Tag: Çfarë i shkakton dhuna psikologjike shëndetit tim?

Çfarë i shkakton dhuna psikologjike shëndetit tim?

Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti? Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërrdinë me sistemin tënd imunitar) dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, dhimbje koke dhe migrenë, lodhje, rraskapitje, pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur. Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, obsesion, nuk e shqit dot dhunuesin nga mendja, acarim zorrësh, probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.

dhuna psikologjike konsulta me psikologDhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur

  • Përqendrim i dobët, nuk përqëndrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
  • Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
  • Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
  • Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi.
  • Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
  • Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje.
  • Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete.
  • Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
  • Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten.,etj

Stres / Semundje/  Dhimbje/  Lodhje/ Pagjumesi/ Obsesion / Acarim/ Mosperqendrim/ Harrese/ Djerse/ Dridhje/ Lot/ Dobesi/ Depresion  

Jemi ketu per t’iu ndihmuar

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

femijeria trauma dhe sherimi psikologe tirane

Si ndikon e kalura në marrëdhëniet tona të sotme?

Fëmijëria, trauma dhe rruga drejt shërimit Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë të kuptojnë …

seanca psikoterapie me psikologe tirane

Pse i them vetës gënjeshtra?

Në jetën e përditshme, shumë prej nesh e kanë gjetur veten duke shmangur të vërtetën. Ndonjëherë e bëjmë këtë …

studio me e mire psikologjike tirane

Prezenca e rreme është më e keqe se mungesa

Në marrëdhëniet ndërpersonale, veçanërisht në marrëdhëniet në çift, shpeshherë lind një dilemë delikate: a …