Tag: Keshilla Psikologjie

Psikolog që punon me çifte

Këshilla për të qëndruar e dashuruar në martesë

Statistikat: Sipas studimeve të kryera 50% e martesave të para shkojnë drejt ndarje, 67% e të dytave dhe 73% e të tretave. Ne nuk e kuptojmë se një dashuri e gjatë dhe e qëndrueshme kërkon përkushtim. Ashtu siç ujisim lulet, ushqejmë kafshët shtëpiake ose fëmijët tanë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për martesën që të mund të jetë e qëndrueshme.Poshtë janë 4 hapa që duhen ndjekur.

Ja si te qendrosh e dashuruar pergjithmone ne martese!

1.Komunikoni! Një komunikim i mirë është një nga faktorët kuç për të mbajtur gjallë dashurinë. Lidhjet dështojnë sepse çiftet nuk flasin për problemet që kanë. Studimet tregojnë se çiftet që nuk rrinë tërë kohën duke fajësuar njëri tjetrin kanë nivel më të lartë divorcesh. Një shembull i mirë është të fokusohesh te vetja jote, jo te partneri. Përdore fjalën “Unë” për të zvogëluar ankesat; për shembull, thoni “Ndihem në siklet kur më flet në atë mënyrë” në vend të “ti më bën të ndihem budalla.”

2.Kujdesuni për dashurinë. Ka 5 gjuhë të dashurisë, jo vetem ne martesë. Këto janë mënyra nga të cilat ju kuptoni që partneri ju do. Zbuloni se cila është gjuha kryesore e dashurisë për dhe tregojani atij në mënyrë që dhe ai ta përdori më shpesh. Zakonisht partnerët tregojnë dashuri ndaj njëri tjetrit në të njëjtën mënyrë siç do donin ta merrnin atë.

3. Përqëndrohuni në pjësën më të mirë të partnerit/pertneres tuaj. Lidhjet zgjasin kur partnerët shikojnë më të mirën te njëri tjetri.

Provoni këtë eksperiment: për një javë, bëni të pamundërën që të neglizhoni problemet që ka partneri juaj. Nuk është e lehtë; të gjitha kërkojnë një partner perfekt, por ai është po aq njerëzor sa edhe ti je. Në fund të javës, vini re ndryshimet 

4. Bëni më shumë seks. Gjëja e interesante për seksin është se: sa më shumë bëni, aq më shumë e doni. Fatkeqësisht ndodh edhe e kundërta ne martesë shumicen e rasteve; mund të lihet fare mbas dore. Një detyrë shtëpie e këshillueshme është që për një javë të bëhet çdo ditë seks. Të bësh seks të bën më të lumtur.

Psikolog që punon me çifte

psikoterapinë e çifteve është e mundur të mësoni të jeni bashkë pa lënduar njëri-tjetrin. Psikologu që punon me çifte, pra, nuk do të ketë për detyrë të “vendosë” për fatin e familjes, por të ndihmojë partnerët të gjejnë harmoninë, një dialog, t’i shpjegojnë nevojat e tyre më të thella njëri-tjetrit dhe vetes.

Gjetja e afërsisë së duhur në marrëdhënie për të qëndruar afër pa u lënduar është punë e vështirë. Në fakt, kërkon komunikim, vëmendje dhe harmoni ndaj vetes dhe të tjerëve. Gjithashtu duhet të përditësohet sipas nevojave të jetës në çift dhe të çdo individi. Është e rëndësishme të legjitimohen nevojat e vetes dhe të tjerëve, si emocionale ashtu edhe të përbashkëta, si dhe hapësirat individuale për veten. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet dhe efektet e simbiozës dhe vetmisë, si dhe aftësinë për të kuptuar se kur po i afrohemi këtyre kushteve.

Disa mund të përdorin zgjedhje ekstreme, duke zgjedhur një jetë të vetmuar nga frika e vuajtjes ose për një marrëdhënie simbiotike nga frika e vetmisë. Megjithatë, dilema shpreh se si këto kushte ende gjenerojnë vuajtje.

marrëdhëniet në çift mund të jetë e vështirë të gjesh këtë distancë të duhur. Në fakt, mund të ndodhë që të ndiheni të humbur në mungesë të tjetrit dhe në faj nëse kërkoni hapësirën tuaj. Ndonjëherë këto probleme degjenerojnë dhe ekziston rreziku për të arritur një krizë marrëdhëniesh të karakterizuar nga xhelozia, zotërimi ose distancat e mëdha. Në këto raste është e dobishme të fillohet një proces mbështetjeje psikologjike dhe psikoterapie për të negociuar afërsinë e duhur mes çiftit.

Shumë afër e lëndojmë veten dhe shumë larg ndjejmë të ftohtin. Ne duhet, nëpërmjet njohjes dhe pranimit, të jemi në gjendje të pranojmë papërsosmëritë tona dhe të të tjerëve, në mënyrë që të gjejmë një mënyrë për të qenë së bashku.

Objektivi i terapisë në çift është të rivendosë harmoninë mes dy partnerëve, jo duke u rikthyer në një moment para krizës, por duke kërkuar një ekuilibër të ri falë një mënyre të re për të njohur njëri-tjetrin dhe duke pranuar dobësitë e partnerit.

Ashtu si në çifte, edhe në familje ndonjëherë është shumë e vështirë të kuptosh njëri-tjetrin dhe të jemi bashkë në harmoni. Në disa familje ka shumë dashuri, por shumë vështirësi në të kuptuarit dhe komunikimin.

Kontakto Studio e psikoterapisë në çift

Nëse keni nevojë për mbështetje psikologjike për të rivendosur harmoninë në marrëdhëniet tuaja martesore apo romantike, psikoterapia dhe veçanërisht psikoterapia në çift mund të jenë mjeti i duhur për ju. Më kontaktoni për më shumë informacion dhe për të caktuar seancën tuaj të parë në studion time të psikologjisë.

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Menyrat e fjetjes, Psikologji

Psikologji, menyrat e fjetjes

Menyrat e fjetjes sipas nje studimi te koheve te fundit flasin per tipin tuaj.

Pozicioni i fjetjes Nr 1:

Fle ne menyre qe krijon poizicionin e fetusit:

Pergjigje
Interpretimi – person i turpshem dhe sensitiv

Pozicioni i fjetjes Nr. 2: flen ne menyren e ushtarit, me kurrizin ne krevat dhe krahet drejt ne anet e krevatit:

Pergjigje

Interpretimi – person i rezervuar

Pozicioni i fjetjes Nr. 3: fle ne nje ane me kembet drejt dhe krahet poshte:

Pergjigje

interpretimi: person i qete qe shkon mire me te gjithe

Sleep Position Nr. 4: fle ne nje ane me kembet drejt ose hapur dhe krahet drejt:

Pergjigje

interpretimi – njeri qe dyshon shume

Sleep Position Nr. 5: fle ne menyre qe barku prek krevatin dhe krahet hapur ne drejtimin e kokes:

Pergjigje
interpretimi – arrogant, ekpresiv, extrovert

Sleep Position Nr. 6: fle me kurrizin(shpinen) ne krevat me kembet hapur dhe krahet hapur:

Pergjigje
interpretimi – person qe eshte i mire te degjoje problemet ose diskutimet e te tjereve

psikologjia test psikologjik

Test psikologjik: e shkuara, e sotmja apo e ardhmja

Test Psikologjik

Je një tip që jeton të sotmen, apo pëlqen t’i projektosh gjërat? Apo preferon ta jetosh jetën ditë pas dite? Apo jeton ende me të kaluarën?

A – Të jesh e suksesshme, është çelësi i jetës tënde?
1. Sigurisht, është vërtet shumë e rëndësishme.
2. Po, përveç faktit që kjo të mos ndikojë në cilësinë e jetës sime.
3. Nëse do të ishte e mundur, do të më pëlqente.

B – Punën e zgjedh mbi gjithçka?
1. Jo, përparësi për mua është familja.
2. Do të privilegjoja dëshirat dhe ëndrrat e momentit.
3. Do ta quaja kompetencë të momentit.

C – Një histori e bukur dashurie varet…
1. Nga momenti kur e ke përjetuar.
2. Kur të surprizon nga të rejat që të sjell.
3. Kur rritet bashkë me projektet për të ardhmen.

Ç – Mbas dhjetë vjetësh do të jesh…
1. E martuar me dy fëmijë dhe me një pozicion të mirë profesional.
2. Nuk e di dhe nuk e shoh si një problem.
3. Shpreson të jesh ndryshe nga nëna jote.

D – Shëndeti për ty konsiderohet…
1. Nëse do të kisha një patologji në familje, do të isha në merak.
2. Çdo ditë e re, me një rregull të ri për shëndetin.
3. Shëndeti është i rëndësishëm, por të jetosh në harmoni është edhe më e rëndësishme.

Dh – Një natë çmendurie është…
1. Më e mirë se çdo gjë tjetër.
2. E bukur nëse nuk ndodh shpesh, sepse pastaj do të bastardohej.
3. Nuk do të hiqja asnjëherë dorë prej saj.

E – Historitë e familjes…
1. I njeh përmendësh dhe ke gjithmonë konsideratë për to.
2. I përket të kaluarës, nuk më intereson.
3. Është e rëndësishme, por jo sa e ardhmja.

F – Ekologjia dhe e ardhmja e planetit…
1. Është e rëndësishme, dhe e mendoj çdo ditë.
2. Është e rëndësishme ta mendosh, nëse do një të ardhme.
3. Është rezultat i neglizhencës në të kaluarën.

G – Mikja jote e parë e shkollës…
1. Herë pas here e sheh dhe jeni ende në kontakt.
2. Nuk të kujtohet, ka kaluar shumë kohë.
3. Nuk e kujton më, ke mjaft mike të reja.

H – Kush të tremb më shumë…
1. Respekti për disa episode të trishtueshme të së kaluarës.
2. Falimetimi i projekteve në të cilat ti beson.
3. Nëse nuk do të ndiheshe rehat me veten tënde.

Më shumë përgjigje 1

Je projektuar drejt së ardhmes Është e ardhmja ajo që të preokupon më tepër se çdo gjë tjetër. Energjitë e tua shkojnë drejt projekteve, që kanë të bëjnë me të ardhmen. Për ty, kuptimi i të jetuarit është të ëndërrosh si do të jetë e ardhmja. Ajo që ka rëndësi për ty, është ajo që duket e vërtetë.
Je një futuriste.

Më shumë përgjigje 2

Je e drejtuar nga e kaluara Sigurisht, e kaluara është mikja me të cilën udhëton më shumë. Nuk e jeton dot të sotmen, nëse nuk mendon të kaluarën. Çdo moment është i ndërtuar falë një sekuence që e ka origjinën nga e djeshmja. Për ty, jeta nuk duhet ta braktisë kurrë origjinën e saj. Historitë janë këshilla për ty. Je një femër gjithmonë në kërkim.

Më shumë përgjigje 3

Je e përqendruar tek e sotmja Është e sotmja, ajo që ka më shumë rëndësi për ty. I shijon kënaqësitë që të fal jeta ditë pas dite; nuk harxhon si dhe nuk hedh poshtë asnjë minutë kot. Je e përqendruar tek ajo që të ndodh në moment dhe e ke hedhur pas krahëve të shkuarën. Ajo i përket së djeshmes, ndërkohë që ti i përket të sotmes. Jeton nga instinktet dhe je një grua egoiste.

Mundohuni ta zgjidhni testin pa pare pergjigjet….

psikologjia-te-flasesh-me-adoleshentet-mbi-seksin

Si të bisedoni me adoleshentët për seksin?

Është shumë me rëndësi që fëmijës t’i bëni me dije se ju jeni personi i parë të cilit mundet dhe duhet t’i drejtohet, nëse ka pyetje që kanë të bëjnë me seksin.
Gjithnjë e më herët fëmijët i fillojnë marrëdhëniet intime, madje edhe në vitet e hershme , prandaj do të ishte mirë që me ta sa më parë dhe sa më hapur të bisedoni. Sado që do t’ju duket ndoshta e pakëndshme, juve ju përket që sa më mirë ta përgatisni fëmijën tuaj për këtë pjesë të rëndësishme të jetës.

Por si te flisni me adoleshentët për seksin?

1. Shumica e prindërve tmerrohen nga biseda me fëmijët për këtë temë, të shumtën e rasteve as që mund ta imagjinojnë e as ta përballojnë që fëmija i tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Biseda e hapur do t’u ndihmojë fëmijëve që të marrin informata të drejta, të cilat do ta eliminojnë hutinë lidhur me ndjenjat dhe shtytjet që tashmë i kanë. Me hapjen rreth kësaj teme dhe me biseda të kohëpaskohshme, do t’u ndihmoni që të bëhen persona të pjekur dhe të përgjegjshëm seksualisht.

2. Fillojani bisedës. Bisedoni për serialet filmike, lajmet në gazeta apo TV, për shtatzënësinë në moshën e re , për masturbimin dhe duhet te bisedoni rreth ketyre  temave vërtet të vështira, si p.sh. keqtrajtimi seksual. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni fëmijës tuaj që me kohë të ndihet mjaft i relaksuar dhe që sinqerisht të bisedojë me ju për seksin.

3. Çka dinë ata? Me siguri do t’ju befasojnë që në moshën më të re fëmijët tashmë dinë shumë për seksin, diçka nga TV-ja e diçka nga miqtë. Pyetjet më të shpeshta që i mundojnë të rinjtë janë të lidhura me kontracepsionin. Për vajzat nuk është gjithmonë krejtësisht e qartë se e kanë të drejtën të thonë jo, ndërkaq edhe djemtë edhe vajzat shpesh nuk e dallojnë dashurinë nga seksi.

4. Puberteti mund të jetë kohë e frikshme dhe e hutueshme për fëmijët tuaj. Trupi fillon t’u ndryshojë, duken më të rritur, qimet fillojnë t’u rriten, hormonet gjithnjë e më me vrull… Te vajzat paraqiten menstruacionet dhe u rritet gjoksi, ndërkaq te djemt paraqiten ëndrra “të lagura”, dhe e gjithë kjo mund të bëhet stresuese për ta. Mirëpo, puberteti nuk ndodh brenda një nate. Bisedoni me fëmijët dhe shpjegojani se çfarë ndryshimesh i presin.

5. Thoni se, pos respektimit të mendimit dhe të ndjenjave të të tjerëve, është po ashtu me rëndësi të respektojnë veten dhe trupin e vet. Thoni se askush nuk ka të drejtën t’i prekë pa lejen e tyre.

6. Shpjegojani qëndrimet tuaja. Me rëndësi është që me ta të bisedoni për qëndrimet vetjake morale apo religjioze. Ato ata patjetër duhet t’i respektojnë, ose së paku të kuptojnë mendimin tuaj dhe do të dinë të respektojnë.

7. Çarë duhet bërë me ndjenjat seksuale? Ndjenja e eksitimit seksual është pjesë e rritjes dhe është me rëndësi që t’u tregoni se çdo gjë është normale. Ndoshta biri juaj do të ketë ndjenjën e pakëndshme për shkak të ereksionit, apo vajza juaj do të ndihet pakëndshëm për ndjenjat të cilat i ndodhin asaj. Lejojani privatësinë e cila  është e nevojshme.

8. Ju duket situatë e pakëndshme? Mos e shtyni bisedën për këtë temë për shkak se do të ndiheni pakëndshëm. Ju jeni prind dhe fëmijën tuaj patjetër duhet t’a ndihmoni në këtë pjesë të jetës së tyre.

9. Kontaktet e para seksuale. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat femija juaj mund të jetë intim dhe të shkojë deri në fund me marrëdhënien seksuale. Puthjet e para të tyre dhe prekjet e para janë me rëndësi për zhvillimin seksual,prandaj shpjegojani se si mund t’i shfaqin emocionet dhe të eksperimentojnë edhe pa bërë seks.

10. Po dashuria? Mbështetja më e mirë për marrëdhënie seksuale është dashuria, natyrisht atëherë kur do të jenë të gatshëm për të. Shpjegojani se si ajo marrëdhënie e parë tërë jetën do t’u mbetet kujtimi më i mirë.

11. Është në rregull të thuhet jo. Është shumë me rëndësi që t’u tregoni se ajo që shokët e tyre lavdërohen se e kanë bërë “atë”, nuk do të thotë se edhe ata patjetër duhet të shkojnë  pas gjurmëve të tyre. Thoni se është në rregull të thonë jo. Rikujtojani se detyrimi për marrëdhënie intime është i kundraligjshëm.

12. Kanë te dashuren e parë/dashurin? Haptazi dhe pa gjykime bisedoni për atë lidhje. Çfarë ndiejnë për atë person? A janë vetëm miq apo më shumë se miq? A kanë qenë intimë deri tani dhe sa larg kanë shkuar. Njihuni me atë djale apo vajzë, ftojini në darkë… Dëshmojini fëmijës tuaj se po ju pëlqen personi me cilin janë dashuruar.

13. Ndarjet e para të dhimbshme. Pas dashurisë së parë vjen edhe ndarja e parë, e cila mund të bëhet shumë e dhimbshme për fëmijën tuaj, por gjithashtu edhe shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme. Bisedoni për ndjenjat e tyre dhe shpjegojani se nganjëherë lidhjet nuk përfundojnë ashtu siç do të dëshironim. Ofroni mbështetjen tuaj, mos i sulmoni.

14. Po mbrojtja? Që nga fillimi theksojeni rëndësinë e mbrojtjes. Shpjegojani çdo gjë rreth sëmundjeve ngjitëse, pasojat e tyre dhe si të mbrohen nga to. Kjo është gjithashtu e rëndësishme qoftë kur është fjala për vajzat apo për djemt.

15. Çfarë të bëhet nëse ndodh shtatzëania? Qëndroni i qetë dhe bëhuni mbështetje për vajzën tuaj, apo për djalin tuaj dhe për vajzën e tij. Jepuni këshillat tuaja, por lërini që vetë të vendosin çfarë dëshirojnë të bëjnë më tutje.

16. Shumica e te rinjve kanë problem me hapjen para prindërve dhe me bisedat për gjërat intime. Mirëpo, në të shumtën e rasteve bëhet problem vetëm nëse biseda fillohet tepër vonë. Nëse me ta filloni të bisedoni haptas që nga fëmijëria, do të mund të bisedoni edhe për seksin. Në rastin e tillë mos i detyroni apo mos i sulmoni, sepse nuk do të arrini asgjë. Më mirë është që t’u siguroni libra edukativ, broshura… Ndoshta do ta kenë më të lehtë të bisedonin me dikë që është ekspert për këtë gjë.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Një numër i konsiderueshëm njerëzish përjetojnë shqetësime të lidhura me ankthin, sidomos në periudhën e hershme të jetës adulte, e cila korrespondon shpesh me moshën rreth 20 vjeç. Megjithatë, këto shqetësime prekin edhe moshat e tjera. Gjatë momenteve kur individët përjetojnë ankth dhe frikë, nëse këto përjetime janë të intensitetit të lartë, ato mund të shoqërohen me një sërë simptomash fizike dhe psikologjike, si:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Ndjesi të ftohti ose të nxehti
  • Rrahje të shpejta ose të rënda të zemrës
  • Mpirje ose ndjesi mornicash
  • Ndjenjë mbytjeje
  • Ndjesi jo reale ose të çuditshme
  • Djersitje e tepërt
  • Marrje mendsh, të fikët
  • Dridhje
  • Frikë nga vdekja
  • Të përziera ose shqetësime të tjera fiziologjike
  • Frikë nga humbja e kontrollit ose çmendja
  • Dhimbje kraharori ose ndjesi parehatie

Nëse këto simptoma janë të pranishme, kemi të bëjmë me një çrregullim të qartë të ankthit. Në veçanti, këto janë shenja të një çrregullimi të panikut, i cili në shumë raste shoqërohet me agorafobi ose ndonjë fobi specifike, si për shembull fobia sociale.

Më poshtë janë disa fragmente nga individë që shfaqin simptomat e mësipërme:

Citim 1
“Frika më e madhe në jetë për mua është vdekja. Para një muaji isha duke udhëtuar me autobus dhe po mendoja për vdekjen dhe jetën pa mua. Pas disa minutash përjetova rrahje të shpejta të zemrës dhe përfundova në urgjencë. Që nga ajo kohë, më është përsëritur disa herë dhe kam shkuar shpesh në urgjencë. Ende kam frikë se mund të vdes. Sa herë që trembem nga diçka, kontrolloj zemrën dhe kokën nga frika se mund të kem ndonjë hemorragji cerebrale. Zemra ime ka dalë shumë mirë në testime, por frika mbetet. Psikiatri dhe neurologu më kanë thënë që është nga stresi dhe se do kalojë, por unë ende kam frikë. Më kanë thënë se nuk mund të vdes nga stresi. Si mund ta tejkaloj? Kërkoj ndihmë të menjëhershme. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Citim 2
“Unë jam 20 vjeç, por ky mendim më ka ndjekur gjatë gjithë jetës, sidomos në situata të mbyllura ose kur nuk kishte energji elektrike. Nuk e mendoja shpesh, por sa herë e mendoja, frikësohesha se mund të lija ndonjë pasojë në sistemin nervor. Sot, në moshën 20 vjeç, kjo mendim më shkaktoi një episod takikardie (rrahje shumë të shpejta të zemrës), por për kardiologun nuk ka probleme. Që nga ajo ditë, mbaj mendjen herë te pulsi e herë te dhimbja e kokës. Kërkoj mendimin e dikujt që ka kaluar stresin në shkallën që po e kaloj unë dhe të më tregojë se si e ka tejkaluar.”

Citim 3
“Nuk kam parë kurrë njerëz të vdekur, madje para se të sëmuresha, shikoja filma horror pa problem dhe nuk më bënte përshtypje as të shihja dikë duke vrarë kafshë. Por tani nuk mund ta konceptoj botën pa mua dhe mendoj se unë jam qendra e gjithçkaje. Kur të vdes unë, çfarë do ndodhë? Kjo pyetje më ka sëmurur. Tani jam fiksuar pas çdo dhimbje që ndiej dhe trembem shumë shpejt (gjë që më parë nuk ndodhte).”

Në këto raste kemi të bëjmë me një çrregullim paniku, pasi përjetohet një ose më shumë episode paniku të papritura dhe periodike. Karakteristikë është shqetësimi i vazhdueshëm mbi përjetimin e sulmeve të tjera, pasojat e tyre, si dhe simptoma si rrahje të shpejta të zemrës, frikë nga vdekja, humbja e kontrollit etj.

Ankthi shfaqet shpesh në situata ku largimi nga vendi është i vështirë, i sikletshëm ose i pamundur, ose kur ndihma nuk është e lehtë për t’u arritur gjatë një sulmi paniku të papritur. Kjo sugjeron që çrregullimi i panikut shpesh shoqërohet me agorafobi. Frikërat tipike agorafobike përfshijnë: të qenit vetëm larg shtëpisë, në vende të errëta, në turma, në radhë, në ura apo në udhëtime me autobus, tren ose makinë.

Trajtimi i këtyre rasteve nga një psikolog bëhet kryesisht nëpërmjet psikoterapisë kognitive dhe të sjelljes, e cila është ndër më efikaset për këtë lloj çrregullimi. Shumë shpesh, si hap fillestar, pacienti plotëson një pyetësor ose i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste. Një pjesë e rëndësishme e terapisë janë detyrat e shtëpisë, të cilat rekomandohen nga terapisti.

Vetëmonitorimi është thelbësor në këtë proces. Kjo praktikë ndihmon individin të vëzhgojë problemin e tij në mënyrë të vetëdijshme dhe objektive. Vetëmonitorimi përfshin mbajtjen e shënimeve mbi çdo episod shqetësues, duke përfshirë kohëzgjatjen, shpeshtësinë, si dhe nivelin e frikës në një shkallë nga 0 deri në 8. Për çdo episod ankthi apo frike, është e nevojshme të regjistrohen simptomat e përjetuara dhe çdo faktor që shoqëron episodin.

Kontakto Psikologe në Tiranë

Nëse po përjetoni ankth, stres apo frikë që po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, mos prisni më gjatë! Studio Psikologjike është këtu për t’ju ndihmuar të gjeni qetësinë dhe balancën që meritoni. Kontaktoni sot për një seancë konsultimi dhe hidhni hapin e parë drejt mirëqenies mendore. Rezervo tani dhe fillo rrugëtimin drejt një jete më të qetë dhe të kontrolluar!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …