja të përqëndroja vëmendjen në ato klishe të rreme që janë në themel të frikës së psikologut. Kam dëgjuar të thuhet “familja është e mjaftueshme për të ndihmuar ata që janë në krizë” ose “e bëj vetë” ose “nuk jam i/e çmëndur, tek psikologu shkojn vetëm ata që janë vërtet të sëmurë” ose “Pse duhet të shkoj tek psikologu? Mund ta bëj vetë me forcën time!”.
Këto janë paragjykime të pabazuara dhe po përpiqem ti shpjegoj pse: familja nuk mund të na ndihmojë gjithmonë, sepse shpesh kontrastet më të këqija janë të fshehura në shtëpi. Është e vërtetë se ne mund të ndihmojmë vetveten, por të kemi dikë që lexon në mënyrë objektive problemet dhe ndihmon pacientin të gjejë çelësin e duhur për t’i zgjidhur ato. Shkuarja te psikologu do të thotë t’i japësh vetes mundësinë për të kuptuar dhe shpërbërë një simptomë, një gjëndjeje të sëmurë të brëndshme, për ti dhënë mundësinë vetes të çlirohemi nga ky siklet i thellë që nuk na lejon të jetojmë qetësisht jetën tonë.
Qëllimi i çdo psikoterapie është të ndihmojë personin të bëhet i aftë për të menaxhuar dhe orientuar jetën e tij sipas zgjedhjes së tij, në një autonomi dhe liri të plotë. Vuajtja emocionale është më pak e pranueshme nga njerëzit sesa nga ajo fizike: nëse problemet janë fizike, në fakt, është më e lehtë të kërkohet ndihmë, por kur vjen puna te emocionet, mendimet gjithçka bëhet e komplikuar.
E përjetuar si element negativ i ekzistencës sonë, vuajtja psikologjike shoqërohet me terma të tilla si brishtësi, dobësi, varësi; për këtë arsye bëhet kaq e vështirë për të kërkuar ndihmë kur bëhet fjalë për ndjenja të keqia emocionale, sepse jemi të bindur se në këtë mënyrë mund ta bëjmë veten qesharak. Në të vërtetë, kërkimi i ndihmës për të dalë nga vuajtjet psikologjike është akti më i guximshëm që mund të bëhet; duke këmbëngulur të mos kërkoni ndihmë, duke bindur veten se duhet ta bëni vetë me çdo kusht, mund të jeni kundërproduktiv dhe rrezikoni të keqësoni shqetësimin psikologjik, në vend që ta zgjidhni atë.
Psikologu është i trajnuar të mos gjykojë sipas parimeve morale, por të përpiqet të kuptojë dhe ti japë zë  emocioneve të ngatërruara. Shpesh vërej se pacientët shprehin lehtësim vetëm duke u mirëpritur dhe dëgjuar në heshtje nga një person tjetër. Psikologu bëhet një instrument i psikoterapisë për ta bërë veten të dobishëm për pacientin. Në fakt, nëpërmjet marrëdhënies me psikologun, pacienti njeh dhe bëhet plotësisht i vetëdijshëm për veten, gjetjen e alternativave të reja dhe mënyrave më funksionale për të zgjidhur shqetësimin që e solli tek specialisti.
Kush shkon tek psikologu, i tregon vetes dhe të tjerëve që është një person i cili e lejon  veten të kërkoj lumturinë dhe mirëqenien, tejkalimin e brishtësis dhe vështirësis.
Kushdo që ndërmerr një rrugë psikologjike, di se si të kërkojë ndihmë për probleme emocionale dhe afektive, duke vendosur të kujdeset për veten duke kuptuar se nuk mund t’ia dal vetëm. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet se ata që shkojnë tek psikologu me guxim pranojnë mundësinë dhe rrezikun e njohjes së tyre thellësisht dhe autentikisht me burimet dhe limitet e tyre. Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype;studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë  për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.