Tag: psikolog online

Sindroma e Stokholmit, "dashuria" për keqbërësin

Sindroma e Stokholmit, “dashuria” për keqbërësin

Sindroma e Stockholm-itstudio psikologjie

Psikologët që e studiuan këtë mirëkuptim në dukje absurd të viktimave për pengmarrësit, e quajtën “sindroma e Stokholmit”.
Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur.

Pas gjashtë ditë traktativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti. Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të kusarëve. Psikologët që e studiuan këtë reagim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”. Menjëherë u vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Sipas disa autorëve, sindroma e Stokholmit shfaqet në shumë rrethana të ndryshme:

-Një person kërcënohet se do ta vrasë një person tjetër, dhe duket se është në gjendje që ta bëjë këtë.

-Personi i kërcënuar nuk mund të largohet nga kjo situatë, prandaj e percepton jetën e vet si në duart e abuzuesit.

-Personi i kërcënuar është i izoluar nga mjedisi rrethues, në kuptimin që e vetmja perspektivë që ka lidhet ngushtë me atë të personit kërcënues.

-Personi kërcënues, herë pas here, tregon njëfarë dhemshurie ndaj viktimës.

Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës. Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën.

Janë bërë shumë studime mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim. Është fakt që katër rrethanat e lartpërmendura që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit kanë qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë.

Në mënyrë të veçantë, krijimi i rrethanave të izolimit të plotë nga mjedisi i jashtëm dhe të reduktimit të kontakteve ndërpersonale në një njeri të vetëm: hetuesin, kanë qenë tipike gjatë marrjes në pyetje të personave të arrestuar për motive politike. Siç është vënë në dukje në mënyrë të përsëritur nga të gjithë ata historianë që kanë studiuar dhunën totalitare në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30, një pjesë e të arrestuarve për motive politike kanë pranuar të nënshkruajnë deklarata të rreme inkriminuese të shokëve, familjarëve e të afërmve thjesht të bindur për “nevojën” e akteve të tilla, ose “dobinë” e tyre për kauzën e madhe të revolucionit.

Mes të marrëve në pyetje, ka pasur edhe raste qëndrimesh të forta dhe heroike përballë dhunës personale dhe institucionale. Por këto kanë qenë raste të veçanta, përjashtime, në individë psikologjikisht të fortë ndaj presioneve, ose me një profil moral të veçantë, ose me vullnet jashtëzakonisht të fortë, në disa raste edhe psikopatë ose jo të ndërgjegjshëm ndaj rrezikut. Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normalë, të cilët përbëjnë shumicën. Në kushtet e terrorit totalitar, të arrestuarit mbërrinin në hetuesi të dëmtuar dhe pothuajse të bindur se ç’i priste; prandaj nuk është për t’u habitur që një pjesë e mirë e tyre nuk u rezistonin dot presioneve të gjithanshme. Në Bashkimin Sovjetik shumica dërrmuese e të hetuarve në gjyqet e mëdha politike të viteve ’30 zbatuan verbërisht vullnetin e hetuesve të tyre, duke u sjellë në mënyrën më absurde dhe më të pabesueshme deri edhe në sallën e gjyqit.

Aktet e heroizmit dhe të sfidës ndaj persekutorëve kanë qenë më tipike në vitet e para të Pasluftës, kur të arrestuarit ndiheshin ende “të garantuar” përballë xhelatëve dhe kujtonin se do të respektoheshin të paktën si njerëz, pa e kuptuar ende mirë cinizmin e skajshëm të komunizmit në pushtet. (Një gjë e tillë pohohet se ka ndodhur në situata të ngjashme, në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1917-1930, ose të fazës së parë të terrorit totalitar). Më pas, për fat të keq, populli që ka jetuar në këtë lloj regjimi u gjymtua psikologjikisht – dhe u gjymtua pikërisht, sepse ishte krejt normale që të gjymtohej. Shndërrimi i një pjese të popullatës në spiunë dhe raportues ka të bëjë pikërisht me këtë dukuri: raportimi konsiderohej si akt i riprodhimit të indit social – në kuptimin që shoqëria totalitare ekzistonte në atë masë që elementet e saj raportonin njëri-tjetrin. Duke pasur këtë parasysh, mes gjymtimeve psikologjike të tilla si paranoja, mania e persekutimit, krizat e ankthit e krizat histerike, i duhet bërë vend edhe sindromës së Stokholmit, ose përgjërimit të viktimave ndaj xhelatëve të tyre.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Humbja e motivimit ne gjysem te rruges

Humbja e motivimit, Te lesh nje pune ne gjysem

Te lesh dicka pergjysem eshte shume keq, thjesht kur kujton sesa motivim ke pasur ne fillim dhimbja te shtohet akoma me shume. Nese ti je nje person qe fillon nje aktivitet ne nje menyre shume energjike dhe me pas e le ate, mos u shqeteso shume, ka disa gjera qe ti mund ti besh per te mos e lejuar veten ta humbe interesin per ate aktivitet aq shpejt.

Cfare te besh nese humb motivimin ne mes te punes?

Një nga gjërat që mund të bësh është të ndash projektet e mëdha në pjesë më të vogla. Për shembull, le të supozojmë se duhet të përfundosh të lexosh 100 faqe. Vendosja e qëllimit për të mësuar të gjitha 100 faqet mund të të shkaktojë humbje motivimi, sepse përparimi i vetëm 1% për çdo faqe që lexohet është shumë i vogël dhe mund të të bëjë të braktisësh librin në mes.

Në vend të kësaj, është më mirë të ndash shumën e të lexuarit në 5 seksione të 20 faqe secila dhe të vendosësh si qëllim të lexosh këto 5 seksione. Çdo 20 faqe të përfunduara do të të motivon për të lexuar më shumë, sepse sapo ke arritur një qëllim, duke përfunduar 100% të seksionit të parë.

Një nga arsyet kryesore të braktisjes së detyrave në mes dhe humbjes së motivimit janë bindjet kufizuese, si “Kam provuar shumë por nuk arrij dot këtë, është e pamundur”, ose “Në këtë vend, ose në këtë moshë, suksesi është i pamundur”. Këto bindje kufizuese janë kufizuese dhe imagjinare dhe kufizojnë potencialin tënd personal duke të penguar të bësh më shumë se sa mendon se mund të bësh. Në të vërtetë, po jetojmë një gënjeshtër të madhe, sepse ti mund të bësh çdo gjë për të cilën beson se mund ta arrish.

Këto bindje kufizuese mund të jenë rezultat i zhgënjimeve dhe dështimeve të mëparshme, megjithatë është provuar se arritja e atyre që dëshiron është thjesht një çështje numri tentativash; nëse provon mjaft herë, në fund të fundit do të kesh sukses, çfarëdo qoftë ai.

Një arsye tjetër për braktisjen në mes të një veprimtarie është humbja e rëndësisë së asaj veprimtarie, ose devijimi nga prioritete. Për shembull, nëse njerëzit të thonë se je në formë dhe duhet të bësh ushtrim për të rikuperuar formën, këto fjalë mund të funksionojnë si një ndikim negativ dhe mund të të shtyjnë të ushtrohesh, por sapo të kthehesh në formën e dëshiruar, mund të fillosh të ndihesh më pak motivuar për të vazhduar.

Së fundi, mediat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ose uljen e motivimit tënd. Me media unë kuptoj çdo gjë që dëgjon dhe studion, nga muzika që dëgjon tek filmat që shikon; çdo gjë që hyjnë në nëndërgjegjen tënde. Sa më shumë përdorësh media motivuese, aq më shumë motivimi do të bëhet pjesë e teje.

Në përfundim, për të evituar humbjen e motivimit në mes të punës, është themelore të ndash detyrat në pjesë më të vogla, të tejkalosh bindjet kufizuese, të mbash rëndësinë e veprimtarisë dhe të përdorësh media që forcojnë motivimin tënd.

Rezervoni sot një seancë psikologjike me psikologe ne Tirane

Mos u përballoni vetëm me sfidat tuaja emocionale dhe mendore. Kontaktoni me ne sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe filloni udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Psikologët tanë janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të kuptoni dhe menaxhoni ndjenjat tuaja, të zhvilloni strategji efektive për të kontrolluar stresin dhe zemërimin, dhe të arrini një balancë më të mirë në jetën tuaj të përditshme. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi, duke ju ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të eksploruar dhe adresuar sfidat tuaja. Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të lumtur dhe të shëndetshme për ju.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

psikologjia dhuna ne familje dhe tek femijet

Dhuna në familje dhe ndaj fëmijëve

Dhuna në familje

Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona, femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences.

Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai, po edhe nga nena, si ne familjet shqiptare rurale, ashtu dhe ne ato qytetare. Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre. Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre, duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe, se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia, se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre, se vajzat me mire te zemerohen me nenat, qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare, se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.

Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj gjimnaziste, per t’a shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj, pedagoge ne universitetin e Tiranes, nder te tjera thote:

Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit.
Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te pariparueshme, vecanerisht per vajzat. Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije. Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit, jo vetem te jep tjeter personalitet, por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret.
Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike, psikopetagogjike etj, por edhe ne bisedat e perditshme. Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore.
Studiues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme pro dhe kunder funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre. Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave, ne familjet ku jane rritur, kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre. Rreth 62.10% e grave vleresojne kryesisht funksionet pozitive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve, qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar, si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges.

Nje bashkeqytetare thote:

“Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane. Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi, por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak, prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten.”…

Prinderit ne Shqiperi, vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike, per t’i mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona. 17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme.
Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se, vecanerisht djemte, qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejtperdrejt ndaj tyre, ose ndaj anetareve te tjere te familjes. Ky perfundim konfirmohet dhe nga gjeografia sociale e kronikes se zeze ne realitetin shqiptar. Sipas te dhenave qe gjenden ne zyren e statistikes te prokurorise se pergjithshmete republikes se Shqiperise gjate vitit 1998 rreth 41.1% te krimeve kunder jetes se tjetrit si vrasje, plagosje, grabitje me dhune, rrembim personi, etj. Jane kryer nga te rinj te grupmoshes 19-26 vjec. Nga studimi i sfondit familjar te personave te rinj qe kane kryer vepra penale me shkalle te larte agresiviteti kunder jetes se tjetrit rezulton se shumica e tyre jane rritur e socializuar ne mjedise familjare ku ushtrohet dhune, ku, vecanerisht meshkujt me te rritur, flasin sistematikisht per modele sjelljesh perverse, per krime e dhune kunder te tjereve etj.
Ne disa krahina e qytete te vogla te shqiperise se mesme familjet ose fiset ku socializohen te rinj te tille te prirur per veprime kriminale me shkalle te larte rrezikshmerie karakterizohen nga opinioni si familje ose fise te tersta, si sera te dhunes e te krimit.
Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton e tjeterson pothuajse te gjithe sistemin e marredhenieve ndermjet njerezve.
Perpjekjet per te kufizuar dhe sheruar nje semundje te tille sociale eshte e domosdoshme te fillojne me crrenjosjen e mendesive te prinderve, qe ne forma te ndryshme justifikojne dhunen e ushtruar ndaj femijeve te tyre.

KONKLUZION:

Kjo arrihet me aftesimin e prinderve per te miredukuar femijet jashte formave te dhunshme te detyrimit, me kulturimin e mekanizmave psikokulturore, qe shmangin elementet e konfirmimit ne marredheniet e femijeve me prinderit dhe me te tjeret.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare!

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS në adresën studio.psikologjie.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

pagjumesia dhe rendesa mendore

Pagjumësia

Pagjumësia psikofiziologjike: kur mendja pengon gjumin Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit …

drejtoju psikologut per keshillim psikologjik

Sytë, jo buzëqeshja. Aty shihet lumturia.

Buzëqeshja mund të maskojë, por sytë rrallëherë gënjejnë. Lumturia autentike, qetësia e brendshme dhe ekuilibri …

psikolog per edukim emocional

A mendoni se keni një edukim të mirë emocional?

Edukimi Emocional- Themeli i Mirëqenies Psikologjike dhe Rritjes Personale Shumë persona janë të arsimuar profesionalisht, …