Artikuj

Psikolog per probleme ne cift

A keni ndonjë prej këtyre mendimeve toksike për partnerin tuaj?

Mendimet toksike mund të shkatërrojnë marrëdhëniet nëse nuk i kontestojmë ato.
Nëse keni probleme të rëndësishme me partnerin tuaj intim, kjo mund të tregojë se marrëdhënia juaj po bëhet, ose tashmë është, toksike. Më poshtë është një listë me 9 mendime parësore toksike. Pse nuk ma lexon dot mëndjen?

Ndërkohë që mund të ketë të vërteta themelore për këto lloje mendimesh toksike, për çiftet që kanë marrëdhënie të shëndetshme, është shkalla në të cilën ju deformoni, e teproni dhe fokusoheni më tepër nga ç’duhet mbi ta, ajo që mund ta përthithë gëzimin nga dashuria e shëndetshme. Të jesh  në gjëndje të kërkosh dhe pastaj të ndalesh, në cilësitë dhe sjelljet pozitive të partnerit tuaj është çelësi për të kapërcyer këto mendime toksike rreth tij ose saj.

Nga sa prej këtyre vuani ju ose partneri juaj?

1.Kurthi Gjithçka ose Asgjë: Ju e shihni partnerin duke bërë gjithmonë gjënë e gabuar ose duke mos bërë asnjëherë gjënë e drejtë. (“Ai gjithmonë duhet të ketë të drejtë!”)
2.Përfundime katastrofike: Njëri partner e ekzagjeron me veprimet negative dhe ngjarje që kanë lidhje me partnerin tjetër. (“Ajo vendosi që të marri kontrollin dhe tani ne jemi përfundimisht duke shkuar drejt një shtëpie të varfër!”)
3.Bomba “duhet”: Njëri partner supozon se tjetri do të përmbushë një ose më shumë nevoja të tij ose saj—vetëm sepse ai ose ajo e di këtë nevojë. (“Ti duhet ta dish sa shumë e urrej punën time ndonëse u them të gjithëve se sa mundësi e shkëlqyer më është dhënë.”)
4.Etiketimi i Padrejtë: Ju padrejtësisht, dhe negativisht, etiketoni partnerin tuaj dhe harroni cilësitë e tij ose e saj pozitive. (“Je shumë përtac!”)
5.Loja e fajësimit: Ju padrejtësisht, dhe irracionalisht, fajësoni partnerin për çështje lidhur me marrëdhënien, ose për çështje më të mëdha. (“Jeta ma shpif për shkakun tënd!”)
6.Qarqe të shkurtra emocionale: Qarqet e shkurtra emocionale ndodhin kur njëri partner bindet se emocionet e partnerit nuk mund të “menaxhohen. (“Askush nuk mund të merret vesh me të!”)
7.Imagjinata hiperaktive: Në këtë rast, ti nxjerr përfundime negative për partnerin tënd që nuk janë të bazuara në realitet. (“Kohët e fundit ajo duket shumë e preokupuar; duhet të ketë një lidhje tjetër.”)
8.Të supozosh : Ti përpiqesh që të tregohesh më i zgjuar se partneri duke supozuar gabimisht që ai ose ajo ka motive të caktuara. (“Ai/ajo po sillet mirë me mua vetëm sepse këtë fundjavë dëshiron të dalë me shokët ose shoqet.”)
9.Fundi Zhgënjyes: Kjo ndodh kur partnerët përqëndrohen në pritje të idealizuara të partnerëve të tyre, që janë të rrënjosura në të shkuarën. (“Tani ai e ka mendjen vetëm te puna; është njësoj si gjithë burrat e tjerë të cilët nuk janë kujdesur kurrë për nevojat e mia.”)

Çiftet e lumtura dhe të kënaqura që nuk ngecin në mendimet toksike, kanë një mënyrë të menduari më të mirë, më realiste dhe më të shëndetshme, e cila i mundëson çifteve të tilla të përmirësojnë komunikimin, të zgjidhin problemet dhe të shtojnë romancën. Ky  themel i vërtetë për një marrëdhënie të lumtur, ky sekret i pakapshëm për suksesin tuaj, mund vetëm të gjendet, ose ndërtohet, vetëm në një vend—në mëndjen tuaj.

Më lejoni të shtoj: Ju nuk keni marrë në marrëdhënien tuaj  keqtrajtim, injorim, apo braktisje. Abuzim apo denigrim, nënshtrim, shpenzime të pamatura,privim të jetës private seksuale, ose të detyruar të duroni problematika, sjellja e papjekur nuk është ajo që unë jam duke kërkuar nga ju. Nëse kjo ndodh në marrëdhënien tuaj, partneri/ja juaj ka nevojë për të bërë ndryshime të mëdha. Këshillimi individual dhe çift mund të jetë i nevojshëm. Dhe në qoftë se partneri/ja juaj nuk do të bashkëpunojë me këshillim, ju duhet të ballafaqoheni me faktin se ai ose ajo ndoshta kurrë nuk do të ndryshojnë, dhe vendosni që të jetoni me të sa më mirë që të jetë e mundur, ose të filloni një marrëdhënie të re dhe të shpresoni në një marrëdhënie më të kënaqshme. Unë jam për përpjekjen për të shpëtuar marrëdhënien, por përballë lëndimeve dhe pandjeshmërisë së përsëritur, mund të jetë e mirë për të vazhduar përpara.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për problemet në cift

Kontakto StudioPsikologjie për të gjitha shqetësimet që keni. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe dëgjuar në problemet tuaja. Nëse keni nevojë për një konsultë psikologjike, këshillim,psikoterapi apo të dëgjoheni nga një psikolog i cili do t’ju kuptojë dhe ndihmojë në çaste të vështira. Nëse vuani nga stresi, nga depresioni, dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet prind fëmijë, apo marrëdhëniet në çift ne jemi këtu dhe mund të na kontaktoni shumë thjeshtë.

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …

te jetosh pa stres

Si do ishte jeta ime nëse nuk do duhej të jetoja çdo ditë me stresin kronik?

Stresi kronik është një nga sfidat më të mëdha që shumica prej nesh përballen në përditshmërinë moderne. Është …