Artikuj

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë 

7 modele të zakonshme të mendimit negativ (dhe si të përballemi me to)

Dihet që të menduarit negativisht krijon një realitet të bazuar në negativitet.
Por ajo që mund t’ju habisë është se ekziston një grup kryesor prej 7 modelesh të mendimeve negative që kontribuojnë në këtë realitet.

Modelet e mendimeve negative dhe jo të shëndosha mund të parandalojnë trurin tuaj që të mos shohë zgjidhjet, kur kemi të bëjmë me një problem. Modelet e mendimeve negative mund të pengojnë instiktin tonë të mbijetesës.
Lajmi i mirë është që këto modele mund të kapërcehen, dhe hapi i parë është njohja e tyre. Më poshtë paraqiten shtatë modele të zakonshme të mendimive negative dhe mënyrat e përballjes me to:

Si të përballemi me mendimin negativ?

1• MENDIMI GJITHÇKA-OSE-ASGJË 
Çdo model mendimi që bazohet në ekstrem, do të thotë problem. Deklarata të tilla si, “duhet të jetë e përkryer,” ose “nuk bëj dot asgjë të saktë,” shërbejnë vetëm për t’ju larguar nga kompromisi dhe suksesi. Sa më shumë t’i besojmë mendimeve Gjithçka ose Asgjë, aq më shumë i trishtuar bëhet realiteti ynë.
Zgjidhja
________

Njohja e deklaratave ekstreme dhe riformulimi i tyre në një deklaratë të bazuar në fakte. Për shembull, shprehja e zakonshme, “nuk bëj dot asgjë të saktë” mund të thuhet ndryshe “Nuk e kuptoj atë që po bëj dhe më duhet ndihmë që të mund të mësoj dhe ta bëj më mirë herën tjetër.”
2• NXJERRJA E PËRFUNDIMEVE TË MENJËHERSHME  
Të supozosh më të keqen pa pasur fakte, është një shembull klasik i të qënit në modelin e mendimit negativ. Këto supozime janë një shembull shumë i mirë se përse të ngresh pikëpyetje për mendimet e tua, është e rëndësishme për të ndërprerë këtë model. Në shumicën e rasteve, shqetësimet dhe frika juaj janë të pabaza, dhe përfundoni duke u shqetësuar për asgjë.
Zgjidhja
_________

Është e rëndësishme që të mos kaloni direkt në fund të tregimit dhe që të lejoni që tregimi të tregohet nga fillimi deri në fund. Kur qëndroni në të tashmen, situata bëhet gjithmonë më pak e tmerrshme.
3• ARSYETIMI EMOCIONAL  
Sipas mendjen tuaj, ndjenjat janë fakte dhe jo perceptime subjektive që ndryshojnë me kalimin e kohës. Për shembull, ndjenja e fajit mund të nënkuptojë se ju jeni një person tmerrësisht egoist, dhe të qënit i frikësuar nënkupton se jeni në rrezik të vërtetë. Ja përse është me rëndësi të kuptoni dhe punoni me ndjenjat tuaja.
Zgjidhja
_________

Është e nevojshme të pyesim mendimet tona për të përcaktuar nëse ato janë të vërteta apo të perceptuara.Pasi të kemi mbledhur faktet, atëherë mund të krijojmë një plan veprimi për t’u përballur me to duke përdorur si logjikën ashtu edhe ndjenjat, për të na udhëhequr.
4• DEKLARATAT me DUHET  
Ju ndiheni i zhgënjyer, fajtor, i irrituar apo i zemëruar kur gjërat nuk shkojnë në mënyrëN që ju kishit shpresuar apo pritur. Biseda me vetveten zakonisht përfshin fjalë të tilla si, duhet, jam i detyruar. Ajo gjithashtu kontribuon për të pasur pritshmëri jorealiste për veten tonë, ne kërkojmë shumë dhe mërzitemi kur dështojmë. “Duhet ta kisha bërë” … nuk ju çon askund.
Zgjidhja
_________

Provoni të shmangni përdorimin e fjalëve : “duhet,” “po sikur,” dhe “jam i detyruar.” Në vend të kësaj përqendrohuni në ndryshimin dhe përmirësimin e gjërave që mund të ndryshohen, dhe mësimin për të pranuar pjesën e mbetur.
5• PERSONALIZIMI  
Ne i personalizojmë gjërat kur fajësojmë veten për rezultate që janë jashtë kontrollit tonë. Ne bëjmë që mungesën e rezultateve rreth nesh ta personalizojmë në vend të veprimit që shkaktoi rezultatet.
Zgjidhja
_________
Ne duhet të përqëndrohemi tek veprimet dhe sjelljet dhe te ajo që mund të ndryshojmë, në vend që të përqendrohemi tek vetja, ose te ndonjë person tjetër për atë çështje.
6• VIKTIMIZIMI 
Kur ne viktimizohemi, ne fajësojmë të tjerët për gjërat e këqija që ndodhin në jetën tonë. Askush nuk bën dot gjë të saktë dhe nëse nuk do të ishte për ta, ne do të ishim më të suksesshëm, të pasur, të lumtur, në një marrëdhënie më të mirë etj. Është më e lehtë t’ia hedhësh fajin dikujt apo diçkaje tjetër se sa të pranosh përgjegjësitë e tua për këtë gjë.
Zgjidhja
_________

Ne mund të fillojmë të shikojmë rolin tonë në situatat sfiduese, dhe në këtë mënyrë mund të rrisim eksperiencën tonë.
7• FOKUSIMI NË TË ARDHMEN 
Ne jemi të fokusuar tek e ardhmja kur ndjejmë që gjithçka do të bëhet më mirë një ditë në të ardhmen, kur kushtet të jenë të përsosura. Ne bindim veten se do të jemi më të lumtur kur të jemi më të shëndetshme, më të dobët, më të pasur, në një punë që e duam, ose të kemi mbaruar shkollën. Mund të jetë çdo gjë që është një kusht për lumturinë tonë të ardhshme.
Zgjidhja
_________

Ndryshimi i fokusimit tonë në atë që mund të bëjmë sot për të qenë më të lumtur nesër.
Kur fillojmë të njohim dhe të ndryshojmë modelet tona të mendimeve negative, ne automatikisht po zgjedhim të kërkojmë gëzimin, të jemi optimist dhe të shkojmë përpara. Kur e bëjmë këtë gjë, truri jonë fillon të përshtatet dhe të ndërtojë mbi këto modele pozitive.
Gjetja e mënyrave për riformulimin e mendimeve tona nga perspektiva negative dhe e dëmshme në një influencë pozitive, do të na ndihmojë ne të sjellim leksionet e së kaluarës në të tashmen dhe do të na nxisin të jetojmë një jetë më të lumtur=të qetë.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …